Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, dhjetor 25, 2005

Flori - Press:Te lumte Luigj Shkodrani!

Publicisti i njoftun shqiptar Luigj Shkodrani ne forumin virtual "Art-Cafe" solli gjate dites se sotme(25.12.2005) shkrimin q[ po e botojme ne Flori-Press.

From : luigj shkodrani
Reply-To : "Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List "
Sent : Saturday, December 24, 2005 4:31 PM
To : art-cafe@alb-net.com
Subject : Re: [Art-Cafe] Flori Bruqi:Kosova nuk eshte berze e zeze

I nderuar z.Flori i percolla me kujdes te gjitha linket e meposhteme.Me ka qelluar ti percjell disa nga keto pamje edhe nepermjet faqeve te internetit dhe shtypit te kohes,po ashtu kam te rregjistruar edhe mjafte kaseta video qe e kane trasmetuar gjate lufes ne emisionet e lajmeve dhe shume nga keto raste jane edhe ne keto kaseta.Kjo eshte ajo qe me brengos dhe duhet te na brengosin me shume ne shqiptaret.Gjithe kjo masaker qe eshte bere dhe perseri kjo europe po tallet haptazi me ne.Kam shume per te thene e per te shkruar por per kohen ne te cilen ndollet sot Kosova nuk duhet te shkruhet e te flitet ,sepse ne keto raste duke shpreh gjithe ate qe kemi perprenda te grumbulluar gjate gjithe asaj lufte te mallkuar,bejme me shume gabim se sa ndreqim pune,per ate nuk po shkoj me tej ,do te kem rast te flas me vone edhe per me shume gjera te tjera,sepse kemi brenda shume gabime qe do te na kushtojne me vone shume shtrejte,por ato politikanet tone po i kalojne pak si perciptazi,por populli nuk harron.

Ju faleminderit per kete informacion te pasur qe na sollet ne faqet e internetit.Une personalisht ju ndjek ne cdo rrjesht te gjithe motrat e vellezrit qe shkruajne ne keto lista dhe ne shume prej tyre u kam vendosur edhe mendimet e mija personale,por keto kuptohet ne faqen time dhe jo per ti debatuar,por thjeshte per kureshjen time,sepse une e quaj cdo rrjeshte te hedhur ne keto faqe te rendesishem ,sepse nese jo te gjithve mund tu sherbeje ,por besoj cdo gje ka ate rendesine e vet dhe ate idene dhe mundin e atyre qe e shkruajne,per kete mendoj se duhet ti vleresojme mundin e kolegeve tone qe shkruajne.

Me respekt per te gjithe ju

Luigji




--------------------------------------------------------------------------------

From: "Flori Bruqi"
Reply-To: "Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List "
To: art-cafe@alb-net.com
Subject: [Art-Cafe] Flori Bruqi:Kosova nuk eshte berze e zeze
Date: Sat, 24 Dec 2005 13:45:33 +0000
> --- Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List ---
>
>

>
>Kosova nuk është berzë e zezë
>
>Kohë më parë publicisti shqiptar nga Danimarka,z.Luigj
>Shkodrani,solli shkrimin në www.shqip-dk më titull "Boris
>Tadiq: “Kosova nuk është në shitje”(Rossijskaja
>Gazeta,16.11.2005).-Çfarë hipokrizie morale dhe politike e
>propagandës antishqiptare e kryetarit aktual të Serbisë(!?)
>..............
>
>Këtij shkrimi do ti shtojë edhe këto të dhëna që medoemos duhet të
>jenë prezentë gjatë shqyrtimit të Statusit përfundimtarë të Kosovës.
>
>Nëse klikoni në linkut http://www.alb-net.com/index.htm, do të
>shifni se çfarë pushtetarësh ka shteti serb ! Bile Pashallaku i
>Beogradit,ka si kryekriminel edhe një doktor shkencash që duhët
>të bisedojnë edhe më te Delegacionët ndërkombëtare (në krye më
>Ahtisarin) dhe aro kombëtare për fatin lexo PAVARËSINË E KOSOVËS!
>Po që se klikoni në më poshtë në disa linqe tjerë do të shifni mirë
>të masakruarit shqiptarë gjatë Luftës Çlirimtare të
>Kosovës(1998-1999).Dhe deri më tash 3-4 kriminel gjenden në bankën
>e zezë! Ç’absurd për bashkësinë ndërkombëtare dhe zonjën Karla del
>Ponte!
>Të gjitha dihën,por kriminelet jetojnë dhe veprojnë në shtëtin më
>“DEMOKRATIKË” në Evropë siq thotë kryekrimineli i këtij shtëti
>Sllobodan Millosheviq...
>Faktet janë të gatshme...Kriminelët janë të lirë.
>
>http://www.alb-net.com/warcrimes-img/prekaz.htm
>http://www.alb-net.com/warcrimes-img/lybeniq.htm
>http://www.alb-net.com/warcrimes-img/rugove.htm
>http://www.alb-net.com/kcc/recak.htm
>http://www.alb-net.com/warcrimes-img/abri.htm
>
>Flori Bruqi
>
>----------------------------------------------------------------------------------------------------
>
>
>
>BAROMETRI DIPLOMATIK
>Prof.Dr.Mehdi HYSENI
>
>
>
>Natyrisht se Kosova nuk është, e as që do të jetë ndonjëherë në
>shitje si plaçkë koloniale apo si “plaçkë kishtare-shtetërore
>multidemokratike” e Serbisë, sepse ajo ishte, është dhe për jetë të
>jetëve, do të jetë shqiptare dhe e Shqipërisë Etnike!
>
>Së pari, më vjen mirë që, së fundi, edhe kryetari i Serbisë
>gjenocidale, Boris Tadiq paska “evoluar pozitivisht” në pikëpamjet
>dhe në qëndrimet e tij politike, duke kuptuar dhe, pasur më se të
>qartë se Kosova shqiptare “nuk është në shitje”, e unë do shtoja,
>duke nënvizuar me përgjegjësi të plotë, se Kosova nuk është, as nuk
>mund të jetë në shitje, as nuk ka më asnjë gjasë reale, që të
>rikolonizohet ose të rianeksohet nga serbët gjenocidalë dhe nga
>Serbia kolonialiste gjenocidale (pavarësisht nga premtimet e fshehta
>dhe të hapura të mbështetjes së Rusisë), sepse ajo me mijëra vjet
>ishte, është dhe do të jetë pronë e paluajtshme e shqiptarëve dhe e
>Shqipërisë Etnike. Këtë të vërtetë mbi Kosovën, duhet ta marrin në
>konsideratë sa më parë të jetë e mundur si tadiqët
>çentiko-nazifashistë serbomëdhenj, ashtu edhe kameleonët “e
>moderuar-demokratë-kosmopolitë shqiptarë” (pavarësisht se cilit brez
>a gjeneratë të kolaboracionizmit i përkasin ata; pavarësisht se në
>çfarë shkalle e kanë përkrahjen nga faktori i jashtëm
>evro-ndërkombëtar a ballkanik serbo-sllav, si dhe pavarësisht se ku
>e kanë kryerë “mejtipin” ata), të cilët Serbia së bashku me aleatët
>e saj proserbë ndërkombëtarë, është vënë në ofensivë të gjetjes dhe
>të rekrutimit të tyre në “listën e përshtatshme” të demokracisë
>hibride, me synim të fundit, që ata të jenë bartësit kryesorë të
>arritjes së “kompromist politiko-juridik” serbo- shqiptar për
>statusin e ardhshëm të Kosovës. Ndryshe, së shpejti do të përballën
>me fuqinë e argumentit dhe të drejtësisë, që janë jo vetëm në anën e
>arsyeshme të së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë së
>Kosovës, por edhe të procesit të ribashkimit të shqiptarëve dhe të
>trojeve të tjera të Shqipërisë Etnike e jo të mbrojtjes me çdo kusht
>të sovranitetit kolonial serbomadh mbi Kosovën, përkatësisht të
>mosndryshimit të kufijve artificialë të Serbisë kolonialiste. Së
>dyti, Boris Tadiqi, Vojislav Koshtunica, Vuk Drashkoviqi…,etj.,
>duhet të mbajnë parasysh faktin se shqiptarët e Kosovës-Shqipërisë
>Etnike njëherit nuk e kanë ndërmend të shesin asnjë pëllëmbë të
>Kosovës, as të trojeve të tjera etnike shqiptare, por janë të
>përqëndruar dhe të përgatitur maksimalisht që t’i “blejnë” të gjitha
>ato territore të Shqipërisë Etnike, të cilat Serbia + Mali i Zi dhe
>Greqia i kanë kolonizuar dhe aneksuar para 100 vjetësh me dhunë dhe
>me gjenocid që nga vitet 1878; 1912-1913 dhe, të cilat janë duke i
>terrorizuar dhe sunduar edhe sot në sy të Evropës së bashkuar
>demokratike dhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(!)
>
>(1) Kosova, jo më “monedhë kusuri” e tregut kolonial
>serbo-rus-malazez!
>
>Kosova nuk është produkt konsumi serbomalazez, as rus për ta plasuar
>në ndonjë treg serbo-rus sllav, por është pronë e paluajtshme
>natyrore dhe historike e Shqipërisë Etnike dhe e shqiptarëve.
>Prandaj, propagandimi i politikës dhe i diplomacisë tregtare i
>kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq se “Kosova nuk është në
>shitje”(Rossijskaja Gazta,16.11.2005), është një manovër e shkretë e
>metodologjisë tradicionale e “ekuilibrit të përfitimit me rrezik” të
>ortodoksizmit serbomadh në shërbim të zonës së influencës sllave dhe
>pansllave jo vetëm në Kosovë-hapësirat e Shqipërisë Etnike, por edhe
>në tërë Gadishullin Ballkanik. Ringjalljen e kësaj ambicieje
>tradicionale serbo-ruse në disfavor të interesit kombëtar dhe
>shtetëror shqiptar, si dhe të gjithë Ballkanit si politika, ashtu
>edhe diplomacia e Shqipërisë( Shqipëria demokratike e Alfred Moisiut
>dhe e Sali Berishës është e detyruar të prononcohet zyrtarisht para
>botës, duke i kundërshtuar dhe, duke i përgënjeshtruar shkencërisht,
>politikisht, diplomatikisht dhe përmes propagandës kujdestare-ditore
>tezat falsifikatore dhe kolonialiste 100-vjeçare të qeveritarëve
>serbomëdhenj dhe të Kishës Ortodokse Serbe, se Kosova është pronë e
>ligjshme dhe e paluajtshme e Shqipërisë Etnike e jo e Serbisë
>kolonialiste dhe gjenocidale) dhe e Shteteve të Bashkuara, duhet ta
>neutralizojnë dhe eliminojnë që në zhvillimin e negociatave të
>ardhshme ndërkombëtare, duke i njohur pavarësinë e plotë Kosovës në
>përputhje me të drejtën historike të shqiptarëve mbi Kosovën, si dhe
>me standardet e vlefshme të së drejtës ndërkombëtare. Ndryshe,
>ekziston rreziku absolut, që negociatat e ardhshme serbo –
>shqiptare, të bëhen qëllim në vetëvete, duke kaluar në anën e palës
>serbo-ruse, si palë më e vendosur dhe më e përgatitur për t’i
>prishur bisedimet në favorin e interesave të strategjisë së tyre
>kolonialiste dhe hegjemoniste në Ballkan.
>
>(1) Vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës mund t’ia hapë dyert
>Serbisë për të hyrë në Bashkimin Evropian(BE) dhe në NATO!
>
>Mirëpo, shikuar realisht, një parashikim të këtillë racional, që në
>një të ardhme të afërt Serbia të aderonte në mekanizmat dhe
>strukturën e BE-së dhe të NATO-s, ndër të tjera, e përgënjeshtron
>sheshit edhe ky konkluzion antishqiptar, antidemokratik dhe
>antievropian i kryetarit, Boris Tadiq, duke nënvizuar në mënyrë të
>prerë se as Serbia, e as ai “nuk do ta nënshkruajë kurrë njohjen e
>pavarësisë së Kosovës, sepse Kosova është pjesë e Serbisë dhe e
>Malit të Zi. Unë si njeri,dhe si kryetar i Serbisë kurrë nuk do ta
>nënshkruaj me dorën time pavarësinë e Kosovës.”(Vecernje
>Novosti,15.02.2005). Po në këtë frymë Boris Tadiq, është shprehur
>edhe në intervistën e tij dhënë “Rossijskaja Gazeta” se “Serbia nuk
>është e gatshme të pajtohet me pavarësinë e Kosovës në këmbim të
>përshpejtimit të hyrjes së saj në Bashkimin Evropian, sepse Kosova
>nuk është për shitje. Është e pamundur të mendohet që, cilido qoftë
>shtet demokratik të hyjë në BE nën kushte të këtilla.”(Rossijskaja
>Gazeta 16.11.2005).
>
>Pa marrë parasysh kouentisencën e përmbajtjes së “dëshirave të
>këtilla” të kryetarit, Boris Tadiq dhe të Serbisë së tij
>“demokratike”, që janë në fokus të mohimit të pavarësisë së Kosovës,
>Serbia nuk ka kurrfarë të drejte morale, as ligjore, që sikruse
>shtetet e tjera të pranohet si anëtar i barabartë në Bashkimin
>Evropian, sepse është nën hipotekën e rëndë të sistemit të saj
>kolonial mbi Kosovën, Preshevën, Bujanocin, Medvegjën,
>Bllacën...,etj. Kështu që, sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës
>së OKB-së, Serbia, as Mali i Zi nuk kanë kurrfarë të drejte, që të
>jenë anëtarë të ligjshëm të BE-së sikurse shtetet e tjera
>demokratike, sepse “bagazhi” i tyre kolonialist mbi trojet etnike
>shqiptare, është krim ndërkombëtar. Në këtë rast, as BE-ja, as
>NATO-ja, nuk duhet t’i bëjnë kurrfarë koncesioni favorizues Unionit
>të Serbisë dhe Malit të Zi, ashtu siç ka vepruar në mënyrë
>antidemokratike dhe antiligjore (në kundërshtim flagrant me
>dispozitat e Kartës së OKB-së dhe me normat e së drejtës
>ndërkombëtare) Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke e
>rikthyer atë në gjirin e saj, pa asnjë kusht, edhe pse RFJ-ja e
>Slobodan Milosheviqit, përkatësisht Unioni i SMZ-së, ka kryer tre
>gjenocide kundër Kroacisë, Bonjës e Hercegovinës dhe Kosovës
>(1990-1999).
>
>Pra, ndryshe nga shumica e vendeve të tjera të Evropës Lindore të
>ish-kampit socialist të BRSS-së, të cilat relativisht lehtë kanë
>hyrë në Bashkimin Evropian, Serbia, së pari, është e detyruar që të
>zgjidhë problemin e Kosovës si një nga kushtet fundamentale për t’iu
>qasur anëtarësimit në BE. Pa zgjidhjen e problemit kolonial të
>Kosovës, aderimi i Serbisë në BE, jo vetëm se është një rrugë e
>gjatë për të, por do të jetë vetëm një ëndërr e parealizueshme ngase
>as ekonomikisht nuk i plotëson asnjë nga kushtet e parapara të
>Platformës strategjike ekonomiko-integruese. Krahas problemit
>kolonial të Kosovës, ekonomikisht, Serbia është një nga vendet më të
>varura nga ndihma financiare e Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF).
>Këtë gjendje katastrofike të ngecjes së ekonomisë serbe, e ka
>pasqyruar në raportin e tij edhe Komisioni Ndërkombëtar për
>Ballkanin (drejtuar nga premieri italian, Gjuliano Amato), ku thuhet
>se Serbia së bashku me tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor është
>buzë dështimit të përpjekjeve të tyre për arritjen e ndonjë suksesi
>të parashikuar në planin e zhvillimit dhe të transformimit ekonomik
>sipas parametrave të kërkuar të BE-së. Si rrjedhim, pavarësisht se
>qarqet serbe deklarativisht, (pa kurrfarë mbulese, “janë të gatshëm
>për të hyrë në BE”) me projektet e tyre diskriminuese-gjenocidale
>kundër pavarësisë së Kosovës, si dhe pa zgjidhjen e problemeve të
>tjera të “nxehta” ndërkufitare me Kroacinë, me Hungarinë, me
>Bullgarinë, me Bosnjën e Hercegovinën dhe me Shqipërinë, Serbia nuk
>ka kurrfarë gjase për të hyrë në BE, sepse kjo organizatë
>politiko-ekonomike e ushtarake integruese rajonale nuk është sikurse
>struktura e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në të cilën Serbia
>dhe Mali i Zi janë rikthyer pa kurrfarë të drejte ligjore, në
>kundërshtim me të gjitha rregullat dhe normat e së drejtës
>ndërkombëtare dhe të sistemit pozitiv juridik ndërkombëtar.
>
>Strategjia gjeopolitike e Rusisë në funksion të ortodoksizimit
>serbomadh në Ballkan
>
>Vështruar në aspektin afatgjatë të strategjisë serbo-ruse, e cila ka
>për qëllim jo vetëm gllabërimin e Kosovës-Shqipërisë Etnike, të
>Ballkanit, por para së gjithash edhe destabilizimin e Bashkimit
>Evropian(BE), si dhe të “përzënies” së Amerikës nga nga Ballkani,
>politika e jashtme dhe diplomacia shqiptare në bashkëpunim me
>Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët e saj lojalë
>veropianë, duhet ta ndërtojnë një strategji të njësuar
>antiserbo-ruse, e cila do të ndihmonte, që të vlerësohej drejt dhe
>në kohë rreziku i amtisë serbo-ruse totalitare, e cila si dikur edhe
>sot, është duke u shtresëzuar nëpër të gjitha poret e Ballkanit në
>emër dhe për hirë të ruajtjes dhe të “mbijetuarit” e mitologjemave
>kishtare-shtetërore serbe në tokat e Shqipërisë Etnike(!) Këtë
>strategji tradicionale afatgjatë të Rusisë, e cila është në shërbim
>të “ringjalljes” së ortodoksizmit serb në dëm të çlirimit dhe të
>pavarësimit të Kosovës, si dhe të territoreve të tjera etnike
>shqiptare, e provon edhe kjo deklaratë zyrtare e krye tarit aktual
>të Serbisë, Boris Tadiq, me rastin e vizitës zyrtare të tij Moskës
>(më 13,14,15 nëntor 2005): “ Nëse shqiptarëve iu njihet e drejta e
>pavarësisë Ballkanin e rrezikon dezintegrimi...Rusia është një nga
>shtyllat kryesore të politikës së jashtme të Serbisë, madje edhe sot
>kur Serbia dëshiron të bëhet anëtar i BE-së” (Tanjug, 15.11.2005).
>Ja, pra, edhe diplomacia serbe e Boris Tadiqit nuk e fsheh fare
>synimin e strategjisë së saj proruse, pavarësisht sesi kjo
>“tingëllon” në veshët e BE-së, të Amerikës dhe të NATO-s. Këtë e ka
>dëshmuar edhe retrospektiva e deritashme historikje e marrëdhënieve
>dhe e interesave komplementare ndërmjet Rusisë dhe Serbisë, e cila,
>edhe është krijuar si e tillë në saje të ndihmës dhe të luftërave të
>drejtpërdrejta të Rusisë, përkatësisht të ish-Bashkimit Sovjetik.
>Pikërisht, pse në vazhdimësinë historike Rusia ka qenë mbështetësi
>kryesor i interesave shtetërore,kombëtare dhe religjioze ortodokse
>serbe, edfhe ish-kryetari(krimineli) i Serbisë=RFJ-së, Slobodan
>Milosheviq (nxitur dhe i ndihmuar dirket dhe indirekt me Kishën
>Ortodokse Serbe dhe me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të
>Serbisë, si dhe nga i gjithë populli paranoid serbomadh) zhvilloi
>tre agresione kundër kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe
>shqiptarëve, duke llogaritur në afat të gjatë, se do të jetë i
>ndihmuar nga “Majka Rusia”. Në një mënyrë, politika gjenocidale dhe
>militariste e Serbisë së Slobodan Milosheviqit ka qenë e ndihmuar
>nga Rusia e Borsi Jelcinit (në livrimin e kontingjenteve të
>armatimeve dhe në njerëz-ushtarakë), e cila ka bllokuar edhe
>rekomandimet e KS të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Për ruajtjen
>e konstantës historike ruso-serbe, me iniciativën e Slobodan
>Milosheviqit, Parlamenti Serb më 12 prill, 1999, me shumicë
>dërrmruese votash pat miratuar rezolutën e bashkimit të Jugoslavisë
>(Serbia+Mali i Zi) në Federatën Ruso-Bjelloruse, me ç’rast ministri
>i Punëve të Jashtme të Rusisë, Igor Ivanov, e pat vlerësuar si tejet
>pozitive për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ruso-serbe.
>Mirëpo, një projekt të tillë të krijimit të një federate të madhe
>ruso-bjelloruse-serbe, me sukses të plotë e pat goditur ndërhyrja
>ushtarake e NATO-s kundër Serbisë, për shkak të kryerjes së
>gjenocidit të përgjakshëm në Kosovë. Se sa ishte me “interes jetik”
>për serbomëdhenjtë dhe Serbinë gjenocidale bashkimi i Serbisë në
>kuadrin e Federatës Ruso-Bjelloruse, krahas S. Milosheviqit, qe
>deklaruar, edhe kryeçetniku fashist, Vojislav Sheshel (i cili, tani
>së bashku me ish-kryetarin e tij, S.Milosheviq gjenden në bugrun
>ndërkombëtar të Shevingenit të Holandës), duke nënvizuar se:
>“kirjimi i Federatës Ruso-Bjelloruse-Serbe është i domosdoshëm në
>mos sot, në të ardhmen e afërt, sepse është e domosdoshme që popujt
>sllavë të bashkohen për ta mposhtur Bashkimin Evropian, (i cili
>sipas konceptit të fashisitit çetnik serbomadh, Vojislav Sheshel),
>është muri mbrojtës i Amerikës.” Edhe nga konstatim
>nacionalshovinist anticivilizues evroperëndimor i Vojsilav
>Sheshelit, del qartë se si në Evropën L:indore (Rusia dhe Serbia)
>kanë të ndërtuar strategjinë e përhershme gjeopolitike. Këtë e
>provon edhe forcimi dhe sforcimi i radikalizimit çetniko-fashist
>serb, si dhe rikthimi i partizanëve të “denjë” të politikës
>gjenocidale të Slobodan Milosheviqit në pozitat dhe në funksionet
>kyç të pushtetit shtetëror serb edhe gjatë vitit 2005, strategji
>kjo, e cila sheshit flet dhe paralajmëron se në asnjë formë nuk ka
>vdekur konstanta e gjeopolitikës hegjemoniste serbo-ruse-sllave jo
>vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë e më gjerë.
>
>Në fund, duhet të konstatojmë se, për t’iu shmangur me sukses
>strategjisë së këtillë ruso-serbe, e cila njësoj është e rrezikshme
>si për interesat vitale të Shqipërisë Etnike, të Bashkimit Evropian,
>ashtu edhe për interesat afatgjata strategjike të Amerikës, së pari,
>SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja, duhet të njohin cilësinë e
>subjektivitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës, sepse ky do të jetë
>“grushti” më i fortë që do t’ia thyejë kurrizin “Aleancës së
>Shenjtë” Ruso-Serbe si në kuptimin e ngushtë në Ballkan, ashtu edhe
>në kuptimin e gjerë në Evropë.
>
>Vetëm strategjia gjeopolitike amerikane- evroperëndimore (BE dhe
>NATO), e fokusuar në mbrojtjen e së drejtës historike dhe ligjore të
>shqiptarëve mbi Kosovën, si dhe mbi trojet e tjera të Shqipërisë
>Etnike (që është kusht i domosdoshëm dhe i ngutshëm për
>shkolonizimin e Shqipërisë Etnike, sepse pa zgjidhjen e problemit
>kolonial shqiptar, Ballkani do të jetë zonë e përhershme sizmike për
>qëndrueshmërinë, për paqen dhe për sigurinë e tij edhe në shekullin
>XXI), do të jetë një nga barrierat kryesore, që do t’i paralizojë
>përgjithmonë “pazarllëqet tradicionale” të integrales së sferës së
>interesit rus-serb-sllav në Ballkan.
>
>Duke qenë se, boshti ruso-serb-sllav në afat të gjatë po synon, jo
>vetëm që të “pezullojë” përfundimisht sistemin njëpolar ndërkombëtar
>(me Amerikën në krye), por njëherit është edhe kundër krijimit të
>Bashkimit Evropian si “superfuqi evropiane”, për shkak të faktit se
>Bashkimi Evropian përherë do të jetë më afër me Uashingtonin sesa me
>Moskën dhe me Beogradin, atëherë edhe Amerika me partnerët e saj
>evroperëndimorë, duhet patjetër, që të gjejë “formulën” përkatëse
>për neutralizimin e përgjithmonshëm të Rusisë dhe të “bishtave” të
>saj serbo-sllavë nga zona e interesit amerikan dhe ervo-perëndimor
>në Ballkan. Ndryshe, brenda një kohe shumë të shkurtër (po qe se
>statusi i Kosovës mbetet në çfarëdo forme varësie nën vazalitetin e
>Serbisë kolonialiste), Rusia e mbështetur edhe nga Kina, do t’ia
>arrijë që të zhbalancojë “ekuilbrin” e sistemit njëpolar me
>titullarin e i tij në krye, SHBA-në, duke tentuar (fshehurazi dhe
>haptazi), që atë ta zëvendësojë me sistemin multipolar botëror, ku
>gjithsesi fjalën dhe ndikimin kryesor do ta ketë blloku pansllavist
>me në krye Rusinë, e ndihmuar dhe e favorizuar edhe nga Kina dhe
>partnerët e saj evro-aziatikë ndërkombëtarë.
>/ 17 12 2005/F.F.
>
>


>______________________________________________________________
> www.artcafe-albania.com