Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, dhjetor 25, 2005

Flori - Press:Shkruan gezim Ajgeraj/Zvicer

Gëzim Ajgeraj






KRITIKËT DHE “KRITIKËT”



Kritika, si pasqyrë e një vepre autoriale, vjen në forma të ndryshme, mvarësisht nga përceptimi dhe shija e kritikut. Vlerësimi kritik, është një mësim i mirë edhe për krijuesin por edhe për lexuesin. I pari, nga lëshimet që mundë të jen bërë në veprën e caktuar, ndërsa i dyti hynë më thellë në botën e përceptimit të një vepre. Këto janë vetëm dy nga elementet kyqe, që e bëjnë të rëndësishme kritikën e një vepre. Është e rëndësishme se nga cili kënd vlerësohet një vepër. Anët pozitive dhe negative të veprës. Vlerësimi real. Shtrohet pyetja; Kush është kritiku dhe nga cili prizëm e vlerëson një vepër. Kjo çështje, tani për tani tek ne, është një çështje që duhet kapur me një sens të hollë dhe të kujdesshëm. Zhvillimet e përgjithshme që ndodhët dhe po ndodhin në shoqërinë tonë, jo vetëm në gjysmën e dytë të shekullit të shkuar por edhe tani, patën dhe kanë shumë mjegull në këtë mes, nga e cila vështirë të shihet qartë ngritja e veprave dhe individëve. Në këtë rast edhe kritikës dhe kritikëve. Po flasim për kritikën dhe zhvillimet rreth sajë. Dukuri e cila shqetëson sot. Një pjesë e kritikës, tani më ka heshtur ose bënë prezantime të herë pas hershme, ndërsa një pjesë tjetër nga heshtja e këtyre të parëve (të mirëfilltëve) sikur ka përfituar dhe ka marrë një hov. Janë shum probleme brenda për brenda kësaj çështje. Sikur letrarët që pjesërisht janë klanizuar, nganjëherë edhe kritika. Nga një herë mungon syri real i sajë. Shpesh herë reflektohet smira, që për fat të keq egziston në ballkan. Interesat grupore, klanore, pa e lënë anash personalen për qëllime të caktuara. Janë këto edhe reflektimet e problemeve politiko-sociale nëpër të cilën po kalonë shoqëria e jonë, e që deomos, po i nxirren yndyra edhe letrave tona. Bëhen ngritje, rënje, hudhen në shportë autorë me veprat e tyre, njollosen vepra etj. Pra lindë një kaos kritik i cili kërkon kthim tek rrënja apo tek kritika e mirfillt. Këtu del qartë se kush bënë kritikë. Ç'pregaditje për kritikën ka kritiku? ç'tipare e karakter ka ai? Nga vjenë ai? Kush i dha vizë për kritikë? Cilit klan i takonë autori? Këto çështje lindin dyshim në kritikën e mirfilltë dhe në seriozitetin e sajë.

Në këtë kaos kritik, duke e pasur parasysh mendimin se kush bënë kritikë, ka gjithmonë rezerva në apsorbimin real të kritikës tek lexuesi, apo më saktë në akceptimin e vlerësimit kritik. Nga qasja tjetër se nga vjen ai, cilit klan i takon, ç'tipare ka, dhe shumë elemente tjera që e ndërtojnë individin ballkanas, edhe kjo çështje akceptohet me rezerva. Kjo vjen mu për shkakun se, kritiku është i vënë në dyshim, qoftë për mendimin pozitiv të vlerësimit të një vepre, edhe asaj negative. Pra këtij kaosi, ka humbur besimi edhe në kritikën.

Më e keqja vjen nga të kritikët rinj të vetëshpallur, të cilët ndërtojnë klane, duke qenë viktimë trashëgimnis së një mentaliteti të vjetruar e të tejkaluar pjesërisht. Nga këta kritikë, pjesa e tyre nuk kanë qenë në gjendje të publikojnë të paktën edhe një varg poezie diku, e i kapen kritikës. Kjo është apsurdja.

Këtij hulumtimi, ndoshta është mirë ti shtohet edhe klasifikimi i kritikës dhe kritikëve. Në mënyrë që të ndahet shapi nga sheqeri. Ndryshe, këtij kaosi kritikë do të pësonte patjetër arti dhe vlera, e që do ta përcillte pastaj gjithë rrjedhën e kulturës. Jo pse në këtë kontekst duhet të vëhet kontroll, se shumë lehtë do të ktheheshim mbrapa, apo në cenzur, por të vëhet një rregull kritik nga i cili pastajë do të pikënisnte klasifikimi i veprës letrare. Po të mos cekej edhe një problem, lehtë do të thuhej, letë zgjedhë dhe vlerëson lexuesi. Por kur hartohen dhe përpilohen programe shkollore, libra mësimor, etj, atëherë kriteret pa tjetër do të vijnë në shprehje, siç do të vijnë edhe elementet qofshin negative apo pozitive të përzgjedhësve të veprave që do të futen në programe. Kjo është një çështje në vete dhe kërkon një temë të vaqntë me sy të kulluar të vështrimit të problemit. çështje, që tek e, kudo në hapësirat shqiptare, duhet të shikohet nga një sy kritik. Dike u kthyer tek kritikët dhe "kritikët", të dytët duket se janë shtuar si tepër tek ne dhe problemit letrarë i kanë krijuar kaos, sa që nuk u lënë hapësirë të parëve, për veprim. Kaosi po ndodhë, bile në rritje.
26. 02. 2004