Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, janar 04, 2006

Askush nuk deshiron qe Kosova te behet nje Bosnje e dyte

17:00/04.01.06 - Shala: Askush nuk deshiron qe Kosova te behet nje Bosnje e dyte
Grupi politik i Delegacionit të Kosovës për bisedimet rreth statusit është plotësisht i përgatitur për takimin e radhës me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisarin, që pritet rreth gjysmës së dytë të muajit janar. Kështu ka thënë koordinatori Blerim Shala, duke shtuar se Grupi politik është përqëndruar në përgatitjen e planit të decentralizimit dhe në arsyetimin ligjor të pavarësisë së Kosovës. Nuk mund të ketë ndarje të Kosovës dhe as kantonizim, pasi askush nuk e dëshiron një Bosnjë të dytë në Kosovë, ka thënë Blerim Shala, koordinator i Grupit të ekspertëve të Delegacionit të Kosovës.
Këto komente ai i ka bërë në takimin e Grupit politik-strategjik, i cili përbëhet nga përfaqësues të lartë të katër partive kryesore politike të Kosovës. |||Lajme.Net|||