Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, nëntor 27, 2005

URIM PËR MIQTË E MI

PËR 28 NËNTORIN, DITËN E FLAMURIT

I Shtypur, mes të shtypurve jam rritur. Dhunës e përbuzjes. Tani më ajo kohë ka ikur, bashkë me barbarin e zi. Unë dhe ju, ndjehemi të lirë. Të lirë në mesin e të lirëve, krenarë në mesin e krenarëve. Nuk u mposhtëm dhe nuk do të mposhtemi kurrë. Krenaria e jonë e nëpërkëmbur, e ka rikthyer dinjitetin. Le të rrojmë sot si njerëz të lirë, të dinjitetshëm. Nëse sot për rreth nesh, vuan dikush, kjo duhet të na preokupoj të gjithëve, liria nuk e ka kuptimin e sajë. Le të vihemi në mbrojtje të sajë, plagët ti flakim nga mesi ynë. Vetëm kështu e ka kuptimësinë e plotë, liria.
Dita e flamurit është ditë e shejntë në jetën e atdheut. Ajo na i kujton flijimet që janë bërë për atdhe. Le ti kujtojmë ata, që me gjakun e tyre na i zbardhën ditët tona. Le ti kujtojmë ata, që ikën me fundin e shekullit, e që për ne, të bijtë e shekullit të ri, hapën shtigje lirie. Le të kujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-së dhe dëshmorët e sajë. Të falemi për ta!
Ti heqim dorë përjetësisht nga armiqësitë e asmëritë që mundë të na përcjellin. Nën flamurin e idealizmës dhe luftës kombëtare, vizionet do te ndriçojnë ndryshe. Le të shikojmë këtij vizioni, atdheun do ta bëjmë ndryshe. Ta shohim njeri tjetrin, si vëlla. Ta ndihmojmë njëri tjetrin, në ngritje. Se vetëm duke ndihmuar, jemi të ndihmuar dhe ne.
Ta pranojmë njëri tjetrin, ashtu siç jemi, mos të shikojmë prapa, përpara të jetë motoja e jonë. Vetëm ashtu do na nderojnë brezat. Të punojmë për shtetin ligjor, Kosovën tonë të re, ku vetëm flamuri dhe ligji, janë shenjëtëri.
Partitë le të na shërbejnë për legjitimimin e pushtetit dhe në këtë kundërthënje mendimesh ta ndajmë mendimin politik dhe vëllaun. Dy mendime gjithmonë sjellin më shumë rezultat, se një. Vëllau mbetet vëlla.
Qoftë i bekuar atdheu i ynë.
Mbajeni lartë flamurin e Skënderbeut, Ismail Qemali e të Adem Jasharit.
Gëzuar, gëzuar, - 28 nëntorin, festën e flamurit.

Gëzim AJGERAJ, 2005