Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, dhjetor 26, 2005

Letër e hapur



A është Universiteti i Prishtinës –Universitet i Evropianizuar?



Në raftin e një holi të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës,janë të vendosura dhjeta broshura ku shkruan:Universiteti i Prishtinës ofron:

-studime të reformuara sipas proceseve të Bolonjës(fatkeqësisht ky reformim asë që ka filluar në këtë UP apo Rektorat të politizuar nga mësimdhënësit ,senatorët , politikanët e partive që mbretërojnë në këtë Universitet “evropian” më planprograme të “reformuara mësimore”(që akoma këto plan-progarme asë për së afërti nuk janë shkruaj nga këta mësimdhënës të UP-së).

Niveli i UP nuk mund të krahasohet me Universitett evropiane dhe diplomat e UP-së as për së afërmi nuk mund të krahasohen më diploma ndërkombëtare).

-Plan programet e këtij Universiteti janë akoma të një sistemi socio-komunist.

Për fat të keq një numër i madh i mësimdhënësve më alamet titujsh shkencorë janë në letrargjinë gjumore-pa asnjë libër universitarë!

Shumë të tillë prej se kanë mbaruar disertacionet e tyre ,asë që kanë qitë në dritë ndonjë libër që ka ndonjë vlerë shkencore. Disa prof.dr. mund ti numrosh në gishta që kanë dhënë kontributin e tyre maksimal në lëminë shkencore si fjala vjen Enver Hasani, Hysni Daka, Berim Ramosaj , Mentor Disha, Hilmi Dauti, Ibrahim Behluli, Gazmend Shaqiri, Gani Bajraktari,ramiz Livoreka ,Arsim Bajrami etj.



Sipas broshurës famoze të Rektoratit , Universiteti i Prishtinës ofron 3 lloje studimesh:

-studime të rregullta (më plane-programe gjëja të reformuara por fatkeqësisht janë të shekullit të kaluar –planprograme të stërvjetruara )

-studime pa shkëputje nga puna(sivjet në tetor kanë filluar ) si dhe studime në distancë(nëpërmes internetit asë që mund t ë bëhët një gjë e tillë edhe gjatë vititit 2006-të më sistemin e telekonferencave)!

Profesorët e këtij Universiteti (mbi 70%) nuk kanë mësimdhënie moderne,të reformuar,raporte të mira më studentë dhe profesorë është tjete diskutabilë,që do një studim socio-psikologjikë.



Studimet themelore (Bachelor) -3-3.5 vjet,me 180 ECTS,studimet master-1.5-2 vjet,me 300 ECTS,kurse studimet për doktoraturë që zgjasin 3 vjet,480 ECTS asë që kanë filluar të përgatitën plan-programet nga Fakultetet e këtij Universiteti.



Fatkeqësisht rreth 300 magjistra shkencash kanë mbetë duke u sorollatë nëpër holët e këtij rektorati duke pritur më orë të tëra zyrtarët e lartë të Këshillit drejturs të Rektoratit-Universitetit të Prishtinës(Prof.dr.Jahi Hoxha,kryetar i Këshillit Drejtues dhe prof.dr.Demë Hotin,anëtarë) të cilët nuk kanë kohë më pritë palët(zyrtarisht) ngase janë të zënë më punë tjera” madhore “…



Meqenëse magjistrat e shkencave pa fajin e tyre kanë mbetë vetëm magjistra përshkak të një vendimi të lëshuar nga ky rektorat që”kush i ka paraqitur projektet e doktoraturave në UP deri më datën 7.7.2005,kanë të drejtë mbrojtjen e tyre më sistemin e e vjetër të shkollimit pasuniversitar”,thotë Jahi Hoxha.

Jahiu nuk di të jap përgjigje se kush duhët ndrruar këtë vendim,Rektorati i UP(Senati),MASHT-i apo 300 magjistra shkencash nuk mund të avansohën sepse nuk lejohet nga Universiteti i Prishtinës i cili Universitet në 2-3 vjetët e ardhsme ndofta do të Evropizohët në shkencë pa këta zyrtarë të byrokratizuar për së keqi.



Mr.sc.Flori Bruqi



(Autori është magjistër i shkëncave dhe autor i 21 veprave letraro-publicistike 6 librave shkencorë si dhe i një numri të punimeve publicistiko shkencore në revista dhe web faqe interneti).



Prishtinë,23.12.2005.



Letra është dërguar për botim edhe në disa forume interneti




______________________________________________________________
www.artcafe-albania.co




From : Flori Bruqi
Reply-To : "Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List "
Sent : Friday, December 23, 2005 4:56 PM
To : art-cafe@alb-net.com
Subject : Re: [Art-Cafe] Flori Bruqi:A eshte UP-Universitet i Evropianizuar?