Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 29, 2005

VUS Austria prezantoi pilotprojektin për mësim nga distanca


VUS-Austria, zyra për zhvillim në Kosovë, prezantoi sot programin mësimor 2005-2007 të pilotprojektit E-learning, mësimi nga distanca për Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Mësimi nga distanca do të zbatohet gjatë vitit të ardhshëm akademik. Mirëpo për këtë nevojitet një platformë teknologjike e kompletuar. Projekti përfshinë pesë lëndë në të cilat studentët do të kenë mundësi t’i ndjekin ligjeratat përmes internetit. Ky projekt synon të aplikohet te të gjitha grupëmoshat, e jo vetëm për studentë. Demë Hoti, zëvendës kryetar i këshillit Drejtues të UP-së, tha se ky është një proces i cili tashmë ka filluar të aplikohet në çdo vend të botës. Në dhjetor të këtij viti përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë do të vizitojnë Vjenën ku Ministrisë Austriake të Arsimit do t’i prezentojnë stategjinë e MASHT-it për zhvillimin e arsimit në Kosovë. Kjo për faktin se projekti është mbështetur nga Zyra austriake për Zhvillim.