Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, dhjetor 16, 2005

Me shkas:Korrupsioni ne shendetesi...

From : Flori Bruqi
Sent : Friday, December 16, 2005 3:56 PM







To: art-cafe@alb-net.com, Skender.Berisha@ks-gov.net, ajvazberisha@hotmail.com,
aliberisha@ipko.net, arben.cami@ks-gov.net, artanpiperku@hotmail.com,
b_ramosaj@hotmail.com, bajram.kosumi@ks.gov.net, vasilq@voila.fr,
dr_krasniqi2001@yahoo.com, dr_nazif_ahmeti@yahoo.com,
durakzyrapi885@hotmail.com, edi.rama@ps-al.org, enisahmedi@hotmail.com,
enver_hasani@yahoo.com, valbona.fejzullahu@balkans.halliburton.com,
g.ajgeraj@bluewin.ch, ganibajraktari@yahoo.co.uk, tetori13@hotmail.com,
hasim_rushiti@yahoo.com, zeqirja_h@yahoo.com, i_prokshi49@hotmail.com,
ibrahimtershnjaku@yahoo.com, jahja.lluka@ks-gov.net, ktraboini@msn.com,
Afrim.Loku@balkans.Halliburton.com, sanije.matoshi@balkans.halliburton.com,
Saranda.Matoshi@balkans.Halliburton.com, miftarelshani35@yahoo.com,
n_adem@yahoo.com, naser.rugova@ks-gov.net, nehat.ramadani@undp.org.mk,
njazishala@yahoo.com, pallekaj@yahoo.com, pikassous2001@hotmail.com,
ramadanhalimi@hotmail.com, ramizlivoreka@yahoo.com, samirexhepi@hotmail.com,
shehuengjell@hotmail.com, shgalica@hotmail.com, skenderberisha@hotmail.com,
spitaliregjional@yahoo.com, venena_company@yahoo.com
Cc: floribruqi@hotmail.com, isufdedushaj@hotmail.com
Bcc:
Subject: Flori Bruqi: Korrupsioni ne shendetesi...
Date: Fri, 16 Dec 2005 15:55:30 +0000



Me shkas: Korrupsioni ne shendetesi...

Në web faqet tona(http://flori-press.blogspot.com,http://floart.blogspot.com) pothuaja gadi cdo dite marrim letra te postuara per korrupsionin e mjekeve ne spitalet tona kosovare.Korrupsioni shendetesore si ne Kosove,Maqedoni dhe Shqiperi eshte ne nivel alarmant...Kesaj ardhe do te shkruajm per korrupsionin e mantelbardheve ne shtetin ame...Heren tjeter do te flasim per korrupsionin e mantilbardheve ne Spiatlet tona kosovare...faktet jane te pamohushme!

Meqenese dy ish funksionare te larte te Shendetesise se Kosoves(Afrim Loku,ish drejtor operativ ne QKUK ne Prishtine dhe Liman Morina,shef i prokurimit ne QKUK ne Prishtine)nuk deshen te korruptohen nga biznismenet kosovare,te njajtit u suspenduan nga Bordi i dhunshem ekzekutive i QKUK-se ne Prishtine dhe per shume kohe te njajtit mbeten edhe pa pune...Fale fatit qe s'ishin te korruptuar dhe kishin aftesi menagjuese te njajtit u punesuan ne vende tjera te punes si menagjer te larte...,por jo ne QKUK...

Me fakte konkrete nga java e ardhshme do te flasin vete lexuesit se cili prej mjekeve eshte i korruptuar ne institucionet shendetesore te Kosoves...

A ka apo jo korrupsion ne shendetesi do te degjoni ju nga dora e pare dhe dhashte zoti qe Qeveria e Kosoves,do te filloj spastrimin nga hajnat nga MSH,QKUK,Spitalet rajonale...

Moderatori:Flori Bruqi



Shumat e parave me të cilat mund të korruptoni mjekët në spitale

Korrupsioni në shëndetësi, në nivele alarmante

Niveli korrupsionit në shëndetësi rezulton i përmasave alarmante. Ndërkohë që në spitalet e vendit tonë “bluzat e bardha” marrin ryshfete. Këto konkluzione konfirmohen nga Banka Botërore dhe nga një studim i kryer nga “Shoqata për një demokraci në Shqipëri”. Nga të dhënat e Bankës Botërore, rezulton se çdo individ në shoqërinë shqiptare është në dijeni të korrupsionit dhe abuzimeve në shërbimin shëndetësor publik. Objekti i studimit ishin pacientë të paraqitur në shërbimin e urgjencës, të shtruar në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, Qendrën Spitalore të Vlorës dhe Qendrën Spitalore të Shkodrës. Pacientët e përzgjedhur ishin në moshë madhore, me qëllim marrjen e informacionit drejtpërsëdrejti nga pacientët dhe jo nga të afërmit. Në studim u përzgjodhën 800 pacientë nga të cilët 386 në Tiranë, 194 në Shkodër dhe 198 në Vlorë.


Kushtet


Sipas studimit, 50 për qind e pacientëve mendojnë se shërbimi shëndetësor publik është në kushte tepër të këqija. Po ashtu, 70 për qind e tyre mendojnë se higjiena në spitale është nivelit të ulët dhe 50 për qind prej tyre mendojnë se ushqimi është i standardeve të ulëta. Sipas të anketuarve, përveç mungesës së pajisjeve dhe mungesës së përgjegjshmërisë nga mjekët, higjiena është një çështje shumë problematike në spitale. Ata shprehen se janë të detyruar të paguajnë nën dorë për të pasur shërbimin e pastrimit në dhomat e tyre. Studimi mbi infeksionin nosokomiale në QSUT në fund të vitit 2004 dha shifra pesimiste të sëmundshmërisë vetëm nga mungesa e higjienës, kjo jo vetëm në kirurgji, por edhe në klinikat e terapisë.


Pagesat në dorë


200 deri në 500 lekë është shuma me të cilën paguhen infermierët “nën dorë”. Ndërkohë që 5 mijë është shuma me të cilën korruptohet një mjek anestezist në spitalet tona. Po ashtu, 15 mijë deri në 30 mijë lekë është shuma me të cilën paguhet nën dorë një kirurg i sëmundjeve të brendshme. Sipas studimit, 80 për qind e pacientëve të pyetur deklarojnë se personeli kërkon para nën dorë. Sipas studimit, pacientët kryejnë pagesa nën dorë në spital edhe nëse paguajnë sigurimet shëndetësore. Sipas të intervistuarve, këto pagesa përballohen me vështirësi. Ndërkohë, specialistët shpjegojnë se kjo situatë krijon një ekonomi paralele informale, e cila dëmton shërbimin shëndetësor publik, i cili nuk përfiton nga kjo ekonomi. Ndërkohë, Shoqata për një Demokraci në Shëndetësi, ka si objekt mbrojtjen e të drejtave të pacientit. Një element për të mbrojtur të drejtat e pacientit është asistenca ligjore falas për ta. Nga përgjigjet e disa pacientëve, specialistët kanë arritur në përfundim se mosbesimi ndaj sistemit juridik dhe kostot e larta të honorareve të avokatëve bëjnë që ata të stepen dhe të mos çojnë ankesat e tyre pranë dyerve të gjykatave.


Cikuli: Pacienti pëson agresione nga të gjitha anët


“Nuk mund ta luftojmë korrupsionin vetëm ne mjekët, nuk mund ta luftojmë mitëmarrjen ne mjekët. Pra, duhet një konceptim i ri. Nga ana tjetër, pacienti sot pëson agresion nga të gjitha anët, nga kompanitë farmaceutike, nga mjekët, kirurgët, obsetrit etj. Në botën e qytetëruar ka një rrjet të tërë avokatësh për t’i mbrojtur ata. Pse në Amerikë, një e treta apo një e katërta e rrogës së kirurgut shkon pikërisht për t’u mbrojtur nga gjyqet që hapin pacientët? Pse avokatët e kanë këtë fushë kaq për zemër? Pikërisht nga futja e pacientëve në mbrojtje të interesave të tyre dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe ne këtë shpresojmë”, tha ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli.