Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, dhjetor 11, 2005

Marrëveshja e fshehte e Berishës me Ilir Metën


Marrëveshja e fshehte e Berishës me Ilir Metën

Politika gjithmonë ka njohur skena dhe prapaskena te thëna dhe te pa thëna ulje dhe ngritje acarime dhe qetësi marrëveshje dhe sherr marrëveshje te hapur dhe marrëveshje te fshehta. Për këtë te fundit gjithmonë e kane hedhur ne tavoline sa here qe numrat e kartonëve janë te pamjaftueshme, sa here qe situata acarohet brenda llojit te grupimeve me interesa te dyshimta dhe pushteti fillon te lëkundet për ta humbur atë me kartonë. Po te sjellim ndërmende lojërat e pamoralta te kartonëve qe kurdiste ish-kryeministri Nano ne kohen qe drejtonte qeverinë ne vitet1997-2004 kur kartonët nuk i mjaftonin qe te bënte zëvendësimin e ndonjë ministri apo te ndonjë ligji te rëndësishme qe kërkonte me shume se 71 vota. Ai menjëherë hidhej ne krahun kundërshtarë atë te opozitës se atëhershme sot pozite ku me premtime postesh ne administrate te fare e fiseve apo me dollarë dhe euro i blinte ata për te marre kartonët jeshil për te realizuar qëllimet e tij dhe te mos rrezikohej për zgjedhje te parakohshme. Duke krijuar oponence te forte interesash e pazaresh brenda mazhorances se atëhershme numrat e kartonëve kishin te pamjaftueshëm bile shumica e tyre ishte kundër, gjë e cila e rrezikonte per rrëzim nga qeveria ne votë besimet qe kërkonte here pas here opozita . Dinakëria ku ne thelb i mungonte morali ish-kryeministrit Nanon, ishte se shfrytëzonte mjafte mire përçarjen e opozitës se atëhershme midis Pollos dhe Berishës si dhe te disa deputetëve te Partisë Republikane e te Ballit e Legalitetit, e bënin Nanon te pathyeshëm ne vote besimet ne parlamentin Shqiptare pavarësisht se ne grupin e tij kishte probleme dhe një pjesë te drejtuar nga Ilir Meta e kishte kundre ne kartonë. E njëjta strategji po na shfaqet edhe tani me opoziten e sotme ku me sa shohem ne nuk i ka numurat e nevojshem per ligje te rendesishme qe kerkojne 2/3 e votave. Po te bëjmë një analiz te vogël nëmurave te kartonëve brenda mazhorances shikojmë se nuk janë te mjaftueshëm për ligje te rëndësishme apo për zgjedhjen e Presidentit vitin e ardhshëm për te mos thëne me kryesoren qe largqofte te marre ndonje inisiativ opozita e sotme për vote besim te qeverise dhe te Kryeministrit.I pari qe ka dale ne oponencë te hapur është Spartak Ngjela por pas tij ka edhe te tjere qe rrije ne hije per te dal hapur ne një moment kur ta shohen ata te arsyeshëm. Këtë e pame edhe ne votimin e para pak ditësh ku mori 66 vota ne një votim ne parlament qe kishte te bënte po me KLD. Duke u ndjerë ngushte opozita ne këtë votim nuk vonoj shume ne marrëveshjen me Ilir Metën dhe deputetet qe varen nga ai për një marrëveshje qe me sa duket po del nga dita ne dite ne sipërfaqe për tu marre veshe nga te gjithë. Kjo marrëveshje e fshehte dhe me shpërblim te madhe për postin e Presidentit vitin e ardhshëm Ilir Metes favorizon shume mazhorancen për te qeverisur e qete dhe pa probleme gjate mandatit 4 vjeçare dhe ne te njëjtën kohe i jep hapësire te mjaftueshme kryetarit te Qeverise për te mos patur probleme me te pakënaqurit e tij brenda gjirit te mazhorances dhe ne te njëjtën kohe për te thënë ne sy te ndërkombëtareve qe jeta politike është normale ku me pjesëmarrjen e opozitës kuptohet këtu Ilir Meta aprovohen ligje te rëndësishme për reformat qe ka nisur qeveria. Ilir Meta po shfrytëzon mjafte mire nevojën qe ika mazhoranca dhe po e luan rolin ne këtë marrëveshje te fshehte per posti e Presidentit qëllimi i tij i vetëm ne synimet karrieriste qe e kane karakterizuar atë ne problematiken qe vete ai ka krijuar gjate viteve te tij ne politik. Ne raste se nuk do ti afrohej Ilir Metës kjo formule e fshehte për postin e Presidentit te vendit atëherë kjo mazhorance me pakenaqesite qe ka brenda vetes nuk do te munde te miratonte as një ligj dhe për me tepër ne zgjedhjen e Presidentit do te shkonte patjetër ne zgjedhje te parakohshme. Pra e njëjta skeme shfrytëzohet gjithmonë si ne mazhorancen e kaluar ajo ne përçarjen qe ka sot opozita dhe lufta brenda llojit ose e thënë me ndryshe si e dimë ne nga populli’’Për inat te sime vjerre do flejë me mullixhine’’por këtu plus mullixhiut është dhe karriera personale e Ilirit qe për pak pushtet shet edhe veten e vet e jo me idealet për te cilat flet sepse ideal ai nuk ka fare dhe se popullin dhe votuesin e shikon sa për te mbushur xhepat e tij. Pra ky është morali i politikes nga ku ne shpresojmë te ndryshojmë vendin. Po a munde qe ne me këtë moral dhe pazare mbi te cilën ngremë politiken ta shpëtojmë këtë vende?! Përgjigjen le ta japi vete populli qe i ka votuar këta politikane.

Engjëll Shehu
http://gjuhashqipe.blogspot.com/
http://engjellshehu.blogspot.com/
http://geocities.com/albsit
http://tanmarket.com/php