Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, janar 14, 2006

Flori - Press:Ne vend te in memoriamit per Maskren makabre te Millosheviqit ne Reçak te Kosoves

Në përkujtim të Masakrës së Reçakut…:



MASAKRA E REÇAKUT- KRIM KUNDËR NJERËZIMIT



-Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999,fshati Reçak(komuna e Shtimjes) u sulmua nga formacionet militare dhe paramilitare serbe.Pas granatimeve nga altileria e rëndë ushtarake,këto forca në orët e paradites u futën në fshat dhe i filluan bastisjet shtëpi më shtëpi.

Në këto çaste të rënda,disa fshatarë gjatë përpjekjeve të tyre për t´u larguar nga shtëpitë e veta u kapën nga forcat kriminale serbe,dhe pa hezitim u vranë e u masakruan në disa lokalitete të fshatit.Ndërkaq,një grup tjetër prej 25 mashkujve,u përpoqën të fshiheshin në një ndërtesë,por ata u zbuluan nga njësitë kriminale të vdekjes.

Kriminelët serb,këta civilë shqiptarë të pafajshëm,pasi i rrahin mizorisht,me kondak të pushkëve,me shqelma,me dru,me zinxhirë…,e me gjësende tjera të forta,i nxjerrin nga Reçaku,i grumbullojnë në një kodër të afërt mbi fshat,dhe me gjakftohtësi të madhe,një nga një i pushkatojnë dhe i masakrojnë.Gjatë këtij operacioni shfarosës,u vranë 45 civilë të paarmatosur,në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Të nesërmen (më 16 janar) në vendin e krimit,kishte dalur edhe shefi i Misionit të OSBE-së,ambasadori amerikan William Woker dhe pasi kishte parë trupat e pajetë të shqiptarëve,pa hamendje këtë masakër rrënqethëse e quajti krim kundër njerëzimit.



Atë ditë janari,në Reçak janë vrarë e masakruar:


1.Lute ASLLANI
2.Banush AZEMI
3.Ragip BAJRAMI
4.Halim BEQIRI

5.Rizah BEQIRI
6.Zenel BEQIRI
7.Lutfi BILALI
8.Ajet EMINI
9.Bujar HAJRIZI
10.Myfail HAJRIZI
11.Skënder HALILI
12.Haqif HYSENAJ
13.Hajriz IBRAHIMI
14.Hakip IMERI
15.Murtez IMERI
16.Nazmi IMERI
17.Mehë ISMAJLI
18.Muhamet ISMAJI
19.Ahmet JAKUPI
20.Eshref JAKUPI
21.Hajriz JAKUPI
22.Mehmet JAKUPI
23.Xhelal JAKUPI
24.Jashar JASHARI
25.Raif JASHARI
26.Shukri JASHARI
27.Fatmir LIMANI
28.Nexhat LIMANI
29.Salif LIMANI
30.Bajram MEHMETI
31.Hanumshah MEHMETI
32.Arif METUSHI
33.Haki METUSHI
34.Ahmet MUSTAFA
35.Asllan MUSTAFA
36.Muhamet MUSTAFA
37Sadik OSMANI
38.Jashar SALIHU
39.Shukri SALIHU
40.Bajrush SHABANI
41.Ahmet SMAJLAJ
42.Sheremet SYLA
43.Shyqëri SYLA
44.Bajram XHELADINI
45.Njazi ZYMERI



(…)



Ilustrim:



Në vijim ju ftojë të shihni një videoklip nga masakra e Reçakut, gjatë vizitës së ambasadorit Woker në vendin e krimit



Këtë videoklip mund ta përcillni përmes: „realPlayer“


http://news.bbc.co.uk/olmedia/255000/video/_256358_loyn_vi.ram



&



William Woker në vendin e ngjarjes:



http://news.bbc.co.uk/1/hi/programmes/from_our_own_correspondent/261529.stm



&



Të masakruarit në ambientet e xhamis,në Reçak:



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs4.htm





&



Plaku pa kokë,që ia këputën barbarët serb:



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs11.htm





&



Të masakruarit në kodër,mbi fshatin Reçak:



http://www.alb-net.com/kcc/recak.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs13.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs14.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs4.htm



http://aacl.com/82.html



http://aacl.com/92.html



http://aacl.com/102.html



http://aacl.com/112.html



http://aacl.com/122.html



http://aacl.com/132.html



&



Vitin e kaluar(2005),Lëvizja KAN tani „VETVENDOSJE“,së bashku me organizatat“Thirrjet e Nënave”nga Gjakova,“26 marsi 1999”,nga Krusha e Vogël,dhe me familjarë të Reçakut,pasi që kanë identifikuar presonat(serbë),që akuzohen nga familjarët e viktimave,për vrasjen dhe masakrimin e bijëve dhe bijave të tyre,kishin zgjedhur çarçafin si mënyrë ,për t´i bërë publike emrat e kriminelëve.



Aktivistët e këtyre organizatave,më 26 mars 2005, 7 maj 2005 dhe 10 qershor 2005,kanë vendosur tre çarçafë me dimensione 20m x 4m në ndërtesat afër UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës.



1)-Çarçafi i parë përmbante emrat e 56 personave që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen dhe rrëmbimin e 112 banorëve të fshatit Krushë e Vogël.





2)-Çarçafi i dytë përmbante emrat e 35 personave që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen e 750 banorëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve që ende janë të pagjetur nga komuna e Gjakovës.



&

Ilustrim:



-Klikoni më poshtë për t´i lexuar emrat e 35 kriminelëve serb,që akuzohen nga familjarët e viktimave të Gjakovës:



http://www.kan-ks.org/carcafet.htm





-Pamje nga rivarrimet e trupave të shqiptarëve nga Gjakova me rrethinë,që ishin gjetur në varrezat masive në Serbi:



http://www.ereniku.net/perditshmeria.html



3)-Ndërsa në çarçafin e tretë kanë qenë të shkruar emrat e 19 personave që akuzohen nga familjarët e viktimave të Reçakut, për vrasjen dhe masakrimin e 45 civilëve të këtij fshati.



Në masakrimin e shqiptarëve të Reçakut,më 15 janar 1999,ndër të tjerë,

kanë marrë pjesë këta kriminelë:


1.BOZHIDAR MARINKOVIQ
2.ÇEDOMIR AKSIQ
3.ZHIVORAD STOJÇETOVIQ
4.BOGDAN NOJIQ
5.JOVICA STOJKOVIQ
6.MOMIR RISTIQ
7.ZVONKO RISTIQ
8.LJUBOMIR NOJIQ
9.NENAD MARINKOVIQ
10.PAVLE MARINKOVIQ
11.ZORAN NEDELKOVIQ
12.SLLAVISHA MARINKOVIQ
13.VOJISLLAV JANIÇIJEVIQ
14.MILIVOJE ÇANOVIQ
15.JOVICA JOVANOVIQ
16.STOJAN AKSIQ
17.MILORAD KOSTIQ
18.DRAGISHA KOSTIQ
19.DRAGAN TASIQ


(…)



Edhepse janë bërë publike emrat e kriminelëve serb,askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë,(policia e UNMIK-ut,SHPK-ja…)dhe as institucionet tjera ndërkombëtare të UINMIK-ut dhe ato vendore,të Kosovës,deri më tani(të paktën)nuk kanë treguar interesim,për të bërë kallzim penal,për t´i arrestuar dhe sjellë ata,para drejtësisë.

Kjo neglizhencë duket se ekziston edhe te organizmat tjerë të Kosovës,siç është.Oda e Avokatëve të Kosovës,Shoqata e Juristëve të Kosovës….etj etj.



Pas përfundimit të luftës,në Kosovë janë kryer shumë hulumtime për krime të luftës,nga organizata të ndryshme joqeveritare vendore dhe nderkombëtare,për më tepër me këtë punë janë marrë hetues të OKB-së për krime të luftës.

Në një shkrim hulumtues për masakrën e Qyshkut(14 maj 1999) të shkruar nga Michael Montgomery dhe Stephen Smith,hetuesi i OKB-së për krime të luftës,z.Dennis Milner,ka theksuar se puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte,kryetarit 'jugosllav" Sllobodan Millosheviq.

"Mund të thuhet se Tribunali as që është themeluar ndonjëherë ose kurrë nuk ka pasur për qëllim të vihet pas gjykimit të akterëve të krimeve në nivelet e ulëta", thotë Milner. "Ne do të insistojmë në atë se ata në krye janë personat përgjegjës... dhe se ata, duke qenë të implikuar, kanë tërhequr këmbëzën".


Edhe M. Cherif Bassiouni, ish-hetues i OKB-së për krime lufte, i cili tash ligjëron në Universitetin De Paul në Chicago, mbështet fokusimin e Tribunalit të Hagës mbi Slobodan Milosheviqin dhe bashkëpunëtorët e tij të lartë. Çështja themelore, thotë ai, nuk është në dënimin e krimeve të kaluara, por në parandalimin e krimeve të ardhshme.



Po të bazohemi në deklarimet e mësipërme të hetuesve të OKB-së për krime të luftës,del se qindra e mijëra kriminelë serbë lokalë dhe komandues të shumtë të formacioneve militare dhe paramilitare serbe,nuk do të arrestohen kurrë dhe as që do të dalin ndonjëherë para drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore.



Ne shqiptarët jemi dëshmitarë për krimet e kryera në Kosovë.Dhe këto krime i dim mirëfilli se i ka kryer shteti serb me të gjitha mekanizmat e tij.Për krimet në Kosovë nuk është përgjegjës vetëm kryekrimineli Sllobodan Millosheviq dhe disa bashkëpunëtorë të rangut të lartë,siç thonë hetuesit e OKB-së.

Për krimet makabre në Kosovë(të përmasave gjenocidi dhe etnocidi), përveq rangut të lartë shtetëror të Serbisë,përgjegjës janë edhe institucionet akademike serbe,siç është Akademia e Shkencave e Serbisë dhe përgjithësisht intelegjenca serbe,por mbi të gjithë përgjegjës për shfarosjen e shqiptarëve, është kisha serbe në krye me patriarkun Pavle,e cila vazhdimisht ka qenë promotore shpirtërore e realizimit të platformave politike antishqiptare që nga Car Dushani…,…e„Naçertanija“e Ilia Garashaninit“ 1844,e deri në qershor 1999…!!!



Duke i pasur në dorë të gjitha dëshmitë (inçizime e fotografi të të gjitha krimeve në Kosovë,dëshmi për djegjet dhe plaçkitjen e pasurisë së shqiptarëve,dëshmitarë që mbijetuan krimin dhe emra të shumtë të kriminelëve serb,që morën pjesë drejtëpërdrejt në krime…,është e pajustifikueshme neglizhenca e institucioneve të Kosovës dhe organizmave të tjerë të shoqërisë sonë, lidhur me ngritjen e aktpadive penale,kundër kriminelëve veç e veç,në grupe,si dhe mgritjen e një padie penale kundër vetë Serbisë(shtetit serb).





Duke përfunduar,dëshirojë të rikujtoi,që të mos e harrojmë të kaluarën tonë të afërt,të mos e harrojmë:



1.Masakrën e Reçakut

2.Masakrën e Çirezit

3.Masakrën e Prekazit

4.Masakrën e Abrisë...

5.Masakrën e Likoshanit,

6.Masakrën e Rrezallës

7.Masakrën e Izbicës

8.Masakrën e Lybeniqit

9.Masakrën e Padalishtes

10.Masakrën e Qyshkut

11.Masakrën e Rrezallës

12.Masakrën Zahaqit

13.Masakrën e Burgut të Dubravës

14.Masakrën e Rogovës së Hasit

15.Masakrën e Krushes së Madhe

16.Masakakrën e Krushës së Vogël

17.Masakrën e Celinës

18.Masakrën e Bellacërkës

18.Masakrën e Burimit

19.Masakrën e Tususit në Prizren

20.Masakraën e Therandës

21.Masakrën e Gjakovës

22.Masakrën e Mejës

23.Masakrën e Korenicës....

...e qindra maskara tjera...,dhe varreza masive në Kosovë e në Serbi...!!!



-------

Në vijim ju sjelli disa nga këto masakra përmes fotografive:



&

Masakra në Abri të Epërme:



http://www.alb-net.com/warcrimes-img/abri.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs1.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs2.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs3.htm





&

Masakra në Abri të poshtme



http://www.hrw.org/campaigns/kosovo98/photo/dolobr2.htm





&

Masakra në Prekaz:



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs5.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs6.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs7.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs8.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs9.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs10.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs11.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs12.htm





&

Masakra në Rogovë të Hasit :



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs25.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs26.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs27.htm





&

Masakra në Lybeniq të Pejës:



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs16.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs17.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs17.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs18.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs19.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs20.htm





&

Masakra në Çirez të Drenicës:



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs21.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs22.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs23.htm



http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs24.htm



&



Të nderuar miq,



Të mos e harrojmë sakrificën sublime të mijëra dëshmorëve ,që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës...





Me respekt:


Sheradin Berisha



Sheradini63@hotmail.com

sheradini@web.de