Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, janar 29, 2006

Kosova ne berzen e zeze

Shkruan:Flori Bruqi
Kosova nuk është berzë e zezë
për shitje në pazar

Kohë më parë publicisti i njoftun Shkodranë ,tash më vendbanim në Kopenhagën të Danimarkës,z.Luigj Shkodrani,solli lëxuesve shkrimin në forumin virtual www.shqip-dk ,më titull "Boris Tadiq: “Kosova nuk është në shitje”(Rossijskaja Gazeta,16.11.2005).-Çfarë hipokrizie morale dhe politike e propagandës antishqiptare e kryetarit aktual të Serbisë(!?) dhe Qeverisë Serbo-Sllave.....

Këtij shkrimi do ti shtojmë edhe këto të dhëna që medoemos duhet të jenë prezente gjatë shqyrtimit të Statusit përfundimtarë të Kosovës.

Nëse klikoni në linkut http://www.alb-net.com/index.htm, do të shifni se çfarë pushtetarësh ka ky shtet DEMOKRATK ,pas Millosheviqjan... !
Bile tash “ Pashallaku i Beogradit”, siq themi ne shqiptarët e moderuar ,ka si Kryeministër , kryekriminelin dhe doktorin e shkencave ,kurse si kryetar ka djalin e një Akademiku të njoftur Serb (Ljuba Tadiq) i cili së bashku më Akademikët tjerë të këtij Shteti (Dobrica Qosiq,Antonije Isakoviq etj) janë moderues të “Memorandumit” të njoftun Serb të viteve 80-ta.Hë për hë Shqiptarët(Grupi koordinues Kosovarë) duhët të bisedojnë edhe më te Delegacionët ndërkombëtare (në krye më Marti Ahtisarin) dhe ato “kombëtare”(lëxo Nacionale Serbe në krye më TADIQIN , KOSHTUNICËN etj.) për fatin tonë - lexo PAVARËSINË E KOSOVËS!
Po që se klikoni më poshtë në disa linqe tjerë do të shifni mirë të masakruarit shqiptarë gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës(1998-1999).
Dhe deri më tash 3-4 kriminel gjenden në bankën e zezë të Tribunalit të Hagës!! Ç’absurd për bashkësinë ndërkombëtare dhe zonjën Karla del Ponte!
Të gjitha dihën,por kriminelet jetojnë dhe veprojnë në shtëtin më “DEMOKRATIKË” në Evropë siq thotë, kryekrimineli i këtij shtëti ,xhelati Sllobodan Millosheviqi...meë suiten e Kishës Serbe,shif shkrimin në ketë web faqe:
http://floart.blogspot.com/2005/11/shkruan-flori-bruqimir-u-pafshin-n.html)

Faktet e më poshtme na i solli publicisti ynë i njoftun Shinasi Berisha ...Ato janë të gatshme për Tribunalin e Hagës dhe pse jo edhe për Gjukatat(speciale) të Beogradit apo ato të Kosovës (lëxo të UNMIK-ut)...Kriminelët jetojnë dhe veprojnë të lirë në shtetin Serb(Serbi dhe Mal të ZI) besa edhe në Kosovë(Mitrovicë,Graqanicë,
LLaplla Sellë,Shterpcë...etj)...
Të dashur lëxues nëse nuk vjen mërzi shfletoni linqët që kohë më parë në shumë ueb faqe interneti i publikoi zoti Sheradin Berisha,se për çka bëhët fjalë... Bile duhet t’i përkujtojmë më këto FOTGRAFI edhe” Grupin politik i Kosovës “ lidhur më Shqyrtimin e kujdeshëm të “PLATFORMËS PËR PUSHTETIN LOKAL NË KOSOVË”i dërguar si “DRAFT PËR DISKUTIM” për “ Grupit politik”( i shtypur më datën 8 janar 2006) dhe për herë të parë i botuar sot në forumet tona(ART-CAFE,FLOART,FLORI-PRESS; DK-SHQIP,FROSINA.ORG,KUMANOVA.LI).
I njëjti postohet edhe në disa adresa të lëxuesve të mijë të dashur që i kam në “Favorite contact “që të dini siq thotë Rexhep Hoxha “E po ku jemi”?
Materjalin e keni të atashuar si Doc.”Draft për diskutim më Grupin Politik) që është akoma në sirtarët dhe në duart e “Grupit Politik” që i caktoi kohë më parë ish presidenti i ndjerë Kosovës Akademik Dr.Ibrahim Rugova.
Juve lëxues si dhe Grupin politikë po ia përkujtojmë edhe një herë krimet makabre të çetnikëve serbosllavë gjatë Luftës së fundit në Kosovë (1998-1999).Shfletoni këta ueb site: dhe do te tmerroheni nga masakrat e këtyre barbarëve që po i “mbronë” Evropa...

http://www.alb-net.com/warcrimes-img/prekaz.htm
http://www.alb-net.com/warcrimes-img/lybeniq.htm
http://www.alb-net.com/warcrimes-img/rugove.htm
http://www.alb-net.com/kcc/recak.htm
http://www.alb-net.com/warcrimes-img/abri.htm
http://news.bbc.co.uk/olmedia/255000/video/_256358_loyn_vi.ram
http://news.bbc.co.uk/1/hi/programmes/from_our_own_correspondent/261529.stm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs4.htm
http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs11.htm
http://www.alb-net.com/kcc/recak.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs13.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs14.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs4.htm

http://aacl.com/82.html

http://aacl.com/92.html

http://aacl.com/102.html

http://aacl.com/112.html

http://aacl.com/122.html

http://aacl.com/132.html
http://www.kan-ks.org/carcafet.htm

http://www.ereniku.net/perditshmeria.html

http://www.alb-net.com/warcrimes-img/abri.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs1.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs2.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs3.htm

http://www.hrw.org/campaigns/kosovo98/photo/dolobr2.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs5.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs6.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs7.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs8.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs9.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs10.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs11.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs12.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs25.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs26.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs27.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs16.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs17.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs17.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs18.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs19.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs20.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs21.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs22.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs23.htm

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs24.htm

Apo shkrimin e publicistit tonë të njoftur Vasil Qesarit,nga Franca të publikuar kohë më parë në internet më titull” Per Pavaresine e Kosoves” (shif: http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20060109/010337.html)



----------------------------------------------------------------------------------------------------







Kohë më parë Profesor doktor Mehdi Hyseni ,shkroi shkrimin e tij më titull “Barometri diplomatik”,shkrim ky i botuar në forumin virtual nga Danimarka www.Dk-shqip,i cili modelohet nga publicisti ynë i shquar Luigj Shkodrani.Përshkak të aktualitetit të këtij shkrimi të profesorit Hyseni ,jemi të detyruar që të marrim në tërësi këtë shkrim si përkujtim për “Grupin politik të Kosovës” dhe një shkrimi të botuar në shtypin serb më titull “Ubedite serbe da dodju na Kosovo”.
Ja çfarë shkruan Profesor doktor Mehdi Hyseni :”BAROMETRI DIPLOMATIK”
Natyrisht se Kosova nuk është, e as që do të jetë ndonjëherë në shitje si plaçkë koloniale apo si “plaçkë kishtare-shtetërore multidemokratike” e Serbisë, sepse ajo ishte, është dhe për jetë të jetëve, do të jetë shqiptare dhe e Shqipërisë Etnike!

Së pari, më vjen mirë që, së fundi, edhe kryetari i Serbisë gjenocidale, Boris Tadiq paska “evoluar pozitivisht” në pikëpamjet dhe në qëndrimet e tij politike, duke kuptuar dhe, pasur më se të qartë se Kosova shqiptare “nuk është në shitje”, e unë do shtoja, duke nënvizuar me përgjegjësi të plotë, se Kosova nuk është, as nuk mund të jetë në shitje, as nuk ka më asnjë gjasë reale, që të rikolonizohet ose të rianeksohet nga serbët gjenocidalë dhe nga Serbia kolonialiste gjenocidale (pavarësisht nga premtimet e fshehta dhe të hapura të mbështetjes së Rusisë), sepse ajo me mijëra vjet ishte, është dhe do të jetë pronë e paluajtshme e shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike. Këtë të vërtetë mbi Kosovën, duhet ta marrin në konsideratë sa më parë të jetë e mundur si tadiqët çentiko-nazifashistë serbomëdhenj, ashtu edhe kameleonët “e moderuar-demokratë-kosmopolitë shqiptarë” (pavarësisht se cilit brez a gjeneratë të kolaboracionizmit i përkasin ata; pavarësisht se në çfarë shkalle e kanë përkrahjen nga faktori i jashtëm evro-ndërkombëtar a ballkanik serbo-sllav, si dhe pavarësisht se ku e kanë kryerë “mejtipin” ata), të cilët Serbia së bashku me aleatët e saj proserbë ndërkombëtarë, është vënë në ofensivë të gjetjes dhe të rekrutimit të tyre në “listën e përshtatshme” të demokracisë hibride, me synim të fundit, që ata të jenë bartësit kryesorë të arritjes së “kompromist politiko-juridik” serbo- shqiptar për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ndryshe, së shpejti do të përballën me fuqinë e argumentit dhe të drejtësisë, që janë jo vetëm në anën e arsyeshme të së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë së Kosovës, por edhe të procesit të ribashkimit të shqiptarëve dhe të trojeve të tjera të Shqipërisë Etnike e jo të mbrojtjes me çdo kusht të sovranitetit kolonial serbomadh mbi Kosovën, përkatësisht të mosndryshimit të kufijve artificialë të Serbisë kolonialiste. Së dyti, Boris Tadiqi, Vojislav Koshtunica, Vuk Drashkoviqi…,etj., duhet të mbajnë parasysh faktin se shqiptarët e Kosovës-Shqipërisë Etnike njëherit nuk e kanë ndërmend të shesin asnjë pëllëmbë të Kosovës, as të trojeve të tjera etnike shqiptare, por janë të përqëndruar dhe të përgatitur maksimalisht që t’i “blejnë” të gjitha ato territore të Shqipërisë Etnike, të cilat Serbia + Mali i Zi dhe Greqia i kanë kolonizuar dhe aneksuar para 100 vjetësh me dhunë dhe me gjenocid që nga vitet 1878; 1912-1913 dhe, të cilat janë duke i terrorizuar dhe sunduar edhe sot në sy të Evropës së bashkuar demokratike dhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(!)

(1) Kosova, jo më “monedhë kusuri” e tregut kolonial serbo-rus-malazez!

Kosova nuk është produkt konsumi serbomalazez, as rus për ta plasuar në ndonjë treg serbo-rus sllav, por është pronë e paluajtshme natyrore dhe historike e Shqipërisë Etnike dhe e shqiptarëve. Prandaj, propagandimi i politikës dhe i diplomacisë tregtare i kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq se “Kosova nuk është në shitje”(Rossijskaja Gazta,16.11.2005), është një manovër e shkretë e metodologjisë tradicionale e “ekuilibrit të përfitimit me rrezik” të ortodoksizmit serbomadh në shërbim të zonës së influencës sllave dhe pansllave jo vetëm në Kosovë-hapësirat e Shqipërisë Etnike, por edhe në tërë Gadishullin Ballkanik. Ringjalljen e kësaj ambicieje tradicionale serbo-ruse në disfavor të interesit kombëtar dhe shtetëror shqiptar, si dhe të gjithë Ballkanit si politika, ashtu edhe diplomacia e Shqipërisë( Shqipëria demokratike e Alfred Moisiut dhe e Sali Berishës është e detyruar të prononcohet zyrtarisht para botës, duke i kundërshtuar dhe, duke i përgënjeshtruar shkencërisht, politikisht, diplomatikisht dhe përmes propagandës kujdestare-ditore tezat falsifikatore dhe kolonialiste 100-vjeçare të qeveritarëve serbomëdhenj dhe të Kishës Ortodokse Serbe, se Kosova është pronë e ligjshme dhe e paluajtshme e Shqipërisë Etnike e jo e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale) dhe e Shteteve të Bashkuara, duhet ta neutralizojnë dhe eliminojnë që në zhvillimin e negociatave të ardhshme ndërkombëtare, duke i njohur pavarësinë e plotë Kosovës në përputhje me të drejtën historike të shqiptarëve mbi Kosovën, si dhe me standardet e vlefshme të së drejtës ndërkombëtare. Ndryshe, ekziston rreziku absolut, që negociatat e ardhshme serbo – shqiptare, të bëhen qëllim në vetëvete, duke kaluar në anën e palës serbo-ruse, si palë më e vendosur dhe më e përgatitur për t’i prishur bisedimet në favorin e interesave të strategjisë së tyre kolonialiste dhe hegjemoniste në Ballkan.

(1) Vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës mund t’ia hapë dyert Serbisë për të hyrë në Bashkimin Evropian(BE) dhe në NATO!

Mirëpo, shikuar realisht, një parashikim të këtillë racional, që në një të ardhme të afërt Serbia të aderonte në mekanizmat dhe strukturën e BE-së dhe të NATO-s, ndër të tjera, e përgënjeshtron sheshit edhe ky konkluzion antishqiptar, antidemokratik dhe antievropian i kryetarit, Boris Tadiq, duke nënvizuar në mënyrë të prerë se as Serbia, e as ai “nuk do ta nënshkruajë kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës, sepse Kosova është pjesë e Serbisë dhe e Malit të Zi. Unë si njeri,dhe si kryetar i Serbisë kurrë nuk do ta nënshkruaj me dorën time pavarësinë e Kosovës.”(Vecernje Novosti,15.02.2005). Po në këtë frymë Boris Tadiq, është shprehur edhe në intervistën e tij dhënë “Rossijskaja Gazeta” se “Serbia nuk është e gatshme të pajtohet me pavarësinë e Kosovës në këmbim të përshpejtimit të hyrjes së saj në Bashkimin Evropian, sepse Kosova nuk është për shitje. Është e pamundur të mendohet që, cilido qoftë shtet demokratik të hyjë në BE nën kushte të këtilla.”(Rossijskaja Gazeta 16.11.2005).

Pa marrë parasysh kouentisencën e përmbajtjes së “dëshirave të këtilla” të kryetarit, Boris Tadiq dhe të Serbisë së tij “demokratike”, që janë në fokus të mohimit të pavarësisë së Kosovës, Serbia nuk ka kurrfarë të drejte morale, as ligjore, që sikruse shtetet e tjera të pranohet si anëtar i barabartë në Bashkimin Evropian, sepse është nën hipotekën e rëndë të sistemit të saj kolonial mbi Kosovën, Preshevën, Bujanocin, Medvegjën, Bllacën...,etj. Kështu që, sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, Serbia, as Mali i Zi nuk kanë kurrfarë të drejte, që të jenë anëtarë të ligjshëm të BE-së sikurse shtetet e tjera demokratike, sepse “bagazhi” i tyre kolonialist mbi trojet etnike shqiptare, është krim ndërkombëtar. Në këtë rast, as BE-ja, as NATO-ja, nuk duhet t’i bëjnë kurrfarë koncesioni favorizues Unionit të Serbisë dhe Malit të Zi, ashtu siç ka vepruar në mënyrë antidemokratike dhe antiligjore (në kundërshtim flagrant me dispozitat e Kartës së OKB-së dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare) Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke e rikthyer atë në gjirin e saj, pa asnjë kusht, edhe pse RFJ-ja e Slobodan Milosheviqit, përkatësisht Unioni i SMZ-së, ka kryer tre gjenocide kundër Kroacisë, Bonjës e Hercegovinës dhe Kosovës (1990-1999).

Pra, ndryshe nga shumica e vendeve të tjera të Evropës Lindore të ish-kampit socialist të BRSS-së, të cilat relativisht lehtë kanë hyrë në Bashkimin Evropian, Serbia, së pari, është e detyruar që të zgjidhë problemin e Kosovës si një nga kushtet fundamentale për t’iu qasur anëtarësimit në BE. Pa zgjidhjen e problemit kolonial të Kosovës, aderimi i Serbisë në BE, jo vetëm se është një rrugë e gjatë për të, por do të jetë vetëm një ëndërr e parealizueshme ngase as ekonomikisht nuk i plotëson asnjë nga kushtet e parapara të Platformës strategjike ekonomiko-integruese. Krahas problemit kolonial të Kosovës, ekonomikisht, Serbia është një nga vendet më të varura nga ndihma financiare e Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF). Këtë gjendje katastrofike të ngecjes së ekonomisë serbe, e ka pasqyruar në raportin e tij edhe Komisioni Ndërkombëtar për Ballkanin (drejtuar nga premieri italian, Gjuliano Amato), ku thuhet se Serbia së bashku me tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor është buzë dështimit të përpjekjeve të tyre për arritjen e ndonjë suksesi të parashikuar në planin e zhvillimit dhe të transformimit ekonomik sipas parametrave të kërkuar të BE-së. Si rrjedhim, pavarësisht se qarqet serbe deklarativisht, (pa kurrfarë mbulese, “janë të gatshëm për të hyrë në BE”) me projektet e tyre diskriminuese-gjenocidale kundër pavarësisë së Kosovës, si dhe pa zgjidhjen e problemeve të tjera të “nxehta” ndërkufitare me Kroacinë, me Hungarinë, me Bullgarinë, me Bosnjën e Hercegovinën dhe me Shqipërinë, Serbia nuk ka kurrfarë gjase për të hyrë në BE, sepse kjo organizatë politiko-ekonomike e ushtarake integruese rajonale nuk është sikurse struktura e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në të cilën Serbia dhe Mali i Zi janë rikthyer pa kurrfarë të drejte ligjore, në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe normat e së drejtës ndërkombëtare dhe të sistemit pozitiv juridik ndërkombëtar.

Strategjia gjeopolitike e Rusisë në funksion të ortodoksizimit serbomadh në Ballkan

Vështruar në aspektin afatgjatë të strategjisë serbo-ruse, e cila ka për qëllim jo vetëm gllabërimin e Kosovës-Shqipërisë Etnike, të Ballkanit, por para së gjithash edhe destabilizimin e Bashkimit Evropian(BE), si dhe të “përzënies” së Amerikës nga nga Ballkani, politika e jashtme dhe diplomacia shqiptare në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët e saj lojalë veropianë, duhet ta ndërtojnë një strategji të njësuar antiserbo-ruse, e cila do të ndihmonte, që të vlerësohej drejt dhe në kohë rreziku i amtisë serbo-ruse totalitare, e cila si dikur edhe sot, është duke u shtresëzuar nëpër të gjitha poret e Ballkanit në emër dhe për hirë të ruajtjes dhe të “mbijetuarit” e mitologjemave kishtare-shtetërore serbe në tokat e Shqipërisë Etnike(!) Këtë strategji tradicionale afatgjatë të Rusisë, e cila është në shërbim të “ringjalljes” së ortodoksizmit serb në dëm të çlirimit dhe të pavarësimit të Kosovës, si dhe të territoreve të tjera etnike shqiptare, e provon edhe kjo deklaratë zyrtare e krye tarit aktual të Serbisë, Boris Tadiq, me rastin e vizitës zyrtare të tij Moskës (më 13,14,15 nëntor 2005): “ Nëse shqiptarëve iu njihet e drejta e pavarësisë Ballkanin e rrezikon dezintegrimi...Rusia është një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të Serbisë, madje edhe sot kur Serbia dëshiron të bëhet anëtar i BE-së” (Tanjug, 15.11.2005). Ja, pra, edhe diplomacia serbe e Boris Tadiqit nuk e fsheh fare synimin e strategjisë së saj proruse, pavarësisht sesi kjo “tingëllon” në veshët e BE-së, të Amerikës dhe të NATO-s. Këtë e ka dëshmuar edhe retrospektiva e deritashme historikje e marrëdhënieve dhe e interesave komplementare ndërmjet Rusisë dhe Serbisë, e cila, edhe është krijuar si e tillë në saje të ndihmës dhe të luftërave të drejtpërdrejta të Rusisë, përkatësisht të ish-Bashkimit Sovjetik. Pikërisht, pse në vazhdimësinë historike Rusia ka qenë mbështetësi kryesor i interesave shtetërore,kombëtare dhe religjioze ortodokse serbe, edfhe ish-kryetari(krimineli) i Serbisë=RFJ-së, Slobodan Milosheviq (nxitur dhe i ndihmuar dirket dhe indirekt me Kishën Ortodokse Serbe dhe me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, si dhe nga i gjithë populli paranoid serbomadh) zhvilloi tre agresione kundër kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve, duke llogaritur në afat të gjatë, se do të jetë i ndihmuar nga “Majka Rusia”. Në një mënyrë, politika gjenocidale dhe militariste e Serbisë së Slobodan Milosheviqit ka qenë e ndihmuar nga Rusia e Borsi Jelcinit (në livrimin e kontingjenteve të armatimeve dhe në njerëz-ushtarakë), e cila ka bllokuar edhe rekomandimet e KS të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Për ruajtjen e konstantës historike ruso-serbe, me iniciativën e Slobodan Milosheviqit, Parlamenti Serb më 12 prill, 1999, me shumicë dërrmruese votash pat miratuar rezolutën e bashkimit të Jugoslavisë (Serbia+Mali i Zi) në Federatën Ruso-Bjelloruse, me ç’rast ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Igor Ivanov, e pat vlerësuar si tejet pozitive për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ruso-serbe. Mirëpo, një projekt të tillë të krijimit të një federate të madhe ruso-bjelloruse-serbe, me sukses të plotë e pat goditur ndërhyrja ushtarake e NATO-s kundër Serbisë, për shkak të kryerjes së gjenocidit të përgjakshëm në Kosovë. Se sa ishte me “interes jetik” për serbomëdhenjtë dhe Serbinë gjenocidale bashkimi i Serbisë në kuadrin e Federatës Ruso-Bjelloruse, krahas S. Milosheviqit, qe deklaruar, edhe kryeçetniku fashist, Vojislav Sheshel (i cili, tani së bashku me ish-kryetarin e tij, S.Milosheviq gjenden në bugrun ndërkombëtar të Shevingenit të Holandës), duke nënvizuar se: “kirjimi i Federatës Ruso-Bjelloruse-Serbe është i domosdoshëm në mos sot, në të ardhmen e afërt, sepse është e domosdoshme që popujt sllavë të bashkohen për ta mposhtur Bashkimin Evropian, (i cili sipas konceptit të fashisitit çetnik serbomadh, Vojislav Sheshel), është muri mbrojtës i Amerikës.” Edhe nga konstatim nacionalshovinist anticivilizues evroperëndimor i Vojsilav Sheshelit, del qartë se si në Evropën L:indore (Rusia dhe Serbia) kanë të ndërtuar strategjinë e përhershme gjeopolitike. Këtë e provon edhe forcimi dhe sforcimi i radikalizimit çetniko-fashist serb, si dhe rikthimi i partizanëve të “denjë” të politikës gjenocidale të Slobodan Milosheviqit në pozitat dhe në funksionet kyç të pushtetit shtetëror serb edhe gjatë vitit 2005, strategji kjo, e cila sheshit flet dhe paralajmëron se në asnjë formë nuk ka vdekur konstanta e gjeopolitikës hegjemoniste serbo-ruse-sllave jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë e më gjerë.

Në fund, duhet të konstatojmë se, për t’iu shmangur me sukses strategjisë së këtillë ruso-serbe, e cila njësoj është e rrezikshme si për interesat vitale të Shqipërisë Etnike, të Bashkimit Evropian, ashtu edhe për interesat afatgjata strategjike të Amerikës, së pari, SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja, duhet të njohin cilësinë e subjektivitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës, sepse ky do të jetë “grushti” më i fortë që do t’ia thyejë kurrizin “Aleancës së Shenjtë” Ruso-Serbe si në kuptimin e ngushtë në Ballkan, ashtu edhe në kuptimin e gjerë në Evropë.

Vetëm strategjia gjeopolitike amerikane- evroperëndimore (BE dhe NATO), e fokusuar në mbrojtjen e së drejtës historike dhe ligjore të shqiptarëve mbi Kosovën, si dhe mbi trojet e tjera të Shqipërisë Etnike (që është kusht i domosdoshëm dhe i ngutshëm për shkolonizimin e Shqipërisë Etnike, sepse pa zgjidhjen e problemit kolonial shqiptar, Ballkani do të jetë zonë e përhershme sizmike për qëndrueshmërinë, për paqen dhe për sigurinë e tij edhe në shekullin XXI), do të jetë një nga barrierat kryesore, që do t’i paralizojë përgjithmonë “pazarllëqet tradicionale” të integrales së sferës së interesit rus-serb-sllav në Ballkan.

Duke qenë se, boshti ruso-serb-sllav në afat të gjatë po synon, jo vetëm që të “pezullojë” përfundimisht sistemin njëpolar ndërkombëtar (me Amerikën në krye), por njëherit është edhe kundër krijimit të Bashkimit Evropian si “superfuqi evropiane”, për shkak të faktit se Bashkimi Evropian përherë do të jetë më afër me Uashingtonin sesa me Moskën dhe me Beogradin, atëherë edhe Amerika me partnerët e saj evroperëndimorë, duhet patjetër, që të gjejë “formulën” përkatëse për neutralizimin e përgjithmonshëm të Rusisë dhe të “bishtave” të saj serbo-sllavë nga zona e interesit amerikan dhe ervo-perëndimor në Ballkan. Ndryshe, brenda një kohe shumë të shkurtër (po qe se statusi i Kosovës mbetet në çfarëdo forme varësie nën vazalitetin e Serbisë kolonialiste), Rusia e mbështetur edhe nga Kina, do t’ia arrijë që të zhbalancojë “ekuilbrin” e sistemit njëpolar me titullarin e i tij në krye, SHBA-në, duke tentuar (fshehurazi dhe haptazi), që atë ta zëvendësojë me sistemin multipolar botëror, ku gjithsesi fjalën dhe ndikimin kryesor do ta ketë blloku pansllavist me në krye Rusinë, e ndihmuar dhe e favorizuar edhe nga Kina dhe partnerët e saj evro-aziatikë ndërkombëtarë”thotë profesor Hyseni.
/ 17 12 2005/F.B.




Më poshtë po japim Top sekret “Platformë për Pushtetin Lokal në Kosovë “ si dhe”Draftin për diskutim me Grupin Politik”





Ministria e Pushtetit Lokal të Kosovës
Ministri PLK : Lutfi Haziri

Grupi Politik :Blerim Sahla,Kordinator

Prishtinë,8 janar 2006.


Platforma për Pushtetin Lokal në Kosovë

Draft për diskutim me Grupin Politik

Platforma për Qeverisjen Lokale në Kosovë për diskutim nën ombrellën e bisedimeve për Statusin,lidhur më çështjet që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale dhe decentralizimin është bazuar në parimin e subsidiaritetit të Bashkimit Evropian,Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale(1985),Konventën Kornizë për Mbrojen e Pakicave Kombëtare(1995),Skicëne Konventës Evropiane për Bashkëpunimin Kufitar ndërmjet Bashkësive Territoriale ose Autoriteteve(1980),Marrveshjën e Rambujesë(1999),praktikat më të mira rajonale më referencë të veçantënë Marrveshjën e Konçulit(2001),Kornizën mbi Marrëveshjën e Ohrit(2001) dhe zbatimin e sajë(2001-2005)si dhe parimet e miratuara dhe të zbatuara deri tani të Dokumentit Kornizë për reformën e Pushtetit Lokal(2004),dhe Programit punues 2005-2008(2005).

1.Objektivat,Përfituesit,Marrëdhëniet Ndëretnike

1.1.Koosva është e angazhuar për një reformë të plotë të pushtetit lokal,të udhëhequr nga parimet e funksionalitetit dhe stabilitetit të brendshëm e të jashtëm,nga e cila do të duhej të përfitonin të gjithë qytetarët e Kosovës,si dhe integrimin e mëtejmë të Kosovës në bashkimin Evropian.

1.2.Pushteti lokal do t’i sjell qytetarët më afër vendim-marrjes,do të ofrojë shërbime më të mira në nivelin lokal,do të sigurojë qeverisje të qëndrueshme ,si dhe kushte jetese për të gjithë qytetarët e Kosovës,do të integrojë të gjitha komunitetet në strukturat demokratike në Kosovë dhe do të konsolidojë institucionet lokale në Kosovë.Një pushtet lokal efektiv dhe i përgjithshëm është thelbësor për inkurajimin e qytetarëve për të marrë pjesë në jetën demokratike.

1.3.Pushteti lokal do të kontribuojë pozitivisht në raportet ndëretnike,do ta promovojë respektin për identitetin etnik,kulturor,gjuhësor dhe fetar të komuniteteve dhe do të mundësojë një zhvillim të qetë dhe harmonik të shoqërisë civile në të tërë Kosovën.

1.4.Reforma e pushtetit lokal do të promovojë karakterin shumë etnik të shoqërisë të Kosovës.Ky karakter do të reflektohet në mënyrë të duhur në nivelin komunal nëpërmjet ekzistencës dhe formimit të njësive shumetnike të vetëqeverisjes lokale.

1.5Reforma e pushteti lokal do të përfshijë dhe zbatohet në tërë Kosovën dhe për tërë qytetarët e saj.

2.Organizimi Territorial Komunal,Kufijtë Komunal,Zgjedjet Lokale

2.1 Organizimi i tanishëm territorial do t’i nënshtrohet rishqyrtimit ,duke u bazuar në këto kritere si për shembull:numri i banorëve,tiparet gjeografike,infrastruktura ekzistuese,qëndrueshmëria ekonomike dhe financiare,traditat kulturore e gjuhësore.Ndryshimet në kufijtë komunal nuk do të bëhen pa u konsultuar paraprakisht me komunitete përkatëse lokale,mundësisht nëpërmjet referendumit
(neni 5 i Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale).Organizimi i ri territorial do tëpërcaktohet me Ligjin mbi organizimit territorial të Ksoovës.

2.2.Organizimi i ardhshëm territorial i kosovës,vëmendje e veçantë do t’i kushtojë intereseve të veçanta të komuniteteve pakicë.Do të krijohet një numër shtesë komunash shumetniek më një shumicë joshqiptare.Në veçanti,interesat e komuitetit serb të kosovës do të rregullohen,në bazë të respektimit dhe balancimit të interesave të të gjitha palëve të përfshira dhe të interesuara,dhe duke marrë parasysh kriterin e lartpërmendur,përfshirë kapacitetet ekonomike dhe financiare.Këto komuna të reja mund të krijohen në zonën e Graçanicës,në zonën e Gjilanit dhe vende të tjera,në bazë të diskutimeve përkatëse.

2.3.Ky angazhim më theks të veçantç përjashton krijimin e korridoreve,enklavave apo ndonjë formë tjetër të ndarjes etnike apo kërkesa territoriale që synojnë ndarje territoriale de jure apo de facto,përgjatë linjave etnike.integriteti territorial i Kosovës dhe karakteri unitar është i pashkelshëm.

2.4.Kufijtë e ri komunal do të përcaktohen duke marrë parasysh rezultatte nga regjistrimi i ekonomive familjare dhe i popullsisë,i cili është caktuar të realizohet në pranverë 2006.rezultatët nga regjistrimi i popullsisë janë vendimtare për të përcaktuar sasinë e nevojshme,pavarësisht etnicitetit.
Riorganizimi territorial duhet të marrë parasysh në mënyrë të duhur edhe kthimet që do të ndodhin në të ardhmën.
Rishikimi i organizimit territorial do të duhej të bëhej brenda një viti,pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë që do të realizohet sipas Standardeve Evropiane dhe nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.Çdo mosmarrëveshje që mund të lind gjatë riorganizimit territorial do të zgjidhet,ku është e nevojshme,më anë të arbitrazhit ndërkombëtar.

2.5.Komunat urbane(qytetet) mund të organizohen në njësi nënkomunale(distrikte).Statute dhe kompetencat e komunave urbane dhe nën-njësive të tye mund të ndryshojnë nga statutet dhe kompetencat e komunave të tjera(rurale).

2.6.Komuna e Mitrovicës dhe organizimi i brendshëm i saj territorial do të rregullohet nga një Ligj i veçantë për Komunën e Mitrovicës.Pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës mund të jetë një nën –njësi e veçantë komunale brenda komunës ekzistuese të Mitrovicës.

2.7.Kryeqyteti prishtina dhe organizmi i saj i brendshëm territorial do të rregullohet me anë të një Ligji të veçantë për Kryeqytetin Prishtinë.Statute dhe Kompetencat e Kryeqytetit Prishtinë dhe nën-njësive të saja,mund të dallojnë nga Statuti dhe kompetencat e komunave të tjera dhe nën-njësive të tyre.

2.8.Pas përfundimit të organizimit të brendshëm territorial të Kosovës dhe pas freskimit të listave të votuesve,në pajtim më organizimin e ri territorial,zgjedhjet e reja lokale do të mbahën duke u bazuar në organizimin territorial tashmë të caktuar,dhe në pajtim më rregullat e specifikuara në Ligjin mbi Zgjedhjet Lokale,që do të miratohet.Secila njësi e vetëqeverisjës lokale(përfshirë dhe nën-njësitë) do të formojë një njësi të veçantë elektorale dhe do të zgjedhë përfaqësuesit e saj.

3. Kompetencat vetanake dhe ato të deleguara,emërimi i zyrtarëve të lartë,përfaqsimi i barabartë,financat lokale

3.1 Kompetencat të cilat i janë caktuar njësive të vetëqeverisjës lokale(komunat,nën-njësitë) do të specifikohen në Ligjin për vetëqeverisje lokale.

3.2 Çdo njësi e qeverisjës lokale,brenda territorit të saj,mund të ushtrojë kompetenca që përfshijnë,por nuk do të jenë të kufizuara detyrimisht,në:Planifikimin urban dhe rural,ndërtimin,mbrojtjen e mjedisit,zhvillimin ekonomik dhe të bizneseve në nivel lokal,licencën e peshkimit dhe gjuetisë,shërbimet komunale,gatishmërinë për emergjencë dhe zjarrfikës,infrastrukturën lokale,rregullimin e trafikut lokal dhe emrat e rrugëve,transportin lokal(autobus,taxi),menaxhimi i pronës komunale,arsimimi primar dhe sekondar,kujdesin shëndetësor primar,mirëqenien sociale lokale,kujdesin ndaj fëmijëve,sport,turizëm,kulturë,mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
(Nevojiten udhëzime nëse kompetencat duhën specifikuar në më shumë hollësi)

3.3.Kompetencat e lartpërmendura mund të caktohen si kompetenca vetanake(të devoluara),të njësive të vetëqeverisjës lokale apo mund të delegohen në njësitë e vetëqeverisjës lokale.Përcaktimi i saktë në mes të kompetencave vetanake dhe atyre të deleguara do të varet nga numri dhe përmasat si dhe nga kapacitetët fizike dhe financiare të komunave.Si rregull i përgjithshëm,sa më shumë dhe sa më të vogla të jenë komunat,aq më pak kanë kompetenca të veta.Më pak komuna dhe të mëdha për nga madhësia kanë mundësi për bartje të më shumë kompetencave të veta.

3.4.Kompetencat e deleguara shtesë,po ashtu,do të përfshijnë,mirëpo nuk do të jenë medoemos të kufizuara në regjistrimin civil dhe dokumentacionin,regjistrimin e bizneseve dhe licencimin,pagesën për ndihmë sociale,shërbimet komunale publike dhe mbrojten e pylltarisë.

3.5.Kompetencat vetanake,po ashtu ,do të përfshijnë:caktimin e zyrtarëve të lartë komunal në fushat e lartpërmendura.

3.6.Të gjitha njësitë e vetëqeversijës lokale duhet t’i respektojnë parimet e përfaqësimit të barabartë në administratën publike komunale,duke respektuar rregullat që kanë të bejnë me kompetencat dhe integritetin me të cilat udhëhiqet administrata publike.Deri në arritjen e një niveli të dakorduar të përfaqësimit të minoriteteve,do të vazhdojë zbatimi i veprimeve afirmative dhe diskriminimi pozitiv,që synon punësimin e anëtarëve të komuniteteve të nën-përfaqsuara.

3.7.Parimi i përfaqsimit të barabartë dhe reflektimi i duhur i përbërjës etnike në një
Komunë do të duhej të zbatohej në veçanti në stacionet policore lokale të SHPK-së dhe në gjuqësi.

3.8.Këshilli komunal,nga lista e 3 kandidatëve të propozuar nga Ministria e Brendshme,do të zgjedhin kryeshef lokal të policisë të emëruar më pas nga Ministria e Brendshme,të cilët rregullisht do të komunikojnë me këshillin.Ministria e Brendshme,në pajtim me ligjin,do të jetë e autorizuar për shkarkimin e kryeshefave lokal të policisë.Çdo njësi policore,apo forcë sigurimi,që vepron në territorin e Kosovës,duhet të jetë ekskluzivisht nën kontrollin e Ministrisë së brendshme të Kosovës,dhe do t’i nënshtrohet një strukture të unifikuar komandimi.

3.9.Kosova do të ketë gjyqësi të pavarur dhe uniforme,ku do të sundojë ligji.Të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë para ligjit.Në komunat do të krijojnë gjykata komunale(nivel komunal,komunat rurale)dhe gjykata distrikti(njësi nën-komunale,distriktet)brenda kuadrit të sistemit gjuqësor të Kosovës.Pëe më tepër sistemi i krijuar tashmë i zyrtarëve ndërlidhës të gjykatave do të mbahët dhe zgjërohet deri sa të kërkohet.Zyrat ndërlidhëse të gjykatave lehtësojnë qasjen në drejtësi për komunitetët jo shumicë(ndihmë ligjore dhe informacion,mbështetje në ngritjen e padive civile dhe penale,lehtësime në çërtifikimin e kontratave,etj) dhe janë tashme në funksion në Gorazhdevë,Graçanicë,Mitrovicë,Novak,Novo Berdë dhe Silovo.

3.10.Parimi i barazisë para ligjit zbatohet në të gjitha kompetencat e caktuara,apo që do të caktohen në njësitë e vetëqeverisjës lokale.Të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë qasje të barabartë në shërbimet publike dhe do t’i nënshtrohen ligjeve dhe trajtimeve të njëjta,pavarësisht përkatësisë së tyre etnike,gjuhësore dhe financiare.

3.11.Ligji i ri për Financat lokale do të sigurojë financim adekuat gjatë procesit të bartjës së përgjegjësive.Njësitë e vetëqeversijës lokale do të kenë qasje në fondet e mbledhura nga të hyrat e taksave,si dhe në transferin e një pjese të taksave të ngritura në nivelin qendror,që korrespondojnë me bartjen e kompetencave.Komunat,brenda kompetencave të veta,do të gëzojnë autonominë buxhetore në skemat e barazimit financiar apo masa të ngjashme do të mbrojnë komunat më të dobëta financiarisht.

4.Mbrojtja e Minoriteteve:Mekanizmat për votim,përdorimi i gjuhës,arsimimi,liria e asocimit,liria e shprehjes
(Qasja nëmedia,përdorimi i simboleve)

4.1.Të gjitha ligjet e lartpërmendura dhe këto në vijim(Ligji për vetëqeverisje lokale,Ligji për financat lokale,Ligji për organizimin territorial,Ligji për Komunën e Mitrovicës,Ligji mbi Kryeqytetin Prishtina,Ligji mbi zgjedhjet lokale,Ligji mbi përdorimin e gjuhës)do të miratohen duke përfshirë shumicën e anëtarëve të kuvendit nga komunitetet pakicë(“Badinter –majority)(Shumica Badinter).

4.2 Shumica Badinetr do të përdorët edhe për zgjedhjen e Ombudspersonit dhe zëvendësit të tij nga Kuvendi i Kosovës.Ombudspersoni mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato shkelën nga organet komunale dhe qendrore ose organet tjera publike.Ombudspersoni do të ketë të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur të drejtat e minoriteteve.Zyra e Ombudspersonit do të krijojë një numër zyrash të decentralizuara në Komunat e Kosovës ku ka interes për ketë institucion.Ombudspersoni do të prezantojë një raport vjetor në Kuvend dhe kuvendet komunale në bazë të kërkesës së këtyre të fundit.


4.3.Aktet normative komunale,të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në kulturën,përdorimin e gjuhës,arsimin,dokumentet personale dhe përdorimin e simboleve,do të jenë subjekt i “klauzulës së interesit vital”(mekanizëm që synon parandalimin e nënshtrimit të komunitetit pakicë në atë komunë të veçantë më anë të votës për çështje që ndikojnë direkt interesat etnike),të specifikohen më Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.





4.4.Përdorimi i gjuhës do të rregullohet më Ligjin mbi përdorimin e gjuhëve.Gjuha serbe dhe alfabeti do të vazhdojnë të mbetët një gjuhë zyrtare në terë territorin e Kosovës dhe në të gjitha nivelët administrative dhe gjyqësore.Gjithashtu,gjuhët e komuniteteve pakicë,që flitën nga të paktën 5% e popullit që jeton në njësinë e Vetëqeverisjës Lokale ,do të jenë si gjuhë zyrtare në komunikim me autoritetet lokale brënda njësive përkatëse.

4.5.Qasja në arsim në gjuhën e nënës do të garantohet të gjithë fëmijëve pavarësisht nëse gjuha e tyre e nënës është apo jo gjuhë zyrtare në njësinë e qeverisjës lokale në të cilën ata jetojnë.Gjithasht,personat që i përkasin një komuniteti pakicë kanë të drejtë të krijojnë dhe menaxhojnë institucione private edukimi apo trajnimi në bazë të ligjëve të aplikueshme në Kosovë.Ushtrimi i kësaj të drejte nuk do të përbejë ndonjë detyrim financiar për autoritetet qëndrore ose komunale.

4.6.Të gjitha komunitet kanë të drejtë për të krijuar institucione në lamitë e kulturës,artit,shkënces dhe fesë si dhe shkolla dhe shoqata të tjera për shprehjen,avancimin dhe zhvillimin e identitetit të tyre.

4.7.Liria e shprehjës dhe qasja në media i garantohet të gjitha komuniteteve dhe çdo individi.Kjo përfshinë lirinë për të shprehur pikëpamje dhe për të marrë informacion në gjuhët e minoriteteve pa ndërhyrjen e autoriteteve publike qendrore apo lokal.Licencimi dhe përdorimi i shtypit apo i mediave elektronike do të mbështetët bazuar në ligjet e aplikueshme.Gjithë media do të inkurajohet për promovimin e tolerancës dhe dhe kontributin e pluralizmit kulturor.

4.8.Komunat do të kenë të drejtën për përdorimin e simboleve të veta ,përfshirë,por jo të kufizuara:stemat,vulat,emblemat dhe flamujt pranë stemave,vulave,emblemave dhe flamurit të Kosovës.(Ligji mbi Vetëqeverisje Lokale).Simbolet mund të shprehin identitetin e komunitetit shumicë që jeton në komunë.Simbolet duhet të dallojnë nga ato të komunave tjera dhe nga simbolët shtetërore zyrtare të shteteve tjera..

4.9.Komunat mund të bien dakord dhe të vendosin dië pushimi lokale të lidhura më identitetin etnik,gjuhësor,kulturor dhe fetar të komuniteteve në këto komuna.

5.Bashkëpunimi ndërkomunal,liria e asocimit,bashkëpunimi ndërkufitar,bashkëpunimi ndërkombëtar,mbikëqyrja legale institucionale.

5.1.Komunat do të kenë të drejtën të bashkëpunojnë dhe të krijojnë partneritet me komunat tjera të Kosovës,që të kryhen detyrar e interesit të përbashkët.Gjithashtu,komunat mund të themelojnë apo të jenë pjesë e shoqatave të Kosovës dhe ndërkombëtare për mbrojtje dhe promovim të interesave të tyre të përbashkëta.Shoqatat e Kosovës do të kenë të drejtën,sipas kushteve të përcaktuara me Ligjin mbi Vetëqeverisjen Lokale,të bashkëpunojnë më shoqatat e vendeve të tjera.(neni 10 i Kartës Evropiane për vetëqeverisje lokale).

5.3. Bashkpunimi ndërkufitar ndërmjet komunave,i dizajnuar për të përforcuar dhe avancuar mardhëniet fqinjësore të mira në fushat si ato fetare,zhvillimi rurl dhe urban,
Mbrojtjen e ambientit dhe përmirësimin e infrastrukturës publike,do të lehtësohet me qëllimin për të kontribuar në përmirësimin dhe zhvillimin e rajoneve kufitare,Kosova do të promovojë arritjen e këtyre marrëveshjeve dhe rregullimeve brenda limiteve të kuadrit kushtetues.

5.3.Kosova ka për qëllim të hyjë në marrëveshje dypalëshe,të dëshmuara dhe të garantuara nga komuniteti ndërkombëtar,ndërmjet qeverive qëndrore të Kosovës dhe Serbisë respektivisht në fushat më interes të përbashkët,veçanërisht në lëmitë e kulturës,arsimit dhe trashëgimisë kulturore.Për ketë qëllim do të krijohen komisione të përbashkëta që përfaqësojnë përkatësisht institucione të qeverisjës qendrore të Kosovës dhe Serbisë,si dhe komuna individuale aty ku është e dobishme dhe e nevojshme.

5.4.Çdo ndihmë e huaj monetare ose jo për njësitë e qeverisjës lokale duhet të jetë kompatibël me integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe duhet të kanalizohet nëpërmjet Ministrisë për Administrimin e Qeverisjës Lokale të Kosovës.Një ose më shumë komisione të përbashkëta këshillimore(shqyrtuese/autorizuese) më pjesmarrjën e komunitetit ndërkombëtar mund të krijohen më qëllim të lehtësimit të mbështetjes nga Serbia të njësive qeverisese lokale të Kosovës.

5.5.Monopoli i pushtetit ligjor dhe mbikëqyrja komunave i mbetët vetëm institucioneve të Kosovës.Të gjitha institucionet paralele ekzistuese duhet të shpërbehen dhe asnjë formë e institucionit paralel përjashta kontrollit të Kosovës nuk mund të ekzistojë apo të ushtrojë kontroll në ndonjë pjesë të territorit të Kosovës.

6.Identiteti,perspektiva Evropijane,parimet e reciprocitetit,garantuesit ndërkombëtarë,Kushtetuta dhe Implementimi.

6.1.Gjatë reformës së pushtetit lokal,Kosova do të respektojë konceptin mbi të drejtat civile,të bazuar në vlerat evropiane,që synojnë krijimin e identitetit të Kosovës ndërsa ruan të gjitha identitetetet etnike,kulturore,gjuhësore dhe fetare të Ksoovës.

6.2.Kosova do të kërkojë zbatimin e reciprocitetit:të gjitha të drejtat që i sigurohen pakicave serbe në Kosovë,do t’i ofrohen në mënyrë të barabartë pakicave shqiptare në erbinë Jugore.

6.3.Një marrëveshje politike mbi pushtetin lokal në Kosovë e siguruar nën ombrellën e bisedimeve për status dhe do të dëshmohet dhe garantohet nga komuniteti ndërkombëtar.Tiparet kryesore të saj do të inkorporohen në Kushtetutën e Kosovës,si hap parë i implementimit.Kushtetuta do të jetë garanci i të gjitha të drejtave të minoriteteve të përmendura më lartë.Çdo revizion i mëtejmë do të kërkojë miratimin e garantuesve ndërkombëtarë të marrveshjës.Kosova zotohet për bashkëpunim të plotë për zbatimin e një marrëveshje të tillë më të gjitha organizatat ndërkombëtare relevante.

6.4.Çdo qytetar i Kosovës do të ketë qasje papengesa në institucionet ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të tyre në përputhje më procedurat e këtyre institucioneve.


6.5.devcentralizimi është më shumë një proces kompleks,se sa një akt i përkohshëm dhe që kërkon jo vetëm vullnetin e mirë të gjithë të përfshirëve,por edhe kohë për implementim.Duke marrë parasysh rëndësinë,jo vetëm për pakicat,Kosova synon në mënyrë ambicioze implementimin e plotë të pakos së reformës deri në vitin 2008,ose gjatë 2 viteve pas përfundimit të bisedimeve për status(Prishtinë,8 janar 2006).

***
"Përderisa procesi për statusin e Kosovës po vazhdon, ne duhet t'i inkurajojmë vendet e Ballkanit perëndimor që të shikojnë kah e ardhmja e tyre evropiane, e jo prapa në të kaluarën nacionaliste", tha komisionari për zgjerim i BE-së, Oli Rehn. Rehn, duke e paraqitur raportin e Komisionit Evropian, tha se zgjidhja e suksesshme e çështjes së Kosovës dhe e lidhjeve kushtetuese të Serbisë dhe Malit të Zi, do ti hapë mundësitë për zhvillim të shpejtë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa "mossuksesi do të kishte pasoja të rënda për këto vende, për rajonin dhe për sigurinë evropiane".

Mëtutje, thuhet se Bashkimi Evropian "do të luaj rol aktiv në zgjidhjen e statusit të Kosovës". Në këtë dokument, i cili do të jetë bazë për mbledhjen ministrore të BE-së në mars në Salcburg, nga partnerët në Bashkimin Evropian kërkohet që ta forcojnë "procesin e Selanikut" të stabilizimit dhe të përparimit të mëtejshëm të rajonit kah Evropa.

Qeveria amerikane është thellë e përkushtuar, që të punojnë me institucionet e Kosovës për të çuar përpara procesin e negociatave dhe për të arritur një zgjidhje të shpejtë, ka thënë delegacioni presidencial i SHBA-ve, i kryesuar nga sekretari Alphonso Jackson.

Delegacioni i caktuar nga presidenti George Bush që mori pjesë në varrimin e presidentit Ibrahim Rugova, takoi ekipin negociator të Kosovës, pak orë pas ceremonisë mortore. Kryesuesi, Alphonso Jackson tha se ka marrë premtimin e kosovarëve se procesi i paqes do të vazhdojë përpara.
“Kjo është hera e parë që gjendem këtu në emër të presidentit amerikan George Bush dhe popullit amerikan për t’i dhënë ngushëllimet familjes së kryetarit Rugova dhe këtij vendi. Ne do të vazhdojmë të punojmë me popullin e Kosovës për të gjetur një zgjidhje paqësore ku do të mbrohen të drejtat dhe vlerat e të gjithë qytetarëve”, tha sekretari Jackson. Frenk Wisner, i dërguar i sekretares amerikane të shtetit për bisedimet për statusin e Kosovës, tha se qeveria amerikane është e përkushtuar që procesi i nisur të ecë përpara. ...

Pas takimit të sotëm me kryenegociatorin Marti Ahtistar, në Bruksel, Komisari Evropian për zgjerim Oli Ren, ka shprehur përkrahje për perspektivën evropiane të Kosovës, transmetojnë agjencitë. Në një konferencë për media, Ren tha: "E ndajmë pikëllimin e popullit të Kosovës. Trashëgimia e Rugovës është shprehur me unitetin e liderëve politike, që të lehtësojnë procesin e negociatave për statusin e ardhshëm të Kosovës".

Oli Ren njoftoi se Komisioni Evropian ka propozuar Këshillit të ministrave të vendeve të BE-së një pako të masave si pjesë te strategjisë së integrimit të popujve të rajonit në rrjedhat evropiane.
Marti Ahtisari ka deklaruar se takimi me përfaqësuesit e Beogradi dhe të Prishtinës është shtyrë për shkak të vdekjes së kryetarit të Kosovës dhe se shpreson se takimi do të mbahet në ditët e parë të muajit shkurt. “Jam i sigurt se të gjitha palët do të mbështesin në mënyre konstruktive përpjekjet që të gjejmë një zgjidhje për Kosovën: tha Ahtisari. I pyetur nëse është optimistë se bisedat do të përfundojnë deri në fund të këtij viti, Ahtisari ka deklaruar se është kjo nuk gjëja më e rëndësishme, por duke rikujtuar njëherësh se kontrata e tij skadon më 9 nëntor të këtij viti. ” Duke qenë se unë nuk kanë kërkuar punësim në OKB, kjo paraqet një inkurajim se kjo çështje do të zgjidhet deri në fund të këtij viti”, u shpreh ai
Ahtisari deklaroi se paradite ka biseduar edhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Havier Solana dhe kryetarin e Komisionit Evropian Hose Manuel Baroso dhe se pasdite do të ketë takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Skefer, dhe se pastaj do të udhëtojnë në Londër ku do të mbahet takimi i Grupit të Kontaktit.

Nërsa,Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka thënë në raportin e tij më të ri për Kosovën se zbatimi i standardeve po ecën ngadalë, sidomos në ato që duhet të sigurojnë që ajo të bëhet një shoqëri multietnike funksionale.

Anan ka kritikuar edhe pakicën serbe në Kosovë që nuk po merr pjesë në jetën politike të Kosovës, ndërsa ka ftuar Beogradin të nxisë serbët për të bërë një gjë të tillë.

Kurse,“Pas vdekjes së kryetarit Ibrahim Rugova, udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës do duhej që në bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës, të jenë të bashkuar dhe të përkrahin zgjidhjet paqësore”, deklaroi nënsekretari amerikan i shtetit, Nikolas Bërns.

Ai tha se liderët e shqiptarëve të Kosovës, do duhej të bashkohen rreth një platforme e cila e hedh poshtë dhunën.





Dhe krejt në fund të “Berzës së zezë “ për Kosovën:

POLITIKA SERBE ËSHTË DISKRIMINATIVE PËR KOSOVËN SI SHTET I ARDHSHËM FQINJ...

Gazetarit serb Mirko Radonjiq-it, solli artikullin më titulll “KOSOVO JE "FITILJ" ZA PLANETU” (Kosova është “fitil “ për planetë) botuar më 28 janar të këtij viti në gazetën Beogradase “Veqernje novosti” Klikoni sitin ku do të gjeni shkrimin e paskrupullt të këtij gazetari. (http://www.novosti.co.yu/code/navigate.php?Id=1&status=jedna&vest=84708&datum=2006-01-28).Poashtu “Veqernje novostit” më datën 27 janar të këtij viti solli shkrimin e autorit Zhelko Panteliq më titull” Ubediti Srbe da daju Kosovo”.
http://www.novosti.co.yu/code/navigate.php?Id=1&status=jedna&vest=84708&datum=2006-01-28,në ku ne mes mes tjerash holandezi Jost Lagendajk,thotë se “...Kosova do të jetë shtet i kushtëzuar” dhe se Serbia do të jetë e privilegjuar shumë nga BE”-ja.

Gazeta gënjeshtare serbe “Veqernje novosti” më datën 22 janar të këtij viti ,solli sihariqin e rinj të po këtij autori gënjeshtarëZhelko Panteliq më titull” Rugova ka vdekë si i krishterë”( Ru¬go¬va je umro kao hri¬šća¬nin).Klikoni gënjeshtrat e plota:
http://www.novosti.co.yu/code/navigate.php?Id=1&status=jedna&vest=84424&datum=2006-01-28


Kurse profesoresha nga Ulqini : Nepe Binakaj-PERAJ, në mes tjerash për forumin http://www.trepca.net shkruan:

...“Vdekja është “shah në vete”- thotë populli. Këtë akt e respekton çdo qenie njerëzore, çdo popull.

Ky akt është respektuar edhe nga popujt e lashtë: grekët (rasti i Akilit kur përulet para figurës së babait të Hektorit dhe ia dorëzon kufomën e tij për ta varrosur siç ishte në traditën greke)...

...E dimë se gjatë Rilindjes kombëtare vitaliteti i kombit tonë është manifestuar me pushkë e pendë e poetët tanë të njohur: Naimi, Samiu, Vaso Pasha, Fishta etj nuk kanë qenë luftarë të pushkës po të penës dhe me mendjen e tyre të ndritur ngritën popullin në luftë kundër të huajve me moton: “Ja vdekje, ja liri”.

Apo çfarë na duhet që në këto ditë vendimtare për ardhmërinë e Kosovës, një i ashtuquajtur “prift” të trumbetojë në një gazetë sllave se z. Rugova “na paskësh qenë i krishterë dhe vdiq i tillë”?!... Vallë nuk kemi njohuri sa duhet për figurën e Vaso Pashës i cili thoshte: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”?!

Çdo respekt për punën vetëmohuese dhe sakrificat e luftarëve dhe të rënëve në luftë kundër soldateskës pushtuese sllave, por nuk është njerëzore që në këto ditë kaq të turbullta t’i humbni vlerat ushtarake dhe mburrjen për emrin e shoqatës suaj duke i bërë qefin “kasapit të Ballkanit”.

Apo çfarë na duhet të trumbetojmë para të tjerëve çfarë jemi, kur të gjithë e dimë “se gjaku ynë ka të njëjtën ngjyrë dhe s’e ka ndërruar ç’ prej tre mijë e më shumë vjetësh”- thotë një krijues i yni. Ç’na duhet të merremi me vetën tonë,kur kemi punë më të mençura për të bërë.?,shkruan Peraj.


Prishtinë,29 janar 2006.