Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, dhjetor 26, 2005

Deputeti është i papërgjegjshëm për atë qe thotë por i përgjegjshëm para ligjit për atë qe bene

Nga Engjell Shehu


Me sa shohem gjuha e përbashkët e deputetëve tanë ne kuvendin popullor te Shqipërisë sapo vjen e transformohet ne dhune jo verbale se me atë jemi mësuar e kemi dëgjuar qe kur është krijuar parlamenti pluraliste, por ne dhune fizike ku i tregojnë grushtet njeri tjetrit. Deputetet tanë i kemi nga te gjitha krahinat e vendit tone bile shumica e tyre na vijnë te zgjedhur nga komuna e fshatra qe kane nxjerr historikisht kuadro te denje për kryetare kooperative e sidomos agronom e veteriner qe me aftësitë e tyre me shume i kane mare kooperativave se sa i kane dhënë me aftësitë e tyre intelektuale e profesionale qe ishin te afte te drejtonin Për vete mentalitetin dhe rrethanat ku ne te cilat manifestohet ky mentalitet është fatkeqësi për politiken tone qe nuk ka ditur dhe nuk dine këta deputete te menaxhoje besimin e përfaqësimit si njerëz te zgjedhur për te zgjidhur hallet e këtij populli qe gënjehet e mashtrohet sa here qe atij i kërkojnë votën këta boksierë parlamentare. Kemi dëgjuar qe deputeti nuk mban përgjegjësi për atë qe thotë, deputeti ka imunitet dhe kësisoj nuk munde te preket, qe deputeti është njeri me imunitet dhe ai ka te drejte te hyje kudo e te kontrolloje kudo e plote gjera te tilla qe thuhet për ta. Pra e thënë ndryshe deputeti është i plotfuqishme për sa kohe ka mandatin e deputetit.
Deri këtu jam dakorte se deputeti si njeri përfaqësues i legjislativit duhet te këtë imunitet edhe pse munde te flas si e jema e zeqo maje te thanës, se kaq di dhe kaq ja pret . Po pse xhanëm tregon grushtet kolegëve, anëtareve te qeverise pse kthehet ne rrugaç parlamentar kur duhet te jete shembulli kulturës i fjalës i burrërisë dhe i ligjit ne funde te fundit qe ai vete i nxjerr dhe i miraton për ti zbatuar ligjet te cilat kërkojnë ti zbatoje populli.
Vetëdija e këtyre veprimeve te paprecedente e njerëzve qe për moral kane ofendimet dhe për fjale kane grushtin, e fut edhe me thelle ne qorrsokak krizën e bashkëpunimit politik e ligjor te dy krahëve kryesore pozite opozite dhe si rrjedhoje ngushton ne maksimume hapësirën e një bashkëpunimi normal te punimeve ne kuvendin popullore. Kur dëgjojmë seancat parlamentare te transmetuara direket nga televizionet na ngjajnë vërtetë bajate dhe pa interes ku bashke me interesin për te pare ka rene dhe reputacioni i deputetëve boksier para zgjedhësve qe i kane votuar me shpresën se këta do te bënin diçka për ta. Ne sytë opinionit publike këta gjela qe kercenojne dhe qëllojnë si pa te keq njeri tjetrin mundohen te shfajësohen se janë te pafajshëm dhe se janë te gatshëm te përballen me drejtësinë. A thua ti se këta nuk kane bere asgjë te kundra ligjshme por vetëm detyrën si deputete dhe asgjë tjetër, qe duken kaq te zellshëm e te gatshëm te përballen me drejtësinë ne deklaratat e tyre qe japin ne media?!! Problemi është me i madhe sa duket pasi duke u treguar i gatshëm te përballet me drejtësinë sipas thënies se tyre duan te tregojnë se ata janë viktime e ‘’luftës’’ qe bene opozita ndaj pozitës dhe se janë viktime e politikes qe ndjek mazhoranca ne reprezaljen ndaj opozitës. Po a ka njeri sot qe ta besoj këtë përrallë te treguar e dëgjuar neper diskutimet e stërzgjatura parlamentare qe ne çdo fjalim ne podium opozita akuzon pozitën për revansh e reprezalje ndaj opozitës qe ne vende te fjalës se lire kjo opozitë u tregon te tregon grushtet qeveritareve te sotëm. A do te ndërgjegjësohen ndonjëherë këta deputet qe sa here bien nga karrikja shtiren si viktime si te persekutuar si te terrorizuar vetëm e vetëm për te futur shkopinj nen rrota qeverise qe drejton dhe ne te njëjtën kohe mazhorances parlamentare për te fituar pike ne elektorat se vetëm këta qe ranë nga korrikja dine te drejtojnë qeveri dhe kuvende dhe çdo gjë qe bene kjo qeveri është e dështuar?! A kane këta deputet ndjenje përgjegjësie a kane këta deputete ndjenje respekti për elektoratin qe i ka votuar ? Ne qofte se kane le te reflektojnë e te ndryshojnë dhe te zbatojnë ligjet dhe normat etike te mirësjelljes me njeri tjetrin por edhe rregullat qe parashikon morali i deputetit para opinionit publik qe po e bezdisin me veprimet e tyre te ulta e te pa pranueshme.

http://geocities.com/albsit
http://engjellshehu.blogspot.com
http://gjuhashqipe.blogspot.com
http://tanmarket.com/php