Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, nëntor 24, 2005

Sipas Ministrit Genc Ruli importi i energjise po rritet

Ministri i Ekonomise dhe Energjitikes, Genc Ruli, ka folur per situaten e rende energjitike qe ka perfshire vendin, duke shpjeguar arsyet per mosfillimin ne kohe te importit te pjesshem te energjise. Kjo ka sjelle edhe vazhdimin e kufizimeve me energji. Ruli tha se importet jane ne rritje, pavaresisht problemeve teknike me dy firma, per kalimin e energjise ne kufi. Ministri sqaroi se kufizimet do te vazhdojne ne perputhje me konsumin, qe keto dite eshte rritur me 20-30 perqind, pasi nje pjese e energjise harxhohet per ngrohje. Aktualisht vendi yne importon 5,6 deri ne 5,9 milione kv/ore energji ne dite. Sipas Rulit, deri ne dhjetor importi i energjise do te arrije ne 9 milione kilovat ore ne dite, pasi edhe nevojat jane ne rritje, pas ftohjes se motit.