Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, janar 04, 2006

Beogradi zyrtar kerkon falje

18:00/04.01.06 - Shperthimi ne Ambasaden shqiptare: Beogradi zyrtar kerkon falje
Ministria e Punëve të Jashtme të Unionit Serbi-Mali i Zi i ka shprehur keqardhje ambasadorit të Shqipërisë për shkak të incidentit të së dielës lidhur me
ambasadën e saj.
Ambasadorit Petrit Bushai i është shprehur keqardhje për shkak të incidentit në oborrin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd më 1 janar, kur një mjet i vogël shpërthyes është hedhur ndaj ambasadës, duke shkaktuar dëmtime tëë vogla në fasadën e ndërrtesës së ambasadës, bëjnë të ditur mediat serbe.
Ambasadori Bushati është njoftuar se organet kompetente po ndërmarrin të gjitha masat në mënyrë që autorëë të identifikohen, të arrestohen dhe të dënohen. |||Lajme.Net|||

13:45/04.01.06 - Fitorja e pare e Serbise!?(Koment i lajme.net)
Eshte nje koment i detyruar qysh ne titull dhe ne permbajtje. Serbia e arriti fitoren e pare ne kete fillim viti perballe bisedimeve per statusin e Kosoves. Mjaftoi nje shperthim ne oborrin e ambasades shqiptare ne Beograd qe te arrihej fitorja.
Momenti i shperthimit ishte shume i llogaritur, nje dite pas vitit te ri kur njerezit jane te dehur nga festa. Njesoj si ne gushtin e vitit 1981 me bomben ne oborrin e ambasades jugosllave ne Tirane kur njerezit mendonin vetem per plazhin
Pas shperthimit pasoi nje heshtje varri ne Beograd. Si do reagoje Tirana Zyrtare ? Reagimi nga Tirana Zyrtare ishte ne ne nivel te larte. Por reagim ishte i dobet nga Tirana Politike. Kreret e partive kryesore politike te Tiranes ishin akoma nen overdozat e festes se nderrimit te viteve.
Por fitorja me e madhe e Serbise u arrit ne Kosove, ne gjirin e klases politike te Kosoves. Ne Prishtine deri ne daten 4 janar 2006, ora 13.00, vetem AAK e Haradinaj reagoi drejt dhe sakte duke e lidhur shperthimin me bisedimet per statusin e Kosoves. Ne mungese te kryetarit qe ja ka ndaluar Hag ate merret me politike, reagoi zedhenesi Lumaj. Ndersa partite e tjera politike te Kosoves heshten. Heshtje varri ?! Asnje prononcim, asnje deklarim. Megjithse flitet per nje shperthim me oborrin e amabasades se «Shtetit-Ame», qe duan apo nuk duan disa prej tyre, ka qene, eshte dhe do te jete «Piemonti» I shqiptareve.
Por dukuria qe e ben me te trishtueshem pasngjarjen e shperthimitr te 200 gram tritol, eshte qendrimi dhe pikpamja e qeverise se Kosoves se kryesuar nga Bajram Kosumi. Qeveria Kosumi nuk ka asnje deklarim zyrtar ndaj shperthimit. Kryeministri Kosumi sipas faqes se tij te internetit ka planifikuar nje takim ne 4 janar 2006 me kryetarin e Komunes se Vitise. Por kryeministri qe deklaron se do jete kryeministri i pavarsise se Kosoves deri me tani nuk ka gjykuar te aryseshme te thote nje fjale per provokacionin e llojit «Franjo Herljeviç». Nje dite me pare foli ne telefon per nje televizion shqiptar nje nga keshilltaret e tij I cili dha mendimin e tij duke e konsideruar ngjarjen si nje problem te brendshem te Serbise dhe Shqiperise.
Dikush mund te thote se nuk perben ndonje problem per tu deklaruar, sepse ne fund te fundit, vetem 200 gram tritol ishin dhe nuk u be qameti.
Kjo eshte e vertete. Nuk u be qameti. Por ka dy elemente me te rendesishme se sa «qameti» nga shperthimi I 200 gram tritol. Elementi I pare eshte se nje pjese e partive politike ne Shqiperi me ne krye PSSH u «tremben» nga 200 gram tritol!!. Dhe e dyta eshte se Serbia vetem me 200 gram tritol I trembi politikanet e Kosoves dhe I detyroi qe ose te thone se kjo eshte problem I brendshem midis Shqiperise dhe Serbise, ose I detyroi qe fshehur pas pushimeve te vitit te ri te mos flasin fare.
Eshte nje fitore politike spektakulare e Serbise, qe I kushtoi shume pak, vetem 200 gram tritol.Perballe saj u ndodh vetem qeveria e Shqiperise.
A do kete fitore te tjera? Le te presim te ardhmen. Dhe ne pritje te se ardhmes le tu kujtojme disa politikaneve «feudale dhe kozmopolite» ne Kosove dhe Shqiperi se ne vitin 1920 eshte krjuar ne Shqiperi Komiteti Qendror i Mbrojtjes se Kosoves me ne krye Hasan Prishtinen dhe Hoxhe Kadri Prishtinen dhe me ideolog Sali Nivicen, kryredaktor i gazetes Populli.

|||Lajme.Net|||