Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, janar 12, 2006

Anan i shqetesuar për konfliktin me Iranin

Anan i shqetesuar për konfliktin me Iranin

Nju Jork: Konflikti atomik me Iranin sipas vleresimeve të SHBA-ve po shkon drejt involvimit të Këshillit të Sigurimit. Këshillimet për ndëshkime të mundshme janë më të mundshme se kurrë më parë, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Sean McCormak. Presidenti iranian Mahmud Ahmadinaxhad kundershtoi protestën kunder rinisjes së programit atomik. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan shprehu shqetesim për qëndrimin iranian. Anan mbështet përpjekjet diplomatike të BE-së dhe Rusisë. Sot ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe takohen në Berlin me të ngarkuarin e BE-së Javier Solana. Ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier tha se do të peshohet, në se ka ende hapësira për bisedime të tjera.

http://www.dw-world.de