Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, dhjetor 05, 2005

Doracak per gripin e shpezeve

Mr.sc.Flori Bruqi








Fshehtësitë dhe të vërtetat
për virusin avian

FLOMED,dhjetor 2005






Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian



H5N1 më i rrezikshëm se SARS
Zyrtarë mjeksorë kanë paralajmëruar se bota është afër një epidemie të fuqishme infektuese e cila
është një përzierje e influncës së shpezëve dhe gripit.
Autoritet kanë bërë të ditur se të prekur nga kjo epidemi do të jenë njerëzit dhe jo shtazët siq është
menduar më parë. "Ne jemi duke e hulumtuar por nuk e dimë se kur do të ndodhë" ka tënë një
zyrtar i OBSH-së..
"Nëse ndodhë, do të jetë më i rrezikshëm se SARS" bëjnë të ditur zyrtarët.
Shkaku se pse është më i rrezikshëm se SARS është se H5N1 është virus i cili transmetohet sikurse
gripi i zakonshëm kurse SARS ishte gjysëm transmetues. H5N1 tashmë ka mbytur 32 persona në
Tailandë dhe Vietnam këtë vit, derisa SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome) ka mbytur 774
dhe ka infektuar afër 8000 persona kryesisht në Azi në vitin 2003. Të dy epidemitë kanë shkaktuar
humbje të konsiderueshme ekonomike në rajon. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar
se gripi i shpezëve i përzier me gripin e njerëzve mund të shpërndahet shpejtë dhe të shkaktojë afro
7 milion vdekje. Azia është vendi më i rrezikuar nga virusi H5N1 dhe për këtë arsye është krijuar
Asociacioni i Popujve të Azisë Jug-Lindore (The Association of Southeast Asian NationS-ASEAN),
ku bëjnë pjesë Malejzia, Indonezia, Filipinet, Tailanda, Vietnami, Brunei, Kamboxhia, Laos dhe
Myanmar.


Mbarë bota ndien kërcënimin e përhapjes së një epidemie, që të kujton atë të vitit
1918, e cila shkaktoi vdekjen e 50 milion njerëzve në mbarë rruzullin tokësor, duke shënuar
Kështu një numër më të madh viktimash, sesa Lufta e Parë Botërore.
Gripi i shpendëve, i njohur ndryshe si murtaja e zogjve vazhdon të jetë një kërrcënim
në rritje, tashmë me përmasa globale...
Influenca e shpendëve u diktua për herë të parë në vitin 1878 në Itali, si një sëmundje e
rëndë e pulave.

Sëmundja mund t'i prekë zogjtë në formë beninje, duke shkaktuar shpupurisje të
puplave,probleme në pjellori, ose në forma shumë patogjene, që kalojnë në një "Ebolë pule",
e cila më pas çon në ngordhjen e shpendëve brenda 48 orëve.
Që prej vitit 1959, kur u identifikua në Skoci një formë e parë shumë patogjene e gripit
të shpendëve, e shkaktuar nga një virus H5-N1, afro 20 vatra shpërthyen në botë, ndër të
cilat, 7 sosh kanë pasur një përhapje të madhe dhe vetëm njëra u shtri në pak vende.
Infektimet e njerëzve nga gripet e shpendëve janë shumë të rrallë dhe në pjesën më të
madhe këta virusë kanë shkaktuar vetëm patologji beninje tek njeriu, duke u shfaqur
shpeshherë si infeksion viral i të bardhës së syrit, që shërohet plotësisht.







Për momentin nuk ekziston ndonjë vaksinë për të mbrojtur qëniet njerëzore nga gripi i shpendëve
H5N1.

Megjithatë puna tek disa prototipë vazhdon. Përpjekjet vështirësohen nga mosnjohja e formës
që mendohet se do të marrë virusi nëse ai do të pësojë ndryshim (transferohet tek njerëzit).

Megjithatë disa lloj ilaçesh anti-virale që janë në dispozicion mund të ndihmojnë kufizimin
e simptomave.



Zyrtarët thonë se në Kosovë ende nuk ka grip të shpezëve





Ministria e Bujqësisë dhe Shërbimi Veterinar dhe i Ushqimit të Kosovës përmes një kumtese ka deklaruar se me vëmendje po e përcjell situatën epidemiologjike të gripit të shpendëve (Avian Influenza) dhe se mbi bazë të vlerësimeve dhe analizave të bëra deri tani, është konstatuar se gjendja e shpendëve në Kosovë është plotësisht nën kontroll dhe masat e ndërmarra
deri tani me urdhëresat të caktuara, janë duke dhënë efektet e veta.

Agjencioni Veterinar dhe i Ushqimit i Kosovës njofton se në bazë të rezultateve të analizave të
fundit, në Kosovë nuk ka shenja të gripit të shpendëve. Agjencioni Veterinar ka marrë rezultatet
e analizave edhe të 21 rasteve të fundit, pas të cilave ka bërë këtë konstatim.


Qeveria e Kosovë në pajtim me rekomandimet e OBSH-së urdhëroi Ministrinë e Shëndetësisë,
Konform Ligjeve në fuqi,themeloi Komitete menagjuese për pandeminë “Gripi i shpezëve”,në nivel
ministrorë,ZASHMSH,QKUK,spitaleve rajonale,komunale duke marrë masa që popullata të jetë më
kohë e Informuar për masat që merr MSHK gjegjësisht Qeveria e Kosovës.(masat mbrojtëse të punëtorëve
Shëndetësorë,hospitalizimin e pacientëve të dyshuar me infeksion me virus të grpit të shpezëve,nevojat
me materiale sanitare dhe preparate farmaceutike duke u bazuar në rekomandimin zyrtarë të Institutit
Kombëtarë të Shëndetësisë publike të Kosovës,të datës 17 tetor 2005).
Kosova pritët të ballafaqohet me problemin e pandemisë së gripit të shpezëve në fillim të marsit të vitit
2006.Nstituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës,më kohë ka paraparë sasinë e materialeve të nevojshme sanitaro-teknike(paisje,aparaturë,vaksina,dezinfekcione,medikamente antivirale e të përgjithshme) për
Realizimin më sukses të shërbimeve parandalues dhe profilaktike,në përputhje me kërkesat emergjente epidemiologjike ne teren dhe sipas standardeve bashkohore lypset të sigurohen barërat,dezinfektantet,
aparatura etj. që Qeveria e Kosovës deri më tash nuk i ka siguruar (!?)





















Nga një vlerësim i Organizatës Botërore Shëndetësore,i projektuar enkas për popullatën e Kosovës,
nëse nuk do të këtë vaksinë kundër gripit të shpezëve(Tamiflu-Oseltamivir;Relenza.Vaxigrip),preparate dezinfektuese(decosept,esemtan,desderman,deconex 50 FF,deconex 50 AF,deconex solarsept,dezifen P,
Safe granulat,deconex 54 sporocide,deconex 3 zyme,deconex dental,gigasept ff etj)pritet të sëmurët
popullata e Kosovës(15—300 mijë të sëmurë)...Sipas parashikimeve statistikore(OBSH-së) numri i të
sëmurëve do të sillet prej 200 deri 700 mijë të sëmurë respektivisht prej 308 deri 496 mijë pacientë.
Komplikimet nga pneumonia që kërkojnë hospitalizim të domosdoshëm do të jenë prej 30.800 deri
49.600 gjegjsisht prej 61.600 deri 99.200(10-20%).Vdekjet më një shkallë legaliteti vlerësohen që
të jenë prej 1.540 deri 2480 gjejgësisht 3.080 deri 4.960 pacientë(0,5 deri 1%).
Pothuaja të gjitha shtetet e globit urgjentisht janë duke zbatuar urdhëresat e OBSH-së.




Fjala vjen,Kina mori masa urgjente pasi virusi i shpendëve shkaktoi ngordhjen e zogjve migrues.

Simptomat tek njerëzit të cilët infektohen nga virusi H5N1 variojnë nga ethe tek dhimbja e grykës, sëmundje të frymëmarjes dhe, në rastet më ekstreme, në bllokim të organeve të tëra.

Që nga momenti kur ndodhi rasti i parë në vitin 2004 gjetën vdekjen më shumë se gjysma e
njerëzve që ishin infektuar nga sëmundja.

Vietnami është vendi më i prekur deri më tani, por meqënëse sëmundja nuk ka të bëjë me ushqimin
e gatuar ekspertët thonë se nuk është e rrezikshme të hash mish shpendësh.





Shkencëtarët kanë frikë për përhapjen së shpejti të një epidemie gripi vdekjeprurës me përmasa globale tek njerëzit mbasi kjo po ndodh tre ose katër herë gjatë një shekulli.

Gripi i shpendëve që ka shumë gjasa të shkaktohet nga virusi H5N1, po shkakton një alarm të veçantë.

Ky virus gjithashtu ka shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve që nga koha kur u rishfaq në Azinë Jug-lindore në vitin 2003.

Ekspertët mendojnë se është vetëm çështje kohe përpara se virusi të ndryshojë dhe të përhapet me lehtësi tek njerëzit.



Një variant i ri i aftë të shkaktojë epidemi vdekjeprurëse mund të përhapet nëse virusi i gripit të shpendëve kombinohet me një lloj gripi që prek njerëzit.

Kjo mund të ndodhë nëse qëniet njerëzore do t'i kishin të dyja infeksionet në të njëjtën kohë.

Mendohet se varianti i ri mund të përhapet me lehtësi dhe me shpejtësi duke shkaktuar vdekjen e një numëri të madh njerëzish, sistemi i imunitetit të të cilëve nuk është i përgatitur për t'u përballur me infeksionin.

Ekspertët parashikojnë se nga kjo sëmundje në të gjithë globin tokësor mund të vdesin më shumë se dy milionë njerëz dhe shumë më tepër mund të infektohen.

Origjina e virusit




Tregjet e hapura të shpendëve ndihmojnë në përhapjen e virusit
Tregjet që shesin shpendë të gjallë mund të shkaktojnë përhapjen e sëmundjes së shpendëve.

Viruset e gripit të shpendëve ndodhin në mënyrë të natyrshme tek shpendët migrues ujorë.
Ato përhapen nëpërmjet glacave dhe sekrecioneve të tjera.

Shpendët shtëpiakë, si për shembull pulat dhe gjelat e detit, janë në veçanti të prirura ndaj më shumë varianteve vdekjeprurëse që zhvillohen.

Sapo të vërehet virusi në tufat e shpendëve shtëpiakë apo për shitje, rekomandohet një eleminim i menjëhershëm i shpendëve që mund të jenë infektuar.

Në përpjekje për të minimizuar shpërndarjen e virusit tek njerëzit, janë vrarë miljona shpendë.
Rusia do te asgjesoje 65 mije zogje dhe pula si pasoje e rasteve te infektimit nga gripi i shpezeve ne 13 rajone. Deri tani nuk eshte shenuar ndonje rast i infektimit te njerezve nga virusi ne fjale.



Mbarë bota ndien kërcënimin e përhapjes së një epidemie, që të kujton atë të vitit 1918, e cila shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë rruzullin tokësor, duke shënuar kështu një numër më të madh viktimash, sesa Lufta e Parë Botërore.
Gripi i shpendëve, i njohur ndryshe si murtaja e zogjve vazhdon të jetë një kërcënim në rritje, tashmë me përmasa globale.
Influenca e shpendëve u diktua për herë të parë në vitin 1878 në Itali, si një sëmundje e rëndë e pulave.

Sëmundja mund t'i prekë zogjtë në formë beninje, duke shkaktuar shpupurisje të puplave, probleme në
pjellori, ose në forma shumë patogjene, që kalojnë në një "Ebola të pulës", e cila më pas çon në ngordhjen e shpendëve brenda 48 orëve.
Që prej vitit 1959, kur u identifikua në Skoci një formë e parë shumë patogjene e gripit të shpendëve, e shkaktuar nga një virus H5N1, afro 20 vatra shpërthyen në botë, ndër të cilat, shtatë kanë pasur një përhapje të madhe dhe vetëm njëra u shtri në pak vende.
Infektimet e njerëzve nga gripet e shpendëve janë shumë të rrallë dhe në pjesën më të madhe këta virusë kanë shkaktuar vetëm patologji beninje tek njeriu, duke u shfaqur shpeshherë si infeksion viral i të bardhës së syrit, që shërohet plotësisht

Përse virusi H5N1 përbën një shqetësim të veçantë?


Nga 15 nën-llojet e virusit të shpendëve, H5N1-shi përbën shqetësim të vecantë për disa arsye.

Ai ndryshon shumë shpejt dhe ka nje prirje për të marrë gjene të materilit gjenetik nga viruse, të cilat infektojnë specie të tjera kafshësh.

Aftësia e tij për të shkaktuar sëmundje tek njerëzit është vërtetuar në dy raste.

Përveç kësaj, studimet laboratorike kanë vërtetuar se isolate nga ky virus mund të shkaktojnë sëmundje të rëndë tek njeriu.

Shpendët që nuk ngordhin kur infektohen prej tij e eliminojnë virusin për të pakten 10 ditë nga goja, por edhe nga feçet, duke lehtësuar kështu përhapjen e tij tek shpendët migrues.






Këmbanat e alarmit për përhapjen e virusit të gripit në mbarë botën kanë filluar të bien, duke shtuar kështu frikën e përhapjes së një pandemie, e cila mund të shkaktojë me mijra të vdekur.

Virusi është shpërndarë tashmë në 22 provinca të Azisë në vende si, Vietnami, Indonesia dhe disa pjesë të Kamboxhias, Kinës, Tajlandës dhe Laosit.


Ndërkaq raste të virusit vdekjeprurës H5N1 janë identifikuar në Rusi e Kazakistan.

Gjeokrafikisht gripi po i afrohet Evropës, ku ka prekur tërë Rajonin e Ballkanit, ndërsa është dhënë alarmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për mbërritjen e tij dhe në Shqiperi.

Në Turqi Komisioni Europian bëri të ditur se, virusi i zbuluar është i njëjtë me atë që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 60 personave në Azi, që prej vitit 2003.


Dhe Rumania rezultoi e prekur nga virusi vdekjeprurës H5N1, pas ngordhjes së 80 shpendëvë në një fermë në Vushtrri, si dhe disa rasteve të tjera të identifikuara, në deltën e lumit Danub.


Greqia ka qënë vendi tjetër i prekur nga gripi i shpendëve, ku pas analizave të qendrës së posaçme laboratorike të Selanikut u deshmua prezenca e virusit vdekjeprurës, i cili është i afte te shnderohet në një pandemi.


Alarmi për prekjen nga virusi i gripit të shpendëve u përhap dhe në kufirin greko-Maqedonas, ku u gjendën shpendë të ngordhura.


Ndërsa në Shqipëri mijra shpendë të ardhur nga vendi fqinjë, Greqia u groposën pas urdhërit të BE-së.


Ka qenë OBSH-ja ajo që ka dhënë alarmin se shumë shpejt virusi vdekjeprurës mund të prekë dhe Shqipërinë, pas ngordhjes së 200 gjelave në Llakatund të Vlorës.


Megjithatë ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë, janë shprehur se për momentin vendi ynë nuk është i prejur nga virusi H5N1.




Rastet e gripit të shpendëve që kanë infektuar njeriun


H5N1, Hong Kong, 1997

Gjatë këtij shpërthimi u shtruan në spital 18 vetë, nga të cilët 6 vdiqën. Për të kontrolluar këtë epidemi autoritetet asgjesuan 1.5 milion pula, duke larguar burimin e virusit. Shkencëtarët përcaktuan se, virusi u përhap kryesisht nga shpendët tek njeriu dhe megjithëse u pat dyshim për ndonjë rast nga njeriu tek njeriu.

H9N2, Kinë dhe Hong Kong, 1999

Sëmundja u konfirmua në dy fëmijë, të cilët më pas u shëruan.

H7N2, Virginia, 2002


Një person i sëmurë pas një shpërthimi te H7N2 në pula

H5N1, Kina dhe Hong Kong, 2003


Dy raste brenda një familje nga Hong Kongu që kishte qenë në Kinë

H7N7, Hollandë, 2003

89 raste. Një i vdekur.


H9N2, Hong Kong, 2003


Një fëmijë që u shërua.


H7N2, Nju York, 2003


Një rast i sëmurë


(H5N1) 2003-2004 Tailandë dhe Vietman


35 raste me 23 te vdekur


H7N3 në Kanada 2004

H5N1 në veri të Vietnamit janar 2004
Asnjëherë më parë gripi i shpendëve, shumë patogjen (që mbart ose transmeton sëmundje) nuk ka shkaktuar përhapje të menjëhershme në një numër kaq të madh vendesh, duke vënë theksin mbi katastrofën që mund të shkaktojë në bujqësi dhe për rreziqet e mundshme që mund të përhapë tek njeriu.


Epizotia e ka prekur deri tani njeriun vetëm shkarazi, ku janë rregjistruar të paktën 117 raste infektimi human, ndër të cilët 60 vdekjeprurëse, që prej fundit të vitit 2003.


Edhe pse shumë patogjen për shpendët, virusi H5N1 mund të transmetohet gjithashtu dhe nga rosakët e butë, që nuk paraqesin simptomat e sëmundjes, e për pasojë fermerët do ta kenë të vështirë të mbrohen nga një infektim i mundshëm.

Mënyrat e transmetimit


Virusi vdekjeprurës H5N1, transmetohet nga zogjtë tek njeriu, dhe shumë shpejt mund të krijojë një pandemi, apo thënë ndryshe një epidemi boterorë.

Më të kanosurit ndaj prekjes së këtij virusi vdekjeprurës janë moshat e thyera, të sëmuret, ose personat me imunitet të dobët.

Virusi përhapet nëpërmjet ajrit dhe merret nga kontaktet e para me të sëmuret, prandaj kjo është dhe arsyeja që të infektuarit duhet të izolohen në dhoma të veçanta.

Duke qenë se tashmë ardhja e këtij virusi është vetëm çështje kohe, qeveritë e shumë vendeve europiane kanë filluar të hartojnë plane për të përballuar rrezikun e madh.

Për këtë arsye, Organizzata Botërore e Shëndetësise ka kerkuar që shpendet të cilët ndodhen në një rreze prej 3 kilometrash nga virusi, duhet te asgjesohen menjëhere, meqenëse egziston rreziku i përhapjes së tij, nese lihen të vrarë në vende të hapura.

Një variant i ri, i aftë të shkaktojë epidemi vdekjeprurëse, mund të përhapet, nëse virusi i gripit të shpendëve kombinohet me një lloj gripi që prek njerëzit.

Ekspertët parashikojnë se nga kjo sëmundje në të gjithë globin tokësor mund të vdesin më shumë se dy milionë njerëz dhe shumë më tepër mund të infektohen.


Shenjat e përhapjes tek njeriu


Shenjat e gripit të shpendëve tek njeriu shfaqen midis ditës së dytë dhe 14-të mbas infektimit.

Të prekurit nga ky virus kanë temperaturë e lartë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje fyti, madje një pjesë e tyre dhe diare.

Gripi transmetohet kryesisht tek njeriu nga sekrecionet e pështymes gjatë kollitjes, apo teshtimës, por transmetimi nga duart e infektuara mund të jetë një faktor që ndihmon në prekjen nga ky virus.

Deri tani kanë vdekur rreth gjysma e të infektuareve, ç'ka tregon për një nivel të lartë vdekshmërie.

Parandalimi i gripit të shpendeve një analizë premtuese


Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit:
Shkencëtarët në Singapor besojnë se një kuti e vogël ka brenda çelësin mes jetës dhe vdekjes. Kutia përmban një paketë për analiza, e cila mund të zbulojë brenda 4 orësh nëse një mostër përmban variantin e virusit të gripit H5N1.
Shkencëtarët në Laboratorin Veredus kanë prodhuar rreth 500 mijë paketa analizash në muaj. Deri tani virusi nuk përbën kërcënim serioz për njerëzit, pasi nuk transmetohet nga një person tek tjetri. Por ekziston shqetësimi se varianti mund të ndryshojë duke fituar aftësinë për të shkaktuar një epidemi gripi, duke shkaktuar vdekjen e miliona personave në botë.
Kjo paketë mundëson zhvillimin e analizave brenda 2-4 orësh. Nëse shfaqet rreziku i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri, atëherë pacientët e infektuar duhen vendosur në karantinë për t’i veçuar nga personat e painfektuar. Simptomat e personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe të atyre që sapo janë prekur nga gripi i shpendëve janë shumë të ngjashme.
Paketa analizon mostrën për të gjetur gjurmë të ADN-së së virusit. Në laborator gjeni i virusit zmadhohet dhe studiohet me rreze ultra-vjollcë dhe nëse shfaqet një shirit i ndritshëm, kjo tregon se varianti H5N1 i virusit është i pranishëm.
Kërkesat për paketën e re kanë ardhur kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme, ku virusi ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 60 personave. Por me shfaqjen e virusit në Evropë, shkencëtarët e Laboratorit Veredus mendojnë se së shpejti kudo në botë do të forcohen masat e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjes.

Medikamentet antivirale për gripin e shpendëve


Ekzistojnë katër medikamente antivirale të ndryshme kundër gripit; amantadine, rimantadine, oseltamivir, dhe zanamivir. Megjithatë viruset kanë shfaqur rezistencë dhe ndaj këtyre medikamenteve.

Virusi H5N1 aktualisht konsiderohet si virusi që mund të shkaktojë pandeminë e rradhës.

Ndërkaq, shkencëtarët amerikanë thonë se, kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën, duke deshifruar strukturën gjenetike të këtij virusi.

Epidemitë stinore të gripit shkaktojnë pak a shumë 250 000 deri 500 000 vdekje në vit, për këtë arsye shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi.
Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit.



Shkencetaret rikrijojnë virusin e gripit që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve


Shkencëtarët amerikanë thonë se kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën. Rikrijimi i virusit është një arritje, që do t’i mundësojë shkencëtarëve të përgatiten më mirë nga kërcënimi i epidemisë së gripit të shpendëve.
Në dy botime të përjavshme shkencore, revistën Shkenca dhe revistën Natyra, shkencëtarët thonë se si gripi i vitit 1918 edhe epidemia e tanishme e gripit të shpendëve në Azi, filluan tek zogjtë para se të infektonion njerëzit. Megjithatë ata thonë se gripi i vitit 1918 u shndërrua në një formë që përhapej me shpejtësi tek njerëzit, gjë që nuk po ndodh ende me virusin e gripit të shpendëve.
Në vitin 1997 shkencëtarët studiuan organizmin e një viktime të gripit të vitit 1918, që ruhej i ngrirë në Alaskë dhe nxorrën ADN nga virusi në mushkëri.
Pas disa vite kërkimesh me ADN-në ata thanë se kanë rikrijuar virusin për të kuptuar më mirë karakteristikat e tij vdekjeprurëse.
Zyrtarët e shëndetësisë janë të shqetësuar se gripi i shpendëve mund të përftojë ndryshime të ngjashme si ai i vitit 1918 duke krijuar një epidemi globale. Studiuesit thonë se analiza e viruseve të mëparshëm mund t’i ndihmojë ata të zhvillojnë vaksina dhe mjekime anti-virale.






Shkencëtarët deshifrojnë strukturën gjenetike të virusit të gripit të vitit 1918



Shkencëtarët kanë deshifruar strukturën gjenetike të virusit të gripit, i cili shkaktoi vdekjen e dhjetra miliona njerëzve menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Ky lajm nuk është thjesht një kuriozitet historik. Me frikën e tanishme rreth një epidemie botërore të gripit të shpendëve, një zbulim i tillë i njeh njerëzit me strukturën e viruseve vdekjeprurës që mund të çojnë më vonë në krijimin e vaksinave më të mira kundër tyre.

Në vitin 1918, një virus i gripit shkaktoi vdekjen e 20 milion deri në 50 milion njerëzve në botë. Andrew Jakomas është njëri prej atyre që mbijetuan.
"Në atë kohë arkivolët e vegjël për bebet ishin aq të shumtë sa që shtriheshin përgjatë 4 ose 5 blloqe apartamentesh," tregon zoti Jacomas.


Por përse ishte ky virus kaq vdekjeprurës dhe ku e kishte origjinën? Pikërisht këtë kërkon të gjejë doktor Xhefri Tautenberger i Institutit të Patologjisë pranë Forcave të Armatosura.

"Ne duam të nxjerrim mësime nga studimi i virusit të vitit 1918 për të kuptuar se si formohen epidemitë botërore të gripit dhe çfarë duhet bërë për t’i parandaluar."

Shkencëtarët po përpiqen ta rikrijojnë virusin e 1918-s në laborator. Ata kanë gjetur mostra indesh të ushtarëve të vdekur nga gripi gjatë Luftës së Parë Botërore.
Askush nuk e ka izoluar ose ruajtur virusin e vitit 1918. Por ushtria amerikane ka ruajtur inde të ushtarëve të prekur të asaj kohe dhe Dr. Taubenberger thotë se shkencëtarët kanë arritur të analizojnë të gjitha gjenet e këtyre viruseve.

"Kjo është si të zgjidhësh një gjëzë ose të ndërtosh një mozaik," thotë shkencëtari.

Vitin e kaluar, shkencëtarët britanikë zbuluan se si virusi i vitit 1918, gjithashtu një virus shpendësh, arriti të përhapet tek njerëzit dhe të kthehet në epidemi botërore.
Xhon Skejhill, Drejtor i Institutit Kombëtar britanik për Studimet Mjeksore, thotë se studiuesit britanikë kanë arritur të deshifrojnë strukturën e njërës prej proteinave të virusit.

"Kjo proteinë ka rëndësi sepse ka rol në lidhjen e virusit pas qelizave. Për shembull, kur viruset kalojnë nga shpendër te njerëzit, kjo proteinë pëson një farë ndryshimi, kështu që në vend që të lidhet vetëm me qelizat e zogjve, ajo mund të lidhet tani edhe me qelizat njerëzore dhe t’i infektojë ato."

Kjo ende nuk ka ndodhur me llojin e tanishëm të gripit të shpendëve por zyrtarët janë të shqetësuar se ajo mund të përsëritet.

Pulat dhe rosat nuk janë të vetmit që mund ta transmetojnë virusin, thotë Taubenberger.

"Në botë ekziston një rezervuar jashtëzakonisht i madh virusesh dhe ne njohim vetëm majën e ajsbergut,” thotë shkencëtari.

Ka disa vjet që shkencëtarët po paralajmërojnë se një tjetër epidemi gripi do të shpërthejë në botë.
Nëse ata arrijnë të gjejnë se si ka ndryshuar virusi i vitit 1918, ata mund të mësojnë se si t’i çaktivizojnë viruset e tanishme dhe të parandalojnë një epidemi të re.

Rasti i virusit të shpendëve në Rumani shton frikën e Evropës



Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se tipi H5N1 i virusit të shpendëve i konfirmuar sot në Rumani është i njëjti variant i rrezikshëm si ato të gjetur më parë në Turqi dhe në Azi.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Shëndetësinë, Markos Kyprianu i bëri këto komente pak orë pasi një laborator në Britani konfirmoi se zogjtë e ngordhur të gjetur në Deltën e Danubit në Rumani ishin viktima të tipit H5N1 të virusit të shpendëve.
Ndërkohë, zyrtarët amerikanë të shëndetësisë vazhdojnë vizitën e tyre në vendet e Azisë Juglindore të prekur më shumë nga virusi i shpendëve.
Pas vizitës në një treg të Vietnamit, sekretari amerikan i shëndetësisë, Mike Leavit tha se do të jetë e vështirë të ndryshohen praktikat e tanishme të bashkëveprimit midis shpendëve dhe njerëzve që janë një pjesë e rendësishme e kulturës së këtij rajoni.
Lloji H5N1 është i njëjti virus që shkaktoi vdekjen e më shumë se 60 vetëve në Azi në vitin 2003. Virusi është zbuluar edhe në Rusi, Kazakistan dhe Turqi. Raste të paidentifikuara të virusit të shpendëve janë gjetur gjithashtu në Bullgari.


Në Greqi shfaqet rasti i parë i gripit të shpendëve



Greqia konfirmoi rastin e parë në vend të prekjes nga gripi i shpendëve. Ndërkohë, zyrtarët e Bashkimit Evropian që ndodhen në Turqi për të parë gjendjen pas zbulimit të virusit të gripit të shpendëve, thonë se nuk ka shenja të një kërcënimi serioz për njerëzit. Deri tani nga gripi i shpendëve në Turqi kanë ngordhur 1 mijë e 800 shpendë, por zyrtarët thonë se periudha e inkubacionit ka kaluar dhe problemi tani është kryesisht për veterinerët.
Gripi i shpendëve është përhapur edhe në Rumani dhe të dyja vendet kanë asgjesuar mijëra shpendë në përpjekje për të frenuar përhapjen e infeksionit. Në Gjermani, shteti i Bavarisë, ndaloi panairet e shpendëve si një masë parandaluese. Britania po dërgon këtë javë ekspertë në Kinë dhe Vietnam për të hetuar rreth përpjekjeve që po bëhen atje dhe në dhjetor do të raportojë në një konferencë ndërkombëtare që do të mbahet në Londër për gripin e shpendëve.
Deri tani nga virusi kanë gjetur vdekjen 60 persona në Azi, kryesisht fermerë. Studiuesit kanë frikë se virusi mund të shumëfishohet duke kaluar me lehtësi nga një person tek tjetri.

Asnjë vend nuk është i përgatitur të përballojë gripin e shpendëve



Sekretari amerikan i shëndetsisë dhe shërbimeve humane, Maik Levit tha se asnjë vend nuk është i përgatitur të përballojë epideminë e gripit të shpendëve. Këto komente zoti Levit i bëri sot në Xhakartë pasi u takua me presidentin e Indonezisë, ministrin e shëndetsisë dhe me zyrtarë të tjerë.
Ndërkohë, zyrtarët e Bashkimit Evropianë që ndodhen në Turqi për të parë gjendjen pas zbulimit të virusit të gripit të shpendëve, thonë se nuk ka shenja të një kërcënimi serioz për njerëzit.
Deri tani nga gripi i shpendëve në Turqi kanë ngordhur 1 mijë e 800 gjela deti, por zyrtarët thonë se periudha e inkubacionit ka kaluar dhe problemi tani është kryesisht për veterinerët. Gripi i shpendëve është përhapur edhe në Rumani dhe të dyja vendet kanë asgjesuar mijëra shpendë në përpjekje për të frenuar përhapjen e infeksionit. Në Gjermani, shteti i Bavarisë, ndaloi panairet e shpezëve si një masë parandaluese. Britania po dërgon këtë javë ekspertë në Kinë, Hong Kong dhe Vietnam për të hetuar rreth përhapjes së virusit dhe rreth masave për zhdukjen e tij.
Në dhjetor, në Londër do të organizohet një konferencë ndërkombëtare për gripin e shpendëve. Deri tani nga virusi kanë gjetur vdekjen 60 persona në Azi, kryesisht fermerë.


Parandalimi i gripit të shpendëve: një analizë e re premtuese



Shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi. Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit:
Shkencëtarët në Singapor besojnë se një kuti e vogël ka brenda çelësin mes jetës dhe vdekjes. Kutia përmban një paketë për analiza e cila mund të zbulojë brenda 4 orësh nëse një mostër përmban variantin e virusit të gripit H5N1. Që pas hedhjes së kësaj pakete në treg dy muaj më parë, kompani në mbarë botën ka paraqitur kërkesa.
Shkencëtarët në Laboratorin Veredus kanë prodhuar rreth 500 mijë paketa analizash në muaj. Deri tani virusi nuk përbën kërcënim serioz për njerëzit, pasi nuk transmetohet nga një person tek tjetri. Por ekziston shqetësimi se varianti mund të ndryshojë duke fituar aftësinë për të shkaktuar një epidemi gripi e cila mund të shkaktojë vdekjen e miliona vetëve në botë. Dr. Ren Ei Che punon për Institutin e Gjenomit "Nëse bëhet fjalë për rrezikun tek njerëzit, atëherë të intereson të marrësh sa më parë rezultatin e analizave. Kjo paketë mundëson zhvillimin e analizave brenda 2-4 orësh. Nëse shfaqet rreziku i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri, atëherë pacientët e infektuar duhen vendosur në karantinë për t’i veçuar nga personat e painfektuar. Simptomat e personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe të atyre që sapo janë prekur nga gripi i shpendëve janë shumë të ngjashme. Prandaj duhen bërë menjëherë analizat për të diagnostikuar personin që shfaq simptoma dhe për ta izoluar nëse është prekur nga gripi i shpendëve," thotë Dr. Che.
Paketa analizon mostrën për të gjetur gjurmë të ADN-së së virusit. Në laborator gjeni i virusit zmadhohet dhe studiohet me rreze ultra-vjollcë, dhe nëse shfaqet një shirit i ndritshëm, kjo tregon se varianti H5N1 i virusit është i pranishëm. Rosemary Tan, e cila themeloi laboratorin Veredus, thotë se diagnostikimi në të kaluarën është bazuar në simptomat klinike, gjë që shpesh ka çuar në diagnozën e gabuar. "Këto paketa analizash përdorin teknologjinë diagnostikuese përmes ADN-së. Ne analizojmë mostrën për të parë nëse është i pranishëm gjeni që identifikon këtë virus, dhe më pas ky gjen zmadhohet. Në këtë mënyrë sëmundja kapet që në fazat e para. Pra paketa mendohet se mund të identifikojë virusin që në ditën e dytë apo të tretë të infektimit," thotë zj. Tan.
Kërkesat për paketën e re kanë ardhur kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme, ku virusi ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 60 personave. Por me shfaqjen e virusit në Evropë, shkencëtarët e Laboratorit Veredus mendojnë se së shpejti kudo në botë do të forcohen masat e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjes.

Bashkimi Evropian: gripi i shpendëve përbën një kërcënim global


Pas shfaqjes së gripit të shpendëve në Greqi, shqetësimi se kjo sëmundje mund të shtrihet kudo, vazhdon të përhapet mes qytetarëve evropianë. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian zhvilluan në Luksemburg bisedime emergjente dhe u përpoqën të qetësojnë publikun.
Në një laborator të Greqisë, që përmbush standartet e Bashkimit Evropian, po bëhen analizat për të zbuluar nëse një mostër e marrë nga një gjel deti në një ishull të vogël në Detin Egje është prekur nga gripi i shpendëve. Nëse një gjë e tillë konfirmohet, ky do të jetë rasti i parë i gjetjes së virusit të gripit të shpendëve në një vend anëtar të Bashkimit Evropian.
Si një masë parandaluese, Greqia ndaloi menjëherë eksportet e shpendëve të gjallë dhe të produkteve të tyre nga ishujt e Detit Egje. Pas konfirmimit të rasteve të gripit të shpendëve në Turqi dhe në Rumani, tani po bëhen gjithashtu analiza në Bullgari dhe në Kroaci.
Sekretari i jashtëm britanik, Xhek Strou, i cili kryesoi takimin e Bashkimit Evropian, tha se synimi i tij kryesor ishte që qytetarët të sigurohen se po meret çdo masë paraprake që virusi i gripit të shpendëve të mos shndërohet në një epidemi që mund të shkaktojë vdekje tek njerzit. “Po bëhen përpjekje të mëdha për të siguruar këshilla dhe ndihma për Greqinë, Rumaninë, Turqinë, Fedaratën Ruse dhe vende të tjera nëpër botë. Po bëhen përpjekje të mëdha për t’u siguruar që ekzistojnë plane të mjaftueshme përgatitore për të parandaluar transferimin e virusit tek njerëzit,” tha zoti Strou.
Ministrat e jashtëm thonë se gripi i shpendëve përbën një kërcënim global, që kërkon masa nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Ata thonë se Evropa Perëndimore është e papërgatitur të parandalojë një gjendje emergjente të një gripi të tillë. Nervozizmi mes qytetarëve evropianë po shtohet gjithnjë e më shumë. Por komisioneri i BE-së për shëndetin, Markos Kyprianu, tha se nuk ka arsye për panik. “Fakti që në Evropë është konstatuar gripi i shpendëve nuk ndikon tek mundësia e një epidemie gripi tek njerzit. Organizata Botërore e Shëndetsisë na ka këshilluar se ekziston mundësia e një epidemie të tillë. Kjo epidemi mund të përhapet nga ky virus, nga çdo lloj virusi tjetër. Ne i kemi filluar përgatitjet për një gjë të tillë dhe do t’i vazhdojnë ato edhe në të ardhmen,” tha zoti Kyprianos.
Autoritetet në vendet e prekura nga virusi i gripit të shpendëve po përpiqen të parandalojnë përhapjen e tij, duke bllokuar këto zona, duke spërkatur disinfektant dhe duke asgjesuar shpendët. Ekspertët thonë se për momentin ky problem ekziston vetëm tek kafshët. Por kërkesa për ilaçe anti-virale po shtohet, ndërkohë që më shumë se gjysma e vendeve të Bashkimit Evropian kanë bërë kërkesë për to. Fakti që viruset mund të përhapen me shpejtësi e bën më të vështirë vaksinimin e shpendëve.
“Ne duhet të punojmë për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës, thotë ministri italian i shëndetsisë, ky është aspekti më i vështirë.” Kompanitë farmaceutike kanë thënë se i kanë katërfishuar prodhimet e tyre.
Bashkimi Evropian zgjati afatin e një vendimi për të ndaluar futjen e shpendëve nga Rusia, pasi veterinerët konfirmuan në jug të Moskës praninë e një varianti të gripit të shpendëve që mund të jetë vdekjeprurës.
Kjo masë u mor gjatë një takimi të ministrave të shëndetësisë pranë Londrës, të cilët ishin mbledhur për të diskutuar mbi epideminë e gripit të shpendëve në Rusi dhe Azi.




Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë gjithashtu se analizat paraprake që iu bënë pulave nga një ishull i vogël grek në detin Egje, rezultuan negative.
Zyrtarët rusë të shëndetësisë asgjësuan një numër pulash në Yandovka, në jug të Moskës, një ditë pasi veterinerët konfirmuan praninë e variantit të rrezikshëm të virusit H5N1 në këtë fshat.
Zyrtarët e shëndetësisë i druhen një epidemie të mundshme botërore nëse virusi shndërrohet në një formë që përhapet lehtësisht tek njerëzit. Kjo sëmundje ka shkaktuar vdekjen e rreth 60 personave në Azi që nga viti 2003.
Ndërkohë, Tailanda njoftoi për vdekjen e një burri 48 vjeçar nga kjo sëmundje.


Hungaria thotë se ka prodhuar një vaksinë për gripin e shpendëve të efektshme tek njerëzit


Ministri hungarez i shëndetësisë Jeno Racz tha se provat me vaksinen e gripit të shpendëve të prodhuar nga vendi i tij tregojnë se vaksina është 100 përqind e efektshme tek njerëzit.
Shtypi hungarez thotë se 8 vende kanë shprehur interes për vaksinën. Edhe vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara po punojnë për një vaksinë kundër gripit të shpendëve.
Ndërkohë zyrtarët tailandezë të shëndetësisë thonë se djali shtatë vjeçar, i një burri që vdiq kohët e fundit nga gripi i shpendëve, po përmirësohet dhe ai pritet që ta marrë veten plotësisht. Ende nuk dihet në se ai e mori virusin nga i jati, apo nga kontakti me shpendët. Në Hong Kong, autoritetet thanë se do të mbyllin kufirin me Kinën, nëse virusi i gripit të shpendëve shndërrohet në një formë që transmetohet mes njerëzve.
Virusi u gjet këtë javë në shpendë të rajonit të Mongolisë së Brendshme. Gripi i shpendëve ka shkaktuar vdekjen e mbi 60 personave në Azi që nga viti 2003.
Firma farmaceutike zvicerane Roche, njoftoi se ra dakort të negociojë me 4 firma të tjera për t’i lejuar ato të prodhojnë variante të ilaçit Tamiflu, që përdoret për trajtimin e gripit të shpendëve tek njerëzit.
Marrëveshjen e bënë të ditur dy senatoirë amerikanë pas takimit me drejtues të firmës zvicerane. Firma Roche mban patentën eskluzive të ilaçit Tamiflu, që po blehet nga qeveri të ndryshme në mbarë botën.



Tajlanda konfirmon një rast të ri të gripit të shpendëve tek njerëzit


Zyrtarët e shëndetësisë në Tajlandë thonë se kanë konfirmuar një rast të ri të gripit të shpendëve tek një grua që jeton në periferi në Bangkokut, duke e çuar në 20 vetë numrin e të infektuarve me virusin që prej dy vjetësh, kur u shfaq epidemia tek njerëzit në këtë vend.
Zyrtarët thonë se gruaja 50-vjeçare u shtrua në spital të shtunën, pasi analizat treguan se ishte infektuar me virusin e tipit H5N1, pasi kishte pastruar jashtëqitjet e pulave.
Gjetkë, zyrtarët vietnamezë po bëjnë thirrje për më tepër ndihma ndërkombëtare për të ndihmuar në luftën kundër gripit të shpendëve. Ata e bënë thirrjen në takimin që po mbehet në Australi të zyrtarëve të shëndetësisë dhe fatkeqësive të Forumit për Bashkëpunimin Ekonomik të vendeve të Azi-Paqësorit. Ndërkohë, zyrtarë të shëndetësisë nga vendet afrikane po zhvillojnë një takim sot në Ruandë, për të diskutuar mbi mënyrat e trajtimit të zogjve shtegëtarë që mund ta çojnë virusin edhe në kontinentin afrikan.

12 pula kanë ngordhur në qytetin rus të Tambovit nga gripi i shpendëve


Rastet e fundit të gripit të shpendëve në Kroaci, Rumani, Turqi, kanë konfirmuar skenarin shqetësues që kishin parashikuar zyrtarët – sëmundja po përhapet nga zogjtë shtegëtarë. Me shtegëtimin e miliona zogjve nga hemisfera veriore drejt zonave më të ngrohta, shkencëtarët po përpiqen t’i presin rrugën një epidemie duke bërë analiza të vazhdueshme të zogjve shtegëtarë.
Dr. Walter Boyce, drejtor i Qendrës për Shëndetin e Kafshëve të Egra në Universitetin e Kalifornisë, thotë se shpendët shtegëtarë që shtegëtojnë mbi Oqeanin Paqësor përgjatë bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara në disa raste vijnë nga Siberia.
"Nuk ka diskutim që gripi i shpendëve po përhapet, thotë ai. Ne shqetësohemi se me shtegëtimin e zogjve, përhapet edhe viruset që ata mbartin. Ne synojmë të zbulojmë viruset që sjellin këto zogj dhe të japim alarmin se pritet të ketë zhvillime të caktuara."
Studiuesit mbledhin mostra fekalesh dhe marrin analiza të mostrave që marrin nga fyti i zogjve, të cilat i injektojnë më pas në vezë në zhvillim. Nëse embrioni ngordh, shkencëtarët bëjnë analiza për të zbuluar virusin shkaktar. Rezultatet e analizave i ndihmojnë shkencëtarët të prodhojnë një vaksinë për gripin e shpendëve, nëse bëhen realitet shqetësimet e tyre që një variant i këtij virusi të fillojë të transmetohet nga njerëzit.
Në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Roçesterit në Nju Jork, po bëhen analizat me një vaksinë eksperimentale. Dr. John Treanor shpjegon.
"Njerëzit nuk janë ekspozuar ndonjëherë ndaj këtij gripi, prandaj duhet që të fuqizohet sistemi i imunitetit në mënyrë që të rezistojë. Kemi vërejtur përgjigjen e antitripave, pra të proteinave që prodhohen në gjak dhe që luftojnë sëmundjen, sapo njerëzit vaksinohen. Nga kjo mendojmë se njerëzit mund të mbrohen nga gripi i shpendëve."
Rezultatet përfundimtare të provave klinike të vaksinës do të merren në nëntor. Që pas shfaqjes së vurisut në Korenë e Jugut në vitin 2003, gripi i shpendëve ka shkaktuar vdekjen e mbi 60 personave në vende aziatike, kryesisht nga kontakti me shpendë.
Michael DiGirolamo është drejtor i operacioneve në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelosit, porta kryesore e pasagjerëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara nga Azia. Ai thotë se aeroporti po përgatitet në rast se një pasagjer është prekur nga gripi i shpendëve dhe zyrtarët vendosin karantinën në avion.
"Kjo nënkupton që aeroportit do t’i duhet të ofrojë një mjedis për funksionimin e specialistëve të Qendrës së për Kontrollin e Sëmundjeve dhe roja e kufirit mund të vendosë në karantinë deri në 400 veta brenda 48 orësh."
Me përhapjen e gripit të shpendëve, zyrtarët botërorë të shëndetësisë do të mblidhen në Kanada për bisedime mbi parandalimin e një epidemie botërore.
Takim ndërkombëtar për gripin e shpendëve



Zyrtarët botërorë të shëndetësisë takohen sot në Kanada për bisedime që synojnë të parandalojnë përhapjen e gripit të shpendëve.
Në takimin dy-ditor që mbahet në Otava, marrin pjesë ministrat e shëndetësisë dhe zyrtarë të lartë nga 29 vende të botës, që pritet të diskutojnë për koordinimin e masave ndaj virusit, mes tyre edhe një propozim të vendeve më të pasura për të siguruar vaksinat dhe ndihmë teknike ndaj vendeve të varfëra.
Tipi H5N1 i gripit të shpendëve ka shkaktuar vdekjen e më tepër se 60 njerëzve nga vendet aziatike që nga viti 2003.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Evropa ka shansin t’i shfrytëzojë mësimet e nxjerra nga Azia në luftën kundër virusit, por zyrtarët i paralajmëruan gjithashtu vendet e ndryshme të mos tregojnë vetëkënaqësi.
Veç Azisë Juglindore, shpendë të infektuar me tipin H5N1 të virusit janë gjetur në Rusi, në Turqi dhe Rumani, ndërkohë që në Kroaci nuk ka dalë ende rezultati i analizave laboratorike.
Bashkimi Evropian sot bëri të njohur se do të propozojë ndalimin e përkohshëm të importimit të shpendëve



Bashkimi Evropian mund të ndalojë importin e shpendëve të gjallë


Komisioni Evropian thotë se po shqyrton mundësinë e ndalimit të gjithë importimit të shpendëve të gjallë në Evropë. Kërkesën e bëri Britania pasi një papagall nga Amerika e Jugut ngordhi i prekur nga gripi gjatë kohës që ishte në karantinë.
Disa zyrtarë evropianë janë kundër bllokimit të importeve, të shqetësuar se kjo mund të çojë në krijimin e një tregu të zi. Vendimi mund të merret brenda disa ditësh.
Ndërkohë zyrtarët suedezë thanë se një rosë që u gjet e ngordhur në perëndim të Stokholmit ishte prekur nga një formë e lehtë gripi, jo nga i njejti virus që shkaktoi vdekjen e 60 njerëzve në Azi.
Zyrtarët e bujqësisë thanë sot se analizat tregojnë se është normale që 20 deri 30 përqind e rosave të egra të preken nga një formë e lehtë e gripit të shpendëve në këtë stinë të vitit. Zyrtarët thonë se nuk ka nevojë për masa të tjera shtesë.


SHBA: Qeveria parashtron strategjinë për të parandaluar epideminë e gripit të shpendëve


Presidenti Bush parashtroi një plan prej 7,1 miliardë dollarësh për të mbrojtur amerikanët dhe të tjerët kundër një epidemie të mundshme të gripit të shpendëve në gjithë botën.
Duke folur në kompleksin e Instituteve Kombëtarë të Shëndetsisë në periferi të Washingtonit, presidenti Bush tha se epidemia nuk ishte e afërt, por paralajmëroi se virusi kishte shfaqur disa karakteristika, që mund të shndërohen në një grip masiv, një virus për të cilin njerzit nuk kanë imunitet natyral dhe që mund të përhapet me lehtësi nga një njeri tek tjetri.
Presidenti Bush thotë se pa humbur kohë duhen bërë përgatitje për të përballuar një epidemi të mundëshme globale të gripit të shpendëve.
“Tani për tani nuk kemi përballë ndonjë epidemi as në vendin tonë dhe as në botë. Por në qoftë se presim deri sa ajo të shpërthejë, do të ishte shumë vonë për të bërë përgatitje.”
Strategjia e presidentit përfshin 1,2 miliardë dollarë për të blerë vaksina, që do të mbronin 20 milion amerikanë nga virusi i tanishëm i gripit të shpendëve, një miliardë dollarë për ilaçe rezervë anti-virale dhe 2,8 miliardë dollarë për të përshpejtuar rritmin e zhvillimit të vaksinave të reja. Ai i kërkoi gjithashtu kongresit që të sigurojë për prodhuesit e vaksinave më shumë mbrojtje nga akt-paditë ligjore.
“Gjatë 3 dekadave të fundit, numri i vaksinave të prodhuara në Amerikë ka rënë ndjeshëm ndërsa kjo industri është përfshirë nga akt-paditë ligjore. Sot në Shtetet e Bashkuara ka vetëm një kompani farmaceotike, që mund të prodhojë vaksinën e gripit. Një gjë e tillë e lë vendin tonë të pambrojtur në rastin e një epidemie me përmasa të mëdha.”
Sekretari amerikan i Shëndetsisë dhe Shërbimeve Humane, Michael Leavitt, tha se ky është një problem për të gjithë botën.
“E vërteta është se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aftësinë për të prodhuar vaksina me shpejtësinë e duhur dhe në sasi të mjaftueshme për çdo amerikan. Një gjëndje e tillë ekziston në të gjithë botën dhe ajo duhet ndryshuar.”
Ekspertët thonë se duhen rreth 6 muaj që vaksina të bëhet gati për t’u përdorur. David Heyman, pranë Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare këtu në Washington, tha se kjo do të thotë se shumë amerikanë do të vdisnin në se vendi përballet me një epidemi.
“Nuk diskutohet që ne kemi nevojë për vaksina dhe për këtë po bëhen përpjekje të shumta. Por përpjekje të mjaftueshme nuk po bëhen për sa i përket ndërhyrjeve jo-mjeksore si për shembull kontrolli i ekspozimit ndaj sëmundjeve, mjetet e disponueshme për kontrollin e infeksionit dhe higjenën dhe mbrojtja e popullatës, që sëmundja të mos përhapet mes njerzve.”
Plani i administratës, hollësitë e të cilit do të bëhen publik këtë javë, përfshin më shumë fonde për shtetet dhe për planet lokale të emergjencës. Zoti Heyman thotë se angazhimi i qarqeve lokale është me rëndësi për mbajtjen nën kontroll të virusit, por ai shton se diktimi i hershëm në shkallë botërore është kyç për parandalimin e përhapjes së virusit.
“Mikrobet nuk njohin kufij politikë prandaj edhe sëmundja do të përhapej pa kontroll.”
Viruset e gripit të shpendëve kanë shkaktuar 3 epidemi gjatë shekullit të fundit. Njëri prej tyre, gripi spanjoll i vitit 1918, shkaktoi vdekjen e më shumë se 20 milion njerzve në gjithë botën.






Zyrtarët: Gripi i shpendëve rrezikon të shndërrohet në një epidemi globale tek njerëzit



Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se është vetëm çështje kohe që infeksioni i gripit të shpendëve të shndërrohet në një epidemi globale tek njerëzit.
Zoti Lee-Jong Wook tha sot në një takim që u zhvillua në Gjenevë se deri tani, epidemia nuk është përhapur ende në mënyrë masive tek njerëzit, por ka shenja se ajo do të fillojë.
Zyrtarët thonë se në rastin e shpërthimit të një epidemie, ajo do të vriste miliona njerëz dhe do t’i kushtonte ekonomisë globale rreth 800 miliardë dollarë. Tani për tani, rastet e transmetimit të gripit nga shpendët tek njerëzit kanë qenë të rralla. Shumica e rreth 120 rasteve të llojit H5N1 të virusit të njoftuara tek njerëzit në vendet aziatike, kishin patur kontakte të drejtpërdrejta me zogjtë e infektuar, në pjesën e kokës. Por zyrtarët e shëndetësisë shqetësohen se ndërsa virusi përhapet tek zogjtë, shtohen shanset që ai të shndërrohet në një formë që transmetohet me lehtësi tek njerëzit, duke shkaktuar vdekjen e miliona vetëve.
U zbulua përsëri në Rumani një rast i gripit të shpendëve

Sipas ministrit të bujqësisë i Rumanisë Gheorge Flutur I cili deklaroi se në, në një fshat të rrethit Tulcea u zbuluan 4 pula të ngodhura nga gripi i shpendëve.
Fluturi u shpreh se palët përkatëse i kanë marrë masa për dezinfektimin e këtij fshati dhe kanë agresuar këtu 1700 shpendë shtëpiake. Qeveria do t'ua kompensojë fshtarëve, shpendët që u agresoi.
Hungari: Pëllumba të ngordhur për arsye ende të panjohura

Në qytetin Shergold të Hungarisë jugore u zbuluan 18 pëllumba të ngordhur. Deri tani, ende nuk dihet nëse këta pëllumba kanë ngordhur nga gripi i shpendëve, por analizat po vazhdojnë.
Siç mësohet, Hungaria e ka ndaluar importimin e produkteve të shpendëve nga Rumania, ku është zbuluar virusi i gripit të shpendëv
Në Rusi duket një gjendje e re e epidemisë së gripit të shpendëve


Sipas lajmeve të Agjencisë FLOART, pas vërtetimit të virusit të gripit të shpendëve në Rumani dhe Kroaci, qeveria italiane deklaroi se do të ndalojë importimin e produkteve të shpendëve dhe të shpendëve të gjalla nga vendet ballkanike.
Kohët e fundit, shoqata e fshatarëve e Italisë është ankuar se pas zbulimit të virusit në vendet fqinje, sasia e konsumimit të produkteve të shpendëve brenda Italisë është ulur 30%--40%, duke shkaktuar një humbje ekonomike prej disa miliona eurosh në rritjen e shpendëve shtëpiake në Itali.
Kroacia dhe Anglia morën masa për frenimin e përhapjes së gripit të shpendëve


Korrespondentët e Flori-Press-it nga Zagrebi njoftuan se pasi u zbulua virusi i gripit të shpendëve më 21 tetor, më 22 tetor, Kroacia dhe Anglia morën masa për frenimin e përhapjes së kësaj epidemie.
Pala policore e Kroacisë bllokoi me rigorozitet një zonë me rreze prej 3 kilometrash rreth një rezervuari peshku, ku ngordhën 6 mjellma të egra nga virusi i gripit të shpendëve të tipit H5. Kroacia ka bërë plan se duke filluar qysh nga 23 tetori do t'i zhdukë të gjithë shpendët shtëpiakë brenda zonës së bllokuar.
Për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Anglia, vendi kryetar i radhës i BE-së i bëri thirrje kategorike më 22 tetor, BE-së të ndalojë importimin çdo shpendi të gjallë nga vendet ku u zbulua virusi i gripi të shpendëve.
Po më 22 tetor në mbrëmje, sektori i veterinarisë i Suedisë vërtetoi më 22 tetor se tek një rosë e ngordhur në vend u zbulua virusi i gripit të shpendëve, por duhet një analizë e mëtejshme për të vërtetuar nëse ky virusi është i tipit H5N1.
Disa vende morën masa të reja për ndalimin e përhapjes së gripit të shpendëve

Vendet përkatëse marrin masa për të përballuar epideminë e gripit të shpendëve

Sipas njoftimeve të Flori-Press-it, pasi ka dalë epidemia e gripit të shpendëve në Turqi dhe në Rumani, këto dy vende kanë marrë masa ndaluese. Edhe vendet fqinj të tyre si Slovakia, Polonia etj kanë marrë masa aktive për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve në vendet e tyre.



Web faqja “Art-Cafe” njoftoi se pas zbulimit të gripit të shpendëve në Rumani dhe Turqi, më 21 tetor, alarmi ra për herë të parë edhe në Angli dhe Kroaci. Për këtë, shumë vende morën me radhë, masa të reja për ndalimin e përhapjes së gripit të shpendëve.
Njoftohet se Kroacia dhe Rumania u shprehën më 21 tetor se në territorin e tyre janë zbuluar raste që zogj kanë ngordhur nga gripi i shpendëve. Në Angli një papagalli i importuar ngordhi nga gripi i shpendëve.
Aktualisht, pala e BE-së filloi të mendojë ndalimin e importimit të produkteve të shpendëve dhe vendosi po më 21 tetor ndalimin e importimit të të gjitha produkteve të puplave nga pjesa evropiane e Rusisë. Edhe Svicra dhe Lituania morën masa përkatëse për parandalimin e gripit të shpendëve.



Drejtoria e Veterinarisë e Rusisë vërtetoi se ditët e fundit duket një gjendje e re e epidemisë së gripit të shpendëve në disa zona të Siberisë dhe zona evropiane. Deri tani, në 5 njesi federative të territorit të Rusisë është zbuluar epidemia e gripit të shpendëve.
Sipas analizës së shkencëtarëve, epidemia në këto zona është përhapur si pasojë e shtegtimit të zogjve shtegtar.
Sipas një njoftimi tjetër, Anglia dhe Suedia vërtetuan përkatësisht më 23 tetor se virusit në rastet e gripit të shpendëve në këto vende janë përkatësisht të tipeve H5N1 dhe H5.



OBSH: numri i të infektuarve me gripin e shpendëve në Kinë mund të rritet



Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se ka shumë mundësi që të shtohet numri i njerëzve në Kinë të infektuar me gripin e shpendëve.
Paralajmërimi vjen pas konfirmimit të bërë dje nga Kina për dy rastet e saj të para të prekjes së njerëzve nga virusi i gripit të shpendëve H5N1, i cili mund të jetë vdekjeprurës. Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë tha sot se është i kënaqur lidhur me përpjekjet e qeverisë për luftimin e sëmundjes por shtoi se Kina ende ka përballë sfida të mëdha. Ai vuri në dukje se më shumë se 70 përqind e 14 miliard shpendëve shtëpiakë të Kinës mbahen nëpër oborret e shtëpive.
Sot, media shtetërore e Kinës njoftoi për dy shpërthime të reja të gripit të shpendëve. Pekini ka deklaruar se do të vaksinojë të gjithë shpendët shtëpiakë. Ndërkohë, ministri indoneziane e shëndetësisë njoftoi se dy vajza të reja vdiqën javën e kaluar nga gripi i shpendëve.


Kina konfirmon rastet e para të gripit të shpendëve tek njerëzit



Kina konfirmoi raset e para të gripit të shpendëve tek njerëzit, kurse Indonezia bëri të ditur vdekjen e dy personave të tjerë nga virusi.
Në krahinën lindore Anhui të Kinës, zyrtarët thanë se një punonjëse 24 vjeçare pularie, ka vdekur nga gripi i shpendëve. Një djalë 9-vjeçar i prekur nga virusi në krahinën Hunan, është shëruar plotësisht.
Zyrtarë të shëndetësisë dyshojnë, por nuk mund të konfirmojnë, se virusi vdekjeprurës H5N1 mund të ketë qenë shkaku i vdekjes së motrës së 9 vjeçarit muajin e kaluar.
Ndërkohë, Ministria indoneziane e Shëndetësisë thotë se dy gra të reja, njëra 20 vjeç e tjetra 16, vdiqën javën e kaluar nga gripi i shpendëve, duke sjellë në 7 numrin e vdekjeve nga virusi në Indonezi. Njoftohet se të dyja viktimat, të cilat vdiqën në Xhakarta, të kenë pasur kontakt me pula të ngordhura.
Virusi H5N1 ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 60 vetëve në Azinë Lindore që nga viti 2003. Shkencëtarët shqetësohen se virusi mund të shndërrohet dhe të marrë një formë që kalohet nga një person tek tjetri.
Autoritetet në Ukrainë filluan therrjen e shpendëve në Krime

OBSH-ja konfirmon rastin e 8-të të vdekjes nga gripi i shpendëve tek njerëzit në Xhakarta


Autoritetet ukrainase vendosën regjim karantine në zona të Krimesë ku është shfaqur gripi i shpendëve. Zyrtarët urdhëruan asgjësimin e të gjithë shpendëve në 5 fshatra të prekura pasi u zbuluan shpend të ngordhur nga tipi H5 i gripit të shpendëve.
Autoritet po dërgojnë tani mostra për analiza në Britani e Itali për të përcaktuar nëse është fjala për tipin H5N1 që ka shkaktuar vdekjen e 70 personave në Azi që nga viti 2003.
Ndërkaq, zyrtarë në Xhakarta thanë se Organizata Botërore e Shëndetisë ka konfirmuar viktimën e 8 në Indonezi. Sipas tyre, analizat e zhvilluara në një laborator të Hong Kongut tregojnë se një 25-vjeçare që vdiq në fillim të kësaj jave, ishte e sëmurë me virusin H5N1 të gripit të shpendëve.
Ekspertë të shëndetësisë druhen se virusi mund të ndryshojë formë dhe të lehtësisht i transmetueshëm ndërmjet njerëzve dhe të shkaktojë vdekjen e miliona vetëve.


Autoritetet në Ukrainë filluan therrjen e shpendëve në Krime, një ditë pasi një tip i virusit H5 u zbulua në pesë fshatra të zonës. Presidenti Viktor Jushçenko shpalli dje gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e prekur.
Mostrat nga zogjtë e infektuar po dërgohen në Britani dhe Itali për të përcaktuar në se përmbajnë virusin H5N1 që ka shkaktuar vdekjen e 70 njerëzve në Azi që nga viti 2003. Ndërkohë në Rumani autoritetet vendosën karantinën në fshatin Ciosil pasi të paktën tre pula u zbuluan me virusin H5.
Në këtë vend ka patur tre raste të gripit të shpendëve. Ekspertët e shëndetësisë janë të shqetësuar se virusi mund të shndërrohet në një formë që mund të transmetohet tek njerëzit.

Shqiperia eshte rrethuar nga kercenimi i gripit te pulave. Mbas Rumanise dhe Turqise edhe Greqia tashme ka hyre ne "karantine". Ne Maqedoni eshte shpallur alarmi, por ende nuk jane percaktuar raste konkrete te infektimit, ndersa dyshime serioze per pranine e gripit, jane ngritur dhe ne Bullgari. E gjithe kjo situate e renduar ne Ballkan, ka bere te domosdoshme edhe shpalljen e alarmit ne Shqiperi. Instituti i Shendetit Publik ne Tirane ka treguar dje permasat e situates emergjente ne vend. ISHP ka kerkuar blerjen e vaksines antivirale si nje operacion qe ka nevoje emergjente te kryhet.

Nderkohe edhe Komisioni Evropian u ka kerkuar vendeve anetare qe te ndjekin rekomandimet e Organizates Boterore te Shendetesise, te cilat kane percaktuar se niveli minimal i dozave antivirale te jete ne masen 25 per qind te popullates. Sipas zyrtareve te Komisionit Evropian per mbrojtjen e konsumatorit jo te gjithe vendet kane stokun e nevojshem te antivirusit. Ne rastin e Shqiperise, per te respektuar kete kufi do te nevojiteshin rreth 700 mije doza te tilla. Por sipas shefes se Institutit te Shendetit Publik, Sivla Bino, Shqiperia ka mundur te siguroje vetem nje sasi prej 100 mije dozash te oseltamavirit, qe do te thote vetem 3 per qind e numrit te nevojshem. Kjo sasi antiviralesh eshte siguruar nga pjesa e stokut te Organizates Boterore te Shendetesise. Ende nuk eshte e qarte sesi do te garantohet pjesa tjeter e sasise se vaksinave antivirale per te plotesuar kuotet e rekomanduar nga OBSH.

Kontrollet

Instituti i Kerkimeve Veterinare ka deklaruar se kontrollet e deri tanishme ne te gjitha pularite e vendit, flasin per nje situate te qete dhe pa asnje simptome te gripit avian. Kontrollet e deritanishme kane pasur si synim pularite, fermat si dhe lagunat, te cilat mendohet se mund te jene vatrat e mundshme te shperthimit te infeksionit. "E vetmja menyre e infektimit nga H5-N1 eshte kontakti me sekrecionet e shpendeve, ndersa menyrat e tjera si konsumimi i mishit te ngrire te pulave apo i vezeve, nuk perbejne asnje rrezik per shendetin"-pohon Bino.

Ballkani ne panik

Nderkohe situata ne Ballkan eshte bere problematike, ndersa zyrtaret e Komisionit Europian deklaruan dje se edhe Kroacia duhet te kryeje sa me shpejt analizat per virusin e rrezikshem. Zyrtaret e shendetesise ne Itali thane se mberritja e virusit ne vend mund te jete ēeshtje ditesh, pas evidentimit te nje rasti te semundjes ne Greqi. Greqia dhe Italia jane ne te njejten gjeresi gjeografike dhe nese shpendet migratore kane mberritur ne Greqi, atehere disa prej tyre mund te kene arritur edhe ne Itali, pasi trajektorja shkon nga veriu drejt jugut. Megjithate, specialistet jane perpjekur te qetesojne publikun, ndersa ken bere thirrje per pergatitjen e tyre per çdo rast.





Autoritetet nė Rumani kanė konfirmuar se gripi i shpendėve ėshtė gjetur tani nė njė rajon tė tretė nė Deltėn e Danubit.
Nuk dihet ende nėse rastet mė tė fundit janė shkaktuar nga virusi me mundėsi vdekjeprurėse H5N1, por mostrat e zogjve tė infektuar janė dėrguar nė Britani pėr analiza.
Autoritetet vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė identifikuar e izoluar fshatrat e prekura nga gripi i shpendėve.
Ata janė pėrqėndruar sė pari nė rajonin e deltės sė Danubit, por ka edhe njė zonė tampon nė shtetet fqinje.
Nė rajonin mė tė madh moēalor tė Evropės jetojnė vetėm 12-13 mijė njerėz.
Por gati tė gjithė ata kanė shpendė shtėpiakė - pula, rosa e pata.






VDES NJE 35 VJECAR NGA GRIPI I SHPENDEVE NE INDONEZI
Sot vdes nga Gripi i shpendeve nje 35 vjecari ne Xhakarta te Indonezise. Lajmi nga “Top Chanel TV”per vdekjen nga virusi erdhi pas konfirmimit nga testet e kryera tek viktima. Mesohet se ai vdiq disa dite me pare, por nuk eshte e qarte nese ka patur kontakte me pula te ngordhura, apo te prekura nga virusi. Ne Indonezi deri tani kane vdekur shtate persona per shkak te semundjes se gripshpendeve. Shifra eshte dhene nga OBSH-ja.
Sipas agjencisë “Floart-it” dhe Forumit në internet “Art –Cafe“Virusi i njohur me emrin “H5-N1 ka infektuar 117 persona në katër vende,me ç‘rast ka vrarë 60. njerëz.Ekspertët thonë që është vetëm pyetje e kohës kur gripi i shpezëve --virusi H5N1 do të arrij atë shkallë të mutacionit ku infektimi do të bëhet me lehtësi nga njeriu në njeri.
Një konsulent i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe specialist në fushën e virusologjisë, ka deklaruar se në Kinë kanë humbur jetën 300 persona të infektuar nga gripi i shpendëve, ndërkohë që 3 mijë persona të tjerë gjenden në izolim.
Këtë deklaratë e ka bërë mjeku japonez, Masato Tashiro, në një konferencë në një universitet gjerman në Marburg.
Mjeku japonez, i cili sapo është kthyer nga Kina, ka deklaruar se: “Jemi mashtruar në mënyrë sistematike për sa i përket përhapjes së gripit të shpendëve në Kinë”. Rrjeti botëror i sëmundjeve infektive ka vendosur se do të kryhen verifikimet e nevojshme. Sipas njoftimeve të 16 nëntorit të Ministrisë Kineze të Shëndetësisë, ditët e fundit në provincat Hunan dhe Anhui të Kinës ka pasur nga një pacient të infektuar nga gripi i shpendëve i tipit H5N1. Sektorët përkatës të Kinës kanë marrë masa urgjente për forcimin e punës së kontrollit të epidemisë së gripit të shpendëve te njeriu dhe për shmangien e përhapjes së kësaj epidemie te njeriu.
Janë hyrë në procesin e posaçëm të shqyrtimit të miratimit vaksinat për mjekimin e kinezëve të infektuar nga gripi i shpendëve

Sipas gazetës Xinjing, të 19 nëntorit, korrespondenti mësoi nga Drejtoria Administrative Shtetërore e Ilaçeve dhe Ushqimeve se janë hyrë në procesin e posaçëm të shqyrtimit të miratimit vaksinat për mjekimin e kinezëve të infektuar nga gripi i shpendëve, kështu që do të pakësohet koha e praktikimit të këtyre ilaçeve.
Siç mësohet, sipas rregullave përkatëse të publikuara ditët e fundit nga kjo drejtori, kur ndodhin incidente të shëndetësisë publike, ose kur ekziston mundësinë e këtyre incidenteve, kjo drejtori do të zhvillojë verifikime të posaçme për ilaçet që mund të përdoren në raste të tillë.
Siç mësohet, për disa ilaçe të tjera dhe aparate mjeksore për mjekimin e njerëzve të infektuar nga gripi i shpendëve ngritet një verifikim i mëtejshëm.

Sipas njoftimeve, provincat Hunai dhe Anhui do të marrin masa të mëtejshme për vaksinimin e shpendëve shtëpiakë, për forcimin e kontrollit të epidemisë dhe për raportimin e kësaj epidemie. Njëkohësisht do të forcohet puna propaganduese për ngritjen e vetëdijes dhe të aftësisë së vetëmbrojtjes të masave popullore nga kjo epidemi.

Më 17 nëntor Ministria Kineze e Bujqësisë publikoi projektin urgjent për përballimin e epidemisë së gripit të shpendëve te njeriu dhe për garantimin e sigurimit shëndetësor të masave popullore.
Specialistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë vlerësuan lart punët e parandalimit të gripit të shpendëve në provincën Anhui


Agjensioni “Flori-Press” njoftoi se Ministria e Bujqësisë e Kinës publikoi më 23 nëntor se ra epidemia e gripit të shpendëve e shkallës së lartë në qytetin Miquan të rajonit autonom të Singkiang Ujkurit, në Kinën veri-perëndimore.
Pas rënies së epidemisë, Ministria e Bujqësisë dërgoi menjëherë grupin e specialistëve për drejtimin e punëve parandaluese dhe kontrolluese në zonën e prekur nga epidemia. Edhe administrata e rajonit të Singkiang Ujkurit po e trajton sipas projektit të rasteve urgjente gjendjen epidemike. Aktualisht, sektorët veterinarë të Singkiangut kanë asgjësuar 84 mijë shpendë shtëpiakë në një sferë me rreze 3 kilometra rreth qendrës së kësaj epidemie të re.

Agjencia “Floart” dhe ueb faqja”Art-Cafe” njoftoi se nga 28 deri më 30 nëntor, grupi inspektues i përbërë nga specialistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë të Kinës inspektoi punët e parandalimit të gripit të shpendëve në provincën Anhui. Specialistët i vlerësuan lart punët parandaluese të kësaj province.
Pas nëntorit, në provincën Anhui u shfaqën dy raste të njerëzve të infektuar nga gripi i shpendëve duke tërhequr vëmendjen e Ministrisë së Shëndetësisë të Kinës dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Krahinat e ndryshme kineze forcojnë inspektimin e punëve kontrolluese e parandaluese të infektimit të njerëzve nga gripi i shpendëve


Web faqja “Art-Cafe”njoftoi se qeveria qendrore kineze u kërkoi krahinave të ndryshme të forcojnë inspektimin e punëve kontrolluese e parandaluese të infektimit të njerëzve nga gripi i shpendëve.
Ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë e Kinës bëri një njoftim ku u kërkohet qeverive të krahinave të ndryshme të inspektojnë gjendjen e trajtimit të incidenteve të befasishme publike shëndetësore si infektimi i njerëzve nga gripi i shpendëve etj
Ata që kanë kontaktuar me të sëmurët e infektuar nga gripi i shpendëve janë shëndoshë

Sipas njoftimit të Agjencisë Kineze të Lajmeve Hsinhua, në provincat Hunan dhe Anhui, ata që kanë kontaktuar me të sëmurët e infektuar nga gripi i shpendëve, tani në përgjithësi janë shëndoshë.
Në rrethin Xiangtan të provincës Hunan, deri më 17 nëntor pasdite, 152 njerëz që kanë kontaktuar me të sëmurë të infektuar nga gripi i shpendëve janë në përgjithësi shëndoshë. Sektorët përkatës po marrin masa për të forcuar kontrollin.
Në rrethin Zongyang të provincës Anhui, deri më 17 nëntor pasdite, kanë përfunduar vëzhgimet mjekësore të 22 njerëz që kanë kontaktuar me të sëmurë të infektuar nga gripi i shpendëve. Deri tani ata janë shëndoshë



Agjensioni “Floart” njofton se ,kryeministri i Kinës Ven Jiabao paralajmëroi se vendi i tij përballet me rrezik serioz nga gripi i shpezëve. Ndërkohë, ekspertët mjekësor gjatë konferencës në Gjenevë u pajtuan për një varg masash për pengimin e shpërthimit të epidemisë tek njerëzit.

Banka Botërore bëri thirrje për sigurimin e një miliardë dollarëve, gjatë tre viteve të ardhshme, për të ndalur përhapjen e virusit H5N1.

Agjensia e shëndetit e OKB-së paralajmëron kundër panikut të gripit të shpendëve
Ndërsa i këshillon qeveritë të sigurojnë sasira të mjaftueshme me Tamiflu, Organizata Botërore e Shëndetit thotë se nuk ka arsye që njerëzit të nxitojnë për të blerë medikamentin antivitrus. Ndrëkohë, ekspertët në Greqi po hetojnë një rast të gjetur në një fermë pulash në Egje.





OBSH-ja paralajmron njerëzit të mos bien në panik e të mos nxitojnë për të blerë medikamentin antivirus Tamiflu për të mbrojtur veten nga gripi i shpendëve.
"OBSH në këtë moment nuk këshillon individët të grumbullojnë sasira të këtij medikamenti për çfarëdo qëllimi," tha të hënën Majkëll Rajan, shefi i urgjencës epidemike të OBSH. "Në këtë fazë nuk ka asnjë arsye për asskënd për të marrë këtë medikament me përjashtim të grupeve me rrezik të lartë në zonat ku sëmundja aviane është bërë problem," shtoi ai.
Në të njëjtën kohë, OBSH paralajmëroi se gripi i shpendëve ka gjasa të shfaqet në vende të tjera, pas shpërthimeve të fundit në Turqi, Rumani dhe më së fundi, në Greqi. Ajo këshilloi qeveritë të sigurojnë rezerva të Tamiflu, që do të reduktonte pasojën e sëmundjes në rastin e epidemisë njerëzore të gripit.
Ekspertët grekë po kryejnë tani teste për të zbuluar në se një rast me grip shpendësh në ishullin Oinouses të Mesdheut është i llojit vdekjeprurës H5N1 i cili shkaktoi më shumë se 60 të vdekur në Azi. Ky lloj u identifikua në disa vende në Turqi dhe Rumani javën e shkuar.
Përhapja e gripit avian i është veshur migrimit të shpendëve. Duke këshilluar njerëzit "të kufizojnë kontaktet e tyre me shpendë të ngordhur apo të sëmurë," Rajan theksoi gjithashtu se "jo çdo ngordhje shpendi në botë është patjetër pasojë e gripit avian."
Njerëzit që jetojnë në kontakt të afërt me pularitë besohet se janë në rrezik të lartë. Ndonëse transmetimi mes njerëzve ka qenë ekstremisht i kufizuar, shkencëtarët shqetësohen se H5N1 mund të kombinohej me variantin e vet human dhe të shndërrohej në një grip tepër të infektueshëm e vdekjeprurës të aftë të vriste miliona njerëz anembanë botës si në rastin e epidemisë së gripit në vitin 1918.
"Mbajtja e vigjilencës do të jetë një proces i gjatë dhe i lodhshëm," tha Rajan. "Askush nuk mund të thotë me siguri se kur do të dalë një virus epidemik."
Ai vlerësoi gjithashtu Turqinë dhe Rumaninë për përpjekjet e tyre për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes duke vënë kufizime udhëtimi në zonat e prekura dhe duke marrë të tjera masa, përfshirë eliminimin e mijra shpendëve.
BE ka urdhëruar vendet anëtare të marrin një seri hapash paraprakë për të penguar përhapjen dhe mutacionin e mundshëm të gripit të shpendëve. Ajo ka dërguar gjithashtu ekspertë në Turqi, Rumani e Bullgarinë fqinjë. Në këtë të fundit nuk është raportuar ende ndonjë rast.
Duke vënë në dukje se periudha e inkubacionit për gripin e shpendëve gjetur në fshatin Kiziksa, rreth 120 km larg Stambollit, kishte kaluar, veterinerët turq thonë se besojnë se shpërthimi i H5N1 është kontrolluar dhe nuk ka më rrezik për përhapjen e tij.
Por autoritetet mbeten në alarm pasi më tepër shpendë shtegtare priten në rajon gjatë dimrit.

1.Çfarë është sëmundja e gripit të shpendëve? Çfarë është gripi i shpendëve i shkallës së lartë?

Pyetje dhe përgjigje mbi parandalimin e mjekimin e sëmundjes së gripit të shpendëve
Gripi i shpendëve është një lloj sëmundjeje ngjitëse e përhapur në gjirin e shpendëve shtëpiak dhe të egër, e shkaktuar nga virusi i grippit të shpendëve të tipit A. Pas ngjitjes së virusit të gripit te shpendët mund të dallohen shenja të lehta në rrugët e frymarrjes dhe në kanalin ushqimor, në këtë rast përqindja e mortalitetit është e ulët. Por, në raste të tjera, shpendwt mund të kenë shenja relativisht serioze në gjithë organizmin, si hemorragjia, shenja të septicemisë dhe një përqindje relativisht të lartë të mortalitetit. Këto dallime përcaktohen kryesisht nga tipi i virusit të gripit të shpendëve.
Nisur nga këto dallime, gripi i shpendëve grupohet në tri lloje: i shkallës së dobët, i shkallës së mesme dhe i shkallës së lartë. Kohët e fundit ka rënë në Kinë dhe në vende të tjera të botës gripi i shpendëve, i shkaktuar nga tipi i serumit të gjakut H5N1, që quhet gripi i shpendëve i shkallës së lartë, që ka përqindje të lartë si në ngjitje ashtu edhe në mortalitet.




2. Sa zgjat periudha e inkubacionit të virusit të gripit të shpendëve? A përhapet virusi gjatë kohës së inkubacionit?
Koha e inkubacionit të virusit të gripit të shpendëve zgjatet nga disa orë deri në disa ditë, më e shumta deri në 21 ditë. Kohëzgjatja e periudhës së inkubacionit varet nga faktorë të ndryshëm, si shkalla e virusit, sasia e shpendëve të infektuar, imuniteti i shpendëve, mosha dhe llojet e tyre, gjendja e rritjes së tyre, si dhe gjendja ushqimore, sanitare etj. Por gripi i shpendëve i shkallës së lartë është me periudhë të shkurtër inkubacioni dhe shenjat e virusit të këtij gripi duken shpejt, po ashtu përqindja e mortalitetit të shpendëve në këtë rast është e lartë.
Virusi i gripit të shpendëve ka mundësi të përhapet brenda periudhës së inkubacionit.

3. Cilat janë rrugët e përhapjes së virusit të gripit të shpendëve?


Për përhapjen e virusit të gripit të shpendëve ka dy rrugë kryesore: kontakti i drejtpërdrejtë me shpendët e sëmurë dhe kontakti i tërthortë me sende të ndotura nga virusi. Virusi i gripit të shpendëve ekziston në kanalin ushqimor, në rrugët e frymarrjes dhe në të gjithë organizmin e shpendëve të sëmurë dhe të atyre të infektuar. Kështu virusi i gripit të shpendëve mund të dalë nga sytë, hunda dhe së bashku me jashtëqitjen e shpendëve dhe si rrjedhim, virusi përhapet mekanikisht nëpërmjet çdo sendi të ndotur, si ushqimet e shpendëve, uji, koteci, ajri, automjetet transportuese të tyre, etj. Dhe kështu shpendët e shëndoshë mund të infektohen nga virusi nëpërmjet rrugëve të frymarrjes dhe kanalit ushqimor.





4. Cilat janë karakteristikat e përhapjes së gripit të shpendëve të shkallës së lartë?

Gripi i shpendëve i shkallës së lartë është i ngjajshëm me gripin e zakonshëm, që përhapet përgjithësisht në të katër stinët, por më shumë në dimër dhe në pranverë, sepse virusi i gripit të shpendëve ka forcë të madhe rezistuese në temperatura të ulëta. Shpendët e llojeve të ndryshme dhe me moshë të ndryshme mund të infektohen nga ky virus i gripit të shpendëve me ngjitshmëri të madhe dhe virusi përhapet shpejt. Përqindja e mortalitetit të shpendëve është qind përqind.

5. A mund të përhapet nëpërmjet vezës virusi i gripit të shpendëve të shkallës së lartë?


Virusi i gripit të shpendëve i shkallës së lartë përhapet kryesisht në mënyrë horizontale, si në ajër, nga jashtëqitjet, ushqimet dhe uji që pijnë shpendët etj., dhe ka shumë pak argumente lidhur me përhapjen e tij në mënyrë vertikale. Por eksperimentet kanë vërtetuar se në vezët e pulave të infektuara ekziston virusi i gripit të shpendëve, prandaj nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia e përhapjes së virusit edhe në mënyrë vertikale. Nuk duhet të ngrohen për çelje vezët e tufave të pulave të prekura.
6. Pse gripi i shpendëve i shkallës së lartë përhapet më shumë në dimër e pranverë?

Virusi i gripit të shpendëve të shkallës së lartë përhapet në të katër stinët e vitit, por më shumë në dimër e pranverë nga këto shkaqe: Së pari, virusi i gripit është relativisht i ndjejshëm ndaj temperaturës dhe krahas ngritjes së temperaturës në mjedisin rrethues, shkurtohet koha e mbetjes gjallë të virusit. Përveç kësaj, në verë e vjeshtë drita e diellit është relativisht e fortë dhe rrezet ultraviolet të diellit luajnë rol të fortë goditës ndaj virusit. Së dyti, ajrimi i pularive në verë e vjeshtë është më i mirë se në dimër e pranverë, kështu ajrimi i mirë mund të pakësoje shumë sasinë e virusit në mjedisin e pularive, si rrjedhim pakësohen edhe rastet e infektimit të shpendëve nga virusi. Në të njëjtën kohë, ruajtja e ajrimit të mirë pakëson edhe stimulimin e cipës jargore të rrugës së frymarrjes së shpendëve. Ajrimi ka rëndësi të madhe për mbrojtjen e forcës rezistuese të cipës jargore në rrugët e frymarrjes.




7. A duhet te mjekohen shpendët e prekur nga gripi i shpendëve të shkallës së lartë ?

Kur ndër shpendë ra gripi i shpendëve të shkallës së lartë, për shkak të karakterit vdekjeprurës, përqindja e mortalitetit të shpendëve të prekur nga ky grip ishte e madhe dhe deri tani nuk janë gjetur mënyrat e efektshme të mjekimit. Në bazë të rregulloreve të vendit, me përcaktimin e ndodhjes së gripit të shpendëve të shkallës së lartë, duhen therur të gjithë shpendët e rrezës 3 kilometra për rreth ndodhjes së këtij gripi dhe të gruposen thellë, duke u trajtuar në atë mënyrë të mos shkaktojnë ndotje. Duke vepruar në këtë mënyrë, mund të zhduket shpejt kjo epidemi dhe mund të priten burimet e përhapjes, të pakësohen humbjet ekonomike. Pra kjo është një nga rrugët efikase për zhdukjen e gripit të shpendëve që duhet të ndiqet me vendosmëri.

8. Si të disinfektohen pularitë e shpendëve të prekura nga gripi i shkallës së lartë, sendet e ndotura dhe mjedisi për rreth saj ?

Virusi i epidemisë së gripit të shpendëve ka mundësi të përhapet gjatë ndotjes së pularive, kotecave dhe nëpërmjet shtresave ku grumbullohet jashtëqitje dhe nëpërmjet lëngëve të nxjerra nga shpendët e infektuar. Por ky virus është i ndjeshëm ndaj lëngjeve disinfektues dhe nxehtësia. Gjatë disinfektimit të pularisë, duhet të pastrohen para së gjithash sendet e ndotura me detergjen, pastaj të disinfektohen me klorik acid sodiumi, dhe më në fund të disinfektohen me tym ose avull formalini dhe potassiumi. Qymezet prej lamarine mund të disinfektohet me flakat e zjarrit. Për arsye se në plehrat e shpendëve mbahen më shumë virus, prandaj duhet t'i kushtohet nje rëndësi e madhe trajtimit të plehrave. Ato duhet të mbulohen në thellësi të dheut dhe veglat për mbulimin e plehrave duhet të disinfektohen duke u futur në ujë me sodë kaustike ose në lëngët e tjera disinfektuese.

9. Cilat lëngje disinfektuse mund ta vrasin virusin e gripit të shpendëve ?

Si të përdoren ato ? Virusi i gripit të shpendëve nuk ka aftësi të madhe për të jetuar në mjedisin e jashtëm. Aq më tepër kur merren masat e duhura disinfektuese, kur përdoren shpesh ilacet disinfektuese gjatë rritjes së shpendëve, siç janë disinfektuesët prej aldehydi, disinfektuesët prej kloriku, prej fenoli, oksigjenti ose prej sode.Poashtu virusi nuk mund të jetojë asnjë minut kur përdorën preparatet dezinfektuese si decosept,esemtan,desderman,deconex 50 FF,deconex 50 AF,deconex solarsept,dezifen P,safe granulat,deconex 54 sporocide,deconex 3 zyme,deconex dental,gigasept FF etj.

10. Rritja e pulave, rosave dhe patave së bashku me derrat, a është shkak i ndodhjes së gripit të shpendëve të shkallës së lartë ?

Shpendët nuk duhet të mbahen së bashku me derrat, a është epidemia e gripit të shpendëve ka mundësi të prekë edhe derrat, edhe epidemia e gripit të njerëzve ka mundësi të prekë derrat. Përveç kësaj, edhe pulat nuk është të mirë të rriten së bashku me rosat dhe patat.

11. A mund të luajë një rol parandalues forcimi i administrimit në rritjen e shpendëve ?
Forcimi i administrimit në rritjen e shpendëve është kusht paraprak për parandalimin e të gjitha sëmundjeve infektuese të kafshëve. Vetëm administrimi si duhet i rritjes së shpendëve mund t'u sigurojë shpendëve kushte të mira jetese dhe të ketë aftësi parandaluese të ndaj sëmundjeve. Nisur nga këndvështrimi i parandalimit të gripit të shpendëve, administrimi i rritjes së shpendëve dhe parandalimi i sëmundjeve duhet të konsiderohen si një detyrëp unike, d.m.thnë dhe të merren masa të rrepta administruese, si ndarja e pularive, disinfektimi i mjedisit, kontrolli i lëvizjeve të njerëzve dhe sendeve etj. grupit të shpendëve nga sëmundjet.
12. Si të parandalohet epidemia e gripit të shpendëve të shkallës së lartë ?

Për parandalimin e gripit të shpendëve duhet të merren masa komplekse parandaluese. Pularia duhet të vendoset larg zonave të banimit, tregjeve fshatare, rrugëve kryesore të komunikacionit, fabrikave për prodhimin e produkteve të kafshëve dhe shpendëve si dhe instalimeve përkatëse. Të ndalohet importimi i vezëve dhe shpendëve të shumimit, të disinfeksohen automjetet që kalojnë pranë pularive si dhe mjedisi përreth pularive, të disinfektohen sallat e inkubatorëve dhe vetë inkubatorët, qymezet; të disinfektohen rreptësisht kapelat, këpucët dhe veshtjet e punonjësve, të përdoret modeli i rritjes në grup, të ndalohen kontaktet midis zogjve dhe shpendëve. Në pulari duhet të vendosen linja të posacme për hyrje-daljen e punonjësve, punonjësit e pularive si dhe sendet mbrojtëse të përdorura duhet të pastrohen në mënyrë të sigurtë dhe të disinfektohen; të ndalohet hyrja dhe vizita e personave të jashtëm në zonat e rritjes së kafshëve dhe të shpendëve. Në zonat e kërcënuara nga epidemia e gripit të shpendëve të shkallës së lartë, shpendët duhet të vaksinohen nën drejtimin e sektorëve administrativë veterinarë lokalë dhe të bëhet kontrolli i gjakut në afate të përcaktuara për të siguruar efikasitetin parandalues të vaksinave.

13. A ka lidhje mënyra e rritjes së shpendëve me gripin e shpendëve?

Mënyra e rritjes ka lidhje të ngushtë me përhapjen dhe kontrollin e gripit të shpendëve, kushtet e mira të rritjes janë kyç për parandalimin e këtij gripi.
Duhet të evitohet rritja përzitëse e lepujve,pulave dhe e shpendëve ujorë, sepse shpendët janë nga mbartësit kryesorë të virusit të gripit të shpendëve. Shpendët ujorë nuk sëmuren megjithse e kanë virusin në trup, por ata e lëshojnë virusin nëpërmjet urinës, duke ndotur burimet e ujit dhe mjedisin përreth. Virusi i lëshuar ka mundësi të infektojë pulat dhe shpendët e tjerë shtëpiakë që rriten së bashku, duke i bërë këta të fundit të sëmuren.
Përqindja e prekjes nga gripi i shpendëve është më e madhe tek shpendët që rriten në fushë, sepse këta hyjnë lehtë në kontakt me shpendë të tjerë, me zogj shtegtarë ose me mjedisin, foragjeret dhe ujin e ndotur nga këto kafshë të egra.
Ndërsa për shpendët shtëpiake, që rriten të përqendruar, ka më pak mundësi infektimi nga gripi i shpendëve, sepse kushtet e mjedisit të rritjes së tyre janë relativisht të mira, këtu kontrollohet rreptësisht qarkullimi i personave dhe i materialeve dhe ka kushte të mira sanitaro-veterinare. Edhe sikur të bjerë gripi, mund të merren shpejt masa kontrolluese.
14. Projekti i vaksinës kundër gripit të shpendëve

Në rastet e epidemisë së këtij gripi, duhet të vaksinohen me ngut të gjithë shpendët që mund të preken lehtë brenda një rrethi me rreze 5 kilometra. Njëkohësisht, duhet të krijohet një rrip ndalimi në rajonin e prekur nga kjo epidemi. Vaksinohen vetëm shpendët e pa prekur nga virusiii gripit të shpendëve. Vaksinimi duhet të bëhet nën drejtimin e veterinerëve.
15. A mund të vet-shërohen shpendët e prekur nga ky grip?

Nuk mundet. Po të infektohen shpendët nga virusi i gripit të shpendëve, përqindja e sëmundjes dhe e ngorthjes mund të arrijnë deri në 100%

16. Pse duhet të theren të gjitha shpendët shtëpiake brenda një rrethi me rreze 3 kilometra në rajonin e prekur nga ky grip?

Kina ka përcaktuar këtë rreze, sepse shpendët brenda këtij rrethi janë lehtësisht të infektueshëm. Për të garantuar zhdukjen e plotë të kësaj epidemie, është e domosdoshme të theren plotësisht shpendët në rrethin me rreze 3 kilometra nga rajoni i prekur nga kjo epidemi. Kjo është në dobit të kontrollit të shpendëve të prekur dhe të urinës së tyre, të ujit të ndotur dhe të kontrollit të përhapjes së burimeve të tjera të ndotura. Kjo është metoda më efikase për kontrollin e sëmundjeve të rënda ngjitëse, është gjithashtu një metodë praktike në botë.


16.Pse duhet të trajtohen shpendët e therura?

Kjo është për arsye se brenda trupit të shpendëve të therura ka mundësi të mbartet edhe virusi i gripit të shpendëve. Në rast se nuk zhduket rrënjësisht ky burim i virusit dhe shpendët e prekur të përhapen në treg, do të jetë e pashmangshme përhapja e virusit dhe do të dëmtohet shëndeti i klientëve. Për të garantuar shëndetin e klientëve dhe për të kontroluar në mënyrë efikase këtë epidemi, duhet të digjen ose të varrosen thellë shpendët e therura.








17. Kur ndodh epidemia e gripit të shpendëve, pse duhet të zbulohet burimi i epidemisë?

Sepse zhdukja e plotë e burimit të epidemisë është kyç për kontrollin e kësaj epidemisë. Kur ndodh kjo epidemi, duhet të raportohet në kohë, të gjehet sa më pare burimi i epidemisë dhe vetëm kështu mund të bllokohet brenda një kohe të shkurtër rajoni i prekur, të theren në kohë shpendë shtëpiake dhe të ndalohet në mënyrë efikase.
18. A ka vaksina për parandalimin e gripit të shpendëve të shkallës së lartë ?

Kina ka prodhuar me sukses vaksina për parandalimin e gripit të shpendëve të shkallës së lartë H5N1. Shpendët e pularive të zonave të paprekura nga ky grip duhet vaksinohen për parandalimin e përhapjes së gripit të shpendëve.
19. Cili është standarti i zhdukjes së epidemisë së gripit të shpendëve ?

Standarti i zhdukjes së epidemisë së gripit të shpendëve është ky: Pas marrjes së masave dhe pas çhelmimit përfundimtar, nuk ka shpend të prekur, të paktën brenda 21 ditësh, kjo tregon se është zhdukur epidemia e gripit të shpendëve në një zonë të prekur.







20. Si parandalohet epidemia e gripit të shpendëve në shtëpitë ku rriten pulë në përmasa të vogla , rosë etj?

Duhet të bëhet pastrimi dhe të pranohet kontrolli nga organet e kontrollit të epidemive të kafshëve. Në zonat e kërcënuara nga epidemia e gripit të shpendëve, duhet të bëhet bakteri në pulë dhe rosë. Kur të zbulohet ndonjë rast i dyshuar i epidemisë së gripit të shpendëve, duhet të raportohet menjëherë organi vendës i kontrollit të epidemive të kafshëve dhe të merren masa bllokuese për të penguar përhapjen e epidemisë së gripit të shpendëve.
21.Si të përballohet shkencërisht epidemia e gripit të shpendëve e rrezikut të lartë ?


Kërkimi shkencor i epidemisë së gripit të shpendëve ka një histori të gjatë. Epidemia e parë e gripit të shpendëve siç thamë më laretë ndodhi në vitin l878. Deri më sot kanë ndodhur 12 raste të mëdha të kësaj epidemie. Vitet e fundit, kjo epidemi ka ndodhur më shpesh në vendet aziatike. Pas një kërkimi shkencor prej shumë vjetësh, tani ka mënyra efektive për kontrollin e epidemive të gripit të shpendëve. Virusi i epidemisë së gripit të shpendëve nuk duron dot temperaturën e lartë. Ai mund të vedsë në temperatura 60-70 gradë celsius, pas 2 deri 10 minutave. Prandaj, mishi i shpendëve, vezët dhe produktet e tyre mund të hahen pa merak.
22. A është e rrezikshme për banorët e thjeshtë epidemia e gripit të shpendëve?


Në gjendje të zakonshme banorët e thjeshtë nuk kanë rast të bier në kontaktet me shpendët e prekur nga epidemia e gripit të shpendëve. Shpendët dhe produktet e shpendëve të tregut kontrollohen reptësisht nga sektorët e ruajtjes së shëndetit të kafshëve dhe prandaj, epidemia e gripit të shpendëve e rrezikut të madh nuk mund të kërcënojë direkt shëndetin e banorëve të thjeshtë.
23.Si veprohet pas kontaktit me shpendët e prekur nga epidemia e gripit të shpendëve?

Në radhë të parë duhet shmangur frika. Sepse përqindja e ngjitjes së kësaj epidemie nga shpend tek njeriu është shumë e ulët … Me rast kontakti me shpendët e prekut dhe në rast shenjash të gripit, duhet shkuar menjëherë në spital për mjekim .
PROJEKTI SHKENCOR PËR GRIPIN E SHPEZËVE
Sipas informacionit të BBC,ky vendim u mor pasi një grup shkencëtarësh nga Anglia vizitoi Lindjen e Largët më qëllim që të mësonte më shumë për gripin e shpezëve,për saktësinë e informacioneve të shpallura zyrtarisht për numrin e njerëzve të vdekur nga ky grip.
Sipas njoftimeve zyrtare,deri tani nga ky virus vdekjeprues,në Azi kanë vdekur mbi 60 persona.
OBSH ka deklaruar se përpjekjet për të luftuar këtë sëmundje I ka ndihmuar shumë edhe mungesa e bashkëpunimit në shkallë botërore.
Besohet dhe shpresohet shumë se nisma e Këshillit kërkimoro-shkencorë në fushën e mjekësisë do të shpjerë,jo vetëm në shpërndarjen e vlershme të informative në fushën e mjekësisë të botuara këto ditë nga autori I këtyre rreshtave në disa web faqe interneti dhe të postuara në mbi 4000 adresa të postës elektronike…
Fondet e ndonjë programi të Qeverisë së Kosovës për një hulumtim nga ana e shkenctarëve tanë nga IKSHPK,për këtë sëmurje janë tash për tash zero,kurse në shtetët tjera do të shpenzohën më siguri në fushën e zbulimit të rrugës së infektimit të njerëzve nga gripi i shpezëve,në përhapjen e sëmundjës dhe në fushën e zbulimit të shfaqjes eventuale të viruseve rrezistentëndaj ilaqeve.Një fushë tjetër më rëndësi është edeh analizimi I trajtimit që spitalet tona(në rast të paraqitjës së pandemisë) do t’u bejnë pacientëve të infektuar dhe konstatimi se cilat barna si bije fjala :
Tamiflu-Oseltamivil;Relenza,Vaxigrip, erythromycin,cephalosporin
;antireumatikët josteroid,aminoglikozidet,metronidazol,vankomycin,
klindamycin ,diuretikët e ndryshëm ) dhe trajtime klinike i japin rezultatet më të mira në mjekimin e pacientëve kosovarë….
Në fillim të dhjetorit 2005,një ekip i Këshillit kërkimoro-shkencorë të Ministrisë së Shëndetësisë nga Anglia,ishte në verifikim shkencorë në Kinë,Vietnam etj.
Qëllimi kryesor i këtij udhtimi ishte verifikimi I gjendjës në teren,sidomos nëse kishte apo jo raste të paraportuara të vdekjës së njerëzve nga infektimi më këtë virus.
Por,Sir John Skehel,drejtor i Institutit Kombëtarë MRC për kërkime në fushën e mjekësisë dhe njeri ndër shkenctarët që shkuan në misionin faktmbledhës në Lindjen e Largët,tha se aid he bashkëshoqëruesit e tij gjatë këtij udhtimi u bindën përfundimisht se nuk kishte asnjë rast të pa lajmëruar,siç druhej në masë para këtij udhëtimi.
Shkenctarët druajnë se në qoftë se virusi H5 N1 ndërron formë apo kombinohet më ndonjë virus tjetër për t’u bartur lehtë në mes njerëzve,atëherë ai do të mund të shkaktojë një epidemic globale që do të kushtonte miliona jetë njerëzish.
Në Angli dhe në vende të tjera,tashmë është vendim I prerë,që në rast infektimi,është më mire të therën të gjitha shpendët,sesa të varën shpresat në kalimin e gjendjës nëpërmjet vaksinimit.Dhe një gjë e tillë,kohëve të fundit e kemi pare edhe në Rumani dhe Turqi.
Dhashtë Zoti që pandemia e gripit të shpendeve të jetë larg nesh,por nese bije të mos keqpërdorën mjetet buxhetore nga matrapazet siq u keqpërdorën disa vjetë më pare vaksina rabies(për qent endacak etj) nga 2-3 matrapazë të MBPZHR të Kosvës e që edhe tash janë në Këshillin emergjent të Qeverisë së Kosovës për pandeminë e “gripit të shpezëve”…
Prishtinë,5 dhjetor 2005. Mr.sc.Flori Bruqi

Literatura e shfrytëzuar:
1) http://www.euroczech.org/tamiflu/tamiflu.html
2) http://goldpharma.com/?show=deal
3) http://goldpharma.com/?show=deal
4) http://www.pandemic.info/
5) http://www.notocatchcold.com/
6) http://www.notocatchcold.com/
7) http://www.notocatchcold.com/
8) http://floart.blogspot.com
9) http://flori-press.blogspot.com
10) http://tamiflu-guide.com/aviantamiflu.html
11) http://tamiflu-guide.com/h5n1tamiflu.html
12) http://www.rocheusa.com/
13) http://www.adevia.com/pandemicbirdflu/index.html
14) http://www.eda.org.hk/h5n1.htm#TOP
15) http://en.wikipedia.org/wiki/H5N1
16) http://www.who.int/en/
17) http://www.cdc.gov/flu/avian/professional/han081304.htm
18) http://www.cdc.gov/flu/avian/
19) http://www.borer.ch/cgi-bin/flexi050215?ID=NU4ZuNRHZmQAAHKIgNUAAAAV&Q=&S=1:1:3:::38:::1::&P=&MT=main2&land=XZ&typ=wwwMED
20)http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051018/7535a242/influenzafigure11.bin

21) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051018/7535a242/221_resistance1.bin

22) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051018/7535a242/PreparatetpervirusinH5N1.obj

23) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051024/254403c1/Gripi-0001.obj
24) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20051024/009385.html
25)http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051104/4285e24e/H5-N1-0001.obj
26) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20051031/009550.html
27) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20051114/009743.html
28) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20051121/009823.html
29)Bruqi,Flori”Vademecum DDD”,Prishtinë 2000.
30) http://floart.blogspot.com/2005/12/flori-press_113381773684937914.html
31)