Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, nëntor 24, 2005

SPECIALE E DITËS PËR VIRUSIAN AVIAN

Ekskluzive vetëm Floart dhe Flori-Press

BE zbut ndalesat e importit të prodhimeve të shpezëve nga Kroacia…

(Bruksel)-Bashkimi Evropian ka vendosur të mërkurën që të zvogëlojë ndalesat për importin e prodhimeve të shpezëve nga Kroacia në përjashtim të rajoneve kroate të infektuara nga gripit i shpezëve H5N1.

„Është arritur marrëveshja që për Turqinë dhe Kroacinë, ndalesat ekzistuese mbi importin e BE-s do të rajonalizohen për të mbuluar vetëm fushat që ishin më parë të infektuara nga gripi aviar, pas një kontrolli të rreptë vënë këtyre vendeve“, bënri të ditur Komisioni Evropian, pas vendimit të vendeve anëtare të BE-s, të, cilat kanë marrë përsipër një numër të vendimeve lidhur me kufizimin e importeve si dhe masave të bio sigurisë aktualisht ekzistojnë në vend kundër rrezikut të gripit avair.

KE-ja thotë se për Kroacinë ndalesa e importit do të aplikohet në rajonet e veri- lindjes të vendit: Virovitiçko-Podravska dhe Osjeçko-Baranjska.

Bashkimi Evropian pat vendosur muajin e kaluar që të ndalojë importin e shpezëve të gjalla si dhe disa prodhime të shpezëve nga Kroacia, pas konfirmimit të prezencës së gripit të shpezëve ku kanë gordhur shumë shpezë në këtë vend të Ballkanit Perëndimor.

KE-ja tha se për Turqinë se ndalesa e importit të puplave do të kufizohet në krahinën e Balkesir.

Ndërkohë sa i përket, Rumanisë, kufizimet e BE-së mbi importin e shpezëve të gjalla do të vazhdojnë të jenë të aplikueshme, por ndalesa në mishin e shpezëve dhe prodhimeve të mishit të shpezëve, do të rajonalizohet në krahinat e Tulcea, Constanta, Galatin, Braila,Ialomita dhe Calarasi(Floart)

Analizat përfundimtare thonë se në Maqedoni nuk ka ende grip të shpezëve

(Shkup)Organet veterinare të Maqedonisë thanë të premten se në vend nuk ka grip të shpezëve pas rezultateve përfundimtare të testit të kryer në laboratorin përkatës Weybridge në Britani të Madhe që doli të jetë negativ.

Sipas Drejtorit të Administratës Maqedonase të Veterinës Slobodan Cokrevski, disa mijëra zogj të ngordhur të dyshuar të kenë gripin para dy javëve në Mogilë, fshat afër qytetit jug-perëndimor të Manastir, kanë ngordhur nga sëmundja e quajtur Newcastle dhe jo si dyshohej nga Avian Influenza H5.
"Testet e të gjithë mostrave që ne dërguam në Londër dhanë rezultat negativ dhe ne për momentin mund të themi të sigurt që nuk ka grip të shpezëve në Maqedoni ", u tha gazetarëve Cokrevski.

Pas dyshimeve fillestare mbi një infektim në Tetor, mijëra shpezë u mbytën si pasojë e frikës nga infektimi.
Organet zyrtare premtuan se do të kompensojnë fermerët për shpezët e asgjësuara vendase sa më shpejt që është e mundur. Cokrevski tha se qeveria do të ndajë afër 40’000 EURO për pronarët e dëmtuar.
Por, qeveria tha se ka filluar masat preventive pa marrë parasysh rezultatet finale që dolën nga laboratori në Britani.
Cokrevski tha se prania e virusit në Rumani dhe Kroaci “ nuk lejon hapësirë për qetësi” dhe se organet duhet që të ndërmarrin të gjitha masat parandaluese pasi që kërcënimi nga zogjtë migrues të cilët mund të bartin virusin në vend është ende i pranishëm.
Ministria Maqedonase e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore do të shpërndajnë pamflete popullatës për të informuar ata mbi virusin e shpezëve. Tanimë është ndaluar gjuetia në zogjtë e egër.
Kroacia është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor ku pat teste pozitive të gripit të shpezëve H5N1. Ngordhja e disa shpezëve në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi sipas organeve të atjeshme nuk është si pasojë e virusit në fjalë(Flori-Press)

BE ndalon importin e shpezëve dhe prodhimeve të pulave nga Kroacia

(Bruksel)Bashkimi Evropian ka vendosur që të ndalojë importin e shpezëve të gjalla dhe të disa prodhimeve të pulave nga Kroacia, për shkak të konfirmimit gjatë fundjavës për prezencën e gripit të shpezëve në zogjtë migrues të ngordhur në rajonin veri-lindore të vendit ballkanik.
“Vendimi i Komisionit Evropian për të ndaluar importin e zogjve të gjalla përfshirë pulat, mishin e shpezëve të egra dhe të puplave të papërpunuara nga Kroacia u mor më 24 tetor, dhe është në shqyrtim e sipër nga Komiteti përkatëse mbi shpërndarjen e ushqimit dhe shëndetin e shtazëve.” tha trupi ekzekutiv i BE-së përmes një deklarate.
Vendimi, që tanimë është në fuqi, është marrë si përgjigje mbi çështjen e virusit H5 të gripit aviar të gjetur në zogjtë e egër në Kroaci. “Analizat janë duke u pritur të konfirmohen me llojin e saktë të virusit”, tha Komisioni Evropian, pasi që autoritetet kroate kanë gjetur nën-llojin e virusit.
Autoritetet veterinare kroate që kanë izoluar mostrat e virusit H5 të gripit aviar që kanë marrë nga patat e gjetura të cofura në rajonin veri-lindor të Kroacisë, në lagjen e një ferme.
Laboratori britanik pritet që të publikoi rezultatet më të detajuara për llojin e saktë të virusit të gjetur tek shpezët e egra në Kroaci.
BE-ja tanimë ka ndaluar importin e pulave nga Rumania, Rusia, Tailanda dhe Turqia, pasi këto vende kanë konfirmuar gjetjen e llojit vdekjeprurës.
Autoritetet kroate kanë urdhêruar të vrasin më se 10000 krena të pulave gjatë fundjavës dhe vrasja si duket vazhdon. Qeveria e Zagrebit ka thënë se do të kompensoj të gjithë bujqit të cilëve u janë vrarë zogjtë shtëpiak, gjë cila fillimisht vlerësohet në mëse 130.000 euro(Flori-Press)

Gripi i shpezëve po dëmton tregjet globale të shpeztarisë

(New York)-OKB-ja thotë se eksporti i shpezëve në BE do të ulet për 1 miliard euro pas lajmeve për gripin e shpezëve, që sjell ulje çmimesh pres 7-8 për qind në tregun global të shpezëtarisë, raporton Rzeczpospolita.

Ekspertët shëndetësor të Francës sinjalizuan se shpezëtaria në BE është e sigurt dhe se qytetarët e BE-së mund pa problem të ushqehen me mish dhe ve pule , shkruan Liberation.

Markos Kyprianou Komisioner Evropian për Shëndetësi tha të Marten se "ka rrezik të lartë për një pandemi në Evropë", por shtoj se BE-ja është mirë e përgatitur që të merret me këtë dhe se vend për panik nuk ka për ngrënjën e vezëve , shkruan El Paiss(Floart)

KE shtyn përkohësisht vendimin për ndalimin e importit të shpezëve nga Kroacia

(Bruksel)– Komisioni Evropian (KE) tha të hënën se nuk do të vendos për të ndaluar importin e shpezëve dhe prodhimeve të shpezëve nga Kroacia, përderisa virusi aviar është gjetur vetëm tek zogjtë e egër shtegtar.


Të Premten, KE kishte paralajmëruar se të Hënën do të mund të vendoste sanksionet mbrojtëse, pasi që autoritetet kroate kishin konfirmuar prezencën e virusit H5 tek mostrat e laraskave të ngordhura shtegtare në veri-lindje të vendit.
Zyrtarët e Komisionit Evropian të Hënën thanë se janë duke pritur analizat shtesë së laboratorit britanik të mostrave të zogjve marrë në Kroaci dhe se ndalimi i importit nga Kroacia nuk do të hyjë bëhet meqë virusi ende nuk ka goditur shpezët shtëpiake.

Autoritetet e Kroacisë kanë urdhëruar asgjësimin e mijëra shpezëve shtëpiake gjatë fundjavës dhe kanë premtuar se do të kompensojnë bujqit të cilëve po u asgjësohen shpezët.

Ndërkohë vendet fqinje të Serbisë kanë filluar të marrin masat parandaluese pas lajmeve nga Kroacia. Bosnja e Hercegovina, Sllovenia dhe Serbia e Mali i Zi, raportohet të kenë ndaluar importet nga Kroacia(Floart)

BE konfirmon prezencën e virusit H5N1 në Kroaci

(Bruksel)- Dyshimet për prezencën e virusit të rrezikshëm të shpendëve në Kroacia dolën të sakta të mërkurën , pasi që Bashkimi Evropa e ka konfirmuar atë pas analizave më të detajuara.

Komisioni Evropian tha të mërkurën se laborator I BE-së ka gjetur virusin aviar H5N1 pas analizave të bëra. Zëdhënësi I Komisionit Evropian për shëndetësi Philip Tod u tha gazetarëve se konfirmimi vje pas testeve shtesë të bëra nga laboratori i BE-së në Weybridge të Britanisë së Madhe. Ai tha se ekspertët evropian e kanë zbuluar virusin në mostrat e marra nga zogjtë e egër të ngordhur të cilët janë gjetur javën e kaluar në rajonin veri-lindor të Kroacisë. Autoritetet kroate janë duke asgjësua në mënyrë masive disa lloje të shpezëve shtëpiake për të parandaluar shpërndarjen e virusit.

Bashkimi Evropian ka vendosur që të ndalojë importin e shpezëve të gjalla dhe të disa prodhimeve të pulave nga Kroacia, për shkak të konfirmimit për prezencën e gripit të shpezëve në zogjtë.

Të njëjtin hap dje e ka bërë edhe Bullgaria. Bullgaria ndërkohë ka ndaluar importet të të njëjtave prodhimeve edhe nga Maqedonia edhe pse ende nuk ka pasur konfirmim për prezencën e virusit avar(Flori-Press)

Zyrtarët thonë se në Kosovë ende nuk ka grip të shpezëve



Ministria e Bujqësisë dhe Shërbimi Veterinar dhe i Ushqimit përmes një kumtese ka deklaruar se me vëmendje po e përcjell situatën epidemiologjike të gripit të shpendëve (Avian Influenza) dhe se mbi bazë të vlerësimeve dhe analizave të bëra deri tani, është konstatuar se gjendja e shpendëve në Kosovë është plotësisht nën kontroll dhe masat e ndërmarra deri tani me urdhëresat të caktuara, janë duke dhënë efektet e veta.

Agjencioni Veterinar dhe i Ushqimit i Kosovës njofton se në bazë të rezultateve të analizave të fundit, në Kosovë nuk ka shenja të gripit të shpendëve. Agjencioni Veterinar ka marrë rezultatet e analizave edhe të 21 rasteve të fundit, pas të cilave ka bërë këtë konstatim(Flori-Press;Floart)

Virusi i shpendëve po na rëndon xhepat

Përmasat e përhapjes dhe pasojat vdekjeprurëse të virusit H5N1, alarmi i dhënë në gjithë botën për gripin e pulave, e ka detyruar qeverinë shqiptare të marrë masa parandaluese. IShP ka porositur 100 mijë mediakmente për rastet e shfaqjes së virusit. Përveç kohës së vënë në dispozicion për marrjen e këtyre masave, kjo i rëndon shtetit tonë edhe në buxhet. Përfshihet këtu blerja e vaksinave, që nuk kushtojnë pak; ngritja e grupeve të kontrollit, disiplinimi i një industrie të tërë që lidhet me rritjen shpendëve, trajtimin e tyre dhe përpunimin e prodhimeve të shumta nga to; vetë zhvillimi kontrollit të cilësisë së prodhimeve etj., etj.

Më 26 tetor agjencia e lajmeve aziatike http://wwwnews xinhuanet.com publikoi lajmin se në Shqipëri dhe, pikërisht në Fier, janë gjetur një grup shpendësh të ngordhura, të cilat u dërguan në Institutin e Kërkimeve Veterinare (IKV) për analiza. Sipas saj, nga analizat doli se një pjesë e shpendëve nuk ishin të infektuara nga virusi i “gripit të shpendëve”, por kishin ngordhur për arsye të tjera, ndërsa për një pjesë tjetër ende ka dyshime, prandaj kampionë të gjakut janë dërguar përsëri për analiza. Ndoshta të huajt “gabojnë”, kur japin lajme të tilla?.

Gripi i shpendëve përveç problemit shëndetësor paraqet edhe probleme të tjera: ekonomike, psikologjike etj.
Në disa fshatra të Librazhdit ngordhën disa pula, por shkaku, siç u komunikua, nuk ishte virusi H5N1, por një virus i zakonshëm i shpendëve, i cili nuk kalon tek njerëzit. Ngordhën edhe shumë gjela deti në Llakatund të Vlorës. Përsëri u njoftua se nuk kemi të bëjmë me vitusin e famshëm. Zyrtarisht, deri tani thuhet te ne ende nuk ka mbërritur virusi i shpendëve, por ndërkohë në disa pulari janë marrë masa për izolimin e tyre. Shitja e shpëndëve në disa qytet ka filluar të bëhet e shoqëruar me fletëkontrolli nga veterineri. Rast konkret është Elbasani. Qytetarët tashmë e ndjejnë rrezikun dhe nuk blejnë më mishin e pulës. Dëmi ekonomik llogaritetet jo vetëm për pularitë, por edhe për tregëtarët. Më 24 tetor prefekti urdhëroi që të mos shitet në tregjet e Tiranës dhe të të gjithë prefekturës pula dhe shpendë të tjera.
Humbje po pësojnë edhe tregtarë e pulave të importit. Më 11 tetor është urdhëruar ndalimi i importimit të shpendëve të gjalla, vezëve dhe nënprodhimeve të tyre nga Turqia e Rumania. Po rrezikohet importimi nga Kroacia, Maqedonia, Bullgaria dhe lista e vendeve mund të vijë dita-ditës duke u rritur me emra të rinj.

Sipas të dhënave zyrtare të ACIT (Qendra shqiptare për tregtinë ndërkombëtare), ne konsumojmë çdo vit mbi 6 mijë tonë mish pule të importuar, sasi kjo që hyn si e ngrirë, e rrjepur dhe e pastruar. Gjatë këtij viti të dhënat e 6-mujorit tregojnë për një import prej mbi 4 mijë tonësh. Shifrat janë për pula të therura dhe nënprodhime të tyre, të cilat nuk janë mbartëse të virusit.

Por në këtë rast, nuk boshtisen vetëm xhepat e tregtarëve dhe importuesve, por edhe të qytetarëve. Çmimi i mishit në tregun ndërkombëtar vetëm dy javët e fundit është rritur në masën 10 për qind. Kjo dukuri po shfaqet edhe në tregun tonë të nënprodhimeve të mishit, si sallami etj., duke shkuar në rreth 25 për qind më shtrenjtë. Një kg mish viçi tashmë ka shkuar 700-750 lekë, ndërsa një kg mish qengji 600-650 lekë. Jo vetëm kaq, por edhe në shumë restorante në kryqytet nuk shërbejnë më mish pule, për shkak të frikës nga gripi(Flori-Press)

Gripi i shpezëve mund ta godas edhe Kosovën



Ndonëse ende nuk është shënuar asnjë rast i gripit të shpezëve (Avian Influenza, “Bird Flu”) në vendet e Ballkanit, ekspertë të shëndetësisë kosovare thonë se kjo nuk duhet t’u krijojë komoditet përgjegjësve të institucioneve të vendit se diçka e tillë nuk mund të ndodhë edhe në Kosovë. Për më tepër, thonë ata, edhe Kosova është e rrezikuar nga gripi avian. “Po. Mungesa e masave adekuate për kontroll të importit të produkteve ushqimore në kufi, ndërgjegjja e ulët e importuesve që kanë për qëllim vetëm përfitimin e tyre material pa u brengosur shumë për kualitetin, udhëtimet e shpeshta të qytetarëve të Kosovës në vendet aziatike për tregti dhe turizëm si dhe prania e madhe e ndërkombëtarëve te ne, e bëjnë Kosovën zonë me rrezik për importin e virusit të gripit avian nga vendet e afektuara aziatike”, thotë prof.dr. Naser Ramadani, drejtor i Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) të Kosovës. Pa dashur të krijojë panik, por ta thotë atë që mendojnë ekspertët, epidemiologu Ramadani, thotë se gripi i shpezëve apo gripi avian, siç njihet në shkencë, “do të jetë një temë e nxehtë e këtij shekulli”(Floart)

“Pandemia e paevitueshme”?

Në ndërkohë, rastet e reja të infektuarve me gripin e shpezëve, i cili, deri më tash në Vietnam ka marrë jetën e 63 personave, e ka alarmuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe shumë vende të botës, 25 prej të cilave kanë filluar të hartojnë plane emergjente për reagim të shpejtë në rast të kërcënimit të pandemisë dhe të krijojnë rezerva të vaksinave, pasi që, një pandemi e mundshme nga gripi i shpezëve që shkaktohet nga virusi H5N1, sipas ekspertëve, do të mund të shkaktonte numrin më të madh të viktimave deri më tash.

Sipas dr.Naser Ramadanit, edhe pse deri tash nuk është shënuar ndonjë rast i përhapjes së virusit mundësia e shpërthimit pandemik të sëmundjes nga virusi është rritur për shkak të mundësisë që ka H5N1 virusi të pësojë mutacione (ndryshime) dhe se, ekspertët botëror, sipas tij, pajtohen se “pandemia e gripit është e paevitueshme”. Sipas dr.Ramadanit, burim i sëmundjes janë shpezët dhe derrat, ndërsa sëmundja përhapet me rrugë aerogjene (përmes ajrit). Virusi H5N1 momentalisht është duke infektuar pulat në vendet aziatike, ndërkohë që paniku është shtrirë edhe në vendet e Evropës, Amerikës dhe kontinenteve të tjera, përfshirë këtu edhe rajonin e Ballkanit, pasi që as asgjësimi i 150 milionë shpezëve në Azi, nuk ka arritur ta ndalojë përhapjen e virusit në mesin e shpezëve dhe njeriut, derisa sipas ekspertëve gripi do të përhapet. Pas shfaqjes së virusit në Kazakistan e Rusi, sipas ekspertëve, rreziku po i ofrohet edhe Evropës tashmë(Floart)

Ministria e Shëndetësisë e nënçmon rrezikun

Me gjithë rrezikun që nuk përjashtohet nga ekspertët, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Agjensionit të Veterinës e Ushqimit të Kosovës, thonë se “opinioni duhet sensibilizuar për rrezikun, por jo edhe alarmuar pa nevojë”.
“As shtetet më të forta të botës nuk janë imune ndaj këtij rreziku”, thotë Besfort Gunga, zyrtar i Agjensionit të Veterinës e Ushqimit të Kosovës. Sipas tij, institucionet qeveritare në vend janë të informuara për rrezikun, ndërsa shërbimet e këtij agjensioni që veprojnë edhe në pikat doganore, janë duke i kryer si duhet kontrollimet e duhura, në mënyrë që në vend të mos futen importe të mishit të shpezëve pa dokumentet që sigurojnë se ato janë të liruara nga sëmundjet ngjitëse. “Brenda vitit kryejmë testimin e mbi 3.000 mostrave të cilat dërgohen për analiza në IKSHP, ndërsa importet e mishit të shpezëve bëhen kryesisht nga Evropa, SHBA-të, Brazili, etj.”, thotë Gunga, sipas të cilit, tash për tash nuk ka indikacione që situata të alarmohet në Kosovë.(Floart)

Kurse në Ministrinë e Shëndetësisë duket se janë paksa duke e nënçmuar rrezikun.

Dr.Pashk Buzhala, drejtor përgjegjës për Shëndetin Publik në MSH, thotë se, tash për tash, Ministria nuk ka ndërmarrë diçka konkrete, pasi që, sipas tij, nuk ka paralajmërime se gripi i shpezëve është afër Kosovës. “Nuk kemi ndërmarrë diçka, sepse kemi pasur për të trajtuar edhe shumë çështje të tjera të rëndësishme, ndërsa po i përcjellim trendet si po lëvizin dhe, nëse shohim se veç rreziku po kanoset, do t’i ndërmarrim të gjitha masat sikur që i patëm ndërmarrë për SARS, por që fatmirësisht nuk patëm raste”, thotë ai.
Ndryshe ndërkaq, duket ta kenë kuptuar këtë problem në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Zyrtarët e këtij institucioni të lartë kanë plotësisht të drejtë të thonë se sa i përket gripit të shpezëve me kohë e kanë lajmëruar Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera për rrezikun që mund t’i kanoset edhe Kosovës.

Më 12 korrik të këtij viti, drejtori i Departamentit të Epidemiologjisë të IKSHP-së, dr. Naser Ramadani i ka drejtuar kreut të MSH-së dhe të gjitha institucioneve relevante shëndetësore (QKUK-së, Klinikës Infektive, Aeroportit-punktit shëndetësor, të gjitha pikave doganore, UNMIK-ut e KFOR-it), një informatë me shkrim me të cilën njoftohen këto institucione me situatën epidemiologjike të gripit të shpezëve në botë, duke dhënë njëkohësisht, edhe rekomandimet gjegjëse se çfarë masash të përgjithshme preventive duhet të ndërmerren nga institucionet dhe qytetarët në Kosovë. Një nga rekomandimet thotë se personeli shëndetësor duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të antibiotikëve dhe terapisë simptomatike(Flori –Press)

Kosova e papërgatitur dhe pa ilaçin “Tamiflu”

Sigurimi i barnave adekuate kundër gripit të shpezëve ndërkaq, duket të jetë pika e dobët e institucioneve shëndetësore, në rast të përballimit me një epidemi eventuale.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë të mos kenë porositur ende barna (ndoshta për faktin se mendojnë se nuk do të ketë raste), të cilat eventualisht do të përdoreshin kundër gripit të shpezëve. “Deri tash nuk kemi udhëzuar që të sigurohen barna për gripin e shpezëve”, thotë dr.Pashk Buzhala, një fakt ky që vërtetohet edhe në Divizionin Farmaceutik të MSH-së, ku një zyrtar i saj pohon të mos kenë marrë ndonjë urdhëresë që obligon ndërmarrjen e hapave për sigurimin e ilaçit që përdoret (me gjithë efektet e kufizuara) kundër gripit avian.
Vendet që janë më të kujdesshme se Kosova, edhe pse edhe fqinjët nuk duken aq të shpejtë (as Serbia nuk bën pjesë në mesin e vendeve që e kanë porositur ilaçin Tamiflu) veç kanë filluar të krijojnë rezervat e parë të ilaçit Tamiflu (oseltamivir fosfat), i cili është në formë kapsulare dhe, i cili, edhe pse figuron në Regjistrin e barnave të Kosovës (viti 2005), vështirë ose fare nuk mund të gjendet në farmacitë e Kosovës.

Mr. Visar Emini, farmacist në Barnatoren Publike IV në qendër të Prishtinës thotë se “Tamiflu kapsula nuk kemi pasur asnjëherë”. As nuk kemi dëgjuar, shton ai, që ka ndonjë iniciativë për ta siguruar, edhe pse sa kemi informacione nuk ka asnjë rast të gripit të shpezëve ende në Kosovë. “Mendoj se do të duhej ta kishim, së paku në doza të vogla, por këtu te ne mungojnë edhe barnat elementare nga lista esenciale e barnave, ndërsa për arsyet pse ndodh kjo, nuk kisha dashur të flasë, ne e bëjmë vetëm distribuimin e barnave që i blen Ministria”, thotë ai.

Kapsula Tamiflu nuk kanë as farmacitë private, po ashtu. “Bari është i regjistruar në Regjistrin e barnave në Kosovë, por deri tash se ka kërkuar askush, prandaj se kemi, sepse ne i marrim vetëm barnat që na i kërkojnë”, thotë mr.ph. Hyrmet Nebiu, pronar i farmacisë private “Valeriana” në Prishtinë.
Përndryshe, Tamiflu kapsulat (25 x 75 mg), përdoren kundër gripit, megjithëse kanë efekt të kufizuar në ndikimin kundër gripit të shpezëve, ndërsa dhënia e tyre fillon më së largu 36 orë pas paraqitjes së simptomave të gripit dhe duhet të jepet së paku 5 ditë radhazi.

Në Kosovë, kuptohet, do të jepej nëse veç sigurohet, sepse praktika ka dëshmuar dhe po vazhdon të dëshmojë se në vend të marrjes me preventivën, përgjegjësit merren më shumë me pasojat.,shkruan Faik Hoti(Flori-Press)

KE thotë Roche do të rrisë prodhimin e ilaçit Tamiflu kundër gripit të shpezëve

(Bruksel)- Komisioni Evropian ka thënë të Enjten se ndërmarrja farmaceutike zvicerane ‘Roche Holding AG’ do të rris prodhimin e ilaçeve kundër virusit aviar i cili po shpërndahet nëpër kontinentin evropian dhe botë.


Zëdhënësi i Komisionit Evropian Philip Tod u ka thënë gazetarëve se përfaqësuesit e Roche u kanë premtuar zyrtarëve të KE-së në një takim për rritjen e prodhimit të ilaçeve.

Komisioni Evropian përsëri ka kërkuar nga 25 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që të komandojnë prodhimin e ilaçit Tamiflu për t’u pajisur me së paku për 25 për qind të popullatës së tyre.

Ilaçi Tamiflu vlerësohet të jetë më i miri për t’u mbrojtur nga pandemia eventuale e virusit aviar, nëse virusi shndërrohet në lloj të rrezikshëm për njerëzit dhe nëse bartet nga njeriu në njeri(Floart)

Virusi i shpezëve arrin edhe në Suedi

(Stokholm) – Pas gjetjes së virusit aviar në Britani të Madhe të premten e njëjta është raportuar edhe në Suedi. Autoritetet veterinare suedez kanë konfirmuar se patë e ngordhur e gjetur në Suedi ishte e infektuar nga virusi aviar H5, edhe pse nuk është i llojit të rrezikshëm për njerëzit H5N1.


Gjatë ditëve të fundit, numri i vendeve ku po shpërndahet virusi po rritet edhe përkundër masave të autoriteteve për të ndaluar atë.

Kufitarët e Maltës ndërkohë kanë ndaluar dhe izoluar një anije dhe ekuipazhin e saj që po vinte nga Azia, përkatësisht Taiwani, meqë zogj të ngordhur janë gjetur në anije.

Të hënën virusi është për herë të parë është paraqitur edhe në Rusinë Qendrore ( Tambov), përderisa në pjesën lindore të vendit ishte edhe më herët gjatë verës.


Qeveritë e Britanisë dhe Madhe dhe të Gjermanisë gjatë fundjavës kanë ftuar vendet e tjera të Bashkimit Evropian që BE-ja të bëjë ndalim të përgjithshëm të importit të zogjve të egër.


Mirëpo Komisioni Evropian është duke u frenuar nga një vendim i këtillë me arsyetimin se diçka e këtillë do të inkurajonte tregtinë ilegale të cilën është vështirë për ta kontrolluar.(Floart)

BE propozon fond për të mbrojtur popullatën kundër gripit të shpezëve

(Hertfordshire/Bruksel)- Ministrat evropian të shëndetësisë kanë propozuar krijimin e një « fondi solidariteti » prej 1 miliardë Eurosh për përdorim në një rast të pandemie, nga virusi i shpezëve i cili po i kërcënohet botë.

Në një takim të mbajtur në Angli, është ngritur propozimi i cili sipas Komisionit Evropian do të përdorej për ilaçet virale kundër virusit si dhe për vaksinim, në rast se pandemia e virusit H5N1 do të shpërndahej nëpër BE.

Propozimi do të bisedohet javën e ardhshme në Kopenhagë të Danimarkës dhe duhet që të pranohet nga 25 qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë të gjitha vendet anëtare janë duke u marrë përgatitjet paraprake për të parandaluar shpërthimin e gripit në territorin evropian, e ndër to edhe me rezervat e ilaçeve. KE ka sugjeruar shteteve anëtare që të sigurojnë ilaçin Tamiflu për një të katërtën e popullatës.
Mirëpo shtetet anëtare kanë pranuar se në betejën kundër gripit aviar do të mund të bëhej më shumë nëse të gjitha shtetet punojnë së bashku.
Disa vende anëtare kanë filluar që të izolojnë shpezët shtëpiake deri në mesin e Dhjetorit, për të evituar kontaktin e tyre me zogjtë e egër shtegtar, të cilin sjellin virusin nga Rusia dhe vendet aziatike.
Deri më tash nuk ka patur rast të hetimit të virusit të shpezëve në territorin e Bashkimit Evropian. Analizat e bëra nga mostrat e marra në Greqi, thanë se shpezët nuk kishin ngordhur nga virusi aviar, siç dyshohej më herët. Mirëpo megjithatë ende nuk përjashtohet mundësia që virusi të jetë prezent megjithatë tek shpezët e tjera.
Analizat po ashtu kanë treguar se as në Kroaci, arsye e ngordhjes së disa shpezëve të egra nuk ka qenë virusi aviar.
Mesi I Dhjetorit është zgjedhur si datë sepse atëherë përfundon koha e migrimit të zogjve nga viset e ftohta për në viset e ngrohta, e rajoni i Evropës Jug-Lindore në kufi të Evropës është rrugë kalimtare për në Mesdhe dhe Lindje të Mesme, vende këto me klimë të ngrohtë.
Ekziston friga se virusi mund të shndërrohet në atë formë që nga forma e tashme kur transmetohet nga shpezët tek njeriu, të mund të bartet edhe nga njeriu tek njeriu, gjë që do të shkaktonte pandemi dhe rrezik për, ndoshta edhe miliona njerëz nëpër tërë botën(Floart)

BE rreptëson ndalimin e importit të prodhimeve të shpezëve nga Rusia, pasi virusi paraqitet përsëri

(Bruksel) – Virusi aviar H5N1 është rikthyer përsëri në rajonet e Rusisë dhe ka bërë që Bashkimi Evropian të rreptësoi masat e ndalimit të importit të prodhimeve të shpendëve të tjerë nga vendi.
Autoritetet ruse të veterinarisë kanë njoftuar Komisionin Evropian se virusi është paraqitur në rajonin e Toula-s në jug të kryeqytetit-Moskë. Pas kësaj Komiteti i BE-së për ushqim dhe shëndetësi të kafshëve është takuar dhe ka pranuar propozimin e Komisionit Evropian për zgjerimin e ndalimit të llojeve të tjera të shpezëve nga rajoni i Siberisë për të mbuluar tërë rajonin e Rusisë, në përjashtim të Kaliningradit, Karelia-s, Murmansk-ut dhe St. Petersburg-ut(Flori-Press)

Gripi i shpendëve, kërcënim serioz për njerëzit

Në një raport të Organizatës Botërore të Kujdesit ndaj Kafshëve dhe Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë paralajmërohet se gripi i shpendëve mbetet një kërcënim serioz ndaj shëndetit të njerëzve dhe kafshëve në të gjithë botën dhe nuk ka për t'u shuar në të ardhmen. Në raport theksohet nevoja e zbulimit të sëmundjes në fazat e hershme dhe asgjesimit të shpendëve të infektuar. Qindra mijëra shpendë të infektuar janë vrarë.

Në Azinë Juglindore gripi i shpendëve po përhapet me shpejtësi në gjithë rajonin. Tani ka shqetësime mes zyrtarëve të shëndetësisë se ky virus mund të shndërrohet në një lloj gripi që mund të transmetohet mes njerëzve dhe që shkencëtarët nuk kanë mjetet për ta luftuar.

Shefi i seksionit për gripin pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, doktor Klaus Stohr, thotë se beson që shpërthimi i një epidemie gripi është më afër se kurrë më parë. Ai thotë se bashkësia botërore është aktualisht e papërgatitur për një epidemi e cila shfaqet çdo 20-30 vjet dhe shkakton vdekjen e dhjetra miliona njerëzve. Dr. Stohr thotë se mendon që shpërthimi i epidemisë në gjithë botën do të shkaktohet nga virusi i gripit të shpendëve në Azi. Ai tha se ky variatet gripi ka infektuar 44 persona dhe ka shkaktuar vdekjen e 32 prej tyre.

Doktoreshë Julie Gerberding, drejtore e Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë: “Kur virusi i gripit të shpendëve u kthye në një lloj gripi në vitin 1918 që shkaktoi një epidemi globale, nuk ndodhi menjëherë. Një gjë e tillë ndodh pak nga pak, në fillim me epidemi lokale dhe virusi zhvillohet dhe transmetohet pastaj më efektivisht nga një person në tjetrin. Për këtë arsye është e rëndësishme që të kemi një rezervë me 2 milionë doza vaksine H-5 dhe aftësinë për ta prodhuar atë më me shpejtësi. Prandaj është e rëndësishme që të kemi një rezervë ilaçesh antivirale që të mund t’i çojmë atje ku mund të ketë nevojë urgjente”.

Epidemia e vitit 1918, e njohur edhe si gripi spanjoll, shkaktoi vdekjen e 20 deri në 40 milionë njerëzve në gjithë botën. Deri tani sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka patur 42 të vdekur nga gripi i shpendëve, të gjithë në vendet aziatike.

Dr. Gerberding tha se do të duhet një përpjekje globale për të eliminuar përhapjen e gripit të shpendëve. “Do të ishte e vështirë për çdo vend, ... që ta përballojë i vetëm një gjë të tillë. Por së bashku, ne kemi një rrjet të jashtëzakonshëm mundësish dhe këtë duhet ta zhvillojmë më tej”.

Dr. Gerberding theksoi se ishte pikërisht ky rrjet organizatash shëndetësore që realizoi kufizimin e SARS-it, sëmundjen me simptoma të pneumonisë që goditi Azinë vitin e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e 800 vetëve.

Gripi

Gripi është ngjitës ose transmetues. Mjafton vetëm një teshtitje që virusi të kalojë nga një njeri tek tjetri. Kur pacienti fillon të ndjejë simptomat e gripit ai ka kohë që ka filluar të bëhet përhapës i këtij virusi. Kur personi ndjehet i sëmurë, do të thotë se në gojën dhe hundën e tij ekzitojnë grimca të mjaftueshme virusi dhe sapo ai teshtin ose kollitet, rreth 100 mijë grimca të virusit të gripit dalin nga goja ose nga hundët dhe hyjnë në ajrin rrethues në kërkim të viktimës tjetër.

Dhe sipas disa shkencëtarëve, vetëm thithja e 10 grimcave të tilla mund ta bëjnë personin të ndjehet i sëmurë. Sa më të vogla të jenë këto grimca aq më lehtë thithen nga organizmi nëpërmjet frymëmarrjes. Grimcat më të mëdha të virusit të gripit zënë vend në sipërfaqe dhe marrja e gripit nëpërmjet grimcave të tilla është më i vështirë, vetëm në se personi i prek ato me dorë dhe dora e palarë bie në kontakt me gojën ose hundën. Megjithatë, virusi i gripit mund të mbijetojë në sipërfaqe deri në 48 orë. Kur gripi fillon, virusi i tij përhapet dhe është vështirë të ndalet.

Shumë kompani farmaceutike nuk e prodhojnë vaksinën, për shkak se çdo dimër virusi i gripit ndryshon, kështuqë dozat e papërdorura duhen hedhur.

Në vitin 2003, një virus gripi hyri në Shtetete Bashkuara nëpërmjet aeroplanit. Arsyeja ishte se ventilatori për ajrosjen e aeroplanit gjatë fluturimit ishte prishur duke bërë që një person i vetëm me grip të infektonte afro 75 përqind të udhëtarëve në aeroplan.

Në shtim

Hulumtuesit në SHBA shqyrtuan të dhënat shëndetësore të personave që ishin shtruar në spitale midis viteve 1979 - 2001. Gjatë studimit u vu re se rastet e gripit kanë ardhur duke u shtuar dhe se periudha e gjendjes gripore është bërë më e gjatë, nga 8 javë në 12 javë.

Gjatë periudhës së lartpërmendur rreth 200 mijë veta ishin shtruar në spital si pasojë e gripit dhe personat 85 vjeç e sipër kishin më të ngjarë të shtroheshin në spital se sa personat në moshë më të re.

Në fakt në rrezik më të madh janë 50 vjeçarët që kanë një sistem të dobët imunitar ose që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike. Po ashtu në rrezik janë edhe fëmijët deri në 5 vjeç. Këta fëmijë qëndruan në spitale për një periudhë më të shkurtër kohe, mesatarisht 3 deri 4 ditë, ndërkohë që personat më të moshuar qëndruan të shtruar në spital si pasojë e gripit nga 7 deri në 8 ditë.

Këto të dhëna duket se theksojnë edhe më shumë nevojën e vaksinimit kundër gripit, ndërsa periudha e dimrit afron(Floart)







Asnjë vend nuk është i përgatitur të përballojë gripin e shpendëve

Sekretari amerikan i shëndetsisë dhe shërbimeve humane, Maik Levit tha se asnjë vend nuk është i përgatitur të përballojë epideminë e gripit të shpendëve. Këto komente zoti Levit i bëri sot në Xhakartë pasi u takua me presidentin e Indonezisë, ministrin e shëndetsisë dhe me zyrtarë të tjerë.

Ndërkohë, zyrtarët e Bashkimit Evropianë që ndodhen në Turqi për të parë gjendjen pas zbulimit të virusit të gripit të shpendëve, thonë se nuk ka shenja të një kërcënimi serioz për njerëzit.

Deri tani nga gripi i shpendëve në Turqi kanë ngordhur 1 mijë e 800 gjela deti, por zyrtarët thonë se periudha e inkubacionit ka kaluar dhe problemi tani është kryesisht për veterinerët. Gripi i shpendëve është përhapur edhe në Rumani dhe të dyja vendet kanë asgjesuar mijëra shpendë në përpjekje për të frenuar përhapjen e infeksionit. Në Gjermani, shteti i Bavarisë, ndaloi panairet e shpezëve si një masë parandaluese. Britania po dërgon këtë javë ekspertë në Kinë, Hong Kong dhe Vietnam për të hetuar rreth përhapjes së virusit dhe rreth masave për zhdukjen e tij.

Në dhjetor, në Londër do të organizohet një konferencë ndërkombëtare për gripin e shpendëve. Deri tani nga virusi kanë gjetur vdekjen 64persona në Azi, kryesisht fermera.

Gripi i shpendëve është i paasgjesueshëm

Dy agjenci ndërkombëtare të shëndetit kanë paralajmëruar se gripi i shpendëve mbetet një kërcënim serioz në të gjithë botën dhe nuk ka për t'u shuar në të ardhmen.

Organizata Botërore e Kujdesit ndaj Kafshëve dhe Organizata Botërore e Ushqimit

dhe Bujqësisë thanë se virusi përbënte një kërcënim të përhershëm ndaj shëndetit

të njerëzve dhe kafshëve.

Të dy organizmat botuan një manual të ri ku theksohej nevoja e zbulimit të sëmundjes

në fazat e hershme dhe asgjesimit të shpendëve të infektuar.

Ky raport vjen në një kohë kur në Azinë e Largët po njoftohen raste të reja të gripit

të shpendëve.

Autoritetet në Tajlandë njoftuan për vdekjen e një gruaje 28-vjeçare, e dyshuar

se e kishte marrë gripin e shpendëve përmes një tjetër personi të infektuar me

virusin(BBC)

Kina paraqiti 21 vatra të gripit të shpezëve


Autoritetet kineze lajmëruan se prej fillimit të këtij viti në vend janë

regjistruar 21 vatra të gripit të shpezëve. Virusi është regjistruar në

gjithsej nëntë provinca dhe situata në përgjithësi është "e vështirë",

ndonëse, disa prej vatrave janë nën kontroll, lajmëroi Ministria kineze

e Bujqësisë.Prej fillimit të këtij viti në Kinë kanë vdekur 144.000 shpezë,

ndërsa mbi 2.1 milionë kanë qenë të eutanizuar (Floart)

Zbulohen dy vatra te reja te gripit te shpendeve ne Kine


Kina njoftoi sot se ka zbuluar dy vatra të reja të gripit të shpendëve

në vend, si pasojë e së cilës kanë ngordhur më shumë se 3 700 shpendë

dhe më shumë se 7 000 të tjera janë përzgjedhur për tu asgjësuar, si

masë parandaluese në krahinat e goditura nga ky virus vdekjeprurës.
Rreth 3 500 pata kanë ngordhur në një fermë në qytetin e Shishou, që

ndodhet në krahinën qendrore të Hubei, njofton agjencia zyrtare e lajmeve

"Hsinhua", duke shtuar se 3 800 shpendë ishin vrarë brenda një rrezeje prej

3 kilometrash.
Pekini dhe katër krahina të tjera kanë rritur masat e parandalimit, njoftohet

përmes faqes së internetit të Ministrisë së Bujqësisë (Floart)

Zbulohet ne Kanada nje burim patogjen i dobet i virusit H5N1


Autoritetet kanadeze njoftuan të shtunën zbulimin, tek disa zogj shtegtarë,

të një burimi të virusit H5N1, patogjen i dobët dhe i ndryshëm nga ai i zbuluar

në Azi.
Virusi H5N1 është zbuluar tek dy zogj shtegtarë në provincën e Manitobas,

njoftuan disa zyrtarë të agjencisë kanadeze për inspektimin e ushqimeve,

të cilët pohuan se ky rast nuk përbën ndonjë rrezik për shëndetin e njerëzve

(Flori-Press)

Gripi i shpendëve arrin në Britaninë e Madhe dhe Kroaci

Londër: Gripi i shpendëve ka mbërritur në dy shtete të tjera europiane.

në Britaninë e Madhe një papagall i importuar nga Amerika e Jugut ka

ngordhur si pasojë e epidemisë.

Në Kroaci virusi i gripit të shpendëve është diagnostikuar në një numër

mjellmash të ngordhura.

Ende nuk është bërë e ditur nëse bëhet fjalë për virusin e transmetueshëm

tek njerëzit H5N1.

Të hënën pritet megjithatë të hyjë në fuqi një urdhër i BE-së për ndalimin e

importit të shpendëve nga Kroacia.

Ndërkohë në të gjithë Gjermaninë duke filluar nga sot të gjitha shpendët

duhet të mbahen në kotece. Thyerja e urdhrit do të ketë si pasojë gjoba.

(DW)

Në ANGLI ëshgtë paraqitur gripi i

shpendëve

Sot u deklarua qe ne Britanine e Madhe ka arritur gripi i

pulave dhe viktime ka qene nje papagall qe ka ardhur

nga Amerika e Jugut. Mendohet se ky shpend u infektua

gjate kohes qe ka qene ne nje tufe me zogj te tjere nga

Tailanda.

Por nga analizat e bera u vertetua qe virusi ka pesuar

modifikime dhe eshte i tipit H5N1.

Duke qene se modifikime kaq i shpejte (sepse ne Rumani

dhe Turqi ishte i tipit H5N7), do te jete shume me e veshtire

qe te zbulohet nje vaksine e dobishme per te luftuar kete

semundje.

Ja se çfarë thonë kosovarët për virusin H5 –N1?

Gjendja keqesohet perseri!!!!

Edhe dy viktima te tjera u deklaruan dje. Virusi po ben punen

e vet, ndersa politikanet po mundohen te mbajne gjendjen

nen kontroll dhe panikun ne nivelin me te ulet qe munden.
Por disa shtete si Indonezia s'kane mare masat e duhura dhe

si pasoje e varferise, nuk mund te zhdukin pulat keshtuqe

kane mare masa te bejne dizinfektime, por edhe ne kete pike

jane shume tolerant dhe s'po i marin gjerat me seriozitetin

e duhur!!!!

Ja se çfarë thonë një lexues kosovarët për virusin

H5 –N1?

Gripi i shpendeve, nje sulm mediatik me qellime bisnesi apo nje rrezik real?

Gripi i shpendeve, nje sulm mediatik me qellime bisnesi

apo nje rrezik real?
Qe ne fillim te alarmit te dhene per gripin e shpendeve fillova te reflektoj nese ky alarm i

shte real apo i diktuar nga kompani te interesuara per futjen dhe hedhjen ne treg te

ndonje produkti farmaceutik, apo dhe interesa per te goditur importin e

shpendeve ne vende te caktuara?!
Ende nuk e kam nje pergjigje te sakte, ndonese besoj se pas gjithe ketij

alarmi qendron nje bote interesash.
Ju si mendoni zoti Flori Bruqi?

Kërcënim global


Shkencëtarët kanë frikë për përhapjen së shpejti të një epidemie gripi vdekjeprurës

me përmasa globale tek njerëzit mbasi kjo po ndodh tre ose katër herë gjatë një

shekulli.

Gripi i shpendëve që ka shumë gjasa të shkaktohet nga virusi H5N1, po shkakton një

alarm të veçantë.

Ky virus gjithashtu ka shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve që nga koha kur u rishfaq

në Azinë Jug-lindore në vitin 2003.

Ekspertët mendojnë se është vetëm çështje kohe përpara se virusi të ndryshojë dhe

të përhapet me lehtësi tek njerëzit.

Origjina e virusit


Tregjet e hapura të shpendëve ndihmojnë në përhapjen e virusit

Tregjet që shesin shpendë të gjallë mund të shkaktojnë përhapjen e sëmundjes së shpendëve.



Viruset e gripit të shpendëve ndodhin në mënyrë të natyrshme tek shpendët migrues ujorë.

Ato përhapen nëpërmjet glasave dhe sekrecioneve të tjera.

Shpendët shtëpiakë, si për shembull pulat dhe gjelat e detit, janë në veçanti të prirura

ndaj më shumë varianteve vdekjeprurëse që zhvillohen.

Sapo të vërehet virusi në tufat e shpendëve shtëpiakë apo për shitje, rekomandohet një

eleminim i menjëhershëm i shpendëve që mund të jenë infektuar.

Në përpjekje për të minimizuar shpërndarjen e virusit tek njerëzit, janë vrarë miliona

shpendë.

Një kërcënim në rritje


Një variant i ri i aftë të shkaktojë epidemi vdekjeprurëse mund të përhapet nëse virusi

i gripit të shpendëve kombinohet me një lloj gripi që prek njerëzit.

Kjo mund të ndodhë nëse qëniet njerëzore do t'i kishin të dyja infeksionet në të njëjtën

kohë.

Mendohet se varianti i ri mund të përhapet me lehtësi dhe me shpejtësi duke shkaktuar

vdekjen e një numëri të madh njerëzish, sistemi i imunitetit të të cilëve nuk është i

përgatitur për t'u përballur me infeksionin.

Ekspertët parashikojnë se nga kjo sëmundje në të gjithë globin tokësor mund të

vdesin më shumë se dy milionë njerëz dhe shumë më tepër mund të infektohen.

Dimensioni njerëzor


Kina mori masa urgjente pasi gripi i shpendëve shkaktoi ngordhjen e shpendëve migrues

Kina mori masa urgjente pasi virusi i shpendëve shkaktoi ngordhjen e zogjve migrues.

Simptomat tek njerëzit të cilët infektohen nga virusi H5N1 variojnë nga ethe tek

dhimbja

e grykës, sëmundje të frymëmarjes dhe, në rastet më ekstreme, në bllokim të organeve

të tëra.

Që nga momenti kur ndodhi rasti i parë në vitin 2004 gjetën vdekjen më shumë se gjysma

e njerëzve që ishin infektuar nga sëmundja.

Vietnami është vendi më i prekur deri më tani, por meqënëse sëmundja nuk ka të bëjë

me ushqimin e gatuar ekspertët thonë se nuk është e rrezikshme të hash mish shpendësh.

Epidemia botërore e gripit të vitit 1918 shkaktoi vdekjen e më shumë njerëzve se Lufta

e Parë Botërore.

Për momentin nuk ekziston ndonjë vaksinë për të mbrojtur qëniet njerëzore nga gripi i

shpendëve H5N1.

Megjithatë puna tek disa prototipë vazhdon. Përpjekjet vështirësohen nga mosnjohja e

formës që mendohet se do të marrë virusi nëse ai do të pësojë ndryshim (transferohet

tek njerëzit).

Megjithatë disa lloj ilaçesh anti-virale që janë në dispozicion mund të ndihmojnë

kufizimin e simptomave.