Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, dhjetor 25, 2005

Flori Bruqi:Historia nuk harrohet edhe per te mire e edhe per te keq!

Letra e Dilaver Baxhakut,eshte postuar ne forumin art-cafe:

O zoti Flori,po si keni durim ,o burr'i dheut ,te merreni me keto idiotesira!..se nuk po e gjej dot fjalen qe duhet.Na u bene keta merhumer rrodhe per te gjithe jeten! Aman ,bre,se gati te gjithe anetaret e kesaj kafeneje i kane jetuar e sterjetuar ne nje menyre a ne nje tjeter keto pislleqe te historise dhe besoj se nuk kane me deshire e durim t'ua servirim ne cdo vakt si pjate te pare.As gratis.E dini se si thone italianet ne kesi rastesh ?.."Ma chi se ne frega!"..qe mund te shqiperohej : kush po çan b...se si e pse u vra ky apo ai merhum!..Ne fund te fundit ,mire bene qe ia hengren koken njeri -tjetrit.Ai stan ate bulmet do te kishte.U nginjen mire e mire me gjakun e popullit dhe iu kthyen shoshoqit.Leqe koken e shoshoqit e paten vene ne tepsi qe ne vitet e se ashtuquajtures Lufte Nacionalçlirimtare; qe me vrasjen e V.Shantos e te Qemal Stafes - "Leninit t e Shqiperise", qe me patllaken e tij "luftoi te varri i bamit der'sa i doli xhani".Prej axhamillekut te tyre e hengrem edhe ne ,nje popull i tere.Pastaj me vrasjen apo zhdukjen e sa e sa te tjereve, qe nuk mesonin hiç nga fati i shokut te zhdukur,por shkonin me mendjen se vete ishin benjamine te te madhit.Kur u vinte rradha , e hanin edhe ata...Ju lutem,zoti Flori,vini doren ne zemer.Na tregoni ç'te doni,vetem per dinastine e felliqur komuniste na kurseni...

Per keto bema ne fakt duhet edhe treguar, por me vertetesi dhe objektivitet historik, jo duke mbledhur andej-kendej deshmi idiote nga personazhe te lyer e te perlyer ne dhjamin e krimit ,qe e paraqisin kriminelin nr.2 te Shqiperise gati-gati si nje hero te prere ne bese.Qe ia qajne hallin se vdiq ne krevat apo ne ndonje rrenxe te Bllokut i qelluar nga nje ushtar i urdheruar,qe edhe ate pastaj e vrane me ligsht se ne tragjedite e Shekspirit.Ose qe dikush kerkon ta quaj edhe trim te madh e... terci e verci.

Sido qe te jete - u vrane ne krevate apo neper hale ( kujtoni Nako Spirun) - une mendoj se keto surrate ,keto mostra , nuk mund te kene privilegjin te shfaqen si fandi spathi neper gazeta apo faqe interneti.Hajt gazetat , qe ne fund te fundit jane biznese per fitim,por nje faqe interneti me duket se eshte diçka tjeter.Ketu me duket se jemi mbledhur me nje deshire e nje qellim per te kembyer informacion te nje fushe te caktuar,siç e ka edhe emrin kjo faqe : ArtCafe. Jo per te perjetuar fatin e merhumeve e te krimineleve.Te gjithe personat qe permenden ne keto 12 puntata te "fejtonit" tuaj kane qene personazhe aktive te nje tragjedie te madhe te pashoqe qe u luajt ( nuk ka nje fjale tjeter ?!.)mbi kurrizin e shqiptareve.Keshtuqe ,ne nje menyre apo ne nje tjeter ,ata paguan per ate qe bene.Shkoi haku tek i zoti.

...Nuk po dua te zgjatem me ,me falni edhe per kaq.Jam i bindur se me keni kuptuar drejt.

Dilaver Baxhaku

From : dilaver baxhaku
Reply-To : dbaxhaku@yahoo.it, "Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List "
Sent : Saturday, December 24, 2005 9:49 PM
To : "Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List "
Subject : Re: [Art-Cafe] Post.Flori Bruqi:Komandanti ushtarak mehmet Shehuishte trim i madh(13)

Nuk e kam ndermend te polemizoj me ju z.Dilaver Baxhuku...
Qellimi im ne kete fejton per Mehmet Shehun ishte te mos harrohen faktet historike te nje regjimi 50 vjeqar te satrapit E.H,apo siq e quani ju Dulle!...
Me respekt,
Flori Bruqi

----------------------------


Flori Bruqi ha scritto:
--- Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List ---


Mehmet Shehu përshkruan disa nga betejat më të famshme të formacionit
partizan që drejtonte

Pas betejave, Brigada I pushon në Labinot
Njësia partizane kishte të rënët e saj në këto përballje me nazifashistët

Armand Jonuzi

Labinoti, ku u vendos brigada pë r të pushuar nja tri-katër ditë, njihej mirë
nga të gjithë si një vend historik. Aty qe zhvilluar Konferenca I e PKSH-së
në mars 1943, qe mbajtur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm në korrik dhe
qe formuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në Labinot
vetëm një javë përpara u kishte dhënë fund punimeve, Konferenca II
Nacionalçlirimtare. Konferenca kishte hedhur parullën "Të njihen këshillat
nacionalçlirimtare si i vetëm pushtet i popullit në Shqipëri". Ajo kishte
pranuar statutin dhe rregulloren e këshillave nacionalçlirimtare dhe kishte
marrë një sërë masash për forcimin dhe zgjerimin e bazës demokratike dhe për
centralizimin e pushtetit popullor. Veç kësaj, përfaqësuesit e popullit
kishin dënuar marrëveshjen e Mukjes dhe kishin mbajtur një qëndrim të prerë
ndaj Ballit Kombëtar. Ishte vendosur të demaskohej deri në fund politika e
tij antipopullore e antikombëtare dhe veprimtaria e tij përçarëse e
shkatërrim tare. Konferenca e Labinotit i tregoi popullit, se krerët ballistë
po shkonin gjithnjë e më thellë në rrugën e tradhtisë, të bashkëpunimit me
pushtuesit e të luftës së hapur kundër lëvizjes nacionalçlirimtare. Në këto
kushte udhëzonte Komiteti Qendror i Partisë, "të paraqesim mirë në popull
Ballin Kombëtar, si përçarës dhe shkaktar vëllavrasjeje, të bëjmë që populli
i tërë të revoltohet për këtë gjë dhe kështu përgjegjësitë historike të bien
siç është e vërteta mbi Ballin Kombëtar; të përgatisim të tërë ata të
lëvizjes nacionalçlirimtare, të përgatisim popullin për një përpjekje me
Ballin. Balli po përgatit këtë përpjekje dhe nuk duhet të na gjejë me duart
e lidhura". Ditën e mbarimit të Konferencës kishte kapitulluar Italia
fashiste. Vendin e pushtuesve italianë në Shqipëri e zunë pushtuesit nazistë
dhe gjermanë. Ata sollën këtu rreth 70 mijë forca të armatosura që i
vendosën nëpër qytetet kryesore të vendit, gjatë bregdetit, nëpër aerodrome
dhe gjatë vijave kryesore të komunikacionit. Shkelësit hitlerianë me të
ardhur, u përpoqën të gënjenin popullin duke e paraqitur si "çlirues nga
zgjedha e pushtimit italian" dhe i bënë thirrje popullit shqiptar të
dorëzonte armët e të bashkëpunonte me ta kundër komunizmit. Por populli ynë,
kurrsesi nuk mund të mashtrohej. Partia e kishte sqaruar atë për gjithçka.
Ai i njihte mirë pushtuesit gjermanë para se të shkelnin në Shqipëri se ç'
barbarë të egër, ç' armiqsh për vdekje të popullit shqiptar dhe të popujve
të tjerë ishin. Prandaj, skllavëruesit nazistë u pritën kudo me luftë të
ashpër. Kjo luftë do të rritej nga dita në ditë dhe do të merrte fund, vetëm
atëherë kur në Shqipëri të mos mbetej këmbë pushtuesi dhe këmbë tradhtari.
Brigada I e kishte provuar tashmë, disa herë luftën me pushtuesit e rinj.
Truallin shqiptar e kishte ndotur gjaku i qindra nazistëve gjermanë të vrarë
nga partizanët e brigadës në Barmas h, në Pogradec e në Xhyrë. Atë si gjithë
ushtrinë nacionalçlirimtare dhe popullin shqiptar e prisnin beteja shumë më
të mëdha e të vështira me këta pushtues. Lufta me skllavëruesit e rinj
gjermanë paraqitej edhe më e vështirë se me pushtuesit italianë, për arsye
se i gjithë reaksioni i brendshëm me fashistët e djeshëm, me Ballin
Kombëtar, me bajraktarët dhe klerikët tradhtarë, ishin bashkuar me
hitlerianët në luftë kundër Partisë Komuniste, në luftë kundër frontit dhe
ushtrisë nacionalçlirimtare. Me reaksionin e me gjermanët po bashkoheshin
edhe zogistët. Abaz Kupi nuk kishte pranuar të merrte pjesë në Konferencën e
Labinotit. Sipas udhëzimeve të anglezëve, porsa kishte krijuar një
organizatë politike më vete që e kishte emëruar Partia Zogiste dhe dy muaj
më vonë e pagëzoi me emrin Legaliteti. Kjo organizatë doli sikundër edhe
Balli Kombëtar, si reaksion kundër frontit nacionalçlirimtar. Të gjithë këto
vendime të Konferencës së D ytë Nacionalçlirimtare, gjendjen e krijuar pas
kapitullimit të Italisë, detyrat e mëdha që shtroheshin përpara, Shtabi i
Brigadës, ua sqaroi mirë partizanëve në mbledhjen e posaçme që bënë me ta më
18 shtator. Në fund të mbledhjes, luftëtarët e brigadës u dërguan nëpërmjet
një shoku bullgar që ndodhej aty, përshëndetje luftarake internacionalistëve
partizanëve bullgarë. Midis të tjerave, në këtë letër thuhej: "Ju sigurojmë
se brigada e parë e jona do të shkojë prej luftimi në luftim dhe prej
fitoreje në fitore kundër armikut të njerëzimit, fashizmit gjerman dhe se
kjo brigadë ka për të qenë tmerr për të. Ju sigurojmë gjithashtu, se Brigada
I e jona me të gjithë ushtrinë tonë nacionalçlirimtare, nën urdhrat e
Shtabit të Përgjithshëm, është garancia e sigurt për çlirimin e popullit
shqiptar nga zgjedha barbare fashiste dhe për vëllazërimin e popujve
ballkanikë." Në Labinot, brigada u çlodh mirë. Njëkohësisht, zhvilloi punë
politi ke sqaruese me fshatarët. Ajo e kishte ndërtuar fushimin e vet ato
ditë në një pyll afër Labinotit-Mal. Vendi kishte një bukuri të rrallë.
Gjelbërimit të bollshëm i shtohej ajri i pastër i malit me ujë të ftohtë e
të kulluar si kristali, që buronte nga të gjitha anët. Mezhdat e arave të
fshatit, gjerdhet dhe lisa e pemë të tjera përqark tyre ishin mbushur me
pjergulla, prej nga vareshin veshët e rrushit të pjekur. Atë vit, prodhimi i
rrushit ishte i mbarë. Gjatë ditëve që qëndroi në Labinot, brigada
furnizohej me ushqime dhe nga Elbasani. Ushqimet siguroheshin duke i blerë
në treg me ndihmën e organizatës të partisë së qarkut. Natyrisht, këto
ushqime siguroheshin pa vështirësi dhe pengesa. Më tepër se kushdo pengonte
Balli që bënte çmos të sabotonte Luftën Nacionalçlirimtare. Shumë e vështirë
në atë kohë ishte të gjeje kripë, e cila ishte në sasi fare të pakët.
Tregtarët e kripës nxirrnin fitime të mëdha, duke e shitur atë në treg të
zi. Shpërndarësi i kripës në Elbasan, një ballist kundërshtonte të shiste
sasinë që i nevojitej brigadës. Atëherë, shtabi i dorëzoi një letër
paralajmëruese në të cilën i thoshte: "Morëm vesh që partizanët e Brigadës
I, me pagesë nuk i keni dhënë kripë. Nëse është e vërtetë, jeni përgjegjës
përpara drejtësisë së Luftës Nacionalçlirimtare. Ju në këtë mënyrë pengoni
luftën dhe keni përgjegjësi të rëndë." Nga Elbasani u tërhoq edhe një sasi
materiali veshmbathjeje për të plotësuar nevojat më të ngutshme të
luftëtarëve. Në Labinot u bë gjithashtu, mjekimi i një numri partizanësh të
sëmurë në spitalin partizan të atjeshëm. Gjatë atyre ditëve, pikërisht me 20
shtator, gjyqi ushtarak i brigadës gjykoi një çështje interesante të një
fashisti Q. Xhani, të kapur në afërsi të Elbasanit. Kur e kapën iu gjet me
vete një leje e lëshuar nga autoritetet italiane të pushtimit për të mbajtur
në këmbë një çetë prej 100 vetash të armatosur. Gj atë gjykimit, fashisti u
detyrua të tregonte se komanda italiane e kishte ngarkuar atë të krijonte
një bandë kusarësh. Kjo bandë grabiste pasurinë e fshatarëve dhe përhapte
poshtë e lart se këto veprime gjoja i kryenin partizanët. Pjesëtarët e
bandës kusare kur shkonin për grabitje, mbanin në kapelen e tyre yllin
partizan. Për çdo veprim kusarie që kryente banda, kryetari i tyre që tani
po jepte llogari para gjyqit të brigadës, merrte një shumë të caktuar të
hollash nga pushtuesit fashistë. Ky tradhtar mbante njëkohësisht lidhje me
ballistët, të cilët e kishin dërguar që të mblidhte njoftime të fshehta
rreth brigadës. Gjyqi i brigadës i dha fashistit e spiunit dënimin më të
rëndë që meritonte.

Lista e dëshmorëve të brigadës

Emri Vendlindja Ku ka rënë Data e vdekjes


Abaz Çorrushi Çorrush Qafa e Gjarprit 04. '44
Abaz Hoxha Kutë Tiranë 11.11.'44
Abdullah Teka Durrës Tiranë 11. '44
Adil Petani Kallarat Shpat 20.05.'44
Agim Xhomo Libohovë Dukat 30.11.'43
Ago Topulli Gjirokastër Tendë e Qypit 20.01.'44
Agllaj Tako Përmet Tiranë 11.11.'44
Ahmet Pashaj Hekal Fushaliaj 09.07.'44
Ahmet Hajdini Pogradec Kelmend 14.01.'45
Ahmet Koli Shkodër Tiranë 02. '44
Ahmet Ramizi Qarrisht 29.02.'44
Aleks Thanasi Fushaliaj 09.07.'44
Ali Feto Shënkollas Velçë 15.12.'43
Ali Spahiu Tiranë Tiranë 11.'44
Ali Banushi Elbasan Tiranë 11.'44
Ali Seiti Unjet Kelmend 14.01.'45
Aliko Meçaj Bolenë Kelmend 14.01.'45
Alfredo Sebastiano Italian Peshkopi 15.07.'44
Alush Farka Farkë Tiranë 11.'44
Alush Muça Ostren Tiranë 12.'44
Alush Koprëncka Bulgarec Qafa e Kërrabës 24.11.'44
Allaman Asllani Mallunxë Tiranë 11.'44
Andon Pasho Leskovik Macukull 20.08.'44
Andon Xoxa Fier Pogradec 25.04.44
Antonio Entolo italian Fushaliaj 9.07.44
Asllan Dërsniku Fushaliaj 9.07.44
Avdi Leka Tiranë 11.44
Avni Muçi Prishtinë Kashar 11.44
Avni Kondi Burgallas Tiran ë 11.11.44
Avram Kushta Jeronist Shërmbërdhenj 6.06.44
Azem Çeli Fterrë Guri i prerë 6.06.44
Barjam Dautaj Durrës Tiranë 11.44
Bajram Mema Tiranë Tiranë 11.44
Bajram Izeiraj Kutë Tiranë 20.11.44
Babul Varfaj Matohasanaj Peshkopi 15.12.44
Banush Manko Karbunarë Kelmend 01.45 (Lushnjë)
Bahri Xhelili Grabovë Dibër 1.08.44
Behar Xhindoli Imshtë Skorskë 27.02.44
Beqar Dauti Strugë Tiranë 11.44
Beqo Çaushi Drenovë-Balsh Kelmend 01.45
Beqo Muçaj Hekal-Ballsh Mokër 24.04.44
Bexhet Maxhari Osnat afër Krujës 12.10.44
Bexhet Petrusha Petrushë Tiranë 11.44
Bilal Dyrmishi Martallos Tiranë 11.44
Bilbil Mehmeti Qafzë Tiranë 11.11.44
Caush Dragoti Sulovë Fushaliaj 9.12.44
Caush Cene Tunjë Pogradec 04.44
Caush Caku Tiranë 11.44
Demir Zeraj Matohasanaj Ura e zezë 18.09.44
Diço Petrovski Vërnik Tiranë 14.11.44
Dilaver Çuka Shkodër Kelmend 01.45
Dilaver Doda Lunik Pollizhan 15.07.44
Dino Hajdari Dukaj Kelmend 01.45
Dito Ka raj Tiranë Tiranë 25.02.45
Dulejman Skara Shumbat Tiranë 11.45
Dhimitër Verdha Baboshticë Vlorë 15.12.43
Dhimitër Shkurti Pogradec Peshkopi 15.07.44
Eise Afezoli Hoçisht Këmbëthekër 04.03.44
Elmaz Zeqiri Qarrihtë 19.02.44
Emin Hoxha Krujë Kelmend 01.45
Enver Pajo Sul(Devoll) 04.04.44
Ernesto Tagostino Italian Tiranë 11.44
Esat Tafa Dorëz Tiranë 11.44
Etref Osoja Osojë Tiranë 02.11.44
Euxhenio Toriçeli italian Martanesh 03.44
Falli Sefaj Mëkat(Vlorë) Qafë e gjarprit 06.06.44
Fejzi Micoli Bolenë Kelmend 14.01.45
Ferit Qafzezi Qafëzes Tiranë 10.11.44
Feti Xhanari Bubëz Kelmend 14.01.45
Foreha Myteveli Korçë Dibër 08.44
Fiqiret Struga Kukës Tendë e Qypit 20.01.44
Fiqiret Mebelli Kadipashaj Tiranë 11.44
Foni Krodhima Kakos Tiranë 11.11.44
Franko italian Tendë e Qypit 20.01.44
Gani Agolli Moçan Skrapar 20.01.44
Gani Zeka Gurë i Prerë 06.44
Gogo Mati Vlorë Burgajet 24.08.44
Guljelm Shoshi Shkodër Kelmend 17.02.45Gjok Doçi Fushlurë Symizë 20.11.43
Gjon Pendavini Korçë Patos 11.11.44
Gjysho Ramadani Romës Symizë 20.11.43
Hafuz Vebiu Selcan Gostimë 06.44
Hafuz Guzi Sojnik Kelmend 02.45
Hajdar Kallore Jançë Tiranë 09.44
Halil Zhuzhuni Libohovë Vithkuq 08.43
Halil Gremi Mbrostar Dragot 11.43
Halim Ruko Berat Kelmend 01.45
Hamdi Vrioni Berat Patos 11.11.43
Hamdi Flaga Menkulas Qafë e kumbullës 3.11.43
Hasko Kasapi Karbunarë Mokër 04.44
Hasan Demaj Formovë 06.44
Hasan Mëhilli Dukat Pogradec 10.09.43
Hasan Kasmi Bratil Çerenec 08.07.44
Hasan Seferi Kelmend 01.45
Hekuran Mahmuti Kolonjë-Ballsh Dibër 01.08.44
Haxhi Deraj Vajzë Tiranë 15.11.44
Haxhi Meko Leskovik Krujë 08.09.44
Haxhi Sali Nivicë-Tepelenë Dibër 01.08.44
Haxhi Konica Leskovik Tiranë 13.11.44
Hariz Qazim Vlorë Tiranë 11.44
Hazis Shabani Prapanik Peshkopi 13.07.44
Hill Gjergji Fier-Seman Kelmend 02.45
Himzi Sapunxholli Pejë Kelmend 01.45
Hodo Zvarishti Zvarisht Tiranë 02.11.44
Hysen Aranitasi Aranitas Bërzhitë 10.09.43
Hysen Shahini Gracë Krujë 08.09.44
Hysni Metaj Lushnje Tiranë 11
Hysen Saliu Kapinovë Okshtun 03.44
Ibrahim Brahaj Dukaj Ura e Zezë 18.09.44
Ibrahim Ramadani Kelmend 02.45
Ibrahim Shehu Çorrush Fushaliaj 09.07.44
Iriz Leshneka Progonat Ura e Zezë 18.09.44
Idriz Qahjaj Tunjë Dibër 08.44
Iljaz Jupi Kelmend 02.45
Inajete Dume Gjirokastër Qarrishtë 29.02.44
Irakli Tërova Tërovë Dunicë 07.03.44
Isa Dragoti Kapinovë Skroskë 27.02.44
Islam Çaushi Steblevë Kelmend 01.45
Islam Dushku Çorrush Çerenec 08.07.44
Islam Hoxha Neshtë Dibër 01.08.44
Ismail Gjerbësi Gjerbës Dibër 01.08.44
Ismail Beqaj Kelmend 01.45
Jaho Shehu Gjirokastër Kelmend 01.45
Jakup Biçaku Librazhd Farkë 11.44
Jani Dudo Voskopojë Lleshan 22.05.44
Jashar Beqiri Mahmutaga Patos 11.11.43
Jashar Vloshi Dukat 30.11.43
Jonuz Çobani Gjirokastër Kelmend 01.45
Jonuz Xhezo Gjirokastër Martanesh 03.44
Jorgo Agari Nokovë Tiranë 02.11.44
Jorgji Thanasi Zguralec Tiranë 14.11.44
Jovan Simoni Pirë Tiranë 14.11.44
Jovan Gjika Pleshisht Jarçë 01.06.44
Jusuf Gjini Zabzun Tiranë 11.10.44
Kadri Sinani Velçë-Vlorë 15.12.44
Kadri Gani Elbasan Tiranë 11.44
Kadri Qystri Lushnjë Vithkuq 26.08.43
Kadri Hoxha Topojan Tiranë 11.44
Kamber Panariti Panrit Tiranë 11.44
Kamber Dinaj Golem Martanesh 03.03.44
Kamber Tepelena Tiranë 11.44
Koli Andrea Berat Tiranë 11.44
Kosta Dhimo Korçë Opar 01.03.44
Kurinçiç Slloven ... ........
Kuto Selimi Vlorë Qarrishtë 29.02.44
Lace Malaj Tërbaç Qafa e Gjarprit 06.06.44
Lame Gjokuta Kuç Përroi i Hotit 29.05.44
Lazer Zavalina Tiranë 13.11.44
Lazo Opari Korçë Vithkuq 27.08.43
Lef Qosja Jeronisht Shëmbërdhenj 06.06.44
Leke Babaliu Postenan Tendë e Qypit 20.01.44
Leo Dalponte italian Berat 15.11.43
Lesko Leka Ramicë Kajcë 27.01.44
Luto Cakaj Hormovë Qarrishtë 29.02.44
Mahmet Iaku Zerqan Tiranë 11.44
Mako Osmanaj Amonicë Tiranë 11.44
Maksut Hyseni Tendë e Qypit 20.01.44
Maksut Rexhepi Lumë Tiranë 11.44
Malo Limo Bolenë Zhabokikë 01.44
Malo Malaj Nivicë Klenjë 10.07.44
Maliq Vela Posnovisht Qafë Kërrabës 09.43
Maliq Habibaj Vajzë 06.44
Mansur Hyseni Tendë e Qypit 20.01.44
Mario Polisi italian Dibër 01.08.44
Mario Kronika italian Tendë e Qypit 20.01.44
Maqi Mita Korçë Sulovë 27.05.44
Mefail Rozani Potgorie Tendë e Qypit 20.01.44
Mehdi Taka Golem Tiranë 11.44
Mehmet Tomorri Kelmend 02
Mehmet Trebishti Tiranë Dibër 06.11.44
Memish Gani Trebisht Tiranë 10.44
Memo Zeqo Mallakastër Farkë 15.10.44
Memo Beqari Gorisht Kelmend 01.45
Merko Qamili Dhëmblan Guri i Prerë 06.06.44
Mersin Dyrma Gostimë Tiranë 09.44
Mersin Hysaj Fushaliaj 08.07.44
Mersin Matushi Ura e Zezës 20.09.44
Mersin Matohasani Matohasanaj Fushaliaj 09.07.44
Mersin Mollasi Tiranë 09.44
Mersin Qerimi Selitë Tiranë 11.44
Mesut Luzaj T iranë 06.11.44
Met Aliu Kelmend 01.45
Meto Metaj Dhëmblan Tiranë 11.44
Mevlan HAlimi Dhëmblan Tiranë 14.11.44
Mevlan Hysenaj Vlorë Kelmend 14.01.45
Mihal Nako Fier Dibër 44
Mina Spirollari Hoçisht Shpat 22.05.44
Mitat Murati Kreshocvë Tiranë 11.44
Misto Zvicina Zvirinë Fushaliaj 09.07.44
Miti Qosja Lushnjë Kelmend 18.05.45
Mitro Kruti Tiranë 11.44
Muhamet Kondi Bargullas Shëmbërdhenj 05.06.44
Muharrem Zala Kukër Tiranë 11.44
Muharrem Farka Farkë Tiranë 17.01.44
Muharrem Gaziu Leskovik Hotolisht 28.02.44
Muharrem Dollaku Erzen Velçë-Vlorë 15.12.44
Muharrem Presheva Preshevë Tiranë 11.44
Muharrem Gjerbesi Gjerbës-Malla Peqin 19.03.44
Musa Copi Tiranë 11.44
Musa Karapici Tiranë Tiranë 11.44
Mustafa Mucaj Labinot Fushaliaj 09.07.44
Mustafa Hushi Elbasan Tiranë 11.11.44
Mustafa Zato Salari Guri i Prerë 06.06.44
Myslim Hagra Mëzes Tiranë 11.44
Myslim Struma Strumë Peshkopi 07.44
Mylim Shyri Tiranë Fushaliaj 09.07.44
Nafiz Sadikaj Matohasanaj Burgajet-Mat 24.08.44
Nane Como Brazhdan Gramsh 44
Nasho Todi Poliçan 21.01.44
Naum Trebicka Korçë Balibardhë 03.04.44
Nazif Xhavara Levan Kelmend 01.45
Nazmi Zapari Turan Tiranë ........
Nuci Bandilli Mokër 04.44
Nesim Jobollari Tresovë Ura e Zezës 18.04.44
Neshat Saliu Cakran Kotodesh 08.05.44
Nexhip Sheraj Kallarat Elbasan 44
Nazi Hajdari Gjirokastër Ura e Zezës 18.09.44
Niko Vasili Gjirokastër Tiranë 11.44
Nikolla lena Tiranë Tiranë 11.44
Nevruz Meko Leskovik Tiranë 11.44
Novruz Licaj Matohasanaj Fenarës 29.06.44
Novruz Sherifi Vlorë Okshtun 03.44
Novruz Arreza Tepelenë Çezmë 24.02.44
Novruz Xhemali Hekal Ura e Erzenit 10.43
Numan Bashiri Xibër Kelmend 01.45
Nuredin Breshani Kallarat Elbasan 14.03.44
Osman Gjini Mollas Çekin 31.05.44
Osman Memi Fterë Shelcan 09.05.44
Osvaldo Kjani italian Kajcë 25.01.44
Petraq Seferi Korçë Vithkuq 26.03.43
Petraq Saro Korçë Vajzë 15.12.43
Petro Prifti Divjak Skrapar 44
Pinellopi Pirro Nartë Fushaliaj 08.07.44
Pirro Palla Vlorë Tendë e Qypit 20.01.44
Pirro Gazepi Leskovik Tendë e Qypit 20.01.44
Qamil Hyseni Fratar Prezë 15.10.44
Qani Hyskaj Matohasanaj Tiranë 11.44
Qani Bonaj Vlorë Kelmend 14.1.45
Qazim Agolli Dolan Qafë e Gjarpërit 6.6.44
Qazim Ymeri Fushaliaj 9.12.44
Qemal Sadushi Cakran Qafë e Gjarpërit 6.6.44
Qerim Kalivaçi Kalivaç Peshkopi 15.7.44
Ramadan Abdiu Klos Tiranë 11.44
Ramadan Feimi Oshtekës Tiranë 6.11.44
Ramadan Romsi Romës Symizë 11.43
Ramazan Kuraj Nikël Tiranë 11.11.44
Ramazan Sela Tiranë Tiranë 14.11.44
Ramazan Bale Labinot Fushaliaj 9.7.44
Refat Bajrami Kelmend 1.45
Refat Hysniu Bargullas Elbasan 14.3.44
Refik Memushaj Brataj Symizë 20.11.43
Remzi Gorishti Gorisht Prezë 12.10.44
Resmi Gorishti Gorisht Prezë 15.10.44
Renato Donini Italian Çereneç 8.7.44
Resim Tartaraj Vlorë Tiranë 11.44
Reshat Rama Strikçan Tiranë 11.44
Reshit Çelirama Elbasan Peshkopi 15.7.44
Reshit Hoxhaj Grazhdan Letëm 2.7.44
Rexhep Ramadani Gjinovec Kelmend 14.1.45
Rexhep Mata Barbulloja Tiranë 15.11.44
Rexhep Shiraj Fulqet Tiranë 11.44
Rexho Lamçe Salari Përmet 20.1.44
Rifat Banushi Kavajë Kelmend 14.1.45
Riza Kasaj Hekal Dunicë 7.3.44
Roko Konsilio Italian Çereneç 8.7.44
Rrapo Ormenaj Sinanaj Tiranë 11.44
Sabri Babani Baban Guri i Prerë 3.6.44
Sabri Caka Okshtun Tendë e Qypit 20.1.44
Sadik Hekurani Gorishovë Kelmend 1.45
Sadik Agolli Selçan Tiranë 11.44
Sadush Çunaj Golem Përroi i Holtit 29.5.44
Sako Shpatanji Vithkuq 26.8.43
Sali Burraj Dibër 1.8.44
Sami Muçaj Dhëmblan Tiranë 11.44
Sedat Babani Korçë Krujë 8.9.44
Sefer Ademi Kelmend 1.45
Sefer Bojo Gjirokastër Kelmend 11.45
Sefer Klenja Klenjë Krujë 8.9.
Seit Rakipi Qereshnik Dibër 1.8.44
Seit Polisi Polis Tiranë 9.44
Seit Begaj Çorrush Mokër 24.4.44
Selami Ramadani Fushaliaj 9.7.44Selim Asllani Gostimë Shushicë 20.5.44
Selim Nikaj Brataj Kiçok 27.7.43
Selo Hyseni Dibër 1.8.44
Sinan Xholi Rodostush
Skënder Qosja Sojnik Tiranë 11.'44
Sotir Bulgareci Bulgarec Tendë e Qypit 01.'44
Stavro Shkurti Rehovë Llangë 02.'44
Stefan Pandeli Potgozhan Krujë 09.'44
Stefan Spiro Kurvelesh Dunicë 03.'44
Stiliano Pandi Berat Mokër 04.'44
Aurlio Staroçi Italian Belsh 05.'44
Sulejman Papri Elbasan Velçë Vlorë 08.'43
Sulejman Sulo Tapizë Prezë 10.'44
Sulo Mati Tiranë 11.'44
Sulo Buzheli Kuc Kurvelsh Tendë e Qypit 01.'44
Syrja Dari Kelmend 01.'45
Syrja Grabocka Grabockë Ura e Zezë 09.'44
Shaban Sali Klos Tiranë 11.'44
Shaqir Bala Tiranë Tiranë 11.'44
Shaqir Bali Labinot Fushaliaj 07.'44
Shaqir Karro Tiranë 11.'44
Shaqir Oshafi Tiranë Tiranë 11.'44
Shaqir Xhaxho Libohovë Tiranë 11.'44
Shefki Qosja Qersek Peshkopi 08.'44
Shembi Kërveshi Fier Pogradec 09.'43
Shesho Baboçi Gjirokastër Krujë 09.'44
Sherif Me hmeti Drenovicë Kalivaç 04.'44
Shyqyri Hajdari Tiranë 11.'44
Tafil Abilaj Tërbaç Ribaj 01.'44
Tahir Frakulla Mollas Tiranë 11.'44
Tahir Shuli Kelmend 01.'45
Tare Gjonaj Kallarat Balibardhë 04.'44
Tare Maliqi Malinë Tiranë 10.'44
Tare Mustafai Qarrishtë 02.'44
Tas Dema Fier Vithkuq 08.'43
Telha Agolli Zvarisht Skrapar 11.'43
Tercilio Kardianli Italian Cerenec 07.'44
Tito Seferi Niçë 03.'44
Toqi Gjoni Çorraj Këmbëthekër 03.'44
Turban Mata Fterë Skrapar 05.'44
Themi Sotiri Balibardhë 04.'44
Themistokli Vasili Plebishit Dibër 08.'44
Theodhor Jankoviç Boboshticë Elbasan 03.'44
Thoma Çuni Vanar Kelmend 01.'45
Thoma Simo Vuno Kelmend 02.'45
Uke Lame Qarrishtë Tiranë 11.'44s
Undenberg Masoreli Ermen Tiranë 11.'44
Vangjel Poloska Poloskë Guri i Prerë 06.'44
Vaso Shurkulli Opar Çekin 05.'44
Vath Lula Shkodër Tiranë 11.'44
Vath Mema Shkodër Tiranë 10.'44
Vaiz Beqo Buzëmadh-Mk Tiranë 10.'44
Vaiz Deromenaj Mesaplik T iranë 11.'44
Veledin Xhelo Klos-Ballsh Kelmend 01.'45
Vero Gërri Niçë Fushaliaj 07.'44
Vesel Dyreku Bilçë Okshtun 03.'44
Zalo Xhangolli Shënpremte Guri i prerë 06.06.'44
Zarik Jani Vajkan Elbasan 14.03.'44
Zenel Ormoni Smokthi Qarrishtër 29.02.'44
Zeno Zenelaj Kuç Qarrishtër 29.02.'44
Zeqir Gjokaj Tërbaç Kelmend 14.01.'45
Zeqir Biçaku Letëm Kelmend 14.01.'45
Zini Golemi Pogradec Tiranë 11.'44
Zyhdi Zeqo Çamëri Kelmend 14.01.'45
Xheladin Beqiri Gjilan Qafa e Gjarprit 06.06.'44
Xhemal Aga Guri i Kamjes 23.04.'44
Xhemal Haka Zezë Tiranë 11.'44
Xhemal Broshka Selvijas Dibër 08.'44
Xhemal Karaj Tiranë 11.'44
Xhemal Agolli Shelcan Dibër 08.'44
Xhevit Zëmça Qafa e Gjarprit 06.06.'44
Xhezar Mënçi Kukël Tiranë 21.'44
Xhevit Hekali Hekal Jançi 02.06.'44
Xhovani Taçini Italian Dibër 01.08.'44
Xhuro Mikeli Italian
Xhuzepe Riki Italian Tendë e Qypit 20.01.'44
Ymer Rexhepi Tiranë 11.'44
Ymer Rexhepi Tiranë 27.10.'44
< BR>FUND I FEJTONIT TONE!
Me respekt,
Flori Bruqi


______________________________________________________________
www.artcafe-albania.com