Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 08, 2005

Shkruan Gezim Ajgeraj-Zvicer

Promovim

Wil (St. Gallen), Zvicër, 5. 11. 2005, Libri "Stacioni i fundit" , Femi Bektashi

Në klubin shqiptar; "Bashkimi" në Wil të St. Gallenit, të shtunën më 5.11. 05, u bë promovimi i librit "Stacioni i fundit" i poetit Femi Bektashi. Ky është libri i tretë me poezi i këtijë poeti, i cili ka bëre ecje të sukseshme dhe ngritje të sigurt nga libri në libër. kjo tregon se ky poet është në rrugë të mirë të hapeve letrare, që mundë te pritet në të ardhmen. Në promovimin e këtij libri është lexuar recensioni i redaktorit, shkrimtarit Iljaz Prokshi, i cili e kishte dërguar enkas për këtë mbrëmje nga Prishtina. Për librin foli edhe recensenti i këtij libri, Gëzim Ajgeraj, i cili më tepër foli rreth stilit, gjuhës, vargut etj. Mbrëmjen e udhëhoqi regjisori i diplomuar i filmit dhe teatrit, Valon Jakupi, i cili është edhe recensent i dytë në këtë libër. Përpara te ftuarve në ketë promovim, foli edhe autori i librit, Femi Bektashi, nikohsisht ai falemënderoi të gjithë pjesmarresit që e kishin nderuar me prezencën e tyre në këtë promovim. Rreth librit dhe vlerave të tij, folën edhe shumëë të pranishëm tjerë, nder të cilët do të veqojm inxhinjer Ahmet Asani nga Kumanova, i cili bëri një zbërthim të vargut dhe deklamoi disa poezi. Poezi u lexuan edhe nga te pranishëm tjerë, që tregon se poezia e këtij libri, është e kapshme dhe e lexueshme për të gjithë. Pas përmbylljes se pjesës promoovuese, u kërkua që ne takim te bisedohet edhe për tema tjera që e preokupojne mërgatën tonë. Dhe për fund, nga ky takim të gjithë te pranishmit u ndanë të kënaqur me debatet e zhvillura dhe idetë e shtruara ne këtë takim. Takime të tilla u kërkuan të kemi më shpesh, sepse i takojnë pjesës më të bukur kulturës, e cila hapë drita shprese përpara mërgimtarëve. Për fund, mundë të thuhet se mbrëmja e promovimit të librit "Stacioni i fundit" me autor Femi bektashin, për të pranishmit në sallë, do të mbetet një mbrëmje që reflekton për shembull se takime të tilla kulturore duhet të kemi më shpesh.

Zvicër, 7.11.2005 Gëzim Ajgeraj