Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, janar 03, 2006

As diplomacia e tritolit dhe as diplomacia e pambukut nuk mund te ndale proçesin e shtetit te Kosoves

15:00/03.01.06 - Danaj: As diplomacia e tritolit dhe as diplomacia e pambukut nuk mund te ndale proçesin e shtetit te Kosoves
Partia Aleanca per Mirqenie dhe Soldaritet ka denuar aktine rende te shperthimit ne oborrin ne ambasades shqiptare ne Beograd te nje sasie tritoli.
Ne deklaraten per shtyp, kryetari i AMS, Koço Danaj e ka cilesuar shperthimin e ndodhur pjese te nje diplomacie te tere e cila ka nje emer. Sipas Danaj: Ajo eshte diplomacia e tritolit qe kerkon te frikesoje shqiptaret. AMS eshte e bindur se jane shume te pakte ata shqiptare ne Prishtine, Tetove apo Tirane qe frikesohen nga kjo lloj diplomacie frikesimi dhe terrori.
Sipas Danajt: Shqiptaret jane sot faktori kryesor i zgjidhjes se problemeve qe ka Ballkani dhe jo pjese e ketyre problemeve. Vetem me ndihmen e shqiptareve, bashkesia nderkombetare do te munde zgjidhe problemet qe ka ne Vojvodine dhe ne Sanxhak, ne Mal te Zi apo ne Maqedoni, ne Transnistri apo Transilvani.
Ndersa lidhur me Kosoven, AMS rishpreh qendrimin e saj se Kosova ka hyre ne rrugen pa kthim te formimit te shtetit demokratik dhe asnje diplomaci, qofte me tritol, apo qofte me pambuk nuk mund ta ndale kete proçes te pakthyeshem.|||Lajme.Net|||