Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, janar 27, 2006

Floart,27.01.06

Te nderuar kafepires te Art-Cafe-se,

Me poshte keni shkrim e z.Arta Seiti * ( Centre de Geostratégie ENS-Ulm Paris)te botuar ne Paris ne Revisten " Agir", ne 2004.

Me respekt ,

Flori Bruqi

_____________


SHKRUAN :ARTA SEITI *



MENDIME MBI FAKTORET SHOQERORE

TE KRIMINALITETIT NE SHQIPERI





Rreziku i kriminalitetit qe vjen nga Ballkani e alarmon Europen gjithmone e me shume.



Studimet dhe analizat, ne lidhje me kriminalitetin, qofte te origjines ballkanike, qofte te ardhura nga mediet e nga funksionaret perendimore, i referohen, ne pjesen e tyre me te gjere, krimit te organizuar shqiptar. Kjo çeshtje rivjen rregullisht ne diskutimet lidhur me sigurine ne Europe, e perben nje element te dores se pare ne kriminalitetin e ekonomive te Ballkanit.



Per te pershkruar rrjetet kriminale shqiptare, terma po aq te ndryshme si shkelje, keqberje, kriminalitet, trafiqe, korrupsion, perdoren shpesh bashke ne perendim, element qe na shkeput nga nje percaktim i sakte i dukurise ne Shqiperi. Ne kete menyre, qasja ndaj termit « mafia shqiptare » njehsohet shpesh me strukturen e « mafies klasike ».



Veprimet kriminale i perkasin kryesisht droges, kontrabandes, emigrimit ilegal, trajtimit te qenieve njerezore dhe nxjerrin ne pah asfiksine e ekonomise shqiptare.

Pjesa qe ze krimi ne ekonomine e vendit eshte e konsiderueshme, megjithese eshte e pamundur te japim shifra te sakta.





A eshte kriminaliteti shqiptar shfaqje e periudhes perpara tranzicionit ekonomik e shoqeror ?



Konstatojme qe shumica e botimeve te shtypit shqiptar, cek sot temen e trafiqeve, dhunen e ushtruar dhe disa vleresime te shkalles se krimit ne Shqiperi, te bera nga institucionet europiane dhe nderkombetare.



Shtrirja e trafikut te droges edhe ne shkalle nderkombetare ( raporti i fundit i Kombeve te Bashkuara per Shqiperine, qershor 2004), mbjellja e kanabisit nga njera ane dhe perspektiva e nje ligji te ri per konfiskimin e te mirave materiale te trafikanteve, vazhdojne te jene tema te dites te shtypit shqiptar.



Konteksti i krimit eshte i ndryshem nga nje vend ne tjetrin; kur behet fjale per Shqiperine, dominon kryesisht perdorimi i lendeve narkotike, larja e hesapeve, ekstremet. e xhelozise familjare dhe trafiqet e te gjitha llojeve.



Nje tjeter aspekt karakteristik ne Shqiperi lidhet me strukturen e organizatave kriminale (ose te pakten e nje pjese prej tyre) qe vendosen midis bandave dhe rrjeteve, sepse veprimtaria e tyre eshte e nje natyre prozaike.



Ashtu si çdo shoqeri qe ka normat e saj te mevetshme qe perputhen me vlerat dhe interesat e vendit, shoqeria shqiptare ka kaluar permes transformimesh, mbas vitesh te gjata te izolimit.



Pergjate epokes komuniste, shoqeria shqiptare u mberthye nga nje mbyllje politike, ekonomike e sociale. Prona kolektive, ndergjegja e perbashket, solidariteti, të diktuara nga nje fryme unike partiake, te gjitha keto, te imponuara e te mbrojtura nga diktatura, e mbysnin individin dhe e perzienin me nje turme homogjene. Ne kete kontekst ideologjik, frika, stanjacioni e gjendja e status quo-s, te ruajtura nga regjimi, nuk i linin vend shkeljeve, aq me teper krimit. Nderkaq, te braktisje vendin per te mos u kthyer me, perbente ne ate epoke, jo vetem nje krim politik, por edhe nje « blasfemë » e drejtuar kombit.



Kriminaliteti mberriti vone ne Shqiperi, mbas renies se regjimit totalitar te 1990-s, me shfaqjen e rrjeteve te prostitucionit ( duke perfshire dhe te miturit) dhe te trafikut te narkotikeve. Karakteri i dhunshem dhe i ndryshem i krimit ne Shqiperi mund te shpjegohet me kete dukuri te vonet.



Keshtu, u vu re qe kriminaliteti shqiptar u rrit kryesisht mbas fillimit te tranzicionit.

Botimi i rrefimeve te nje trafikanti (Osservatorio sui Balkani, nentor 2003), qe kishte gisht ne organizimin e emigrimit ilegal, perben nje shembull dritehedhes. Ne kete rast, konstatojme lehtesine me te cilen ky i ri, i cili kishte kryer studimet e larta ne Angli, shoqeronte bashkatdhetaret e tij per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Cmimi i udhetimit shkonte deri ne njemije e peseqind dollare per nje destinacion qe ndodhej ne Europe dhe mund te arrinte pese deri ne shtate mije dollare per ne Shtetet e Bashkuara. Nje qender trafiku e rendesishme ndodhej ne aeroportin e Tiranes; nje restorant ne zemer te kryeqytetit sherbente si nje nyje trafiku per pergatitjen e dokumenteve te rreme. Trafikanti tregon se si shoqeronte per ne Shtetet e Bashkuara afersisht tete klandestine ne muaj ; numri i tyre eshte rritur me shume pas renies se sistemit piramidal ne 1997-n.



Ne lidhje me dukurine e prostitucionit, gjegjesisht ate te grave, mund te themi se ka njohur rritje vitet e fundit ne Angli, ne Itali, ne Zvicer dhe ne Belgjike.



Per t’i dhene nje shpjegim dukurive kriminale, mund t’i referohemi teorise se “ anomi-se”(humbje te rregullave te sjelljes), se sociologut francez Durkheim. Paqendrueshmeria ne ekonomi, ne familje, sipas tij, mpak forcen shtrenguese te normave sociale, duke i shnderruar ne te vjeteruara normat e jetes se perditshme, si pasoje e zvetenimit te ekonomise, se tregtise, te divorcit.. Kesisoj, kriminaliteti eshte pasoje e mosfunksionimit te shoqerise, te shkaktuar nga shthurrja e normave sociale : keto nuk jane me ne gjendje te pengojne shtrirjen e krimit.



Rregulli social ne Shqiperi eshte shperbere si rrjedhoje e nje krize te ekonomise. Liberalizimi ekonomik, fale privatizimit, shfaqi nje mendesi individualiste, te skajshme, ne kundershti me « solidaritetin » qe levdoi regjimi i atehershem. Ceshtjet sociale dhe ekonomike shtrohen dhe shqyrtohen sipas nje kendveshtrimi individual (mbijetese, pasurimi, nderi te shkelur ) e si rrjedhoje, lakmite ne lemin ekonomik e social nuk njohin kufi.



Mund te pohonim qe rastin shqiptar eshte e udhes ta veshtrojme, sipas nje kendi te ndryshem nga ai i analizes se sociologeve perendimore, kryesisht kur eshte fjala per perqasjen e konflikteve te kultures dhe te nen-kultures, sjelleve normative te transmetuara nga nje brez ne tjetrin e te « institucionalizuara ». Ne kete kontekst, vemendja e analisteve perendimore e ne nje kuptim me te gjere, e publikut evropian cek veçanerisht nocionin e gjakmarrjes ne Shqiperi.



Shembujt i referohen shpesh Kanunit te Leke Dukagjinit e gjithe dispozitave te tij lidhur me gjakmarrjen. Nderkaq, teza e zhvillimit te kriminalitetit si atribut i ketij kodi duhet te shikohet me kujdes e ka nevoje per nje studim diakronik, duke vene perballe periudhat perpara e mbas 1990-s.

Ne fakt, nese vrasjet qe ndodhin ne Veri te Shqiperise perputhen me mendesine e Kanunit, do te ishte e veshtire te pranohej realiteti i influences se Kanunit ne teresine e krimeve shqiptare .



Kjo bindje mbeshtetet ne nje konstatim lidhur me rritjen e krimit mbas vitit ‘90. Ndersa sjellja e aktoreve te krimit e te viktimave i shkon per shtat parimeve te Kanunit, mekanizmat e tyre, motivet, forcat qe i shtyjne, jane te tjera.



Pe te kthjelluar keto motive dhe mekanizma, mund te permendim nocionin e pabarazise mbi « te drejten e te verteten » te Max Weber-it. Perceptimi i se mires dhe se keqes, duke iu referuar aktit kriminal, lidhet me nje tendence egocentrike qe konsiston tek fakti i shpeshte shqiptar, ku çdo gje e perplas ose e merr ndaj vetes. Moskuptimi i vertete i vlerave e i moralit, do te ishte midis te tjerash ne origjinen e krimeve e te larjes se hesapeve.



Nje numer i gjere krimesh ne Shqiperi ( jo vetem ne Veri), jepen si shprehje te shkeljes se nderit. Duke u kthyer serish tek Kanuni dhe gjegjesisht, tek besa, fjala e dhene, mund te shenojme, qe behet fjale per nje strukture juridike qe sherbente tashme si rregullator i jetes sociale ne shekullin e XV. Ne kete menyre, krimet aktuale nuk duhet t’i bashkangjiten ekskluzivisht gjakmarrjes ( « gjaku i dhene duhet te zevendesohet me gjakun e marre », sipas Kanunit), sepse ato shkaktohen, ne shumicen e tyre, si pasoje e varferise dhe e mbijeteses ekonomike. Ato mund t’i permblidhnim me fjale te tjera ne nje dukuri, ate te « kriminalizimit te ekonomise ».



Ne krahasim me kontekstin kriminal te vendeve te tjera (si Afganistani, Turqia ose dhe Kolumbia) natyra e krimit shqiptar ka nje lexim te ndryshem. Nese ne Kolumbi mund te themi qe rregulli institucional, ekonomik e social bashkekziston me dhunen e krimin, konteksti shqiptar perjashton nje situate te tille. Ndryshe me rregullin kolumbian, Shqiperia paraqet nje çrregullim dhe nje paqendrueshmeri ekonomike e sociale. Ne Shqiperi, eshte pikerisht konteksti politik e socio-ekonomik qe ushtron influence mbi ekonomine e krimit dhe jo e kunderta.





Aktoret sociale ne Shqiperi, jane zbehur veçanerisht ne kushtet e nje mungese rregullash shoqerore. Ky fakt rrjedh nga dobesia e institucioneve te drejtesise dhe e sistemit legjislativ, te cilet tkurrin nderhyrjen e ketyre aktoreve ne nderveprimin ekonomik e social. Tensionet politike shkaktojne ne te shumten e rasteve, « cikle te mbyllura e te perseritura » dhe e pengojne formesimin social e ekonomik, i cili behet i gatshem per te krijuar rrjete kriminale. Perveç ketyre faktoreve, hiperpolitizimi behet pjelle e nje dhune frenetike.



Tipologjia e grupeve kriminale ne Shqiperi



Do te ishte e udhes te merrnim ne themel te studimit tone, termin rrjet. Marredheniet e protagonisteve te trafiqeve te ndryshme ndertohen rreth lidhjeve te drejtperdrejta e jo te drejtperdrejta, por gjithashtu edhe rredh praktikave te bandave, ne kuptimin e grupeve te pa strukturuara.

Raportet direkte midis anetareve te rrjetit vendosen mbi bazen e bashkepunimit per krimin. Rrjeti ka tendence te zgjerohet, ne saj te disa lidhjeve jo direkte me individe qe nuk jane te perfshire ne menyre te drejtperdrejte ne veprimet kriminale, gjegjesisht segmente te policise ose te tjere aktore. Keshtu « miqte e miqve » mund te ndertojne lidhje indirekte midis tyre.



Ne rastin e Shqiperise, mund te flasim per nje teresi grupesh kriminale me lidhje fluide se sa per grupe te strukturuara e te vazhdueshme. Keto rrjete jane me te pranishem ne qytete, e kryesisht ne kryeqytet, fale lidhjeve qe jane vendosur me rrjetet kriminale nderkombetare.

Shembulli i zbulimit te nje rrjeti nderkombetar te trafikut te droges ne korrik te 2004-s, eshte tregues. Ky rrjet, perfshinte, sipas Ministrise se Rendit te Shqiperise, vende si Turqia, Bullgaria, Maqedonia, Shqiperia dhe Italia. Ky zinxhir i « keputur » ne Shqiperi flet per nje mungese te zoterimit te poleve nga ana e segmentit shqiptar. Sipas shtypit shqiptar, lidhjet ne brendesi te grupit ( nje bashkesi njerezish te afert e te tjere individe me lidhje familjare), zbulohen, duke mos qene si duhet te kamufluara.



Disa tipare te veçanta te rrjeteve shqiptare, mundet te na ndihmojne per te karakterizuar me mire dukurine kriminale :



ne ndryshim me « mafien klasike » (italiane ose ruse), rrjetet kriminale shqiptare nuk jane, sipas mendimit tim, nje model rregullues i shtetit me grupet kriminale ;



struktura e rrjeteve eshte horizontale e jo vertikale, gje qe kufizon hierarkine ;



territoret e influences nuk jane te ndara ne menyre te prere e kjo lejon nje bashkekzistence te heshtur te grupeve te shumta ne te njejtin territor ;



shkaqet e dhunes jane te shumellojshme, duke filluar qe nga krimi ordiner e deri tek larja e hesapeve ne lidhjet e biznesit ;



ne shume raste transaksionet behen me para ne dore e jo ne rruge bankare ;



grupet kriminale shqiptare jashte vendit, mbledhin mbas vetes individe me origjine nga e njejta zone ne Shqiperi ;



rrjetet shqiptare jashte vendit kompensojne me dhune mungesen e institucionalizimit ;



Ne lidhje me masat e marra ne luften kunder krimit, bashkepunimi i dyanshem (marreveshjet midis Shqiperise dhe Italise) kane qene me te frytshme se bashkepunimet ne nivele multilaterale.



Megjithate, kriminaliteti shqiptar i ka rrenjet ne krizen ekonomike. Ne rrethanat e reduktimit te ndihmave financiare te Europes kundrejt Ballkanit, e persa kohe qe kuadri legal i migracionit nuk eshte percaktuar ende, rreziku i kriminalitetit mund te rritet.





* Arta Seiti(arta_seiti@hotmail.com) eshte doktorante ne Antropologji sociale ( Ecole des Hautes Etudes en Sciences Sociales) e kerkuese e associuar ne Qendren Gjeostrategjike ne Ecole Normale Supérieure ne Paris.

Shkrimi i mesiperm eshte i botuar ne Revisten « AGIR », n°19, tetor 2004, Paris