Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, janar 27, 2006

Historia e ekzekutimeve nga Anastas Lula te Kadri Hazbiu

Shkrimin ne fjale per web faqen tone e postoj Magjistri Xhafer Syla nga Prishtina.

Shkrimin e meposhtem e ka përgatitë: Luan KONDI

Historia e ekzekutimeve nga Anastas Lula te Kadri Hazbiu




Janë dënuar 207 shqiptarë nën akuzën e spiunazhit


Të denuar per spiunazh dhe të ekzekutuar

Stefan Mema
Spiro Mama
Rumedin Dino
Safet Tosuni
Ramiz Lile
Braho Peca
Besnik Çano
Qeramudin Sulo
Sabri Panariti
Refat Goskova
Myzafer Shehu
Hajro Late
Sefedin Hadëri
Vasil Shahini
Tajar Çarçani
Boço Kalo
Tare Kalo
Mato Mataj
Qemal Bejleri
Emin Kokalari
Preng Cali
Llesh Marashi
Isuf Allamani
Aleks Mavraqi
Syrja Kokalari
Vesim Kokalari
Ismail Petrela
Ali Panariti
Anton Fekeçi
Jakup Deliallisi
Jorgji Mema
Hasan Dine
Hamit Greblleshi
Muharrem Liku
Muharrem Lleshi
Muntaz Kokalari
Mehmet Dado
Minella Kathoçi
Akil Sakiqi
Haziz Blloshmi
Bajram Çuka
Fejzo Hormova
Lluka Xhumari
Boris Beleski
Nazmi Uruçi
Nebil Çika
Ndue Pali
Petraq Pekmezi
Reshat Stërmasi
Rifat Tërshana
Rakip Kalenja
Selim Kelmendi
Selim Braja
Syrja Kokalari
Selman Alikorça
Selman Shtjafni
Subi Topulli
Shefqet Deliallisi
Vesim Kokalari
Selaudin Toto
Irfan Majuni
Enver Sazani
Shefqet Beja
Riza Alizoti
Sheh Ibrahim Karbunara
Hysen Shehu
Agathokli Xhitoni
Abdyl Kokoshi
Salim Kokalari
Beqir Çela
Mehmet Prishtina
Paolo Saggioti
Tefik Deliallisi
Pertef Karagjozi
Abdulla Saraçi
Sybi Topalli
Aqif Permeti
Profesor Çoka
Llazar Fundo
Anastas Lulo
Niko Xoxi
Mustafa Gjinishi
Mustafa Kaçaçi
Neki Ymeri
Xhafer Dalani
Mynir Xhindi
Shaskë Rustemi
Gjysh Premtaj
Flamur Xhindi
Rrapo Premti
Veledin Kocaqi
Sulejman Aliaj
Arap Shenaj
Namik Numani
Shefqet Nuraj
Meço Çobaj
Mehmet Bajraktari
Hasan Bajraktari
Xhaferr Begolli
Andre Zisi
Aristidh Qendro
Nako Spiru
Koçi Xoxe
Tefik Shehu Hekuran Troka
Lluka Drashkoviç
Haki Kodra
Pandeli Nova
Thoma Katundi
Fadil Dizdari
Ali Qoraliu
Jonuz Kaceli
Gafur Jegeni
Petro Ekonomi
Zyhdi Herri
Niko Lezo
Myftar Jegeni
Qemal Kasaruho
Manush Peshkëpia
Andon Delhysa
Reiz Selfo
Pjerrin Guraziu
Gjon Temali
Mehmet Shkupi
Sabiha Kasimati
Hamit Matjani
Halil Branica
Naun Sula
Gani Malushi
Rexhep Xhura
Ymer Leka
Alush Leshataku
Mark Zef Pali
Llukman Lutfiu
Kasem Zhupa
Zyber Lika
Myrteza Paja
Liri Gega
Dali Ndreu
Teme Sejko
Shaban Ademi
Beqir Balluku
Petrit Dume
Hito Çako
Abdyl Këllezi
Koço Theodhosi
Mehmet Shehu
Kadri Hazbiu
Feçor Shehu
Llambi Ziçishti
Brgosur e internuar
Marash Ivanaj
Xhevat Korça
Skënder Taka
Sulo Konjari
Ramazan Tabaku
Gjovalin Vlashi
Rustem Sharra
Xhevat Xhafa
Rram Marku
Sulo Klosi
Foto Bala
Ali Maliqi
Halim Xhelo
Shefki Minarolli
Mihal Mema
Miri Mema
Lef Mema
Kristo Kirka
Gjergj Komino
Zija Dibra
Qazim Vula
Ramadan Çitaku
Sefulla Maleshova
Bedri Spahiu
Tuk Jakova
Liri Belishova
Pandi Kristo
Kristo Themelko
Vaskë Koleci
Ymer Dishnica
Nesti Kerenxhi
Naxhie Dume
Gjin Marku
Tahir Kadare
Vaskë Gjino
Sadik Bekteshi
Halim Ramohito
Todi Naço
Hilmi Seiti
Hulusi Spahiu
Nexhip Vinçani
Maqo Çomo
Muhamet Prodani
Abaz Fejzo
Sulo Kozeli
Spiro Shalësi
Rrahman Parllaku
Fadil Paçrami
Todi Lubonja
Mihallaq Ziçishti
Kadri Hoxha
Thoma Deljana
Piro Dodbiba
Koço Tashko
Kiço Ngjela
Lipe Nashi
Nesti Nase

Janë ekzekutuar nën damkën e spiunit, edhe pse dikur kishin qenë të njohur e bashkëkomunistë me Enver Hoxhën. Janë një numër jo i vogël personalitetesh të luftës, më shumë se 50-të, ndër ta përfshihen edhe kryeministra, zëvendëskryeministra, apo dhe ministra e funksionarë të lartë të PPSH-së, anëtarë dhe kandidatë të Byrosë Politike. Të gjithë janë akuzuar si agjentë të shërbimeve të huaja.
Lufta, fillimi i ekzekutimeve
Në Shqipëri, viktima e parë e politikës së PKSH-së është Zai Fundo, i cili si komunist ndoqi me vëmendje nga Franca zhvillimet në Bashkimin Sovjetik dhe doli hapur kundër atij lloj komunizmi gjakatar. Pikërisht për pikëpamjet antistaliniste, ai u ekzekutua me urdhër të Enver Hoxhës në vitin 1944. Hoxha, në kujtimet e shkruara në librin e tij “Kur lindi Partia”, thotë se “në emër të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare do të jepja urdhrin për dënimin e merituar të Zai Fundos. Forcat tona të armatosura e kishin kapur skilen e vjetër e dinake, tek vepronte me fytyrën e vërtetë të tij, si agjent i anglezëve e udhëheqës në një bandë reaksionare të Kryezinjve, që luftonte kundër formacioneve tona ushtarake në Veri”. Megjithatë, shkaku i ekzekutimit të Fundos është thjesht politik.
Mister është edhe vrasja e një prej personaliteteve më të rëndësishme të Luftës Antifashiste, nënkolonel Mustafa Gjinishit, ish-anëtarit të Kryesisë së Këshillit Nacionalçlirimtar dhe Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë partizane. Eliminimi i tij bëri bujë të madhe gjithandej. Dëshmitë e kohëve të fundit kanë vërtetuar ekzekutimin e tij. Enver Hoxha kërkonte me ngulm një letër që anglezët ia kishin adresuar Gjinishit dhe ky i fundit nuk do t’ia dorëzonte Hoxhës.
Në Konsultën e Parë të PKSH-së u përjashtuan nga partia për fraksionizëm Anastas Lula e Sadik Premte, të cilët nuk pranuan që PKSH-ja të varej nga PK Jugosllave. Më pas, Enver Hoxha udhëzon Komitetin Qarkor të PK-së së Vlorës: “Partia duhet t’u fusë tmerrin armiqve. Për këtë kërkohet ekzekutimi i Xhepit (Sadik Premtes) dhe Pali Terrovës, duhet të pushkatohen menjëherë si tradhtarë e fraksionistë të betuar të partisë e të popullit. Njëkohësisht, të arrestohen Vangjua (Neki Ymeraj, komandant i çetës partizane “Plakë” të Vlorës dhe Difi (Xhemil Çakërri) dhe në qoftë se nuk mbajnë qëndrim të mirë, të pushkatohen”.
Mehmet Shehu u ngarkua nga Enver Hoxha të vriste Anastas Lulën, por ai e zvarriti disi, ndoshta meqë e kishte pasur shok në shkollën amerikane të Fultzit. Atëherë, u ngarkua një tjetër për ta ekzekutuar prapa shpine. Hysni Kapo ankohet pse ia ngarkuan Mehmet Shehut në Konferencën e Labinotit, vrasjen e Sadik Premtes: “Për vrasjen e Xhepit i kishin thënë përgjysmë Mehmetit dhe unë i pyeta në Labinot e s’ më thanë gjë, kurse edhe pas konferencës, Mehmetit ia thanë e mua jo.. Sikur të më kishin thënë, unë kisha mundësi të bëja më shumë se Mehmeti… Fryma terroriste ishte si në organizata, ashtu edhe në ushtri. Mendonim se kështu, ne do të zhduknim ata që ishin jashtë frontit. Provë e terrorizmit është përveç të tjerave, ajo e shokut Xhindi. Po ta shikonim mirë çështjen, ishte vrarë për hiçgjë. Këtë shpirt e ka futur Dushani, që na fliste me simpati për një frymë të tillë…” .
Niko Xoxi u ekzekutua me urdhër të Qarkorit të Korçës, më 4 prill të vitit 1944, me porosi direkte të Enver Hoxhës, dy javë pas debatit me të, edhe pse kishte pasur aktivitet në grupin e Korçës dhe atë të Shkodrës, për të cilin u arrestua, u burgos dhe u internua nga fashistët në Vetotene të Italisë. Pas mbarimit të luftës, në bodrumet e hotel “Bristolit”, u gjet një varr i përbashkët, ku ishin pushkatuar pa gjyq dhe në mënyrë barbare një numër i madh qytetarësh. Shumica e tyre ishin intelektualë që kishin studiuar në Perëndim si: publicisti Nebil Çika, Aleks Mavraqi, vëllezërit Syrja e Vesim Kokalari, Ismail Petrela. Po ato ditë u pushkatuan: Ali Panariti, Anton Fekeçi, Jakup Deliallisi, Muntaz Kokalari, Profesor Çoka, Akil Sakiqi, Lluka Xhumari e ushtarakët Boris Beleski Nazmi Uruçi, Hamit Greblleshi, Abdulla Saraçi, Sybi Topalli, Muharrem Liku, Rakip Kalenja. Më 1 mars 1945 fillon procesi kundër 60 të pandehurve; kryetar gjyqi ishte Koçi Xoxe dhe prokuror Bedri Spahiu. Jepen 17 dënime me vdekje. Aparati i diktaturës punoi sistematikisht për eliminimin e armiqve të klasës. Grupet armiqësore krijoheshin sipas situatave sa herë që e kërkonte nevoja. Procese të montuara, akuza false, të gjithë na dilnin elementë antiparti dhe spiunë të shërbimeve të huaja. Grupet e oficerëve të Zogut, grupi i deputetëve, grupi i shkollës teknike të Fultzit, grupi i Maliqit, Fronti i Rezistencës, i sajuar nga Sigurimi, gjyqi i Koçi Xoxes, Vaskë Kolecit, Vango Mitrojorgjit, Bedri Spahiut, Tuk Jakovës, gjyqi i Teme Sejkos, Liri Belishovës. Gjyqi i mbështetësve të kinezëve Abdyl Kellezi, Koço Theododhosi, Beqir Balluku, Hito Çako, Petrit Dume, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu.
Viti i mbrapshtë 1973
Pas atakut që pësoi zemra e Enver Hoxhës në fund të tetorit 1973, pak orë pas festimit të ditëlindjes së tij të 65-të, doli më shumë në pah çështja e trashëgimisë së pushtetit. Hoxha filloi të mendojë për trashëgimtarin e ardhshëm politik të Enverit në krye të PPSH-së, në rast të ndonjë të papriture që mund të sillte vdekja e këtij të fundit. Kështu që nuk është pa rëndësi të thuhet që plani për të shkurtuar kandidatët e papërshtatshëm për trashëgimtarë politikë, ka filluar pas vitit 1973. Kështu, periudha 1973-1983 është me të vërtetë një periudhë tejet e përgjakshme në historinë e PPSH-së, viktimë e së cilës janë shumë udhëheqës të partisë dhe shtetit komunist. Jo se më përpara nuk ka pasur periudha të përgjakshme në historinë e kësaj partie, por është me rëndësi të thuhet se në periudhat e mëparshme nuk ka qenë shtruar si këtë herë çështja e trashëgimisë së pushtetit nga Hoxha te një person tjetër.
Eliminimet
Hoxha kishte pushkatuar ministrin e Punëve të Brendshme, Koçi Xoxe. Pas më shumë se 30 vjetëve i erdhi radha Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut. Pra, nën breshërinë e plumbave kishin përfunduar plot katër ministra të Brendshëm. Por kronologjia e eliminimeve të ministrave ishte e tillë që në vitin 1975 u pushkatua ministri i Mbrojtjes Popullore dhe zëvendëskryeministri, Beqir Balluku. Pas tij u pushkatuan ish-zëvendëskryeministrat Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi. Nga eliminimet e udhëheqësve të lartë të partisë mund të përmendet pushkatimi i Liri Gegës dhe i bashkëshortit të saj, Dali Ndreut. Për vite me radhë, Enver Hoxha e ushtroi pushtetin e tij, duke qëndruar mbi rivalitetin e klaneve brenda në parti, Koçi Xoxe- Liri Gega, Koçi Xoxe - Nako Spiru, që të dyve ua hëngri kokën. Pas kësaj u krijuan dy klane të fuqishme, Shehu e Kapo.
Që nga tetori i vitit 1973, menjëherë pas rehabilitimit shëndetësor, Hoxha nisi projektimi i njeriut që trashëgonte pushtetin me parametrat e një shërbëtori të tij të bindur dhe garantues i sigurt i së ardhmes së familjes së tij. Në këtë mënyrë, lufta për “zbulimin e grupeve armiqësore” pas tetorit 1973, s’do të ishte gjë tjetër, veçse një luftë që i shërbente dobësimit të klaneve më të fuqishme para se të arrihej te prerja e kokave të mëdha.
Plenumi V, VI dhe VII
Kështu, Plenumi i 5-të i KQ të PPSH-së (25 - 26 korrik 1974) dënoi veprimtarinë e Beqir Ballukut dhe e përjashtoi atë nga Komiteti Qendror e partia, dhe e shkarkoi nga të gjitha funksionet shtetërore që ai mbante. Pas një muaji radhën do ta kishte në mbledhjen e Byrosë Politike të 10 tetorit 1974, Petrit Dume e Hito Çako. Shumë shpejt ata u arrestuan, u “gjykuan” dhe u pushkatuan. Ndërsa përfundimet i bëri Plenumi i 6-të i KQ të PPSH-së, i cili i zhvilloi punimet më 16-17 dhjetor 1974. Këtu Enver Hoxha mbajti fjalën kryesore: “Mbi përfundimet e diskutimit që u zhvillua në Parti rreth veprimtarisë së Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Çakos etj”. Edhe në fushën ekonomike, Enver Hoxha ndoqi të njëjtën taktikë eliminimi me kuadrot kryesorë. Plenumi i 7-të i KQ të PPSH-së që u mbajt më 26-29 maj 1975, përjashtoi nga partia dhe i shkarkoi nga funksionet shtetërore Abdyl Këllezin dhe Koço Theodhosin. Në tetor të po këtij viti, Plenumi i 8-të bëri të njëjtën gjë edhe me Kiço Ngjelën e Vasil Katin. Të parët u pushkatuan, ndërsa dy të tjerët vuajtën gjatë në burgjet e diktaturës. Që atëherë, Mehmeti kuptoi se me veprimet e fundit ndaj Këllezit, Theodhosit dhe Ngjelës po i vinte radha atij vetë. Enver Hoxha në të gjitha çastet vendimtare, në kthesat për gjërat më kardinale, ka manifestuar qëndrim koniunktural, me metoda tinëzare, me prapaskena, me klane shpifjeje nga më monstruozet, duke goditur sa djathtas e majtas. Ai ishte mjeshtër i intrigës. Shiste këdo nga shokët; vetëm veten jo. “Merita e tij”, ishte se dinte të përvetësonte vlerat e të tjerëve, siç bëri me Koço Tashkon, Qemal Stafën, Omer Nishanin, Kostandin Boshnjakun, Sejfulla Malëshovën, Nako Spirun, dr. Ymer Dishnicën e sa e sa patriotë nacionalistë apo ushtarakë me Akademi që spikatën si drejtues të talentuar në Luftën Antifashiste dhe të gjithë, mund të thuhet pa përjashtim, i mënjanoi apo i ekzekutoi. Të gjithë ata, që i cilësonte kundërshtarë, i ka sulmuar me të njëjtin stil. I akuzonte si agjentë të imperializmit, si agjentë jugosllavë, si agjentë të Perëndimit dhe deri në agjentë e poliagjentë të disa zbulimeve e të disa shteteve. Nako Spirun e sulmoi prapa krahëve. E izoloi dhe organizoi zhdukjen e tij fizike. Numri i njerëzve që u ka hequr kokën, që i ka burgosur, internuar apo përbaltur, të gjithë i dinë dhe, brenda disa sekondave, do t’i kalojnë nëpër mend. Numri i madh i atyre që i zhduku, e zbriti dhe e vulosi Enver Hoxhën në një rang me satrapët e kriminelët e njerëzimit si Hitleri, Stalini etj. Në çdo konferencë, plenum, kongres, hanxhari i Enver Hoxhës vetëm dhe vetëm priste. Një popull të tërë e terrorizoi, e armiqësoi, e përçau dhe mbi të gjitha, i vrau virtytet, me të cilat shqiptari dhe çdo njeri krenohej.
Plenumi 8-të i KQ të PPSH-së
Plenumi VIII i KQ-së së Partisë, që është cilësuar njollë e zezë e historisë së Partisë, e avancoi skenarin e Beogradit. 15 ditë pas vdekjes së Nako Spirut, më 15 dhjetor të vitit 1947, në mbledhjen e Byrosë Politike, ku merrte pjesë i dërguari i Titos, Sava Zllatiç, protagonist kryesor, ka thënë, siç e dokumenton procesverbali që ruhet edhe sot në Arkivin Qendror të Shtetit e ku thuhet: Tani që e likuiduam këtë pengesë, d.m.th. Nako Spirun, duhet të fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejt bashkimin “de facto” të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fishat (parti, ekonomi, ushtri etj), se Shqipëria nuk mund të ekzistojë si shtet i pavarur dhe aq më pak, të ndërtojë socializmin pa u bashkuar me Jugosllavinë. Shpalljen do ta bëjmë në rrethana dhe koniunktura të favorshme ndërkombëtare. Kjo tradhti kombëtare filloi, por s’u realizua, sepse plasi konflikti Stalin - Tito dhe Enver Hoxha, për interesat e tij, mori anën e më të fortit. Ekzistenca e pavarësia e Shqipërisë mbahej në fije të perit.
Për eliminimin tragjik të Nako Spirut, përgjegjësinë e ka Tito dhe bashkëpunëtorët e tij, Koçi Xoxe e Enver Hoxha, si dhe ambasada sovjetike dhe vetë Stalini, që nuk ndërhynë për ta frenuar këtë krim. Nako Spiru u quajt armik. Një pjesë e atyre që mbetën në krye të PK-së shqiptare, u bënë tradhtarë të vetë kombit, se e shitën Shqipërinë. Mburreshin me fjalët “Republikë e Shtatë”. Në Kongresin I, Enver Hoxha bëri sikur e rehabilitoi me fjalë të shkallës sipërore: “Ai u qëndroi (e kishte fjalën për Nako Spirun) presioneve të PK-së jugosllave” dhe më poshtë shtoi, sepse nuk mund të shkëputej dot as nga megalomania e sëmurë e as nga prapaskenat: “Se ai zbatoi porositë e mia”.
Në Arkivin e Shtetit janë procesverbalet e mbledhjeve të Byrosë Politike të K.Q të Partisë Komuniste të Shqipërisë, të cilat morën në shqyrtim marrëdhëniet me Jugosllavinë, pas një reagimi të këtyre të fundit mbi qëndrimet antijugosllave të Nako Spirut. Njeriu që donte pavarësi ekonomike nga jugosllavët ishte shprehur se planin ekonomik mund ta realizonin edhe pa ndihmën e tyre. Në mbledhje Nakoja kërkoi më tepër kohë të sqaronte pozicionin e tij, pas akuzës që jugosllavët i bënin Partisë së Enver Hoxhës, për një qëndrim të dytë jodashamirës ndaj Jugosllavisë. Mbledhjet e datës 18 dhe 19 nëntor të vitit 1947 ishin ato që e vranë Nako Spirun. Pikërisht pak minuta se të fillonte mbledhja e tretë për diskutimin e qëndrimit të tij antijugosllav. Enver Hoxha për këtë shkruan: “Të nesërmen, d.m.th. në 20 nëntor, Nako Spiru erdhi tek unë dhe kërkoi afat. Unë ia refuzova. Mbasandaj pak minuta pas orës tetë d.m.th. 20.00, në të cilën ishte caktuar mbledhja, ai vrau veten si një armik, si një tradhtar i Partisë”. Por nuk ishte kështu, Nako u shty qëllimisht drejt vdekjes.
Dënimi i ish-ministrave të Brendshëm në Evropën Lindore
Goditjen më të madhe ndaj ushtarakëve të lartë, Enver Hoxha e filloi në prag të Kongresit të Parë të PKSH-së. Në vitin 1949 Enver Hoxha goditi bashkëpunëtorin e tij më të afërt, gjeneral-leitnant Koçi Xoxen. Ai ishte një nga shtatë anëtarët që themeluan Partinë Komuniste shqiptare. Ai ka qenë mik, shok dhe krahu i djathtë i Enver Hoxhës. Midis tyre kishte divergjenca të vogla, por në vija të përgjithshme ata ishin bashkë. Gjithçka ndryshoi në vitit 1946, pas prishjes së marrëdhënieve mes Titos dhe Stalinit. Miqësia e Koçit me Titon u bë e padurueshme për Moskën. Stalini filloi fushatën për poshtërimin e tij në të gjitha vendet komuniste. Më i binduri për të zbatuar çdo porosi të Stalinit u tregua diktatori i ri, Enver Hoxha. Ai s’ngurroi të zbatonte porosinë e tij, pavarësisht se kjo solli shkatërrimin e mikut, shokut dhe krahut të djathtë, Koçi Xoxes. Deri atëherë, Xoxe nuk dyshonte për Enverin, por kjo nuk zgjati shumë. Atëherë pritej të mbahej Plenumi i Dytë i Partisë Komuniste. Enver Hoxha, Sejfulla Malëshova dhe Koçi Xoxe do të ishin referuesit kryesorë të atij plenumi. Ishte rasti më i përshtatshëm për të vepruar. Menjëherë pas mbarimit të plenumit, në qarqet politike filluan diskutimet për referatin e Xoxes, që Hoxha e quajti antikomunist dhe antishqiptar. Kohë më vonë, kur u panë dokumentet, u vu re se në referatin e Xoxes nuk kishte ndonjë ide apo mendim të kundërt me vijën e Partisë Komuniste. Historianët bënë vlerësimin e “Plenumit të Zi” dhe sollën fakte që tregojnë se në referatin e Koçit nuk kishte qëndrime antiparti. Xoxe nuk ishte as kundër Partisë Komuniste dhe as pro Titos. Madje, ai e kundërshtoi Enverin kur ky propozoi mareshalin Tito në postin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë. “Ne kemi partinë tonë. Miqësia është miqësi, por Tito ka partinë e tij. Nuk kemi pse ta zgjedhim atë kryetar të partisë sonë. Edhe populli nuk do të na kuptojë. Më vonë edhe mund të bëjmë ndonjë ndryshim, por tani është herët”, i tha Koçi, Enverit. Këtë mendim të Xoxes e përkrahu edhe Bedri Spahiu.
Dënimi i Koçi Xoxes nuk duhet të merret i shkëputur nga dënimet e shumta që u dhanë në vendet e Evropës Lindore, përkundrazi. Nëse kështu, dënimet që iu dhanë atij, duhet të ishin kufizuar vetëm me ato masa që u vendosën në Plenumin e Xl-të të KQ të PPSH pra: përjashtimi i tij nga Byroja Politike, shkarkimi nga detyra e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme dhe caktimi si ministër i Industrisë, e lënia si anëtar i KQ të PKSH. Pas gjashtë muajsh burgu erdhi dënimi përfundimtar i Koçi Xoxes, më 11 qershor të vitit 1948.
Dali Ndreu dhe Liri Gega
Vetë Enveri kishte thënë: “Do t’i dënojmë si persona të vjetër të agjenturës jugosllave. Me këtë nuk do të dënojmë Daliun dhe Lirinë, por Jugosllavinë për veprimtarinë e saj. Ta marrë vesh Jugosllavia që ne jemi në gjendje të zbulojmë armiqtë, që ky vend mundohet të nxisë kundër pushtetit popullor”. Aranit Çela i kishte dëgjuar me veshët e tij këto fjalë të dilnin nga goja e Hoxhës, ku thuhej se Daliu e Liria, duhej të dënoheshin me vdekje. Kështu u bë, trupi gjykues i dënoi me vdekje, edhe pse nuk justifikohej ky dënim, dhe më pas ata të dy u ekzekutuan. Enver Hoxha i kishte larë hesapet me ata që e kundërshtuan vijën e tij gjatë luftës. Kështu, Anastas Lulo, Mustafa Gjinishi e të tjerë ishin vrarë pas shpine. Disa edhe i shpëtuan ndëshkimit të Hoxhës duke u larguar jashtë shtetit. Pjesa më e madhe e themeluesve të grupeve komuniste ishin vrarë në përpjekje me pushtuesin. Pas çlirimit, Enver Hoxha kishte plane të tjera në thellimin e reformës kundër atyre që nuk ishin plotësisht të tijët. Sipas situatave, ai nxirrte ndonjë grup armiqësor. Të gjithëve iu vinte etiketën e spiunit të imperializmit. Përveç eliminimeve, për një pjesë tjetër vuajti gjatë gjithë kohës në internime dhe bënin punë të rëndomta.
Gjenerali i denigruar, Gjin Marku
Ka merita të padiskutueshme si luftëtar dhe udhëheqës i formacioneve partizane. Mirditori, fillimisht ka kontribuar më shumë në Jug të vendit, e kryesisht në Qarkun e Beratit dhe më pas të gjithë Shqipërinë në drejtim të njësive luftarake. Ka qenë një nga anëtarët e fillimit në Byronë Politike, por e larguan nga ajo në vitin 1943, në Kongresin e Helmësit, në Skrapar. Kalvari i vuajtjeve të tij do të niste pas Kongresit të Parë të PKSH-së, kur sapo kritikoi ashpër udhëheqjen e PKSH-së. Dy vjet më vonë e internuan në Zvërnec të Vlorës dhe më pas arrestohet e dënohet për agjitacion e propagandë me burg. Këtu nisi dhe kalvari i vuajtjeve për familjen e tij. Gjin Marku ka vdekur në burgjet e diktaturës. Pas çlirimit të vendit, Gjin Marku caktohet i pari atashe ushtarak shqiptar në Moskë, e në të njëjtën kohë ndjek edhe studimet e larta. Ai kthehet në atdhe në fundin e qershorit të vitit 1948. Në Kongresin Parë të PKSH-së, Gjin Marku kritikoi ashpër udhëheqjen e lartë të partisë dhe Enver Hoxhën, por aty merr goditjen e dytë në linjë partie. Goditjen e parë e kishte marrë ne Plenumin e Helmësit në vitin 1943, për qëndrim oportunist ndaj armikut dhe Ballit Kombëtar në qytetin e çliruar të Beratit. Gjithsesi, Gjin Marku i përgatitur më së miri vazhdon punën në ushtri duke kryer një varg detyrash të rëndësishme, por sipas përcaktimeve enveriste të kohës ishin detyra të dorës së dytë për përmasat e mëdha dhe kapacitetet e tij. Në vitin 1950 dënohen së bashku me gjeneral Nexhip Vinçanin nga një plenum i posaçëm i KQ-së, me akuzën se ishin kundër udhëheqjes së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Në vitin 1964, me akuza të rreme e largojnë nga ushtria dhe e caktojnë drejtor ferme në Llakatund të Vlorës. Por kalvari i vërtetë sa kishte filluar. Pas dy vjetësh e internojnë në ishullin e Zvërnecit të Vlorës dhe pas një farse juridike tipike enveriste e dënojnë me 10 vjet burg me akuzën agjitacion e propagandë për minimin, dobësimin dhe përmbysjen e pushtetit popullor!. Pas dhjetë vjetësh e arrestojnë brenda në Burgun e Burrelit dhe e ridënojnë me të njëjtën akuzë edhe 10 vjet të tjera. Rreth 25 vjet internim, burgim e keqtrajtim, ai dhe familja, ndërsa djali në një tjetër burg dënohet për agjitacion e propagandë. Gruaja me probleme të rënda shëndetësore e njëmijë halle të tjera, i shkurtoi Gjin Markut jetën që e kishte vënë tërësisht në interes të popullit dhe atdheut, që i donte me të gjithë fuqinë e shpirtit. Gjin Markun, shokët e tij të prangave, kolegët e Forcave të Armatosura e të tjerë e kujtojmë përherë si një figurë të dashur optimiste, me horizont të gjerë profesional, intelektual dhe gjithmonë buzagaz. Ai nuk u thye kurrë. Udhëheqja e lartë e shtetit të atëhershëm ka shumë gjynahe ndaj këtij personaliteti të fuqishëm shoqëror shqiptar. Atdheu nuk i ka borxh askujt, ne kemi detyrime ndaj tij pa kursyer edhe jetën. Gjeneral Gjin Marku vdiq në burgun e egër të diktaturës.
Ymer Dishnica dhe idetë e tij ndryshe
Ymer Dishnica ishte një intelektual i vërtetë e figurë tepër e rëndësishme e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Rridhte nga një familje e pasur e Polenës së Korçës dhe studimet e larta i kishte kryer në Francë për Mjekësi. Ymeri ishte një antizogist i madh, duke u bërë dhe figurë kryesore e kësaj lëvizjeje në emigracion. Kthehet në Shqipëri dhe mori pjesë aktive në Lëvizjen Antifashiste si drejtues i Qarkut të Korçës. Pranverën e vitit 1943, në fshatin Polenë, u bënë zgjedhjet e reja për në qarkorin e Korçës dhe caktimi i delegatëve për në Konferencën e Parë të Vendit të PKSH-së, e cila u mbajt në Labinot të Elbasanit, nga 17 deri në 22 mars të vitit 1943. Këto punime i drejtoi me shumë kompetencë, Ymer Dishnica, i cili prej kohësh ishte kthyer nga studimet universitare në Francë dhe qe ingranuar tashmë në udhëheqjen qendrore të PKSH-së. Në Konferencën e Polenës, u zgjodhën 6 delegatë për në Konferencën e Parë të vendit, si dhe dy të ftuar, që ishin Miha Lako dhe Pilo Peristeri. Në Labinot morën pjesë 70 delegatë dhe të ftuar nga i gjithë vendi dhe u zgjodh Komiteti Qendror i përhershëm i përbërë prej 15 anëtarësh dhe 5 kandidatësh. Midis tyre: Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Ymer Dishnica, Tuk Jakova, Pandi Kristo, Nako Spiru, Vasil Shanto, Hysni Kapo, Gogo Nushi, Kristo Themelko, Ramadan Çitaku, unë, Nesti Kerenxhi, Petro Papi, Bedri Spahiu, Gjin Marku. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste u zgjodh Enver Hoxha, ndërsa sekretar organizativ i PKSH-së, megjithëse ndodhej i burgosur në Burgun e Tiranës, u zgjodh Koçi Xoxe. Në Kongresin e Përmetit është diskutuar për rëndësinë e Konferencës së Pezës dhe Naxhije Dume citoi një thënie të mrekullueshme të Ymer Dishnicës, i cili ishte ndëshkuar nga Plenumi i KQ për Konferencën e Mukjes. Evidentimi i Ymer Dishnicës në disa raste, krijoi një klimë mbytëse. Kjo për shkak se Ymerin dhe Mukjen e kishin kritikuar edhe përfaqësuesit jugosllavë. Ndonëse Naxhije Dume diskutoi për Konferencën e Pezës, “mjeshtrit e mëdhenj” nënkuptuan mbledhjen e Mukjes, që edhe sot do të mbetet çështja më konfliktuale dhe më e diskutueshmja midis palëve pjesëmarrëse në Luftën Antifashiste, pra, midis PKSH-së, Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Dishnica ishte komunist idealist dhe ka punuar në Tiranë ku kishte lidhje të ngushta me Nako Spirun. Ymeri nuk mori pjesë në Plenumin e Beratit, pasi ishte shkarkuar nga detyra e anëtarit të Byrosë Politike në gusht të vitit 1943 dhe madje, në Vithkuq më parë kishte mbërritur urdhri i Enver Hoxhës për eliminimin e Ymerit dhe Mustafa Gjinishit. Megjithatë, në qeverinë provizore të krijuar në Berat, Ymer Dishnica do të kishte një post ministri. Pas vdekjes së Nako Spirut, Ymer Dishnica mënjanohet plotësisht nga të gjitha detyrat dhe funksionet dhe internohet në Berat, ku punoi si mjek. Më pas arrestohet dhe dënohet për agjitacion e propagandë. Ymer Dishnica, intelektual dhe demokrat i madh. Një nga figurat më të shquara të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të shtetit e të partisë në vitet e pasçlirimit. U dënua dhe u dërgua për vuajtjen e dënimit në kampin-burg të Bulqizës. Arriti të mbijetojë edhe pse persekutimi i tij ishte i gjatë.
Në mbrojtje të Sejfulla Malëshovës
Në gusht 1947, Konferenca III e Lidhjes së Shkrimtarëve, e shkarkoi Sejfullain nga funksioni i kryetarit të Lidhjes. Në atë mbledhje, Ymer Dishnicës iu kërkua të bënte autokritikë për parathënien e tij në librin “Vjersha” të Sejfulla Malëshovës, ku ai vinte në dukje meritat e poetit lirik dhe revolucionar. Ndryshe nga ç’pritej, Ymer Dishnica deklaroi se nuk i hiqte asnjë presje parathënies që kishte shkruar. Kjo i zemëroi autoritetet e larta dhe si pasojë Dishnicën e shkarkuan nga posti i ministrit të Shëndetësisë dhe e emëruan mjek të thjeshtë në spitalin e Tiranës, më vonë e “transferuan” në Berat. Sejfulla Malëshovën e internuan në Ballsh me një detyrë poshtëruese, magazinier të një depoje me hekurishte. Sejfullai e kritikoi ashpër Enver Hoxhën ne Plenumin e Beratit, si njeri të lëkundur midis dy ekstremeve, oportunizmit dhe sektarizmit. Vrasjet nga njësitet guerile a nga atentatorët, të kundërshtarëve politikë në rrugë e lokale, pa gjyq, me urdhër të “Partisë” “në emër të popullit”, për të ishin akte terroriste. Ai paralajmëroi se po të vazhdonte partia në këtë rrugë, do të katandisej në një grup vrasësish e kriminelësh, parashikim të cilin e vërtetoi koha.
Gabimi
Ndërkohë, Malëshova bëri gabimin e pafalshëm që propozoi krijimin e postit të kryetarit të partisë. Askush tjetër nuk mund të zgjidhej në atë post veç Sejfullait, i cili kishte bagazh e të gjitha premisat e mundshme: aktivitet të gjatë patriotik që nga viti 1924 me Fan Nolin, veprimtar me KONARE-n, krijuar në Vjenë më 1925 nga emigrantët e majtë, universitar me diplomë, shkrimtar me krijimtari të pasur letrare e publicistike, pedagog filozofie në Bashkimin Sovjetik, njohës i gjuhës ruse, aktivist me përvojë të pasur revolucionare. Kjo iu duk sfidë Enver Hoxhës, sepse detyrimisht do të spostohej në plan të dytë si sekretar, prandaj e hodhi poshtë si të panevojshëm dhe të parakohshëm. Në politikën e jashtme, Sejfulla Malëshova ishte për distancë të barabartë midis Bashkimit Sovjetik, Amerikës dhe Anglisë, prandaj u damkos si oportunist nga Hoxha, meqë vinte në plan aleatët e mëdhenj. Në politikën e brendshme, Malëshova kërkonte përkrahje për zhvillimin e tregut privat. Dhe kjo mjaftoi të akuzohej si liberal. Të gjithë ata që guxuan ta kritikonin Enverin në Plenumin e Beratit, e pësuan më vonë nga prapaskenat që Enver Hoxha organizoi duke i eliminuar me radhë. I pari e pësoi intelektuali i formuar Sejfulla Malëshova. Për ta mënjanuar njeriun me shkollë, Enver Hoxha kërkoi mbështetjen e Koçi Xoxes, Pandi Kristos, Tuk Jakovës, Kristo Themelkos, Gogo Nushit, Hysni Kapos, Manush Myftiut, njerëz me shkollë fillore, ose të mesme, ose e shumta me një a dy vite të lartë. Kështu, të pashkolluarit e hoqën qafe, madje me gëzim e lehtësim profesorin e nderuar, dijenia dhe horizonti i të cilit i bezdiste. Kompleksi i inferioritetit mori shpërblimin e merituar me përjashtimin e tij. Shpesh njerëzit pyesin si nuk e pushkatoi, a pse nuk e burgosi Enver Hoxha Sejfulla Malëshovën, kur nuk kurseu figura të tjera më pak të njohura e me më pak peshë? Përgjigja është e thjeshtë. Sejfullai nuk ishte njeriu i veprimit dhe prej tij Enver Hoxha nuk shihte kurrfarë rreziku. Si njeri i letrave Sejfulla Malëshova ishte meditativ, i mbyllur në vetvete, pa shokë, pa shoqëri, i vetmuar. Në Ballsh, magazinieri Malëshova qëndroi i internuar disa vjet, pastaj e transferuan në Fier. Dy herë ditën, mëngjes e mbrëmje, ishte i detyruar të paraqitej në sportelin e Degës së Brendshme Fier, për të vërtetuar që ishte aty. Kureshtarët e shihnin profesorin duke kaluar para policit dezhurn të Degës së Brendshme, duke e përshëndetur me dorë me një ritual të pandryshueshëm, jam këtu! Në periudhën e zbutjes së tensionit, në kohën e Hrushovit, profesorit iu lutën të përkthente nga origjinali dramën e Çehovit “Kopshti i qershive”. Ai e përktheu, por kur u botua dhe nuk e pa emrin në libër, sikurse ishte rregulli, protestoi. Ankesa e tij nuk u përfill. Edhe pse kishte kurdoherë nevoja të ngutshme për të kompensuar rrogën e tij qesharake si magazinier, ai nuk pranoi të përkthente pa emër, duke u qëndruar besnik idealeve dhe duke mbrojtur personalitetin e tij.
Kujtimet e Ymer Dishnicës
Ymer Dishnica, një nga miqtë e tij më të afërt, ka thënë: “Në jetën personale, Sejfullai nuk u martua dhe nuk u pendua asnjëherë. Më thoshte shpesh: “Bëra mirë që s’u martova, o Ymer, sepse kjo situatë që po më krijohet, do të më merrte në qafë edhe fëmijët”. Pra, Sejfullai nuk donte të krijonte viktima. Ne shpesh bisedonim për vështirësitë e mëdha që kishte populli, për ilaçet që duheshin gjetur, për hallet e njerëzve, sepse dihet, që fillimi, në çdo lloj pune është i vështirë. Sejfullai e përsëriste shpesh fjalën e U. Vilsonit, të thënë më 1913: “Duhet të shkatërrojmë gjithçka që mban vulën e vogël të privilegjit”. Kur diskutonim për “Metafizikën e dashurisë” të Shopenhaurit, thuajse ishim të një mendje. Nga nënvizimet që i kishte bërë librit, shkruante në një fletë, që unë fatbardhësisht e ruaj me fanatizëm, si një relike të çmuar, e më lexoi: “Njeriu i madh nuk ka kërkuar gjënë e vet, nuk ka përjetuar për vete, por për të gjithë…. Gjeniu qëndron në kontradiktë, në konflikt me kohën e vet…. Njeriu normal ka 2/3 vullnet dhe 1/3 intelekt” e të tjera. Kur i përsërisja fjalën e Aristotelit “Gjithë mendjendriturit janë melankolikë”, fillonte një debat i madh. Tregonim lloj-lloj shembujsh nga jeta e filozofëve të mëdhenj dhe, duke diskutuar mësonim nga njëri-tjetri. Sejfullai ishte erudit dhe kishte një memorie për ta pasur zili. Kur takoheshim rrallë në Berat, që ne e quanim takim festiv, me orë të zgjatura ne bënim biseda të ngrohta, në ato vite emërzeza të diktaturës emërkeqe që më shurdhoi me monotoninë e saj. Kujtoj që thoshim se njerëzit e mëdhenj dhe citonim Hygonë, Çehovin..., ishin indiferentë ndaj lavdërimeve të veprave të tyre, por ishim të ndërgjegjshëm se njeriu në jetë ka nevojë për vlerësime e nxitje, ashtu siç ka nevojë për ushqim e për ajër. Për këtë temë diskutimi, Sejfullai më tha: “Pleqtë e fshatit tim në Fier, më thonë shpesh se kalit po t’i biesh nga vithet, bën përpara; po t’i biesh nga koka, ecën prapa”. Ne bënim shumë biseda për artin. Një herë i thashë mikut të dashur se si e shpjegon ai faktin që A. Moisiut nuk iu vlerësua qysh në fillim talenti nga komisioni kur konkurroi. Pa u menduar tha: “Pse, vetëm Moisiu e ka pësuar kështu? Po Lasmani, mësuesi i pasur, që e largoi si të patalentuar Rembrandin e pavdekshëm!? Kam lexuar “Artin poetik” të Bualosë. Atje nuk flitet për La Fontenë, por jeta vërtetoi të kundërtën. La Fonteni u bë poeti kombëtar i Francës. Edhe për historinë ne shpesh bisedonim e shkëmbenim mendime. Ne na vinte keq e na shqetësonte fakti që për rolin e historisë, në shekuj kanë folur njerëz të mençur, por që fatkeqësisht, ndër ne ishin nënvlerësuar. Fjala vjen, mendimi i Engelsit se historia kërkon fakte e jo të shpikur e të stërshpikur, ishin lënë në harresë. Sa e sa gjëra u shkruan, sipas oreksit të disave, që patjetër, historia e vërtetë do t’i hedhë në kosh. Sejfullai citonte shpesh Bjelinskin që kishte thënë. “Ta thuash i pari të vërtetën, duhet fisnikëri dhe guxim”
Ne ishim nga të parët që e ngritëm zërin ndaj padrejtësive, ndaj jemi krenarë. Mua më bëhet qejfi, kur në shumë gazeta shkruhet për figurën e Sejfullait, si flamur i demokracisë, sepse atij nuk i mungoi as fisnikëria, as guximi”. Një komunist i vjetër kthehet të kontribuojë në vendin e tij. Sejfulla Malëshova do ta linte Bashkimin Sovjetik, për të ardhur në Shqipëri në vitin 1943 e për të marrë pjesë aktive në lëvizjen antifashiste. Kush ishte Malëshova. Cilat ishin idetë e tij dhe qëndrimi që ai mbajti në Plenumin e Beratit në vitin 1944. Kritikat për Enverin dhe përse mendonte se me diktat, nuk ecej përpara. Përse shquhej ministri i Kulturës në qeverinë e Tiranës. Si vijoi karriera e tij dhe si u shkarkuan në vitin 1949, i lënë pa funksione politike nga kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Internimi në Fier dhe si i ruajti ai marrëdhëniet me Ymer Dishnicën e të tjerë miq të vjetër. Enver Hoxha që tashmë i kishte kaluar më shumë sukses të gjitha situatat dhe kritikat e rënda për personin e tij, që më vonë ai me shumë shkathtësi do t’i shndërronte, transformonte, manipulonte se “…akuza, si prapaskenë, si komplot pas shpinës së Sekretarit Të Parë të KQ të PKSH-së etj…”, sidomos në Plenumin e Dytë të Komitetit Qendror të PKSH-së të Beratit dhe rastet e mëvonshme treguan se ai do të kalonte me po aq sukses situata edhe më të rënda, siç ishte prishja e marrëdhënieve politiko-ekonomike me PK të Jugosllavisë dhe me PK të BS-së e PK të Kinës. Këdo që kishte pasur në shënjestër e ka postuar, denigruar apo pushkatuar nën akuzën “tradhtar i vendit dhe spiun i imperializmit”. Ndonjëherë, për ndonjë ka lëshuar. Megjithatë, lëshimi i tij sa ia zgjaste paksa jetën, e cila mbyllej në burgjet e diktaturës apo internimet në fshatra të largët.
Përjashtimet
Nga viti 1941 e deri në vitin 1970, Enveri ka përjashtuar 30000 anëtarë partie. Nga 21 anëtarë e kandidatë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, që udhëhoqën luftën, 19 u përjashtuan, u burgosën ose u pushkatuan. Nga 7 anëtarët e parë të Komitetit Qendror Provizor të vitit 1941, u pushkatuan, u burgosën ose u vranë, 6 prej tyre. Nga 80 kuadrot drejtuese të formacioneve kryesore të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare, mbi 60 janë pushkatuar, burgosur ose përjashtuar. Mjafton të njihesh me materialet e Plenumit të Dytë të Beratit, Plenumit të Pestë e të Tetë dhe në pëllëmbë të dorës të jepet kuadri e bëmat e zeza të Enver Hoxhës. Portretin e tij, nga shkolla në Gjirokastër, në Liceun e Korçës dhe deri në Francë, ia ka sjellë në formë bindëse shoku i tij, Foto Bala, një intelektual me emër. Pse iu pre bursa në Francë nga ministri i Arsimit, Marash Ivanaj, për arsyen e vetme të mosmarrjes së provimeve, e vdiq në burg këtë patriot e mendimtar të madh. Të njohësh ç’ka shkruar Musine Kokalari, i vëllai, Isa Kokalari apo intelektualët Nexhat Peshkopia, Fejzi Dika, Nonda Bulka, Mentor Çoku, Babameto, të vjen turp e çudi se si ky erdhi në krye të luftës dhe të shtetit. Çfarë ka shkruar Sejfulla Malëshova, Ymer Dishnica, Skënder Luarasi, Omer Nishani, Mustafa Gjinishi, Koço Tashko, Nako Spiru, Tuk Jakova, Bedri Spahiu, Liri Belishova, Justina Dishnica, Drita Kosturi, Sotir Vullkani, Stefo Grabocka, Kiço Ngjela, Kasëm Trebeshina dhe po të vazhdohet, lista është pa fund dhe këta që përmendëm janë disa nga dëshmitarët më të afërt të jetës e veprës së tij të zezë.
Likuidimi i bërthamës revolucionare në kongres
Delegat në Kongresin e Parë të PK-së të Shqipërisë, u zgjodha në Bashkimin Sovjetik, ku isha në shkollim në Akademinë “Voroshillov”. Kur erdha në Tiranë, familja ime m’u ankua për gjendjen ekonomike tejet të vështirë në vend. Më thanë se kishin pasur mjaft të ardhura (në atë kohë e merrnin dhe të gjithë rrogën time) dhe se jetonin bashkë me vëllain tim të vogël që në atë kohë ishte drejtor i tokave bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, (në vitin 1956, vëllai im u helmua me urdhrin e Enver Hoxhës) por, megjithatë bënin një jetë të vështirë. Ata më treguan se në atë kohë jo vetëm se çdo gjë ishte e shtrenjtë, por shpesh ishte e pamundur që të gjendeshin mallrat më elementarë. Ata më thanë se ishte e pakuptueshme të jetonte populli në atë mënyrë dhe kuptova se përshtypjet e tyre ishin plotësisht të sakta. Në këto kushte u mbajt prej datës 8 deri në 21 nëntor 1948, Kongresi i Parë i PK-së të Shqipërisë, në sallën e Kuvendit që më pas u bë salla e Operës. Në kryesinë e punës së kongresit ishte një numër i vogël anëtarësh të deriatëhershëm të KQ-së dhe të gjithë të tjerët ishin pak apo krejt të panjohur në radhët e anëtarëve të partisë. Në kongres u dha edhe formalisht pëlqimi për likuidimin e bërthamës proletare të udhëheqjes së partisë. Edhe zyrtarisht u përjashtuan nga partia: Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Ramadan Çitaku, Nesti Kerenxhi, Gjergj Blushi, Vaskë Koleci dhe Naxhije Dume. U muarën masa drastike ndaj Kristo Themelkos, Bajram Sinoimerit, Pëllumb Dishnicës, Petro Papit, Rahman Parllakut, Iljaz Rekës, Teki Kolanecit, Gjin Markut, Dali Ndreut, Koço Tashkos e Haxhi Kroit. Të gjithë këta që deri atëherë ishin anëtarë apo kandidatë të KQ-së, jo vetëm që nuk u zgjodhën përsëri, por morën dënime partiake dhe u shkarkuan prej funksioneve. Me fjalë të tjera, prej 32 anëtarëve dhe kandidatëve të Komitetit Qendror të mëparshëm, i cili e kishte udhëhequr partinë dhe popullin gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe revolucionit popullor, si dhe në ndërtimin e vendit në periudhën e pasluftës, u likuiduan 23 prej tyre. Ky likuidim, në fakt, ishte përgatitur që shumë kohë më përpara, pa kurrfarë konsultimi me anëtarët e partisë dhe sekretarët e organizatave bazë. Kongresi i Parë i PK të Shqipërisë e likuidoi definitivisht, bërthamën revolucionare të udhëheqjes së partisë e këputi kontunitetin e revolucionit popullor në Shqipëri, ia hapi gjerësisht dyert Stalinit, për të komanduar Partinë e Punës së Shqipërisë dhe legalizoi stalinizmin, si të vetmen metodë të udhëheqjes së partisë dhe popullit shqiptar.
Përplasjet me Hoxhën
Konfrontimet mes Tuk Jakovës dhe Hoxhës nisën pas Plenumit të Beratit në vitin 1944. Reagimi i Enverit nuk ishte i menjëhershëm, sepse më pas u denigrua dhe u burgos deri sa vdiq në Spitalin e Burgut të Tiranës. Ishte koha që po zhvillonte punimet Kongresi i Përmetit. Po krijoheshin njësi të mëdha operative të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që do të kryenin çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesit e huaj dhe ballistët. Në muajin maj të vitit 1944, Tuk Jakova emërohet komisar politik i Divizionit të Parë, së bashku me komandantin me përvojë të madhe në drejtimin luftarak, Dali Ndreu. Ky divizion kishte në përbërje të tij Brigadën e Parë, të Katërt dhe Pestë Sulmuese dhe mori detyrë të kalojë në mësymje për çlirimin e Shqipërisë së Mesme, Tiranën dhe atë të Veriut. Pikërisht në Përmet, kur në këtë qytet zhvillonte punimet kongresi dhe Tuk Jakova, 30-vjeçar i emëruar rishtas komisar politik divizioni, vendos të fejohet me partizanen e Brigadës së Parë, Dhimitra Leka, nga Korça. Në kongres, Tuk Jakova u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe iu dha grada kolonel. Pas kësaj niset së bashku me njësitë e divizionit për të kaluar në veri të lumit Shkumbin. Kishte filluar mësymja e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 1944, kur ishin formuar tri korparmata, emërtohet komisar i Korpusit të Tretë. Forcat partizane, pas luftimesh të përgjakshme disajavore çliruan Tiranën më 17 nëntor 1944 dhe marshuan në Veri për të çliruar të gjithë Shqipërinë. Tuk Jakova lirohet nga ushtria me gradën gjeneral major dhe fillon punën në qendër, në Tiranë. Shtatorin e vitit 1945 së bashku me Kristo Themelkon përgatitën Kongresin e Parë të Sindikatave të Punëtorëve dhe Nëpunësve të Shqipërisë që u zhvillua në Tiranë më 28-31 shtator. Bashkëkohësit dhe dokumentet tregojnë për punimet e këtij kongresi se prania e Tuk Jakovës si president i ardhshëm i Sindikatave të Punëtorëve dhe Nëpunësve të Shqipërisë dhe i Kristo Themelkos si sekretar i përgjithshëm jo vetëm që ishte shumë e dëshirueshme, por njerëzit e kuptonin se iu gjet vendi i duhur njeriut më të përshtatshëm të PKSH-së. Por jo çdo gjë shkonte sipas parashikimeve dhe dëshirave të 300 delegatëve të kongresit. Kur shteti-parti drejtohej nga norma e njohura diktatoriale tipike moniste do të rridhnin ato veprime ekstremiste të cilat shpunë në asgjësimin e nevojshëm e të pa motivuar juridikisht të arrestimeve, dëbimeve e persekutime të egra e të pa moralshme që shkelën rëndë parimet e mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut. Në këtë valë masakrimi të ushtarakëve u pushkatuan gjeneralët dhe kuadrot B.Balluku, P.Dume, e Hito Çako dhe arrestuan shumë të tjerë. E gjithe kjo goditje masive e egër u finalizua me asgjësimin e të ashtuquajtirit “puç ushtarak” të kryesuar nga B.Balluku, P.Dume, e H. Çako që do të pasohej më pas me asgjësimin e “Krye poliagjentit” M. Shehu dhe “agjenteve” Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Pecini, Llambi Ziçishti etj. Rrënojat e kësaj katastrofe aspak spontane, por të studiuar doemos që zunë nën vete shumë kuadro dhe specialistë të mrekullueshëra që u cilësuan e u stigmatizuan si ithtarë të B.Ballukut adhurues e pasues të Petrit Dumes e Hito Çakos, të përkëdhelur apo besnikë të Kadri Hazbiut, Mehmet Shehut etj.
Akuzat për ish-ministrin e Mbrojtjes
Pasi mbaroi studimi i materialeve që na ishin vënë në dispozicion u caktua edhe dita kur do t´u komunikohej akuza të gjithë të pandehurve. Kjo akuzë do t´u lexohej atyre nga prokurori i Përgjithshëm. Në akuzën për Beqirin thuhej: “Akuzoheni si organizator i një organizate kundërrevolucionare me qëllim puçi dhe komploti si dhe për tradhti të lartë”. Akuzohej për agjitacion dhe propagandë me rrezikshmëri të theksuar shoqërore.
Balluku nuk e pranoi akuzën. Edhe hetuesi i Beqir Ballukut është shprehur se s’ka ekzistuar komplot. Nuk ka pasur puç të Ballukut apo pjesëtarëve të tjerë të “grupit të tij”, për të përmbysur pushtetin popullor apo eliminuar udhëheqjen e shtetit komunist. Kjo është e vërteta. Nga hetimi doli se materialet e quajtura të zeza, u përdorën për të shpartalluar kuadrot e lartë ushtarakë.
Enveri pushkatoi Koço Theodhosin dhe Abdyl Këllezin
Enver Hoxha, pasi kishte goditur disa të ashtuquajtur grupe armiqësorë dhe eliminuar Beqir Ballukun, Petrit Dumen, apo dhe burgosur shumë e shumë të tjerë, vendosi të ideonte edhe eliminimin e të ashtuquajturit “grupi armiqësor i ekonomisë”. Në krye të këtij grupi vendosi me ndërgjegje të plotë dy nga figurat më të shquara të ekonomisë së asaj kohe: Koço Theodhosin dhe Abdyl Këllezin, me karrierë të pasur profesionale dhe shtetërore. Krisja e parë mes Hoxhës dhe dy prej specialistëve të ekonomisë kishte filluar që në vitin 1973, kur ish-sekretari i Parë i KQ të PPSH, pasi ishte konsultuar me specialistë të besuar. Në vitin 1973, një informacion nga kanale të besueshme, e vë në dijeni Enverin për tatëpjetën që kishte marrë ekonomia. Raporti ishte përpiluar nga një grup ekspertësh të ekonomisë në KQ të PPSH-së dhe tregonte realisht gjendjen e krijuar pas inflacionit dhe mungesës së mallrave të konsumit të gjerë. Që nga paraqitja e këtij raporti, Enveri nisi të kishte rezerva për Koço Theodhosin, që më pas e pushkatoi. Bazuar në të gjithë këtë hetim, nuk rezultoi ekzistenca e një grupi armiqësor e sabotues, e akuzat e bëra nuk bazoheshin në materiale e dokumente të mirëfillta.
Dënimi i këtyre të pandehurve u bë mbi bazën e konkluzioneve të nxjerra nga materialet e plenumeve të KQ të PPSH-së dhe fjalimeve të Enver Hoxhës.
Mehmet Shehu nga lavdia në ekzekutim
Mehmet Shehu është një nga figurat më interesante të politikës shqiptare gjatë regjimit komunist. Pas shkarkimit të Koçi Xoxes nga detyra e ministrit të Brendshëm dhe pushkatimit të tij, Mehmet Shehu mori detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, prej vitit 1948 deri në vitin 1953. Ky post i rëndësishëm për të, u bë si trampolino për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë për 30 vjet me radhë. Mehmet Shehu gjatë tërë jetës së tij politike ka kaluar peripeci të shumta. Çorushjoti nga Mallakastra e Eger, me këtë emër është pagëzuar kjo zonë, për shumë kohë ka qenë krahu i djathtë i Enver Hoxhës. Ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Spanjës dhe sipas Hoxhës, pas thyerjes së luftës antifashiste shkoi në një kamp refugjatësh në Francë, ku ndenji tre vjet. Dihet që Mehmeti ishte promotor i luftës së klasave, që në kushtet dhe rrethanat e kohës konsiderohej, ”parimor, i prerë në vendime dhe i pa pajtueshëm me gabimet dhe fajet, për të cilat ai ishte i pari që kërkonte dënime të rrepta”. Më vonë ai nisi të mendonte për çka kishte bërë dhe madje ndjente keqardhje për to. Kuptoi gjithashtu se si e kishte përdorur Enver Hoxha në eliminimet e mëparshme. Por atëherë ishte tepër vonë pasi edhe ai ishte vënë prej kohësh në shënjestrën e Hoxhës, i cili mundi ta mbyll kapitullin “Shehu” më 19 dhjetor 1981.
Karriera “e shuar” e ish-ministrit të Brendshëm
Kadri Hazbiu ishte Ministri i Brendshëm më jetëgjatë. Ai vazhdoi Akademinë Ushtarake në Bashkimin Sovjetik. Sipas bashkëkohësve dhe atyre që kanë punuar me të Kadriu “kishte fituar një simpati të madhe” në këtë institucion. Hazbiu mbetet njeriu më i aftë për të drejtuar Sigurimin e Shtetit.
Pas vdekjes së Mehmet Shehut, Enver Hoxha nisi të vërë në jetë planin e tij për eliminimin e gjoja një komploti të madh, që sipas po këtij, kishte në krye një “poliagjent” si Mehmet Shehu. Kështu, në tetor 1982 Enver Hoxha nuk kurseu prangat për Kadri Hazbiun, ish-ministër i Mbrojtjes në atë kohë. Para kësaj, ai u kritikua rëndë në mbledhjen e Sekretariatit të KQ-së ëë PPSH-së. Aq keq u denigrua ai njeri, sa askush nuk i përmendi, si më parë, meritat e tij në luftë dhe pas çlirimit të vendit. Dukej se krisja në marrëdhëniet e Hazbiut me Hoxhën, nisi pas vdekjes së Mehmet Shehut kur “udhëheqësi” e akuzoi Kadriun si bashkëpunëtor me të. Prokurori i Përgjithshëm Rapi Mino formuloi një akuzë të gjatë për ish-ministrin. Thelbi i akuzës ishte gjoja veprimtaria kundërrevolucionare që drejtohej nga “poliagjenti” Mehmet Shehu. Alibia e Hoxhës mbështetej bukur nga prokurori i përgjithshëm dhe bashkëpunëtorët e tij. Mino lexonte akuzën: “Kjo oraganizatë përbëhej nga armiq të betuar të partisë, që kishin për qëllim të eliminonin dhe rrëzonin pushtetin popullor dhe të vendosnin kapitalimin në Shqipëri. Organizata e kishte shtrirë veprimtarinë e saj në të gjithë sektorët kyç të vendit, ekonomi, ushtri, kulturë dhe sigurimin e shtetit. Të gjitha grupet që kishin dalë dhe ishin gjykuar si ai i Fadil Paçramit e Todi Lubonjës në kulturë, Beqir Ballukut e Petrit Dumes në ushtri, Abdyl Këllezit e Koço Theodhosit në ekonomi ishin drejtuar nga një dorë e vetme që ishte organizata kundërrevolucionare e kryesuar nga poliagjenti Mehmet Shehu me bashkëpunëtorët e tij kryesorë Kadri Hazbiu, Beqir Balluku, Abdyl Këllezi e të tjerë…. Kjo organizatë drejtohej nga zbulimet e huaja sidomos nga ai amerikan, sovjetik e jugosllav, agjentë të të cilëve kanë qenë pjesëtarët e kësaj organizate…”. Megjithatë, të gjitha sa thuheshin në akuzën që e lexoi Prokurori i Përgjithshëm Rrapi Mino, nuk ishin përpiluar prej tij dhe kjo dihej përse.
Ata që nuk dinin më shumë se kaq sa thuhej ishin të bindur për ekzistencën e “organizatës kundërrevolucionare”, por njerëz, të cilët kishin punuar si drejtues të Ministrisë së Brendshme e kishin fare të qartë se gjithçka që servirej ishte e gënjeshtërt. Hoxha dhe përkrahësit e tij besinike, servilë e të paaftë, kërkonin ta mbështesnin akuzën me dëshmitarë. Këtu nis dhe odiseja e gjatë e procesit gjyqësor të Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut.
Letra e Enver Hoxhës për Nako Spirun
Udhëzim për vrasjen e Zef Malës dhe Llazar Fundos, 4 prill 1944
I dashur shoku Nako!
Zef Mala të mos shkojë në Kosovë. Përkundrazi, ta dekoroni me një plumb kresë. Ai s’është i mirë dhe duhet të zhduket. Gjeni mënyrën që të mos kuptohet, por në asnjë mënyrë të mos lihet pas dore kjo punë, sikundër i ka lënë pas dore shoku Hysen të tjera këshilla që i kemi dhënë dhe për të cilat është përgjegjës.
Çështja e Zai Fundos mbetet ajo që ka qenë. Çështja e autokritikës s’na intereson dhe as që duhet të përmendet, sikundër që e kanë bërë në Korçë, gjë që e popullarizon. Ai mbetet armik i poshtër i Partisë dhe hesapin dhe autokritikën s’mund ta bëjë as këtu, as në Itali, po atje lart ku e kanë dënuar. Prandaj dhe ky, po të gjendet, po atë fat. Në këtë pikë u thuaj shokëve që të mos gabohen.
Të fala shoqërore
Tarasi
4.04.1944
AQSH.F14, DOSJA 76
Enveri për vrasjen e Gjinishit
KOMITETIT QENDROR, PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE
Të dashur shokë!
Parmbrëmë mësuam nga Radio Bari, vrasjen e Mustafa Gjinishit. Ja njoftuam Myslymit, i cili u hidhërua shumë, por nuk tha asnjë fjalë. Mbas disa orësh, mbasi filloi të pijë raki, përpara më shumë se 50-60 vetave filloi të flasë. Në mes shumë fjalëve të tjera tha dhe këto: “Mustafanë e kanë vrarë shokët, sepse ai ishte më i zoti se ata. Këtij nuk i dhanë vendin që meritonte. E kërkova të vinte në Pezë si Mustafën, ashtu dhe Hasan Reçin, por nuk më lanë Ramadan Çitaku me shokë, të cilëve u dhjes mustaqet. Mustafa, përpara se të largohej nga Përmeti, më tha se do të më dërgojnë andej nga Dibra dhe atje do më zhdukin. Të mos ishim unë e Mustafa, nuk do të kishte asgjë në Shqipëri. Ne kemi luftuar. I dhamë komandën e Divizionit I, Daliut (Dali Ndreu), i cili gjatë dimrit nuk qe i zoti të mbante në këmbë as 20 veta, por erdhi dhe u përplas në Pezë”. Urrejtje të madhe shfaqi Baba kundër Daliut, Bacës (Ramadan Çitaku) dhe Haxhiut (Haxhi Lleshi). Unë në fillim nuk i thashë gjë, pse e pashë se në çfarë gjendje qe, por…”
Pezë 31.8.1944
Të fala shoqërore Hyseni (pseudonimi i Gogo Nushit)
Arkivi i Shtetit. F.14
Njoftimi i Enverit për vrasjen e Gjinishit
URDHËR DITE I USHTRISË NACIONALÇLIRIMTARE
Në frontin e Maqellarës dhe Dibrës, ku forcat e Divizionit të Parë Sulmues, nën komandën e gjeneral-major Dali Ndreut, pesë ditë rresht luftuan me tërbim kundër forcave të mëdha gjermane e zogiste, të cilat u shpartalluan keqas me humbje të mëdha, ra dëshmor në fushën e nderit, shoku ynë, nënkolonel Mustafa Gjinishi, anëtar i Kryesisë së Këshillit Nacionalçlirimtar dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, nënkolonel Mustafa Gjinishi, luftëtar i palodhur dhe i patrembur, pa kursyer asgjë dha jetën në vijat e para të luftës për çlirimin e atdheut dhe të popullit shqiptar. Humbja e tij duhet të na nxisë për të ashpërsuar edhe më tepër luftën kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të tij. Në shenjë zie dhe për të nderuar kujtimin e shokut nënkolonel Mustafa Gjinishit, urdhërojmë që të gjitha repartet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të ulnin flamurin e tyre në gjysmë shtizë, për tri ditë rresht që prej ditës së sotme. Lavdi heronjve të rënë në fushën e nderit.
V.F. L.P. Më. 26.8.1944
Komand. i përgj. i Ushtrisë Nacionalçlirimtare
Gjeneral-kolonel Enver Hoxha
(Arkivi i Shtetit F.41 / AP D.158 V. 1944 Fl.8)
Mjeku i burgut për Tuk Jakovën
Më 26 gusht 1959, Tuk Jakova vdiq në Spitalin e Burgut, në rrethana krejtësisht të errëta dhe të dyshimta. Ja fjalët e fundit të Tuk Jakovës, të cilat ia ka thënë mjekut të respektuar Ylvi Vehbiu. «E kanë gabim që veprojnë kështu dhe ecin në kundërshtim me zhvillimet botërore. Vehbiu ka thënë se e kanë thirrur urgjentisht për të vizituar Tukun, vetëm disa orë përpara vdekjes në Spitalin e Burgut. Çfarë fshihet prapa kësaj ngutjeje dhe se si mund të vdesë një i sëmurë, qoftë dhe i burgosur nga një i ashtuquajtur “apandesit akut banal”. Vallë ky është versioni i vërtetë i vdekjes tragjike të Tuk Jakovës. Ende nuk dihet se çfarë ndodhi më 26 gusht të vitit 1959, kur është raportuar në mbledhjen politike nga vetë ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, se Tuku kishte vdekur në Spitalin e Burgut nga apandesiti, Enver Hoxha ishte bërë bishë i kishte rënë tavolinës më grushte, duke bërtitur “teatralisht” ashtu siç dinte të shtirej vetëm ai. “Dëgjo Kadri, kjo është e pafalshme. Të vdesë njeriu në mes të Tiranës në pavijonet e spitalit. Do të përgjigjeni për këtë, sepse do të na akuzojnë sikur e kemi vrarë ne”, tha atëherë Enveri në mbledhje. Në fakt, gjashtë ditë më parë se të ndodhte kjo tragjedi, Drejtoria e Policisë së Spitalit të Burgut dhe Ministria e Punëve të Brendshme, po atë ditë, nuk e lejuan familjen të takojë Tukun, qoftë dhe për disa minuta. As t’i çojë ushqimet që i kishin sjellë nga shtëpia, as t´i shkruajnë të sëmurit qoftë dhe `dy gisht` letër. Ç´ishte kjo mbyllje hermetike e burgut dhe kush e kishte dhënë urdhrin për këtë. Nuk dihej se çfarë po përgatitej për Tuk Jakovën.
Spahiu, promemori për Enverin
Më 1946-ën, kur frymëmarrja e popullit tonë dukej se po shuhej, unë lëshova kushtrimin me një promemorie të bërë në dy kopje, njërën prej të cilave ia dërgova Enver Hoxhës dhe tjetrën Koçi Xoxes. “Kanë filluar, - shkruaja,- t’u marrin njerëzve edhe shtëpitë e tyre. Kështu ia morën një fshatari në Theth. Në Vasjar të Tepelenës një tregtari i kanë marrë tërë plaçkat e dyqanit të tij, ndër to edhe 8 sapunë me erë. Mos vallë ky ishte synimi i reformës sonë? Disa ditë pas kësaj promemorieje që nuk u përfill nga Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe, unë u dërgova një tjetër. Është krijuar në vendin tonë një situatë e patolerueshme në fushën e drejtësisë, shkruaja aty. Është partia ajo që gjykon dhe merr vendimet dhe jo gjyqet e republikës. Kjo gjendje duhet të marrë fund sa më shpejt dhe ta kthejmë situatën në normalitet. Dhe aty shpjegoja si e mendoja rrugën për t’ia arritur këtij qëllimi. Një ditë shkova te shtëpia e Enver Hoxhës, ku gjeta dhe Koçi Xoxen. Ata po bisedonin kur u ula. Koçi, tha si vazhdim i bisedës së lënë përgjysmë, a, më saktë, si ndërrim teme: “Të poshtër e të rrezikshëm janë këta priftërinjtë që shkojnë e të vënë armë në altarin e kishës…”. Enveri i përgjigjet: “Ata bëjnë punën e tyre, derisa ne na mungon vigjilenca dhe i mbyllim sytë para tyre”. Jo, jo ia ktheu Koçi, nuk u ka munguar vigjilenca organeve të Sigurimit, përkundrazi kanë qenë ata që e kanë zbuluar këtë krim të shëmtuar”. Nga ky bisedim i Koçit me Enverin, kuptova se ata donin të më mbushnin mendjen jo për ekzistencën e një fakti, por për të më bindur në vërtetësinë e një trillimi.
Nako Spiru në Plenumin e Beratit
Unë dua të bisedoj për Komitetin Qendror, se ky është problemi kyç sot në këtë mbledhje. Kjo ka për të hapur fushë për diskutimet. Nuk është puna se nuk dinim të zgjidhnim KQ. Kjo ka qenë e dorës së dytë. Puna është se gjithçka mbetej në duart e Miladinit dhe të njerëzve që ai donte t’i mbante afër tij. Kjo është kryesorja. Para Konferencës së Vendit kishte një KQ provizor. Unë nuk dija gjë, por para konferencës, Aliu më tha që të vija dhe unë në mbledhje të KQ-së, pse bëja pjesë atje. Unë nuk e dija dhe as më shkonte në mendje. Dhe nuk kisha arsye të thellë, pasi unë kisha kërkuar të vinte dikush nga partia në mbledhje. … Me Miladinin pata një grindje të hapët. U krijua një komision për zgjedhjen e KQ dhe KQ u zgjodh. Komisioni ia paraqiti konferencës anëtarët e KQ me pseudonim meqë askush nuk i njihte. Me një fjalë, komisioni e zgjodhi komitetin. U zgjodhën në KQ 9 për Byronë dhe 15 për Plenumin. Në Byro u caktuan këta: Enveri, Ymeri, Nakoja, Baca, Liria, Shulja, Koçi, Gjini. Atje nuk u bë mbledhje. Një gjë tjetër që unë kam konstatuar te Liria është kritika që bën prapa krahëve, si për Gjnin e Sejfullain, për të cilin unë kam pasur adhurim. E them këtë se ajo ka qenë pranë Miladinit, i cili me shokun Sejfulla s’ka shkuar mirë. Mua nuk më është bërë asnjë kritikë për asnjë gabim. Unë e di që kam bërë gabime, si ai në Vlorë për çështje morali, por mua nuk më është bërë asnjë kritikë nga shokët e KQ-së. Unë i kam vënë gishtin kokës dhe e kam kuptuar, kam ndjerë gabimin. Kritikë s’ka pasur as kohët e fundit në Veri. Për shembull për Mehmet Shehun, s’kemi folur për të metat e shumta të tij, s’i kemi shtruar në tryezë ato si komunistë, që ai të kuptojë gabimet.
Naxhije Dume: Ja si veproi Enver Hoxha
Jam e mendimit se Enver Hoxha më shumë sesa kishte frikë për vete, donte t’u fuste drithmat e frikës të tjerëve. Natyrisht, në atë kohë, Enveri nuk mund të kishte autoritet absolut gjë të cilin e kultivoi vetë edhe me ndihmën e lakejve që e rrethonin. Ai nuk e kishte fort te lehtë t‘u imponohej rretheve drejtuese të Luftës, sepse ata ishin po aq autoritarë, në mos më shumë se Enveri. Në Mbledhjen e Dytë të KANÇL-it, për herë të parë ishin ekspozuar të katër flamurët e vendeve aleate: Anglisë, BRSS, Amerikës dhe fqinjës sonë, Jugosllavisë. Unë e them sinqerisht se Koçi Xoxes, për shembull, pas organizimit të daljes heroike nga burgu i Tiranës, së bashku me 27 të burgosur të tjerë, iu uzurpuan detyrat e Sekretarit Organizativ të KQ të PKSH-së nga Liri Gega, e cila ishte e babëzitur për pushtet. Koçi Xoxe në këtë kohë më tepër u mor me detyra rutinë, si edhe me largimet e herë pas hershme në vende të ndryshme ku themeloheshin Brigadat Sulmuese partizane si: në Qarkun e Korçës, të Gjirokastrës, Vlorës e të tjera, sesa me strukturën organizative të partisë dhe forcimin e hallkave të saj. Por, Koçi Xoxe ishte praktik dhe për këtë uzurpim, as u ankua, dhe as u grind kurrë në Komitetin Qendror. Ai me lehtësi të madhe i gjente punë vetes. Kur Enveri endej i shkëputur nga lufta pyjeve të Martaneshit, dhe për këtë fakt të hidhur mban ende përgjegjësi, ndonëse ka vdekur, Koçi Xoxe dhe Grupi Operativ i Shtabit të Përgjithshëm, organizonin luftën në jug të Shqipërisë. Ata thyen me sukses orvatjet e Operacionit armik të Dimrit, për rrethimin dhe asgjësimin e ushtrisë partizane në malësitë e Korçës, Oparit e Skraparit, ku dolën fitimtarë e më të fortë se kurrë nga dimri i ashpër e vdekjeprurës.
Pandi Kristo: Ju tregoj gjyqin tim famëkeq
Gjyqi filloi më 10 maj të vitit 1949, me kryetar të Komisionit Hetimor
dhe prokuror të përgjithshëm, Bedri Spahiun, dhe anëtarë të komisionit Gaqo Floqin e Sotir Qiriakon. Kryetar të Gjykatës së Lartë, që përfaqësonte Gjykatën e Faktit, Frederik Nosin dhe anëtarë të saj, Vasil Trimçev e Niko Zoton. Grupi ynë, siç e kam përmendur, u quajt armiqësor, antipopullor dhe antimarksist, dhe sipas tyre, me ndihmën e klikës trockiste të Titos, synonte që të rrëmbente plotësisht në duart e veta udhëheqjen e partisë dhe të shtetit. Gjykata konkludoi se Koçi Xoxe dhe unë ishim përgjegjës plotësisht, për të gjitha “shtrembërimet”, që ishin vërejtur deri atëherë, në gjirin e PKSH-së, kishim shkëputur partinë nga shteti dhe e kishim vendosur atë plotësisht nën kontrollin e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. U quajtëm agjentë dhe spiunë të Titos, që kishim krijuar një rrjet të gjerë spiunazhi, me anën e të cilit informonim revizionistët jugosllavë me informacione të karakterit të gjithanshëm, për gjendjen e brendshme politike, ekonomike dhe ushtarake të Shqipërisë. Shihni, ju lutem, me gjakftohtësi se ç’akuza ngrinte Gjykata e Faktit, mjafton që të merrte një vendim kapital, të kënaqte kërkesat e “baba Stalinit” dhe të lante duart njëherë e përgjithmonë me bërthamën proletaro-punëtore të PKSH-së. Qëllimi ishte më se i qartë. Josif Broz Titoja, i cili ndër të parët i kishte dalë hapur diktaturës staliniste, duhej të cilësohej agjent ndërkombëtar dhe vegël qorre e imperializmit amerikan dhe atij botëror. Nëpërmjet këtij gjyqi, që ishte i pari në vargun e gjyqeve tragjike në Evropën Lindore, si ai i Trajço Kostovit, në Bullgari, të cilin e varën në një nga sheshet qendrore të Sofjes, të Sllanskit, në Çekosllovaki, gjithashtu i rehabilituar, të Rajkut, në Hungari, edhe ky i rehabilituar, të Patrashkanut e të tjerë në Rumani, Shtajnerbergut e shumë të tjerëve, në RD Gjermane. Të gjithë këta, do të sillnin një muzg të gjatë derisa, të shpërthenin ditët demokratike të Kongresit të 20-të të PK të BS, çka në Shqipëri, nuk do të vinin kurrë, sepse diktatura enveriste sundoi fizikisht, praktikisht, politikisht dhe ideologjikisht, deri në vitet ‘90, kur u përmbys administrativisht diktatura komuniste. Unë pyes se, a u përmbys mentaliteti i zymtë që la diktatura gjysmëshekullore e Enver Hoxhës? A ndryshuan mentalitetet e ngulitura aq thellë, të kësaj diktature? Përgjigjja ime është, fatkeqësisht jo. Kurrsesi, jo.
...................................................................................