Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, janar 12, 2006

AUSTRIA, PRIORITET BALLKANIN

E Enjte, 12 Janar 2006


DERKOVIC: AUSTRIA, PRIORITET BALLKANIN

Ambasadori Austriak, Klaus Derkovic, eshte pritur dje nga kreret me te larte te institucioneve shqiptare. Nje takim te vecante ai kishte me kreun e shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe me ministrin e Jashtem, Besnik Mustafaj. Ne takimin qe kishte me kreun e shtetit, ambasadori austriak informoi kreun e shtetit lidhur me marrjen e presidences se radhes se BE-se nga vendi i tij, per prioritetet e axhenden e saj ne ketegjashtemujor. Ai vuri ne dukje se, gjate kesaj periudhe marredheniet e BE-se me vendet e Ballkanit Perendimor do te kene nje rendesi te vecante duke patur parasysh dhe aspiratat e tyre per integrim ne kete strukture evropiane. Dy drejtime te tjera shume te rendesishme per presidencen e BE-se ne kete gjashtemujor do te jene dhe Kushtetuta Evropiane si dhe rritja ekonomike e hapja e vendeve te reja te punes. Derkovic theksoi marredheniet shume te mira qe ekzistojne mes dy vendeve tona aktualisht, lidhjet e hershme historike mes tyre si dhe deshiren per te mbyllur negociatat e vendit tone me BE-ne per marreveshjen e stabilizim-asociimit gjate kohes qe Austria ka kryesine e presidences se radhes. Nga ana e tij, Presidenti shqiptar duke uruar per arritje sa me te frytshme te presidences se radhes se BE-se dhe vete drejtueses se saj, shprehu rendesine qe ka kjo periudhe per procesin integrues te vendit tone ne kete strukture dhe besimin se me perpjekjet e perkushtimin tone dhe mbeshtetjen konkrete te nje vendi mik me rol kyc, si Austria ne kete proces, do te arrihet ne nenshkrimin e marreveshjes se stabilizim-asociimit me BE-ne. Nje ceshtje tjeter shume e rendesishme gjate ketij gjashtemujori do te jete dhe ajo e zgjidhjes se statusit te Kosoves, per te cilin Presidenti Moisiu ritheksoi qendrimin e tij te vendosur per pavaresine dhe vuri ne dukje faktin qe selia e ketyre bisedimeve ndodhet ne Vjene.

Mustafaj-Derkovic

Po keshtu, diten e djeshme ambasadori i Austrise, Klaus Derkovic, u prit ne nje takim te vecante nga ministri i Jashtem, Besnik Mustafaj. Pasi shprehu besimin per suksesin e plote te Presidences Austriake dhe duke vleresuar axhenden e pasur e vemendjen qe pritet t'i kushtohet Ballkanit Perendimor, ministri Mustafaj theksoi se "shpreson qe gjate kesaj kohe Shqiperia te nenshkruaje edhe Marreveshjen e Stabilizim Asocimit. Mustafaj dhe Derkovic ndane te njejtin vleresim se Austria, si njohese e mire e problemeve te rajonit tone, do te luaje nje rol shume te rendesishem edhe ne kuader te negociatave per percaktimin e statusit te Kosoves, nderkohe qe dy nga pjesetaret e ekipit te Ahtisaarit i perkasin pikerisht ketij vendi. Nga ana e tij, ambasadori Derkovic e siguroi ministrin Mustafaj per mbeshtetjen qe Austria do t'i jape Shqiperise per kurorezimin e Marreveshjes se Stabilizim Asocimit, duke e njohur ate me tej me prioritetet dhe aktivitetet qe pritet te zhvillohen gjate Presidences se radhes pergjate muajve ne vazhdim.

http://www.kohajone.com