Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, nëntor 25, 2005

SPECIALE E DITËS: 25.11.2005.

FLOMED,FLOART,ART-CAFE DHE FLORI-PRES


Gripi i shpendëve-Influenza avian H5-N1

Origjina e gripit të shpendëve

Mbarë bota ndien kërcënimin e përhapjes së një epidemie, që të kujton atë të vitit 1918, e cila shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë rruzullin tokësor, duke shënuar kështu një numër më të madh viktimash, sesa Lufta e Parë Botërore.

Gripi i shpendëve, i njohur ndryshe si murtaja e zogjve vazhdon të jetë një kërcënim në rritje, tashmë me përmasa globale.

Influenca e shpendëve u diktua për herë të parë në vitin 1878 në Itali, si një sëmundje e rëndë e pulave.

Sëmundja mund t'i prekë zogjtë në formë beninje, duke shkaktuar shpupurisje të puplave, probleme në
pjellori, ose në forma shumë patogjene, që kalojnë në një "Ebola të pulës", e cila më pas çon në ngordhjen e shpendëve brenda 48 orëve.

Që prej vitit 1959, kur u identifikua në Skoci një formë e parë shumë patogjene e gripit të shpendëve, e shkaktuar nga një virus H5N1, afro 20 vatra shpërthyen në botë, ndër të cilat, shtatë kanë pasur një përhapje të madhe dhe vetëm njëra u shtri në pak vende.

Infektimet e njerëzve nga gripet e shpendëve janë shumë të rrallë dhe në pjesën më të madhe këta virusë kanë shkaktuar vetëm patologji beninje tek njeriu, duke u shfaqur shpeshherë si infeksion viral i të bardhës së syrit, që shërohet plotësisht

Përse virusi H5N1 përbën një shqetësim të veçantë?

Nga 15 nën-llojet e virusit të shpendëve, H5N1-shi përbën shqetësim të vecantë për disa arsye.

Ai ndryshon shumë shpejt dhe ka nje prirje për të marrë gjene të materilit gjenetik nga viruse, të cilat infektojnë specie të tjera kafshësh.

Aftësia e tij për të shkaktuar sëmundje tek njerëzit është vërtetuar në dy raste.

Përveç kësaj, studimet laboratorike kanë vërtetuar se isolate nga ky virus mund të shkaktojnë sëmundje të rëndë tek njeriu.

Shpendët që nuk ngordhin kur infektohen prej tij e eliminojnë virusin për të pakten 10 ditë nga goja, por edhe nga feçet, duke lehtësuar kështu përhapjen e tij tek shpendët migrues.

Zogjtë migrues përhapësit kryesorë të virusit

Tregjet që shesin shpendë të gjallë mund të shkaktojnë përhapjen e sëmundjes së shpendëve.

Viruset e gripit të shpendëve ndodhin në mënyrë të natyrshme tek shpendët migrues ujorë. Ato përhapen nëpërmjet glasave dhe sekrecioneve të tjera.

Shpendët shtëpiakë, si për shembull pulat dhe gjelat e detit, janë në veçanti të prirura ndaj më shumë varianteve vdekjeprurëse që zhvillohen.

Sapo të vërehet virusi në tufat e shpendëve shtëpiakë apo për shitje, rekomandohet një eleminim i menjëhershëm i shpendëve që mund të jenë infektuar.

Në përpjekje për të minimizuar shpërndarjen e virusit tek njerëzit, janë vrarë miljona shpendë

Një kërcenim në rritje

Këmbanat e alarmit për përhapjen e virusit të gripit në mbarë botën kanë filluar të bien, duke shtuar kështu frikën e përhapjes së një pandemie, e cila mund të shkaktojë me mijra të vdekur.


Virusi është shpërndarë tashmë në 22 provinca të Azisë në vende si, Vietnami, Indonesia dhe disa pjesë të Kamboxhias, Kinës, Tajlandës dhe Laosit.


Ndërkaq raste të virusit vdekjeprurës H5N1 janë identifikuar në Rusi e Kazakistan.


Gjeokrafikisht gripi po i afrohet Evropës, ku ka prekur tërë Rajonin e Ballkanit, ndërsa është dhënë alarmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për mbërritjen e tij dhe në Shqiperi.


Në Turqi
Komisioni Europian bëri të ditur se, virusi i zbuluar është i njëjtë me atë që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 60 personave në Azi, që prej vitit 2003.


Dhe Rumania rezultoi e prekur nga virusi vdekjeprurës H5N1, pas ngordhjes së
80 shpendëvë në një fermë në Vushtrri, si dhe disa rasteve të tjera të identifikuara, në deltën e lumit Danub.



Greqia ka qënë vendi tjetër i prekur nga gripi i shpendëve, ku pas a
nalizave të qendrës së posaçme laboratorike të Selanikut u deshmua prezenca e virusit vdekjeprurës, i cili është i afte te shnderohet në një pandemi.



Alarmi për prekjen nga virusi i gripit të shpendëve u përhap dhe në kufirin greko-Maqedonas, ku u gjendën shpendë të ngordhura.


Ndërsa në Shqipëri mijra shpendë të ardhur nga vendi fqinjë, Greqia u groposën pas urdhërit të BE-së.


Ka qenë OBSH-ja ajo që ka dhënë alarmin se shumë shpejt virusi vdekjeprurës mund të prekë dhe Shqipërinë, pas ngordhjes së 200 gjelave në Llakatund të Vlorës.


Megjithatë ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë, janë shprehur se për momentin vendi ynë nuk është i prejur nga virusi H5N1.

Zogjtë migrues përhapësit kryesorë të virusit

Tregjet që shesin shpendë të gjallë mund të shkaktojnë përhapjen e sëmundjes së shpendëve.

Viruset e gripit të shpendëve ndodhin në mënyrë të natyrshme tek shpendët migrues ujorë. Ato përhapen nëpërmjet glasave dhe sekrecioneve të tjera.

Shpendët shtëpiakë, si për shembull pulat dhe gjelat e detit, janë në veçanti të prirura ndaj më shumë varianteve vdekjeprurëse që zhvillohen.

Sapo të vërehet virusi në tufat e shpendëve shtëpiakë apo për shitje, rekomandohet një eleminim i menjëhershëm i shpendëve që mund të jenë infektuar.

Në përpjekje për të minimizuar shpërndarjen e virusit tek njerëzit, janë vrarë miljona shpendë

Rastet e gripit të shpendëve që kanë infektuar njeriun

H5N1, Hong Kong, 1997

Gjatë këtij shpërthimi u shtruan në spital 18 vetë, nga të cilët 6 vdiqën. Për të kontrolluar këtë epidemi autoritetet asgjesuan 1.5 milion pula, duke larguar burimin e virusit. Shkencëtarët përcaktuan se, virusi u përhap kryesisht nga shpendët tek njeriu dhe megjithëse u pat dyshim për ndonjë rast nga njeriu tek njeriu.

H9N2, Kinë dhe Hong Kong, 1999

Sëmundja u konfirmua në dy fëmijë, të cilët më pas u shëruan.

H7N2, Virginia, 2002


Një person i sëmurë pas një shpërthimi te H7N2 në pula

H5N1, Kina dhe Hong Kong, 2003


Dy raste brenda një familje nga Hong Kongu që kishte qenë në Kinë

H7N7, Hollandë, 2003

89 raste. Një i vdekur.


H9N2, Hong Kong, 2003


Një fëmijë që u shërua.


H7N2, Nju York, 2003


Një rast i sëmurë


(H5N1) 2003-2004 Tailandë dhe Vietman


35 raste me 23 te vdekur


H7N3 në Kanada 2004

H5N1 në veri të Vietnamit janar 2004

Asnjëherë më parë gripi i shpendëve, shumë patogjen (që mbart ose transmeton sëmundje) nuk ka shkaktuar përhapje të menjëhershme në një numër kaq të madh vendesh, duke vënë theksin mbi katastrofën që mund të shkaktojë në bujqësi dhe për rreziqet e mundshme që mund të përhapë tek njeriu.


Epizotia e ka prekur deri tani njeriun vetëm shkarazi, ku janë rregjistruar të paktën 117 raste infektimi human, ndër të cilët 60 vdekjeprurëse, që prej fundit të vitit 2003.


Edhe pse shumë patogjen për shpendët, virusi H5N1 mund të transmetohet gjithashtu dhe nga rosakët e butë, që nuk paraqesin simptomat e sëmundjes, e për pasojë fermerët do ta kenë të vështirë të mbrohen nga një infektim i mundshëm.

Mënyrat e transmetimit

Virusi vdekjeprurës H5N1, transmetohet nga zogjtë tek njeriu, dhe shumë shpejt mund të krijojë një pandemi, apo thënë ndryshe një epidemi boterorë.

Më të kanosurit ndaj prekjes së këtij virusi vdekjeprurës janë moshat e thyera, të sëmuret, ose personat me imunitet të dobët.

Virusi përhapet nëpërmjet ajrit dhe merret nga kontaktet e para me të sëmuret, prandaj kjo është dhe arsyeja që të infektuarit duhet të izolohen në dhoma të veçanta.

Duke qenë se tashmë ardhja e këtij virusi është vetëm çështje kohe, qeveritë e shumë vendeve europiane kanë filluar të hartojnë plane për të përballuar rrezikun e madh.

Për këtë arsye, Organizzata Botërore e Shëndetësise ka kerkuar që shpendet të cilët ndodhen në një rreze prej 3 kilometrash nga virusi, duhet te asgjesohen menjëhere, meqenëse egziston rreziku i përhapjes së tij, nese lihen të vrarë në vende të hapura.

Një variant i ri, i aftë të shkaktojë epidemi vdekjeprurëse, mund të përhapet, nëse virusi i gripit të shpendëve kombinohet me një lloj gripi që prek njerëzit.

Ekspertët parashikojnë se nga kjo sëmundje në të gjithë globin tokësor mund të vdesin më shumë se dy milionë njerëz dhe shumë më tepër mund të infektohen.

Shenjat e përhapjes tek njeriu

Shenjat e gripit të shpendëve tek njeriu shfaqen midis ditës së dytë dhe 14-të mbas infektimit.

Të prekurit nga ky virus kanë temperaturë e lartë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje fyti, madje një pjesë e tyre dhe diare.

Gripi transmetohet kryesisht tek njeriu nga sekrecionet e pështymes gjatë kollitjes, apo teshtimës, por transmetimi nga duart e infektuara mund të jetë një faktor që ndihmon në prekjen nga ky virus.

Deri tani kanë vdekur rreth gjysma e të infektuareve, ç'ka tregon për një nivel të lartë vdekshmërie.

Parandalimi i gripit të shpendeve një analizë premtuese

Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit:

Shkencëtarët në Singapor besojnë se një kuti e vogël ka brenda çelësin mes jetës dhe vdekjes. Kutia përmban një paketë për analiza, e cila mund të zbulojë brenda 4 orësh nëse një mostër përmban variantin e virusit të gripit H5N1.

Shkencëtarët në Laboratorin Veredus kanë prodhuar rreth 500 mijë paketa analizash në muaj. Deri tani virusi nuk përbën kërcënim serioz për njerëzit, pasi nuk transmetohet nga një person tek tjetri. Por ekziston shqetësimi se varianti mund të ndryshojë duke fituar aftësinë për të shkaktuar një epidemi gripi, duke shkaktuar vdekjen e miliona personave në botë.

Kjo paketë mundëson zhvillimin e analizave brenda 2-4 orësh. Nëse shfaqet rreziku i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri, atëherë pacientët e infektuar duhen vendosur në karantinë për t’i veçuar nga personat e painfektuar. Simptomat e personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe të atyre që sapo janë prekur nga gripi i shpendëve janë shumë të ngjashme.

Paketa analizon mostrën për të gjetur gjurmë të ADN-së së virusit. Në laborator gjeni i virusit zmadhohet dhe studiohet me rreze ultra-vjollcë dhe nëse shfaqet një shirit i ndritshëm, kjo tregon se varianti H5N1 i virusit është i pranishëm.

Kërkesat për paketën e re kanë ardhur kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme, ku virusi ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 60 personave. Por me shfaqjen e virusit në Evropë, shkencëtarët e Laboratorit Veredus mendojnë se së shpejti kudo në botë do të forcohen masat e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjes.

Medikamentet antivirale për gripin e shpendëve

Ekzistojnë katër medikamente antivirale të ndryshme kundër gripit; amantadine, rimantadine, oseltamivir, dhe zanamivir. Megjithatë viruset kanë shfaqur rezistencë dhe ndaj këtyre medikamenteve.

Virusi H5N1 aktualisht konsiderohet si virusi që mund të shkaktojë pandeminë e rradhës.

Ndërkaq, shkencëtarët amerikanë thonë se, kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën, duke deshifruar strukturën gjenetike të këtij virusi.

Epidemitë stinore të gripit shkaktojnë pak a shumë 250 000 deri 500 000 vdekje në vit, për këtë arsye shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi.

Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit.

Mr.sc.Flori Bruqi

(Nëse publikoni materjalin ju lutëm publikoni burimin:

http://flori-press.blogspot.com

http://floart.blogspot.com

http://alb-net.com Forumi Art-Café