Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, dhjetor 18, 2005

Flori - Press:Huaazim teksti nga forumi virtual " Art-Cafe"

The Da Vince Code.




--- Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List ---



Cudi e madhe Agim, si eshte e mundur te kete bere gabime Kisha Katolike, sidomos ne nje bote qe askerkush nuk ka gabuar, ne nje bote qe nuk njef se c'do te thote gabim.... Megjithate mund te themi se eshte e para qe ka kerkuar falje. Cfare te vertete mbi Maria Madalenen eshte mshehur. Qe e kane varrosur nen Luver ? Pastaj vete Dan Brown ja ven gjithe fajin Kostandinit, na shan dhe Kostandinin qe mendohet te kete origjine shqiptare, e jo ne mesjete.
Pastaj ''Darka e fundit'' (mund ta them titullin e tabllose ne shqip?), aty jane 13 vete, 12 apostujt dhe Krishti, po te ishte Maria Madalena do te ishin 14. Eshte e vertete qe personi afer Krishtit ka nje bukuri femrore, une kam menduar gjithnje qe do te kete paraqitur Gjovanin, djalin e Elizabetes, gjithandej eshte pershkruar si djale i bukur.
Ti thua se eshte nje tjeter ungjill, kush me te siguron qe eshte origjinal? Thua te kene jetuar ato dorshkrime keshtu dor mbas dore 2000 vjet pa u prishur? Doreshkrimet e vjetra ruhen me shume kujdes. Pastaj dyshohet dhe per origjinalitetin e 4 ungjijve, ne se ato nuk besohen por duhet te besohen keto te tjeret, si me te sakte. Ne se ka te tjere doreshkrime per Krishtin, ato mund te jene vetem ne biblioteken e Vatikanit.
Pastaj ky eshte vetem nje liber; ka gjera shume interesante mbrenda, nje njgjarje qe te le pa fryme deri sa ta mbarosh, por qe fundi me la pershtypjen e ketyre romaneve roza, koleksione Harmony; nderton shume bukur tramen, e mbush me te papritura, por e monton kaq shume, sa s'di si t'i perfundoje, fundi i romanit te tij te para ''Engjej e djaj'' ka nje fund kot fare. E pse te mos ishte shkruar ky roman? Ne fund te fundit na ka dhene kenaqesi gjate leximit, dhe tani po na ben te diskutojme kaq gjate. Ehhh Ramadan Bojkafi ca po na ban me ate liber...:-))
Meqe jemi ke kodet a e keni lexuar ''Kodi Genezis''? Aty flitet qe nje matematikanti cifut Rips ka zbuluar nje kod tek Bibla, Torah. Ne variantin origjinal te shkruar ne gjuhen ebrarishte. Simbas ketij matematikanti bibla eshte e mbushur me informacione, libri eshte i shkruar nga nje gazetar ateist, mbasi zbulimi eshte publikuar ne revistat shkencore. Nje pyetje pa pergjigje del kush e ka kodifikuar biblen, kush e ka mbushur me informacione?

Nirvana Pistuli


----- Original Message -----
From: Agideba@aol.com
To: art-cafe@alb-net.com
Sent: Saturday, December 17, 2005 12:58 AM
Subject: Re: [Art-Cafe] The Da Vince Code.

--- Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List ---


Të mos më keqkuptojë askush. Dua të bëj një interpertim të shkurtër të mendimeve të mija të shprehur pak me ngut në shkrimin e mëparshëm por gjithësesi i qëndroj atij mendimi duke e revizionuarë nga disa pasaktësi shprehjesh që ndryshojnë bindjet e mija.

Unë, i dashur Mark, ngelem në këtë jetë dhe në atë tjetrën, një besimtar i devotshëm i Jezu Krishtit i cili ka hyrë si drita në mëndjen dhe zemrën time dhe asnjë forcë s'mund të më shkëpusë prej Tij dhe nuk kam asgjë me kishën në përgjithësi dhe as me atë katolike në veçanti. (Më falni për këtë ndërhyrje tepër personale.)

Kisha Katolike, ose më mirë, disa njerëz të saj, kanë bërë gabime ndër këta 10 shekujt e fundit, për të cilat, Papa Gjon Pali i II ka kërkuarë falje publike dhe ne jemi në dijeni të tyre. Një ndër këto gabime ka qënë edhe zhdukja barbare e disa dokumentave shumë të rëndësishme për jetën e Jezusit siç është edhe Testamenti i Filipit i cili ishte apostull i Jezusit dhe jo njeri dosido, ai jetoi kohën e tij bashkë me Të. Në Testamentin e tij, duhet ta dini të gjithë, nuk thuhet se "Jezusi ka patur grua Mary Magdalenën por thuhet se Ai e ka patur "njeriun më të afërt të tij me të cilën këshillohej." Këtu s'ka asgjë të keqe. Ndërsa, përsa i përket librit, "The Da Vince Code, " Këto materiale, Dan Brown i ka i marrë, dhe me mjeshtrinë e tij, i ka shfrytëzuarë për të shkruarë librin e tij fiction, dhe jo truth, "The Da Vince Code" (i cili është një libër letrar dhe jo historik). Këtë gjë mund ta ngatërrojnë vetëm të pamëntë. Ndërsa masa e ironizimit të kishës së sotëme është shumë e tejkaluarë nga ky autor ateist. Por faji nuk është i tij por i kishës. Dhe ja pse?

Fshehja e së vërtetës së Mary Magdalenës dhe lidhjeve të saj shpirtërore me Jezusin, ka sjellë sot një konfuzion siç sjellin zakonisht të gjitha fshehjet dhe tabutë. Ana tjetër, zhdukja e të gjitha tabllove ( pa seleksionim) që paraqesnin Jezusin me Mari Magdalenën, është përsëri ana e dorës së keqe të kishës po ashtu edhe qëndrimi tabu i mos diskutimit të kryevprës artistike të Leonardo Da Vinçit, "The Last Supper," është po ashtu dora e keqe e kishës. (Them se duhet të ishin lënë të lira të gjitha shkrimet e apostujve të Tij se ato ishin Hyjnore, ku hyn dhe Filipi dhe të bëhej seleksionimi në shkrimet e tjera.) Ky do të qe qëndrimi më i mirë i çdo kishe dhe sot nuk do të ishin këto probleme.

Nëse këto gjëra nuk do të ishin "seleksionuarë," siç thoni ju z. Mark, (E kam fjalën për shkrimet e apostujve,) por do të ishin lënë të lira, sot ne, nuk do të kishmin në dorë një libër kaq shumë të lexuarë dhe problematik për kishën, siç është libri "Kodi i Da Vinçit. Ndërsa përsa i përket librave të tjerë që janë shkruarë nga persona të dyshimtë, as unë nuk nguroj të them se duheshin flakur tutje pasi kanë qënë njerëzore.

Besoj që të jem kuptuarë drejt çfar kam dashur me shpreh më parë, Agimi

***

"Libra te shkruar nga njerez te ndryshem, qindra vite mbas Krishtit, dhe te titulluar sipas ketij apo ati apostulli ka shume, por Kisha e krishtere ka perzgjedhur ato qe kane qene sa me afer me kohen kur autoret kane jetuar dhe ata jane: Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni. Gjithashtu jane pjese e Dhiates se Re edhe Letrat e Apostujve si dhe Zbulesa e Gjonit.
Sa per "zhdukjen" e disa nga "ungjijte", e qe po dalin ne drite tash. mbas 2000 vitesh, eshte per te qeshur. Thua se judenjte nuk do te kishin ruajtur ndonje nga ato dhe perdore per t'ju kundervene "fese se re? Ka shume njerez qe u shpelahet truri me lehtesi, por kurre s'kam mendua se nje nder ta do te jete edhe Agimi yne.M.Shkreli"


"Për të gjitha sa shkruan zonja e nderuarë Mirelë, nuk janë mendimet e saj por mendimet e Kishës Katolike e cila për shekuj me radhë ka zhdukur të vërtetën rreth Mari Magdalënës.
Është mirë që në jetë të mos jemi kopjacë por kreatorë dhe kërkues të së vërtetës sado e hidhur që ajo të jetë apo në kundërshtim me parimet tona.

Unë po ju them sot me bindje se, qëndron vërtetë një sekret i madh i fshehur për Jezusin dhe Mari Magdalenën, i cili sekret s'ka qënë i tillë për një kohë të gjatë, dhe më pas është fshehur, (pas shek. XI) dhe ndaluarë, ose më mirë me thënë është zhdukur duke u kthyerë sot në një top sekret i ndaluarë. Mirpo këto sekrete, ka pak vite që filluanë të rishfaqen në skenë, të nxjerra kushedi se nga ç'vrimë e fshehur! Këto materiale i ka i marrë dhe me mjeshtrinë e tij, Dan Brown i ka shfrytëzuarë për të shkruarë librin e tij "The Da Vince Code".

Për të mos ju lënë dhe ju në dyshim, unë po jua tregoj këtë burim i cili është Ungjilli i Filipit, (New Testament of Philip), ndoshta edhe ndonjë tjetër, njërit prej 12 apostujve të Jezusit, i cili sot është shfaqur i plotë por akoma gjysmë i fshehur. Filipi është lindur në Bethsaida, nga kanë qënë edhe Andrea e Pjetëri. Filipi është martir si shumë apostuj të tjerë të Jezusit. Mendohet se është vrarë në Hierapolis për shkak të bindjeve të tij tek Jezusi dhe përhapjes së ideve të Tij.

Ju kujtoj se ungjijtë për Jezusin nuk kanë qënë vetëm këta katër qe ne njohim sot por kanë qënë më shumë, mendohet të kenë qënë rreth 25 Ungjij të cilët siç e theksova më lart janë zhdukur për disa qindra vjet nga kisha katolike!

Sa për kryevepren e Da Vincit Darka e Fundit, "The Last Supper" që paraqet Mari Magdalenën në qëndër, kjo është e vërtetë, pasi atë natë ka qënë e ftaurë edhe ajo (sipas Filipit) dhe në tabllonë e pikturës janë 13 persona; 12 apostujt dhe Mari Magdalena.

Herën tjetër do t'jua sjell të plotë Testamentin e Ri të Filipit. Ju mund ta gjeni edhe vet duke kërkuarë në internet link-un e tij.

Ja dhe 12 emërat e vërtetë të apostujve të Jezusit në shqip:

* Simoni.

* Andrea.

* Xhema.

* Gjoni.

* Filipi.

* Bartolomeu.

* Thomai.

* Mateu.

* Xhema i Ri. .

* Tadeusi.

* Simoni i Zelotit.

* Juda Iskarioti.

* Matias. Agimi"