Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, dhjetor 26, 2005

From : Flori Bruqi
Sent : Sunday, December 25, 2005 8:32 PM
To : tetori13@hotmail.com, shema_andi@hotmail.com, hasim_rushiti@hotmail.com, floribruqi@hotmail.com
Subject : Re: [Art-Cafe] Flori Bruqi:Merruni me sport dhe ushtrime fizike per tu relaksua..


DEBAT PUBLIK!

Zoti Ilir Gllareva,

Po ju postoj edhe juve kete leter per debat publik a duhet apo jo "Edukata fizike" te futet ne programet shkollore per student ne Universitetetin e Prishtines dhe Universitete tjera private ne Kosove ?!
Do te ishte mire qe te njajten ta komentojne edhe profesoret e FKFSP,z. Mustafe Aliu ,z. Mehdi Jashari,z.Sadik Krasniqi,etj.
Postimet publike duhet ti drejtoni ne forumet virtuale ne internet:
alb-shkenca@alb-net.com dhe art-cafe@alb-net.com
Ju beje me dije se Debatin per te mire e ka filluar kolegu i juaj z.Flori Bruqi,me disa shkrime(elaborime shkencore)njerin prej te cileve e keni te botuar sot ne dhjeta forume.

Me respekt,

Prof.Ramadan Avdimetaj,biokimist nga Prishtina

Ps.Mundesisht kete leter e printo dhe ju jep kolegeve tuaj(kend e sheh si te arsyeshem per debat publike e qe din me polemizue shkencerisht ne internet).

Ramadani.

Me respekt

Ramadan Avdimetaj wrote:

I nderuari prof.dr.Hasim Rushiti,prof.Mr.sc.Shemsedin Vehapi dhe prof.Mr.sc.Flori Bruqi,

Do te sihte mire qe ne kete Debat publike te shpjegoni(elaboroni) me "Po" ose "Jo" qendrimin Tuaj dhe te tjereve ne FKFS ne Prishtine ,qe a duhet apo jo lenda " Edukata Fizike" ne Universitetin e Prishtines,kur kjo lende ne Fakultete tjera te ish jugosllavise zhvillohet per kalitjen e studenteve.
Meqenese nuk po ua dijme emajlat e Dekanit(Prof.dr.sc.Mustafe Aliut) dhe Prodekanit per mesim(Prof.dr.sc.Mehdi Jasharit) ju drejtohemi Juve qe ky debat publik i shtruar ne forumin tone te jete piknisje per Edukaten Fizike ne Fakultetet tjera te Universitetit tone shteterore(UP) si dhe Universiteteve tjera(private) te Kosoves.
Dihet se kuader profesional(profesor te edukimit fizike dhe sportiv) FKFS ne Prishtine ka! Por fatkeqesisht Rektorati i UP-se eshte mbete me kuadro dhe poltrona komunist(Jahi Hoxha dhe Deme Hoti,jane kameleone politike te nje sistemi te shkuar monist)...Me keta asgje s'mund te arrihet! Me ju si kuader profesional mund te arrihet!Perspektiva eshte tek ju.Prandaj do t'ju lutemi qe debatin publik ta dergoni ne forumet virtuale ne internet Art-Cafe dhe Alb-Shkenca.
E-mailat jane :
art-cafe@alb-net.com (moderatore z.Tan Mezini dhe Evi kokolari)
alb-shkenca@alb-net.com(moderatore prof.dr.Niko Qafoku administraor Neim Rrustemi)
Me respekt,
Prof.Ramadan Avdimetaj,biokimist

Ramadan Avdimetaj wrote:

I nderuari moderator z.Tan Mezini,

Me andje lexoj shkrimet e kafepiresve te forumit tone me te njohur shqiptare ne internet.
Poashtu ndjeje kenaqesi kur lexoj shkrimet e ndruardurshme te antarit te ketij forumi-publicistit dhe shkenctarit te rinj Prishtinas z.Flori Bruqi.
Z,Bruqi,eshte njeri nder anetaret me te vyer te ketij forumi dhe shume forumeve tjera.
Ky me temat dhe debatet qe shtron ne forume(sidomos ne forumin tone)zgjone kurreshtjen e lexuesve,shkenctareve ngase din mire ti zgjedhe temat qofshin ato letrare,publicistike dhe shkencore.
Sot na kenaqi,neve te moshuarve per fitnesin etj.Ky ka te drejte kur kerkon qe si lende te futet ne Universitetin e Prishtines edhe Edukata fizike.Une si student(tash biokimist ne Prishtine ) ne Universitetin e Beogradit(l980/85) kam patur si obligim te degjoj dhe ushtroj 4 semestra Edukaten fizike(patinazh ne sallen "Pionir" dhe not" ne 25 Maj")...
Me sa e di edhe UP gjegjsisht Fakulteti i Kultures Fizike dhe Sportit ne Prishtine,ka dhene kuadro te shkelqyer si bie fjala profesoret eminente te kesaj lemie si:Prof.dr.Mustafe Aliun,Prof.dr.Hasim Rushitin,Mr.sc.Shemsedin Vehapin, Mr.sc.Flori Bruqin,Prof.dr.Mehdi Jasharin,Prof.dr.Sadik Krasniqin,prof.Ilir Gllareven etj.,etj.,qe me siguri do te kontribonin ne kete drejtim.
Do te ishte mire qe edhe Dekani(Mustafe Aliu) apo profesoret eminente te ketij fakulteti(Hasim Rushiti) lidhur me kete teme(Debat) a duhet apo jo Edukata fizike ne Universitet te thone edhe keta fjalen e tyre publike.Dhe mu per kete po ju drejtohemi juve si forum dhe audiences:
prof.dr.Hasim Rushitit hasim_rushiti@hotmail.com &hasim_rushiti@yahoo.com ; prof.Mr.sc.Shemsedin Vehapitshema_andi@hotmail.com
dhe
prof.Mr.sc.Flori Bruqitfloribruqi@hotmail.com
qe te thojne fjalen e tyre me kete leter derguar juve zoti moderatore dhe ketyre.

Me respekt,
Ramadan Avdimetaj,prof.i Biokimise

Prishtine,15.12.2005.



Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List ---



Mr..sc.Flori Bruqi

Koha për sport

Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar

Studiusit e mjekësisë sportive nga Australia kanë arritur në përfundimin se një dietë e shëndetshme e shoqëruar më ushtrime të rregullta fizike dhe ngritjen e peshave,kishin ndikuar në uljen e përqindjen së glikemisë në gjak.


Sporti kundër sëmurjs së sheqerit në gjak

Sporti ka shfaqur edhe një here tjetër anët e tij positive.Në bazë të një studimi,që zgjati rreth 12 muaj dhe përfshiu 100 persona të një moshe prej 50 deri 65 vjeç,i realizuar nga një studim paraprak ii mi,është arritur në përfundimin se një dietë e shëndetshme e shoqëruar më ushtrime të rregullta dhe një program më ngritje të peshave në KS”Elan” Prishtinë, kishin ndikuar në uljen e përqindjës se glykozës në gjak.
Sipas këtij studimi,u vu re se të personat që ishin marrë më sport sasia e gykozës në gjak u paksua 3 herë më shumë se te grupi tjetër i personave që kishin ndjekur vetëm një dietë të rregullt.Ushtrimet fizike kanë pasur të njajtat efekte si përdorimi i ilaqeve (Diabos,Diabenese,Buflomidil hydrochloride,Loftyl etj) ,për diabetin(sëmurjen e sheqerit).
Përveç kësaj,grupi i parë i personave kishin humbur njëkohësisht edhe një sasi të konsiderueshme të dhjamit trupor.”Muskujt janë zonat kryesore që ndihmojnë në paksimin e sasisë së sheqerit që qarkullon dhe gjendet në gjak” ka pohuar mentori im prof.dr.Sc Hysni Daka,fiziolog klinik.Duke qenë se më plakjen njerëzit humbasin edhe muskujt,është shumë e rendësishme që ato të rikrijohen perms disa programeve dhe ushtrimeve fizike për forcimin e rezistencës,si ngritje peshash sipas metodës së dr.David Dunstan-it.Kjo është shumë e rendësishme për të moshuarit dhe për ata që vuajnë nga diabeti tip 1 dhe 2.
Personat e çdo moshe dhe të çdo kushti fizik dhe trupor,duhet të merren me sport dhe me aktivitet fizik,pasi kësisoji ata arrijnë të rrisin rezistencën e trupit,që bie me kalimin e viteve.Kërkimi im i fundit është i vertetuar statistikisht dhe klinikisht se ushtrimet sportive të rezistencës në KS”Elan”Prishtinë,ndihmojnë dukshëm në shëndetin e mire të zemrës së gjithë personave që vuajnë nga diabeti.Falë tyre arrihet të pakësohet në mënyrë të ndjeshme rreziku i zhvillimit i sëmundjeve kardiake,që shfaqen si pasojë e diabetit.Pjesëmarrsit e grupit të pare të personave gjatë 12 muajve kishin ndjekur dhe realizuar gadi çdo ditë 9 lloje të veçanta ushtrimesh,të përcaktuar nga specialistët kinezio-fiziologjikë,ushtrime që synonin të vinin në lëvizje të gjithë muskujt kryesorë në pjesën e sipërme dhe të poshtme të trupit.
Seancat e ushtrimeve të realizuara në KS”Elan”Prishtinë,4 ditë në javë.
Ndërkohë konstatuam se aktiviteti sportive kishte ndikim pozitiv në paksimin e simptomeve të bulemisë(një çrregullim në sistemin e ngrenjës që konstaton në konsumimin e ushqimit dhe më pas vjelljen e saj pas ngrënies,që nxitët nga një imazh i gabuar që ka njeriu për veten).Në hulumtim kemi vezhguar se si 48 gra të prekura nga bulimia,të cilat trajtimin ushqimor e kanë shoqëruar edhe më ushtrime fizike,si not,joga dhe vrap,të paktën një orë në çdo të tretën ditë në “Gërmia” të Prishtinës.
Pas 12 muajsh,gartë që kishin alternuar terrapinë me sportin,ishin përmirësuar në mënyrë të ndjeshme dhe pjesës më të madhe të tyre u ishin paksuar simptomet dhe shqetësimet e bulimicë.Ato gjithashtu ishin bërë edhe më të kënaqura ndaj vetës,partnerit,duke fituar më shumë besim ndaj imazhit të trupit të tyre dhe jetës më të mire seksuale.
Ushtrimet fizike mund të ndihmojnë shumë përsonat që vuajnë nga bulimia pasi ato gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e marrjes se racioneve të ushqimit,përmirësojnë humorin dhe ndihmojnë në vendosjen e një autostime.
Shumë prej të testuarve në fillim të studimit ishin të lodhur dhe kishin dhembje në trup.Ata ishin të shqetësuar,por pasi që specialistët e fizio-kineziologjisë sportive,atyre(100 të anketuarve) çdo të 4 ditë ju jepnin nga një këshillë shumë të mire:”keni durim,merruni sport dhe mos i anashkaloni këto ushtrime fizike që do ti mësoni sot ,nëse dëshironi për t’u çlodhur”...

Këshilla për të të rifituar formen e shkëlqyer
Sezoni i verës ka përfunduar dhe ju gjatë qendrimit buzë detit jeni marrë më shumë sported he ushtrime fizike,aq sa duket se edhe e keni ekzgjaruar…
Tash keni filluar të ndjeheni të lodhur dhe të keni dhembje në trup.Por mos u shqetësoni,pasi që specialistët e fitnesit të Fakultetit të kulturës Fizike dhe sportit,e udhëhequr nga specialist ii kësaj lëmie sportive prof.dr.sc.Hasim Rushiti, ka një këshillë shumë të mire:merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u çlodhur…
Por,mos harroni se jo gjithnjë pushimet dhe sezoni i verës –dimrit ndihmojnë në dobësimin dhe kalitjen e trupit tuaj-uljen e peshës trupore,pasi nga sa është vërejtur,ndodh krejt e kundërta.Sipas specialistëve të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë më në krye prof.dr.Mustafë Aliun, i cili në ligjeratat e tij thoshte”…pushimi i organizmit.liria që i japim vetes në konsumimin e produkteve të ndryshme dhe të shumta,pa vendosur një limit dhe kontroll në to,ndryshimi i sistemit të jetës,qoftë edhe për një kohë të shurtër…”Dhe a nuk ju ka ndodhur
që megjithëse pushimet i keni përfunduar,të ndjeheni të lodhur thotë kineziologu sportive Mr.sc.Shemsedin Vehapi.
Në përgjethësi është shtylla kurrizore dhe shpatullat ato që më së shumti ndiejnë dhimbje,sidomos qafa dhe pjesa e pasme e kokës…
Ushtrimet fizike janë një balansim për trupin,por në rast se nuk ekzazgjerohen me to.Trupi shumë here e ka të vështirë të çlodhet dhe të largojë stresin,ndaj në ndihmë të tij janë ushtrimet fizike dhe sporti.
Këtu më poshtë poi japim disa këshilla të thjeshta për të arritur mënjeherë një formë fizike ,të shkëlqyer dhe për t’u çlodhur…që një gjë të tillë në Programet e avansuara të shkollimit bashkohor ju lypsen edhe studentëve të Universitetit të Prishtinës,nëse dëshirojmë të shkojmë në Evropë ,që së pakut 4 orë në javë të futën në Plan-Programet e MASHT-it ,Rektoratit të UP-se lënda e “Edukatës fizike” ku më kuadrin e specializuar –profesional të FKFS së Prishtinës ,të kenë si lendë obligative kalitjen fizike më gjimnastikë,atletikë, fitnes,not, vallëzim,futboll,basketboll etj)siq veprojnë
edhe disa nga Universitetet Evropiane…
Për këtë iniciativë nuk është vonë që gjatë vitit 2006 më një kërkesë zyrtare kuadri profesional i kineziologëve të FKFS të Prishtinës t’i drejtohet më një shkresë organeve më të larta të MASHT-it ,Rektoratit të bëhët një reformë në sistemit shkollor(universitarë) që si lendë obligative (praktike) të futët” Edukatë fizike” në Universitetin e Prishtinës!



Kur ju bllokohet qafa

Ndjenja e parë që ndjehet kur ju bllokohet qafa është ajo që nuk arrini të lëvizni qafën mbrapa,para dhe anash.Madje ndieni edhe një dhimbje dhe një ndjesi të bezdishme në zverk.Por,nuk duhet tan gatërroni këtë dhimbje më dhimbjet klasike,në rast se keni ftohje muskujsh.Në këtë rast është e rendësishme të verifikoni natyrën e dhimbjes,që vjen si pasojë e mungesës së aktivitetit ose ushtrimeve të sforcuara.Në këtë rast duhet të ndiqni ushtrimet spwcifike dhe nëse është e mundur,edhe masazhe qetësuese.

Shpatullat “e ngurtësuara”

Në këtë arst muskujt paravertebralë janë si të ngrirë dhe ndieni dhembje të forta,që ndjehet më shumë kur përpiqeni të përkuleni përpara.Edhe në këtë rast duhet të dalloni dhimbjen që mund të vijë si pasojë e një ftohjeje muskulare,në arst kur dhimbjet vazhdojnë dhe janë të forta,këshillohët ti drejtoheni mjekut.Ushtrimet për shtyllën kurrizore janë shumë efikase nëse praktikohën në mëngjes dhe në mbrëmje.Mund të përdorni edhe krema speciale që ndihmojnë në çlodhje,po kështu edhe një banjo e ngrohtë.Ndërkohë,duhet të keni parasysh se nuk duhet ta ekzgjeroni me suhtriem.Një këshillë tjetër është edhe fjetja si thotë eksperti profesor dr.sc.Arif Biringjiku nga Klinika Neuropsikitarike e Qendrës Klinike Universitare e Prishtinës…Ai thotë”evitoni fjetjen më shumë jastekë dhe të lartë.Shtylla kurrizore është shumë deliakte,ndaj edhe për largimin e dhimbjeve duhet të bëhen ushtrime të lehta për shtrydhjen e muskujve dhe të kockave.Por,në rast se vuani nga sëmundjet që janë edhe burim i dhimbjeve,duhet të keni paarsysh këshillën e specialistit” thotë profesor Biringjiku.

Mesi dhe këmbët e rënduara

Dhembjet në zonën e legenit apo mesit dhe këmbëve,mund të përcaktohën më shumë vështërsi,thotë në një studim të tij profesor dr.Cenë Butyqi,nga klinika Ortopedike e QKUK-së në Prishtinë. Sipas tij,në këto raste ndieni gjithnjë edhe më shpesh një rendësi të këmbëve dhe lodhje,që gjithashtu shoqërohet edhe më fryerjen e pjesës më delicate,që është kavilja.Por, edhe në këtë rast duhet të dalloni dhimbjet që vjen nga një tërheqje muskulare apo vrapim i tepruar nga dhimbjet që derivojnë nga hernia,një problem i nervit ishiadik që ndodhët përgjatë pjesës së pasme të kofshës deri në fund të këmbës.ndërkohë që fryerjet e këmbëve apo kaviljës gjithashtu mund të jenë simptoma klasike të variçëve apo sinjale të një patologjie kardiake dhe të veshkakve.Në këtë arst rast kërkoni këshillën e mjekut.
Sipas tij në këët rast preferohen masazhe dhe ushtrime të lehta.Në fund të çdo séance ushtrimesh,duhët të shtriheni në tokë dhe të ngrini këmbët lartë,mire do të ishte sikur tii mbeshtëni në një tavolinë.Kjo gjë ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe në çlodhjen e plotë thotë fizioterapeuti i QKUK në Prishtinë Vigan Sadriu.

Zumba,të dobësohesh nën ritmin e kërcimit

Moda e fundit në botën e fitnesit për atë që është pak dembel dhe jo shumë id henë pas aktiviteteve fizike është kërcimi nën ritmin tribale.Nga Zumba tek ajo Huajane,nga kërcimi Hilal tek ai Afrikanë…
Për vithe të larta dhe tonike,d.m.th.”Kërcimi Brazilian”,mjaftojnë disa ushtrime të “Brazilian Butt Lift” apo “Brazilian Tymmy-Tuck”,ose ushtrime të “Samba Tornados”.Slogani shumë i gjetur i Zumbës,që në Amerikë është e domosdoshme është “it’s not a work-ut”,’’it’s a party”!(nuk është lodje por festë)…Dhe në realitet bëhët fjalë pikërisht për këtë,thotë kush e ka praktikuar;përveç djerësitjes,lodhjes,djegies së kalorive,rregulli për këtë kërkon formën e tij më të mire fizike është “qesh e kënaqu”.Ky kërcim është një kombinim i ‘’Salsas”,”Merengues” e”Rumbas” qç mësohën nëpërmjet leksioneve të aerobikut dhe bashkon efektet e leksioneve të aerobikut me dinamizimin dhe sensulaitetin e kërcimeve të Amerikës Jugore duke tërhequr të gjithë ata që duan të hjekin(djegin) kaloritë e tepërta dhe njëkohësisht të përmirësojnë vetën më hapa të rinj kërcimi.
Prioritet nuk është estetika e pastër,porn jë kompletim i të ndjerit mire duke u argëtuar.Karakteristika dalluese e kësaj discipline të re aerobiku janë variacionet e ritmit që rrisin dhe ulin vazhdimisht frekuencën e zemrës,duke rritur rezistencën e atyre që e praktikojnë.Rekomandohet për persona tp [çdo moshe,sepse leksionet e Aerobikut praktikohen në nivele të ndryshme intensiteti edhe në shumë Klube Fitnesi & Aerobiku në Kosovë.
Kështu si pa e kuptuar,të gjitha kaloritë e tepërta do të digjen dhe ju më shumë sesa të lodhur,do të jeni të argëtuar.

Gjashtë minuta për të qenë në formë

Gjashtë minuta ushtrime intensive në javë ndihmojnë për të ruajtur linjat e trupit.Apo për 30 ditë nëse bëni ushtrime Fitness-i në “Orbitrek Platinum”(20-30 minuta) do të paksoni shumë peshën trupor(5 deri 10 kg).
Të paktën kështu këshillojnë një grup ekspertësh kanadezë,studimi i të cilëve është botuar në “Journal of Applied Physiology”.Sipas atyre,efekti që kanë këta 6 minuta mbi masën muskulore dhe rezistencën ndaj sforcimit,është i njejtë më atë të 6 orëve në javë ushtrimesh jo shumë intensive.
Zakonisht kineziologët sportive dhe mjekët këshillojnë që të bëni 20—30 minuta ushtrime fizike për 3 deri në 5 herë në javë.
Ndërsa kineziologët sportive të KS”Elit”nga Prishtina si plan program alternative sugjerojnë ushtrimet tjera që zgjasin shumë pak minuta. Kineziologët tanë kanë bërë hulumtimin të 100 vullnetarë ndaj tri regjimeve të ndryshme gjimnastikore.Kështu grupi i pare(33 të testuar) duhet të ushtronte(pedalonte) për 2 orë në ditë; i dyti(33 vetë) 10 minuta,por më hap më të shpeshtë dhe duke e ndarë ushtrimin në 10 përseritje çdo minute,ndërsa grupi i tertë(34 vetë)duhet të pedalonte në maksimumin e mundshëm për 30 sekonda,4 herë në ditë më një interval prej 4 minutash,çdo ushtrim.
Performanca e të gjithë vullnetarëve është krahasuar në fillimin e aktivitetit,që zgjaste 14 ditë.Në përfundim të këtij eksperimenti tone janë vënë re përmirësime,pavarsisht të tipit të ushtrimit.
Kështu sforcimet e vogla intensive përmirësojnë shëndetin dhe dhe performancat muskulore.Për të gjithë ata që justifikojnë sedentaritetin më mungesën e kohës,nuk ka më justifikime,sepse tashmë mjaftojnë pak minuta dhe mjaft motivim për t’iu nënshtruar sforcimeve intensive,për të përfituar formë të shkëlqyer fizike dhe shëndët,
Nënvizojmë ne si kineziologë sportive.





Literatura e shfrytëzuar:

1.Aliu,M.:”Razvoj morfoloskih obelezja skolske populacije i razlike u tim obelezjima obzirom na kronolosku dob”(Doktorska disertacia),Sarajevo,1992.
2.Astrand,P.,Ryhminth,I.,A “Normogram for calculation of aerobic capacity(physical fitness)from pulse rat during submaximal work.J.Appl.Pysiol.,1954.fq.218-221.
3.Australian / New Zealand Thoratis Societry /http: // www .natonalasthma. org . au /publitions/spiro/ind ex.ht
4.Bruqi,F.”Delikuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike”( Pjesa1)Prishtinë
”Flomed”,2004.
5.Bruqi,F.:”Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut”(Pjesa 1)Prishtinë,
”Flomed”,2004.
6.Bruqi,F.:”Ndikimi i ushtrimeve trupore në personalitetin e të rinjve(Pjesa 2)
Prishtinë,2005(projekt-hulumtues)
7.Bruqi,F.:”Ndikimi i ushtrimeve trupore në fajsinë e adoleshentëve”(Pjesa 2)
,Prishtinë,2005.(Projekt-hulumtues).
8.Bruqi,F.:”The economic aspects of sports recreation and helath”,web “Sport-ritmi i zemrës”,Prishtinë,2005.
9.Bruqi,F.:”Antropologji-Jakov Milaj”Raca shqiptare”,web “Alb-shkenca”,web “Metafora”,web”Sport-ritmi i zemrës”etj,2005.
10.Bruqi,F.:”Determinantat socio-psikologjike të ushtrimit fizik”,web “Metafora”, web “Sport-ritmi i zemrës:2005.
11.Bruqi,F.:”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportiestë dhe josportistë para dhe pas vrapimit 400 metra”(Magjistraturë),Prishtinë,2005.
12.M.Karagjozi,J.Dume,:”Fiziologjia e njeriut”,Tiranë,1970.
13.Radovan.M”Sportska medicina”,JMN,Zagreb-Ljubljana ,1980.
14..Rushiti,H.:”Ndikimi i aktiviteteve kineziologjike në zhvillimin e disa karakteristikave psikomotorike të nxënësit”,Botim në “Acta Kineziologica”,vëllimi 6 ,nr,1,Prishtinë,1999.
15.Zaciorski,V”Fizicka svojstva sportista”,NIP”Partizan”,Beograd,1975.
16.http://www.argjiro.net/albi/white/anatomy/pathology/meded/fjalor/
17.http://brianmac.demo n.co.uk/Harvard.htm/
18.http://www.worldar.com/endurance/Harvard.htm/
19.http://www.znanje.org/i/i/trcanje.htm
20.http://wwww.k-net.org.jp/-t-kawai/esp/Klombilo-es.htm/hipertensia
21.http://www.comtf.es/Notic ias%2022003-7.html.hipotensia

Prishtinë,25.12.2005. Mr.sc.Flori Bruqi

(Autori është magjistër i shkencave të kulturës fizike dhe sportit)


______________________________________________________________
www.artcafe-albania.com