Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, nëntor 05, 2005

TEUTA SHABANI-TOWLER
NË PRISHTINË PROMOVON
NË INSTITUTIN ALBANOLOGJIK
MË 10 NËNTOR 2005
ROMANIN
MË TITULL” "Vrasjet dhe Makijazhet"


Teuta Shabani Towler është nga Mitrovica, e cila jetojn në SHBA. Është autore e romanit kriminalistik:"Vrasjet dhe Makijazhet".
Teuta q[ n[ bankat e shkoll[s fillore botoi disa poezi , tregime,skica në revistën e fëmijëve “Pionieri. Në shkollen e mesme dhe fakultet shkroi disa tregime humoristike, më vonë botoi shkrime në revistën për të drejtat e grave"Jeta e Gruas".
Dëshira e Teutës gjithmonë ishte që lexuesit t’I sjellë, diçka që i mungon letërsinë shqiptare.
Me ardhjen e sajë në SHBA ,ajo inspirohet për tregime kriminalistike. Inspirimi i parë i sajë ishte shkrimtarja amerikane Patricia Cornwell me serinë e novelave të saj kriminalistike me dr. Scarpeta, pastaj disa TV SHOW siç janë: CSI Las Vegas, NY PD Blue, Law and Order, 24 Hour, etj.
Ajo shumë u inspirua nga disa vepra letraro-psikologjike mbi vrasësit serik, si dhe fondin e diturisë e pasuroj duke lexuar literature të bollshme anglosaksone.
Teuta ,kishte njohuri të bollshme rreth procesit të hetimit të vrasjeve, ligjit, si dhe krimeve me të cilat ballafaqoheshinë policët e qyteteve të ndryshme të Kosovës.
Kështu ,ajo pas gati një viti punë në këtë roman ajo nxori në dritë romanin e sajë të pare kriminalistikë q
ë jut ë dashur lexues keni rastin ta keni në duarë.
Romani “Vrasjet dhe makjazhët”ka të bëj me vrasësin serik i quajtur nga mediat si DHVM. DHVM vret, dhunon dhe iu vë makijazh femrave të cilat punojnë për organizata të grave. Ai ndiqet nga Njësia Speciale e Krimeve e themeluar posaçërisht për hetimin e vrasjeve të DHVM-së. Udhëheqëse e njësisë është hetuesja Ardita Hekurani. Ajo dhe hetuesit e tjerë të njësisë ballafaqohen me sfidat e hetimeve dhe kapjen e vrasësit si dhe me problemet me policë dhe burokraci të UNIMK-ut.
Tregimi është i trilluar por procedura e policisë, problemet e policisë me kriminel, si dhe shumë gjëra tjera janë realitet i jetës në Kosovë.
Në këtë roman janë përfshirë momente emocionuese, frikëse, të dhimbshme, tensione dhe probleme por për argëtimin tuaj ka edhe pak humor.

Teuta tani është duke shkruar romanin e dytë gjithashtu kriminalistik me Njësinë Speciale të Krimeve me në krye Ardita Hekuranin.

Ishte ftohtë dhe rrugët ishin të mbuluara me dëborë. Përveç aksidenteve në trafik kishte edhe diçka tjetër që e bënte qytetin e Pejës të ushtonte nga sirenat e policisë në orët e hershme të mëngjesit të pesë janar 2002.
Hetuesi, Agim Tahiri, nga Shtabi Rajonal i Pejës ishte ftuar që të vinte në vend të ngjarjes bashkë me shefin e tij amerikan policin e UNMIK-ut Daniel Newsmith.
Pasi Agimi mori të gjitha informatat e duhura u nis në drejtim të vendit të ngjarjes. Vendi i ngjarjes ishte rrethuar me shirit policor dhe nga vendi ku e parkoi veturën nuk mund të shihte asgjë për shkak të numrit të madh të policëve dhe qytetarëve. Posa u afrua e njohu prokurorja zonjën Laura Kastrati, si dhe shefin e ekipit të mjekësisë ligjore Kastriot Spahiun.
- Mirë se vjen në vendin e ngjarjes më mizore që kam parë që nga përfundimi i luftës. -i tha Agron Kryeziu, i cili ishte shef i njësisë së patrullës.
- Mirë se ju gjej!- i tha Agimi. Agroni donte të thoshte diçka por e ndërroi mendjen pasi u afrua prokurorja, Laura Kastrati.
- Zonja Kastrati, si jeni?- ju paskeni qenë pa fat që keni qenë në thirrje për këtë rast. - i tha Agroni.
- Nuk e di fat apo jo, por është diçka që nuk kisha dashur të më ikte pa e parë dhe pa punuar në rast si ky. - ia ktheu prokurorja.
- Çfarë kemi deri tani? - pyeti hetuesi Agim.
- Si duket kemi vrasje dhe dhunim. Dua që të mblidhen të gjitha faktet dhe të dërgohen në laborator, si dhe autopsia e kufomës dua të bëhet sa më parë.- tha prokurorja.
- A e keni ftuar mjekun kujdestar? - pyeti Agimi.
- Po, dr. Xhafer Salihu, ka ardhë, e ka vërtetuar se viktima është e vdekur dhe ka shkuar në zyrë për të bërë raportin dhe për të bërë përgatitjet për autopsi.
- Viktima është tridhjetë e katër vjeçare, quhet Blerta Krasniqi, është kryetare e Shoqatës "Përparimi i Gruas". Kam bërë fotot nga vendi i ngjarjes, viktima ka qenë e shtrirë në rregë. Duket se është goditur me armë zjarri dhe vetëm me një plumb në gjoks. Sipas rrobave, mavijosjeve, mënyrës së dukjes së saj, kam frikë se është dhunuar. Besoj se akti i dhunës është kryer diku tjetër, mandej viktima është sjellë këtu. Policët nga patrulla dhe hetuesia janë duke bashkëpunuar dhe janë duke i pyetur fqinjët se a kanë parë apo dëgjuar krisma armësh.
- Duhet ta informojmë familjen e saj. Gjithashtu pasi që viktima është gjetur afër zyrës ku punon, duhet të intervistojmë koleget e saj nga shoqata. Ndoshta ato dinë nëse viktima ka pas kërcënime nga të dyshuarit e dhunave familjare dhe rasteve që ajo ka pasur. - tha hetuesi Agimi.
- Për herë të fundit viktima është parë në zyrë të shoqatës, por pasi që vetura e saj është gjetur e parkuar para shoqatës, atëherë viktima është dalë nga zyra ose dikush e ka marrë me dhunë. Duhet të presim derisa të vijnë aktivistet për ta hapur zyrën e mandej do të bisedojmë me to, do të shohim se ç'kanë për të na thënë.
Derisa Agimi bisedonte me prokuroren dhe shefin e mjekësisë ligjore një polic i ri nga patrulla iu afrua dhe tha:-Hetuesi Agim, një nga fqinjët thotë se ka dëgjuar krismën e armës, por ka menduar se ka qenë fishekzjarrë. Ajo thotë se krisma është dëgjuar mbrëmë diku rreth orës 18:00. Ajo thotë se krisma ka ardhë nga drejtimi i vendit të ngjarjes, por krisma ka qenë e zëntë, si e përshkruan ajo. Sipas mendimit tim mund të jetë në ambient të mbyllur. - fliste polici nga patrulla, të cilit iu kishte skuqur hunda nga të ftohtit dhe sytë pa gjumë nga ndërrimi i natës. Polici ishte i ri dhe dukej se ishte i motivuar të punonte edhe më tutje në rast. Por e kishte një ndërkombëtar, i cili vetëm që i shkonte pas dhe nuk dinte se çfarë ishte duke u bërë, nganjëherë polici i fliste anglisht me një anglishte të varfër, por si duket policin e ri nuk e brengoste që polici i UNMIK-ut i shkonte pas, ai vazhdonte të kryente punën e tij.
Hetuesi Agim fliste mirë gjuhën angleze dhe ia përktheu shefit të tij Daniel, se çfarë kishte ndodhur. Ai i tha Agimit që kur të intervistojnë fqinjët pyeti nëse kanë parë ndonjë veturë që ka qenë e parkuar në këtë rrethinë. Agimi menjëherë e kuptoi se çfarë mendonte shefi i tij. Atëherë filloi të pyeste përreth bashkë me shefin e tij. Kurse i urdhëroi disa policë nga patrulla që të intervistonin fqinjët në anën tjetër të banesave.
Njësiti i mjekësisë ligjore filloi punën në vendin e ngjarjes. Ishte një polic ndërkombëtar, i cili quhej Eric Forster dhe një shqiptar Kastriot Spahiu. Ata dy dukeshin se e njihnin mirë punën. Së pari ecnin ngadalë nëpër vend të ngjarjes dhe fotografonin çdo gjë që iu dukej e pazakonshme. Mandej e fotografuan viktimën dhe e rrotulluan në shpinë dhe fotografuan në të gjitha anët. Dukej se e gjora kishte vuajtur mjaft gjatë torturave që i ishin bërë.
- Çka mendon, pse ka ndodhur? - pyeti Agimi, Kastriotin.
- Është goditur me armë zjarri, 9 mm, në largësi përafërsisht 1-3 metra. Ka mavijosje dhe si duket është dhunuar. Por nuk po kuptoj pse është e veshur kështu? Nëse kryerësi i veprës e ka dhunuar, atëherë pse ia ka veshur vetëm rrobat e brendshme? Mandej ku janë rrobat e saj?
Kastrioti kishte shumë pyetje dhe e dinte se kishte shumë punë për të bërë, për të gjetur të gjitha përgjigjet. Kastrioti dhe shefi i tij Eric pluhurosnin vendin e ngjarjes dhe mbledhin shenjat e gishtërinjëve dhe gjurmë të tjera.
Si duket dikush nga familja e saj kishte dëgjuar, sepse një burrë dhe një grua vinin duke qarë drejt trupit të pa jetë të shtrirë në rrugë. Kastrioti e dinte se ata do të hynin në vend të ngjarjes dhe mund të shkatërronin gjurmët e krimit.
- Besoj se ju po e njihni zonjën Krasniqi? - tha polici Agim dhe i ndaloi të hynin brenda shiritit të policisë.
- Po kjo është çika jem bre kuku për mu'! çka u bë me ta?- pyeste plaka deri sa shikonte trupin e vajzës së saj të shtrirë në rrugë.
- Më vjen shumë keq loke, por dikush e ka qëlluar me armë dhe Blerta ka vdekur. - i tha Agimi me vështirësi.
- Ku jeni kanë ju kur kjo ka ndodhë, pse nuk e keni mbrojt ju, kush e ka bë këtahen, a e keni nxënë hala? - bërtiste gruaja e moshuar derisa lotët i rrëshqitnin nëpër faqe.
- Më vjen shumë keq që kjo ka ndodhë, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia të thella. Askush nuk e din se ku dhe çka ka ndodhur, normal që policia patrullon dhe punon njëzet e katër orë dhe është në shërbim të popullit, por ai që e ka bërë këtë krim ia ka ruajtur sytë policisë. Por ju nuk bën të hyni brenda këtij shiriti, sepse ne jemi duke i mbledhur faktet dhe shpresoj se do ta zëmë atë që ka bërë këtë akt kriminel të paparë në Kosovë.
- Çka do të bëni me të? - pyeti burri, i cili qante dhe i kishte ngulur sytë në viktimën.
- Do ta dërgojmë në morg dhe do të bëjmë autopsinë, po ju kush jeni? - pyeti polici Agim.
- Unë jam... kam qenë... o Zot, burri i saj. - tani zotëria filloi të qante me zë.
- Më vjen shumë keq për humbjen, ngushëllime! A e dini se kush do ta bënte këtë? A ka pasur Blerta armiq, a dini a ka pas ndonjë kërcënim? - pyeste pa ndërprerë polici Agim.
- Nuk e di se kush do ta bënte këtë, të gjithë e kanë dashur dhe respektuar Blertën. Zakonisht në shoqatë ka pas probleme me të dyshuarit e dhunës familjare. Ndoshta dikush e ka urrejt për atë shkak, por nuk e di, nuk më ka thënë nëse dikush e ka kërcënuar seriozisht. Ti e din se si janë njerëzit këtu kur gruaja ka përkrahje prej dikujt. Nuk e di, nuk po mundem ta paramendoj se dikush ka pas zemër ta bëj këtë.
- Më vjen shumë keq për humbjen, ngushëllimet e mia të thella! A e din se kush ka mundur ta bëjë këtë? - Agimi iu drejtua nënës së Blertës.
- Jo nuk e di, se me e ditë kush i kisha fshi kryet dej tash! - tha nëna e Blertës.
- E kuptoj zemërimin e juaj, por këtë punë duhet t'ia leni policisë.
- Cilës polici bre, juve a...? - Nuk besoj se keni me gjet kurrë vrasësin? - Unë kam me e gjetë vetë edhe kam me e vra atë që ma ka vra çikën! - fliste plaka me lot në sy dhe dridhej. Agimi e afroi afër veti dhe filloi t'i fliste me të mirë dhe mundohej ta qetësonte.
- E di që kjo është situatë shumë e vështirë për juve, por duhet të keni besim në policinë e Kosovës, si dhe kemi ekspert ndërkombëtar dhe besoj se do ta gjejmë shumë shpejt kriminelin dhe do ta fusim prapa grilave.
- Nuk asht boll me shti në burg, duhet me e vra krejt, qysh ma ka vra ai çikën! Unë veç këtë çikë e kam, nuk kam fëmijë tjerë dhe tani jam krejt vetëm... - fliste plaka deri sa lotët nuk iu ndalnin.
- Pse po thua je vetëm? Ti nuk je vetëm, na ke neve, ne jemi si djemtë e tu, e ke dhëndrin. A ke nipa apo mbesa?
- Po e kam nji nip edhe nji mesë, mos me kanë ata kisha dashtë me dekë në këtë moment e me u varros për një ditë me Blertën.
- Jo, jo, mos fol ashtu, ti duhesh me qenë e fortë dhe krenare për krejt çka ka bërë Blerta për Kosovën dhe për femrat kosovare.
- Po kush po ia din çka ka ba, kërkujt nuk po ja ndien për kërkon sot. Edhe i kam thanë, mos u muno me ju nimu grave, se ato me kanë të meçme i nimojn' veti. Por ajo gjithë ka besu se ka zgjidhje pa marr parasysh sa i komplikum u kanë problemi.
- Ajo ka bërë shumë mirë, edhe jo vetëm ju por krejt Kosova duhet të jetë krenare me të. Kosovës i nevojiten femra si Blerta.
- Eh, po, po, s'ka ma Blertë, çka dojn me ba tash ato gra që janë mvarë pej saj?
- Janë koleget e Blertës që do të vazhdojnë punën e saj.
- Po çfarë kolegesh, atyne nuk jav ndien me nga mas punëve të grave tjera si Blerta, ato shkojnë aty veç sa për rrogë. Si i kryjke projektet dhe nuk kish pare me i pagu ikshin, edhe jo që gjajshin punë tjetër, po ma mirë me ndejt se sa me punu badihava. Qe çfarë janë koleget e saj të shoqatës. Veç dy janë që punojnë si Blerta jeme, tjerat veç për pare.
- Si i kanë emrat ato koleget e mira të Blertës, na duhet të bisedojmë me to nëse dinë ndonjë gjë.
- Njana e ka emnin Dritë e tjetra Anitë. Blerta u kanë shoqe e mirë me to pej kur janë kanë fëmijë. Nëse Blerta ka pas naj problem, ato janë të parat që munen me e ditë. Blerta ma para ka folë me shoqe se sa me mu ose me burrë të vet. U kanë shumë e shlirë me to. Kaniherë hike në dhomë dhe folke në telefon me to me ka dy sahat. Kurrë nuk e di çka folshin.
- Ku i kanë shtëpitë Drita dhe Anita? Prej nga janë ato?
- Te dyja janë pej Peje, Drita jeton ngatë shkollës fillore "Hasan Prishtina" e Anita tybe nuk e di, e kam ditë por jam hup djali jem.
- Nuk ka problem, kur të bisedoj me Dritën e pyes për adresë të Anitës. Ku po donë me shku, se tani po e dërgojnë trupin në morg dhe nuk ke për çka të rrish këtu, sepse është shumë ftohtë. A do të dërgoj në shtëpi tënde apo të Blertës? -Kishte me qenë mirë që të shkosh dhe të kujdesesh për nipin dhe mbesën tënde.
- Po, po shkoj te fëmija, nuk ki nevojë me më qu ti, shkoj vet, ti shko gjaje kush ma ka vra çiken. Ma mirë gjaje ti se me ba me e gjet unë bahet puna keq.
- Tash ke fol mirë, unë do të dërgoj ty dhe Aliun në shtëpi se ju duhet me i lajmëruar të afërmit dhe me u përgatitë për varrim, e mandej unë do të punoj rreth rastit.
- Po valla duhet me i thirr akrabanë e me e organizu varrimin.
- Ku do ta varrosni, sepse kam dëshirë që të vij në varrim? - pyeti Agimi derisa hynë në veturë të ShPK-së.
- Sigurisht këtu në varreza të Pejës ngatë babës së vet. Por ban vaki që shoqata e saj dojn me ba ceremoni memoriali për të. Më duhet të flas me Dritën me e këqyr çka po dojnë me ba ato, tani me i përgatit tjerat sene. Duhet me e ba gati vendin për të pame se e di që kanë me ardhë shumë njerëz. Blerta ka pas shumë shoqni dhe besoj se të gjithë dojnë me ardhë në varrim edhe në të pame të saj.
- Mirë e ke valla. - tha Aliu, i cili ende dukej i hutuar. - Unë ende nuk po di as çka të mendoj më përpara. Nuk po mundem të besoj se Blertë nuk ka më! Na la të gjithëve! - Derisa fliste lotët i rrëshqitnin nëpër faqe.
- Kur do ta lironi kufomën? - pyeti Aliu.
- Besoj se nesër rreth mesditës, por unë do të bisedoj me patologun që ta bënë autopsinë sa më parë që të jetë e mundur. - ia ktheu Agimi.
- A ish kanë ma mirë mos me ia ba atë farë qysh po i thoni? - pyeti plaka.
- Jo loke është ma mirë me ia bë autopsinë, është si operacion që mund ta dimë se çka i ka shkaktuar vdekjen Blertës.
- Paj, po dihet bre që kjo u plagos në zemër edhe mandej zemra ju ka nalë... - fliste plaka e trullosur.
- Përveç kësaj do të na mundëson të gjejmë fakte të vrasësit në të. E di që autopsia nuk është e mirëseardhur tek ne, por duhet ta kuptojmë se është metoda më e mirë për ta zbuluar shkaktarin e vdekjes, e mandej mund ta dimë ndoshta edhe si ka ndodhur. - u tha Agimi duke i shikuar herë plakën e herë Aliun.
Agimi e dërgoi nënën dhe bashkëshortin e Blertës në shtëpi dhe mezi i mbajti lotët kur i pa fëmijët duke qarë dhe pyetur se çka ka ndodhur me nënën e tyre.

Porosia e romanit”Vrasjet dhe makjazhet” behët në këtë adresë:

Teuta Shabani Towler
1704 Virginia Avenue
Kill Devil Hills,NC 27948
Tel: 252 202 0981
Email: towlerobx@yahoo.co