Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, nëntor 26, 2005

Shqiptari shpëtoi anglezin nga vdekja e sigurt

Babai i pesë fëmijëve, Petrit Memo shpëtoi nga vdekja 64 vjeçarin Peter Beck kur zjarri përfshiu shtëpinë e këtij të fundit.

Ngjarja ndodhi ne Streatham te Londrës Jugore, kur Ztr Memo e theu derën kryesore të shtëpisë në flakë deri sa të tjerët shikonin të tmerruar.

Petrit Memo së bashku me njëfar Tom Gawrych ja arritën që të hyjnë në shtëpinë të cilën e kishte gllabëruar flaka dhe të nxirrnin jashtë Ztr Beck.

Zjarrfikësit që erdhën më pas që të shuajnë zjarrin nuk kanë dyshim se i rrezikuari ua ka borxh jetën këtyre dy burrave.

Por Zt Memo, punëtor 34 vjeç i cili jeton me gruan dhe pesë fëmijët e tij në Colliers Wood, tentoi të tregohet modest.

“Ne gjetëm një levë dhe ia arritëm që të hapim derën kryesore,” tha heroi shqiptar.

“Ishte vështirë që të shohim diç brenda por ne dëgjuam se dikush ishte aty, dhe ne hymë.

“Ne e nxorëm atë jashtë dhe ai ja arriti që të na thotë ‘faleminderit’. Por më duket se ne vetëm vepruam instinktivisht .”

Zjarrfikësat e Tooting-ut kanë tjetër mendim.

Një minutë ose dy më vonë dhe përfundimi do të ishte tragjik.

“ Ta keni parasysh se të tjerët rrinin dhe shikonin, por asnjëri nuk diti çka të bënte. Mandej këta dy erdhën dhe hynë drejtë brenda” – tha Zr Sawh udhëheqës i zjarrëfikësve i cili erdhi më vonë në skenë.

Ztr Sawh i kushtoj respekt Zt Memos duke thënë se ai meriton shpërblim për trimëri.

Sipas zjarrfikësve duket se zjarri është shkaktuar nga një qiri në dhomën e ndejës së Ztr Beck-ut. Zjarri ishte përhapë shpejt dhe Ztr Beck përnjëherë ishte kurthuar nga zjarri në pamundësi që të ikte.

Burimi:
http://icsouthlondon.icnetwork.co.uk/