Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 01, 2005

Shkruan Prof.dr.Jahja Kokaj

PARABINDJET POLITIKE TE PALES SERBE LIDHUR ME ZGJIDHJEN E PROBLEMIT TE KOSOVES






Kur njeriu perballohet me partnerin, rivalin apo kundershtarin eshte shum me
vlere te dihen pozicionet apo kordinantat e mendimeve, qendrimeve,
gadishmerise dhe priteshmerise se pales kundershtare per problemin
kontestues. Ne baze te ketyre informacioneve duhet te merren qendrimet,
zgjidhen mjetet dhe behen levizjet adekuate ne menyre qe gjitha keto te
rezultojne ne arritjen e qellimit. Problem gadi shekullore i shqipetareve
eshte pavarsia e plote Kosoves. Prandej edhe duhet te dijme cilat jane
parabindjet politike e psikologjike te serbeve lidhur me kete qeshtje.



Bindjet politike fitohen nga burimet e informacioneve siqe jane perjetimet e
perditsheme te fituara ne perms se logjikes se shendoshe, me ane te mjeteve
te informimit, mesuesit, literatures historike , letrare dhe nga misionaret
fetare.

Te nisemi nga bindjet dhe observimet e perditeshme qe serbet kane perjetuar
ne kontakt me shqipetaret. Fakti qe ne ishim nen okupimin serb per afer nje
shekull, bene qe pas luftes se pare por edhe te dyte boterore te dalim me
nje shkalle te larte te analfabetizmit. Serbet gjate kesaj kohe kishin
institucione dhe sistem shkollor nga i cili dualen Tesla, Pupini, Saviqi
etj. Shqipetaret ne Beograd edhe para dhe pas luftes se dyte boterore ishin
me profesion sharraxhinje apo maksimalisht ishin disa kuazi perfaqsues
kosovare me shkolle te mesme te cilet ishin shum inferior ne krahasim me
ngritjet shkollore e politike te serbeve. Pra serbet kishin imazh te
caktuar per ne. I konsideronin shqipetaret si njerz qe dijne vetem te
sharrojne apo te nenshtrohen urdherave te serbeve.

Kete situate politikanet serbe dinin ta shfrytzonin ne derjtim te thellimit
te roberise dhe projektimit te shqipetareve si musliman apo si element
potencialisht turbullues te cilet duhet te mbahen nen kotroll me ligje
represale dhe me akcione te vazhdueshme dhune si qe ishin akcionet famekeqe
te kerkimit te armeve etj.

Per qytetarin e rendomte serb, mundesia e lirimit te shqiptareve nga
roberia ishte absolutisht e pamundur, nuk kishte per ata kurrfare mundesije
apo rezonimi logjike qe shqiptaret mos te kryejn urdherat e tyre.
Rrezistencat e mirenjohura historike te heronjeve tone si Isa Buletinit,
Idriz Seferit, Shaban Polluzhes, apo rrezistencat politike te te burgosurve,
intelektualeve apo yjeve te kombit tane si qe ishte rasti i Adem Demaqit,
Kadri Kusarit e te tjereve ishin te njohura vetem per nje rreth te ngushte
te politikajve apo historjaneve serb. Edhe nese degjonin qytetaret serb
per burgosje te ketilla kuptonin qe eshte fjala per "banda" qe kishin
konotacione sikur qe jane terroristat e sotem.

Ne kete situate nga "bandat" e pa rendesishme, sharraxhinjet apo te tjereve
te ngjajshem te mjere dhe te pa shkolluear , siqe mendonin ata, serbet nuk
munde te paramendonin qe do te kene fare rrezistence . E kishin ne ngulitur
ne thellesine e tyre psikologjike qe jane komb superiur te destinuar per ti
konrolluar e urdheruar shqipetaret. Shkonin aq large ne bindjet e tyre qe,
pjesa dermuase e popullit serbe mendonte qe nuk ka patur shqipetare kurr ne
Kosove. Ata, sipas tyre, jane "shiftare" apo "shiptar" qe kane qene serb
dhe se ne kohe te caktuar kane ndruar fene dhe kombin e tyre. Apo pjesa
tjeter, siqe predikonin kane ardhe nga Shqiperia duke " I debuar serbet nga
Kosmeti" siqe shpreheshin ata.



Rexhimi serb ne te vertete sherbimin me negativ te mundeshem ia ka bere
popullit te tij. Ata me kembengulje me prapagande , me mjete te informimit
television e internet mundohen qe pupullin e vete ta mbajne me
dezinformacione, mos ti kuptojne as informacionet qe per te verteten
shqipetare sot bota i din.



Lidhur me kete, isha shum i trazuar kur rastesisht duke shetitur neper
kanale europjane televizive u paraqite ne ekran nje shqipetare duke folur
nje fraze ne shqipe e pasaj vazhdoi serbisht. Ne te vertet ky ishte nje
funderine e kombit tone I cile ishte nga Ferizaji dhe kishte pas deshmuar ne
dobi te Millosheviqit. Emrin nuk e kuptova e as qe dua ta kuptoj por me beri
pershtypje duke e thene ate qe esencjalisht prapaganda apo parbindjet ,
tanime naïve serbe, e prapagandojne ne Serbi. Thoshte ai i mjeri "shiptare"
qe babegjyshi i tij kishte qene serb. Shtonte pastaj qe "shumica e
shqipetareve jane te ketille si qe eshte ai". Se " pjesa tjeter jane
terrorise e vrases". Qe gjaja se "vetem pas ardhjes se Titos shumica e
shqipetareve kane ardhe nga Shqiperia", e tjera marina. Jam I bindur qe edhe
vete reporteri apo gazetari I Begradidt e dinte qe ato marrina ishin vetem
refleksion apo projekcion i prapagandes serbe tani te kerrokatura nga nje
korb, nje i mjere apo nje funderine i Kosoves. Por esenca ketu eshte vete
esenca e ketij artikulli; qe psikologjia serbe me kembengulje eshte mbajtur
e njejet qe shqiptaret munde te rrine ne Kosove vetem si sherbetrore.

Me siguri me shembuj te ketille apo propagande te ngjajeshme politike
informative ata arrijne qe ta fute ne mjerim te dezinformacioneve kombin
serb ne Serbi.

Por e verteta per shqipetaret ka thperthyer horizontet, ka arritur ne
Amerike dhe te gjitha kontinentet. Qe nga koha e fitimit te universitetit te
Kosoves por edhe me pare analfabetizmi yne u tejkalua. Shqipetaret kane
Akademine e tyre te shkences , kane sistemin e shkollimit ne modernizim e
siper, kane eksperte boterore te lemive te ndyshem, kane edhe nobeliste duke
perfshi ketu edhe Nen Terezen, nga radhet e tyre. Keto u arriten si rezultat
I ngrijes shollore inelektaule qe te shqipetareve ne Kosove dhe Shqiperi.

Ne kete drejtm si ne shum faza historike ka ndihmuar shteti ame- Shqiperia
dhe bijet e saje qe edhe sot krah per krah me ne, energjikisht luftojne me
armen me te fuqishme te ketij shekulli, per shperhapjen e informacioneve dhe
te vertetave per shqipetaret dhe per te verteten e Kosoves, Luftojne per
kauzen tone per Kosoven e lire dhe te pavarur. Dhe keta patriot sot po I
artikulloje klithjet e shum njerzve qe vdiqen apo vuajten nen turturat serbe
ne burgjet famekeqe, klithejet e shum atyre qe krenarisht rane ne fushen e
betejes duke thene: Liri e Kosoves!



Politikanet serb akoma sikuse edhe ne kohen e Millosheviqit, edhe sot
mundohen ta mbajne ne lajthim dhe ne erresire informative popullin serb sa I
perket te vertetes per shqipetaret.

Ne kete kontekst rol shum negativ ka luajtur kisha orthodokse serbe. Feja si
forme e vetedijes shoqerore duhet te lauj rol human dhe edukativ te
popullit. Perkunder kesaj kisha orthodokse serbe edhepse ideologjikisht nuk
duhet te kishte bashkemendim me komunistet e Millosheviqit, ajo sakrifikoi
te gjitha parimet e mirefillta fetare te mireqenjes se njerzimit. Ajo
prapagandoi dhe akoma vazhdon racizmin serb ne forme mjaft perfide. Edhepse
qe nga themelimi I kishes se Decanit nuk ka ndodhe qe ta djege apo ngacmojne
shqipetaret kete kishe. Patrijarhu apo famulltari I kesaj kishe Sava bene
prapagande kembengulese anti shqipetare.

Meqe sebet me vijimsi shekullore jane te mishruar me idete kishtare dhe se
keto ide jane fute thelle ne psiken e tyre, kjo kishe do te luante rol te
rendesishem pozitiv po te predikonte bazat e mirefillata fetare:
humanizmin, moralin, rrespektimin e te tjereve, po te predikonte te
verteten, te drejten e njerut per te qene I lire. Fatekeqesisht predikimet e
kishtareve serbe jane jo humane shoveniste dhe anti shqipetare.

. Superioritetin e sllaveve ne shekuj dhe ekspanzionizmin e tyre ne kete
pjese te Europes e projektojne me konotacione raciste. Keshtu qe ne psiken
serbe nuk munde te kete vende fakti qe ata nuk jane me te paret, me te
fuqishmit. Te jene ndonjehere edhe minoritare apo si qe ndodhe qe dikush nga
kombet tjera te mundet apo dine me teper, kete nuk e pranojne dote.
Psikologjia e ketille patologjike u shumfishua aq sa kaploi edhe akademine e
shkencave serbe. Ata u bene avangarde e hegjemonizmit sidomos me
memorandumin e tyre famekeq qe per essence kishte sundimin e shipetareve por
edhe te tjereve ne Jugosllavi. Ketu I kishte burimet e thella hegjemonizmi
serb ne te gjitha republikat Jugosllave qe u coptuan nga teresia jugosllave
me gjakedrdhje te madhe. Problemi kryesore ishte qe serbet nuk munde ta
paramendojen vedin si minoritare.



Poqe se gjate bisedimeve perfundimtare zhvillohet skenare I pershtateshem
per shqipetaret, kur Kosova shihet qe do te vecohet si plotesisht e
pavarur, serbet do te gjejne ndonje modus gjeografiko politik dhe duke u
bazuar ne " pasjonet fetare" ne "riliketet kishtare etj:" te bejne ndonje
lidhje me Serbine. Pra ne situaten e ketij kollapsi ekzistues informative
minporitaret serbe ne Kosove, kurrsesi nuk munde ta mendojne te mbesin ne
nje Kosove si minoritet.



Ne prag te bisedimeve shqipeatret futen me nje parabindje reale, me ekip jo
ma gjysem-analfabete si ne te kaluaren, por si duket me nje relaksim te
tepruar. Edhepse parabindjet serbe jane ekteremiste, shoveniste dhe jo
demokratike ne kohen e fundit shihet nje aktivitet e akceleruar I serbeve.
Verulleshem Koshtunica shkon te vellau I tyre orthodoks grek, te cilet me
konsekuance perserisin formulen e shqipetuar nga vete Koshtonica " te vleje
mos cenueshmeria e kufijve edhe per mos cenueshmerine e kufijve te Serbise
me rastin e zgjidhjes se qeshtjes se Kosoves. Ne anen tjeter Rusia , vellau
I madh I serbise perserite prapaganden e kohes se Mbledhejs se Londers apo
te Berlimnit , kur Shqiperia u nda ne pese shtete. Rusia thote zeshem qe
Kosova sot ka strukture politike para kollapsimit dhe ekonomi poashtu ne
nivel te kollapsimit. Prandej, zeshem deklaron Rusia "qe kot e kane ata te
perendimit. Kosova as politikisht e as ekonomikisht nuk munde te qerndroje
si shtet". Perqudi thirrjet dhe mendimet te ketilla qe jane jehone e
mentalitetit shovenist serb, po jehojne shum keqe ne Bote ne shum qendra.
Fatkeqsisht duhet te ilustrojme kete me dy shkrime te nje pas njeshme ne
funde te tetorit te ketij viti ne "Herald Tribune" Ne te parin autori
qellim keq nuk ngurron ta titulloje por edhe ta elaboroje si nje
" pavarsi e mundeshme me probleme te pa zgjidheshme apo gjenerator I
problemeve" dhe I dyti artikull duke komentuar te parin shkruan "substances
se popullates se Kosoves iu mungon substanca ekonomike dhe civilizuese
politike per te patur shtet".



Si duket tani procedura e zgjidhjes se qeshtjes se Kosoves ka marre forme te
caktuar. Pas caktimit te Atisarit si misionare nga OKB dihet qe bisedat do
te zhvillohen ne Viene te Austrise. Per te krijuar nje fare balance pos
misionareve te mirenjohur nga amerika do te bashakngjiten edhe Albert Austin
nga Austria dhe Vladimir Chizhkov nga Rusia. Bisedat do te behen ne permes
shuttle doplomacise tanime te mirenjohur.

Siqe pritet, bazuar nga bindjet politike te serbeve qe ketu trajtojme, dhe
faktin qe ne shqipetaret nuk munde te pranojme me roberi ne kohen kur kemi
kete nivel kulturore, kur kemi bashkombasit qe kane gadishmeri te fundeme te
na ndihmojne, situata do te mbetet e pa komprimis apo marraveshje ne mes te
paleve nga Prishtina dhe Beogradi nuk do te kete. Ne kete situate zgjidhja
do te imponohet nga keshilli I sigurimit te KB. Cka duhet te presim ne kete
situate? Optimizmi yne nuk duhet te jete shum I madhe.



Drashkoviqi ne ditet e fundit ka marre garancion nga qeveria kineze qe
nese do te votohet per pavarsine e Kosoves, Kina do ta bllokoje ate me veto.
Ne kohen kur ne SHBA nuk eshte Clinton si prsident e as Yelcin ne Rusi, ne
situate te nje lufte globale kunder terorizmit islam, shpresat qe edhe
vellau I Serbise- Rusia nuk do ta bllokoje kete votim nuk duhet te jene te
medha.



Por ti kethehemi temes qe zhvilloje apo psikologjise dhe bindjeve politike
te serbeve e sidomos serbeve te Kosoves qe te jetojne ne nje Kosove te
pavarur. Besoj qe qeshtja e serbeve te Kosoves, perfshirja e tyre ne jeten
politike e ekonomike, eshte nje nga problemet kyqe lidhur me arritjen e
pavarsise sone. Demin me te madhe ne kete drejtim e kane bere ngjarjet e
Marsit te vitit 2004. Si duket duke shfrytzuar gjendjen e tejvarfur
ekonomike te shqipetareve dhe situaten e tyre politike, te femijve te
pavorrosur dhe pa ekzistence minimale, nje dore anti shqipetare e shperdoroi
kete energji ne drejtim te shkatrrimit te kishave. Por ne te vertete
kultivimi I pasigurise per serbet e Kosoves iu pershtatet serbeve dhe
politikes se tyre hegjemoniste ne Beograd. Ata me kambengulje jo vetem
politikisht por edhe praktikisht I bindin serbet e Kosoves qe ardhmeria e
tyre eshte vetem ne Serbi. Vetem per kete vite qeveria serbe ka nda 705 000
per RTV e Prishtines te vendosur ne Zvecan. Qeveria serbe I stimulon serbet
e Kosoves pra me te holla dhe shkollim. Jep burse te vecanta per
specializime e tjera benificione qe ne Kosove nuk mund te ia ofojme askujt,
me qe arsimtaret dhe penzioneret I kemi ne prage te ekzistences ekonomike.

Besoj qe politikanet kosovare ne te ardhemn duhet te angazhohen edhe me
teper qe ngajrjet politike te jene 1ne duart e tyre dhe te sqarojne apo me
zeshem te elaborojne situaten ekonomike ne Kosove faktin qe ne kete situate
edhe vet shqipetaret me te madhe po mundohen te emigrojne ekonomikisht.



Kam shprese qe ekipi I caktuar per bisedime do te pergaditet ne mebnyre
profesionale, me informacione te nevojshme e edhe me eksperte apo miqe edhe
nga jashte Kosova, por kete komponent te parabindjeve psikologjike dhe
politike serbe duhet ta kene parasysh.
------------------------------

I dashur Moderator,
Po mundohem qe ti kontriboj ekipit tone punues.
Ju lutem qe kete veshtrim ta publikoni per antaresi te gjere te
Alb-Shkences dhe ta dergoni per anetaret e grupit tone punues. Une nuk munda
te ja u dergoj ne menyre direkte me qe vellimi i kesaj file ishte pak i
madhe. Besoj qe nga ketu do te nxjerrin materjal per memorandumin.
Ju pershendes nga zemra juve dhe ekipin punues
Jahja Kokaj

















































_______________________________________________