Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, dhjetor 12, 2005

Flori - Press:UDB-ashët ndërrojnë gëzofin...

KUSH PUNON NË SHPK DHE ORGANET E UNMIK-UT ?



… Shërbimin Policor i Kosovës (SHPK) është një institucion në formim e sipër i cili pa mëdyshje në të ardhmën do të jetë një institucion që do të gëzojë reputacion në vend dhe jashtë tij…
Fatkeqësisht dhe më keqardhje në SHPK-në e Kosovës,punojnë edhe shumë UDBA-shë të ish shërbimit sekret të MUP-it të Serbisë…
Ata nuk janë tëpakët…
Në mesin e tyre është edhe njëfarë Shpend Ajet Istogu,polic ky më numrin identifikues ID :2525 i cili punon në resorin e sigurimit publik të Trafikut Regjional në Fushë Kosovë…
Babai i Shpendit,i ndjeri Ajet Istogu,nga Drenica (Kosovë)njihet si njeri më i urryer nga shqiptarët,sepse i njajti deri vonë punoi si inspektor i lartë i shërbimit sekret të sigurimit serb në Kosovë…
Dihet se vrasja e të ndjerit Ajet Istogut ,është vrasje enigmatike që ndodhi fill pas lufte në rrethana enigmatike …Rasti akoma është nën hetime…

Çuditërisht në Policinë tone dhe në shumë organe tjera shtetërore të Kosovës ,janë të punësuar shumë ish agjenta sekret shqiptarë që vronin dhe kthjellnin në shërbimet e MUP-it dhe KOS-it serb,në kohën e Stanishiqit..…
Emrat e tyre dhe për të bëmat e tyre do të shkruajmë një here tjetër…
Fatkeqësisht shumë liderë ( qofshin në Kryesi të Kosovës,Parlament,Qeveri ,…Polici të SHPK-së ,kanë hanger dajak nga Ajet Istogu ,e udbashë tjerë …Dajak nga udbashët (shqipfolës ) ka hanger edhe kryepolici i Kosovës z.Sheremet Ahmeti,
kolonel i SHPK-së, kryeministri i tashëm Kosovës z.Bajram Kosumi, parlamentari Hydajet Hyseni , e shumë të tjerë….
…Marrë si ta marrësh,mbi 40% të agjenteve (shqipfolës ) që kanë punuar dhe akoma punojnë fshehtas për sigurimin serb gjenden të punësuar më rrogë në organet më të larta të Kosovës…
Poashtu , një numër i madh i agjentëve serb punojnë në organet e UNMIK-ut…
Të tillë ka shumë…Tash ata kanë ndrruar gëzofin…
Disa janë berë parlamentarë(deputet ) në mesin e të cilëve është edhe ultranacionalisti i Sheshelit ,delegate serb nga Kosova,i cili pothuaja çdo ditë vozitet më përcjellje sekrete më automobilin e blinduar “TOYOTA” më targa UN-25143 .
Atë e vozisin 2 agjentë sekret nga Ukraina …
Për fatin tim të mire ,autori i këtyre informacioneve mbeti gjallë,para disa ditësh nga një fatkeqësi komunikacioni që ndodhi afër Lypjanit(Kosovë) …
Në vendin e ngjarjës (më një vonesë prej 30 minutash) erdhen mbi 30 policë të UNMIK-ut si dhe mbi 15 policë të SHPK-së - Trafikut Regjional të Fushë Kosovës,Lypjanit . Në krye të suites secrete ishte polici SHPEND AJET ISTOGU ,i cili konstaton pa pytur fare kend ”se shpejtësia e automobilit të blinduar të UNMIK-ut ishte 60 km/h” ,ndërsa pasagjeri i “Tojotës” ,në deklaraten e tij thotë se “shpejtësia e tyre ishte 70 km/h”…
Dhe për hire të vërtetës dhe gënjeshtrave të policies së UNMIK-ut,SHPK-së dhe delegatit serb theksojë sa vijon: “Në aksin rrugorë Lypjan-Shtime (Kosovë) është bërë ndeshja më 26 shtator 2005 pa fajin tim. Në këtë rrugë është e lejuar shpejtësia 50 km/h. Unë si vozitës i xhipit “NISSAN” (104-KS-147) i jam përmbajtur rregullave të komunikacionit (kam vozitur 40 km/h)…Nga pas më ka rrokë
Xhipi i blinduar i UNMIK-ut më shpejtësi mbi 120 km/h …Dëmi i shkaktuar në xhipin tim është hiq më pak se 1.150 €uro…
Rastin më dokumentacionin komplet e dorëzojë më datën 3 tetor 2005 ,i cili është zhagitur deri më datën 7 dhjetor 2005.Komisioni i AIG-ut Prishtinë (Agent for UN Claims në Prishtinë)nuk e aprovon dëmshpërblimin tim prej 1.150 € por më shpallë fajtorë , edhe mëqe kohë më pare Raporti i policit Ajeti,dërguar në Gjykatën përkundërvajtje në Prishtinë ishte e anuluar më datën 17 nëntorë si e pabazë…
Ku është drejtësia e komisionit të AIG-ut!...
Më gjithë respektin që kam ndaj udhëheqësit të këti agjensioni(AIG-ut të Prishtinës) ,z. Ali R.Kryeziu,avokat,prapseprap unë u shpalla fajtorë nga një komision,për mue jo valid , i panjofshëm, më të vetmin arsyetim në fascikul ishte arsyetimi më shënjen “ Ø” (anulohet)…
Rasti në fjalë,për agjentët sekrete shqiptarë që punojnë për MUP-in serb,AIG-un dhe komisionin e tij , nuk do të mbetët më kaq!...
Hetimet si dhe procedura me shkrimet e mija do të vazhdojnë …

Prishtinë,12.12.2005. Mr.sc.Flori Bruqi,nga Prishtina