Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, nëntor 02, 2005

Shkruan Flori Bruqi :Gripi i shpezeve ne rajo

Virusi H5-N1

From : Flori Bruqi
Sent : Wednesday, November 2, 2005 4:01 PM
To : art-cafe@alb-net.com, isufdedushaj@hotmail.com, skenderberisha@hotmail.com, drlebibehashani@hotmail.com, miftarelshani35@hotmail.com, dr_nazif_ahmeti@yahoo.com, qku@hotmail.com, zeqirjah@hotmail.com, spitaliregjional@yahoo.com, shgalica@hotmail.com, shehuengjell@hotmail.com, ramizlivoreka@yahoo.com, shqiponj@hotmail.com, nijazipira@hotmail.com, naser.rugova@ks-gov.net, Afrim.Loku@balkans.Halliburton.com, ktraboini@msn.com, jahja.lluka@ks-gov.net, i_prokshi49@hotmail.com, tetori13@hotmail.com, g.ajgeraj@bluewin.ch, enver_hasani@yahoo.com, durakzyrapi885@hotmail.com, dr_krasniqi2001@yahoo.com, vasilq@voila.fr, bajram.kosumi@ks-gov.net, b_ramosaj@hotmail.com
CC : floribruqi@hotmail.com
Subject : Flori Bruqi:H5-N1

Virusi per pak dite mberrin dhe ne Shqiperi

Virusi i gripit te shpendeve per pak dite pritet te mberrije ne Shqiperi, pas rrezikut qe i eshte kanosur mbare Rajonit.

Shefi i Misionit te Organizates Boterore te Shendetesise ne Shqiperi, Santiago Severoni, e konsideroi te pashmangshme nje situate te tille, por nuk pohoi se, nje gje e tille do te shkaktonte perhapjen e nje epidemie.

Severoni pohoi se OBSH-ja eshte treguar e gatshme per te vene ne dispozicion te Shqiperise sasi te konsiderueshme te antiviralit Tamiflu, ne rast te prekjes nga virusi i shpendeve.

Nderkaq dhe Komiteti Nderministror Task Force garantoi me gjithe friken e mberritjes se virusit vdekjeprures se, Shqiperia mbetet e kerrcenuar nga perhapja e gripit te shpendeve.



TE DHENA SHKENCORE MBI GRIPIN AVIAN



Influenca aviare eshte semundje virale qe prek organet e frymemarjes e sistemin nervor te disa lloje shpendesh, duke perfshire dhe shpendet e zbukurimit. Forma virulente akute karakterizohet nga nje kohezgjatje e shkurter e semundjes. Nga kjo semundje preken gjelat e detit, rosat, patat, fazanet dhe pulat.

Shkaktari

Eshte nje virus i klasifikuar ne grupin Ortomiksovirus te Tipit A. Berthama e segmentuar ne 8 pjeseza, permban ARN. Segmentimi lehteson rikombinime te gjenotipeve ndermjet viruseve influencale te Tipit A. Berthama rrethohet nga nje matrice proteinike e rrethuar nga nje membane lipide e veshur nga 2 struktura proteinike, ku varen aktivitetet e hemoaglutininave "H) dhe neuramidazave "N). Klasifikimi i fundit ka ne baze karakteristikat antigjenike te H dhe N, qe japin stimulimin e pergjigjes imunitare. Njihen 15 nentipe H dhe 9 nentipe N "cdo virus permban IH dhe IN).

Transmetimi i semundjes

Perhapet si rezultat i kontaktit te ngushte me shpendet si dhe horizontalisht nepermjet personelit dhe pajisjeve te kontaminuara. Nje rol ne perhapjen e saj luajne shpendet e eger, perfshi ketu edhe shpendet e zbukurimit dhe ata te ujit. Theksojme se ne asnje rast nuk duhet te shqetesohemi se kjo semundje mund te transmetohet nepermjet konsumimit te mishit te pules te gatuar apo vezeve si dhe te produkteve te tjera me qe vijne nga shpendet.

Perhapja e semundjes

Eshte vene re per here te pare ne Evrope "Itali) ne fund te shekullit XIX dhe eshte shtrire deri ne 1930, kohe pas te ciles eshte ndeshur ne Lindjen e Mesme. Jane raportuar shperthime ne Skoci "1959), Angli "1963,1979) ne pula, Kanada "1966) ne gjela deti, Australi "1975). Ne SHBA "1983-1984), ku per zhdukjen e se ciles u shpenzuan 70 milione dollare per 2 vjet. SHBA eshte deklaruar e paster qe prej vitit 1986. Kjo semundje shpertheu ne Hong-Kong ne 1997 dhe nje vit me pas ne Itali. Deri ne 1997, IA konsiderohej nje semundje vetem per vemendjen veterinare. Ne '01/'02/'98 Shtami H5N1, i gjetur ne shperthimin e semundjes ne pula ne Hong-Kong, shkakton semundje tek njerezit, si dhe te kuajt e derrat. Ne vitin 2004 semundja e shkaktuar nga Shtami H5Nl shpertheu ne 6 shtete te botes, duke shkaktuar vdekjen e 9 personave nga Gripi i Shpendeve. Semundja ka prekur Kinen, Vietnamin, Tailanden, Pakistanin, Korene, Hong-Kongun, Indonezine. Rasti i pare zyrtar i konfirmuar ne Kine me 27.01.2004 tek rosat e ngordhura nga virusi i IA u shkaktua nga Shtami H5Nl. Ne vitin 2005, pervec Indonezise, Vietnamit, semundja ka shperthyer dhe ne Rusi dhe Kazakistan.

Kontrolli i Semundjes

Ne vendin tone, bazohet ne gjurmimin e vazhdueshem te shpendeve me metoden e ID dhe HAP. Departamenti i Virusologjise monitoroi situaten epizootologjike per semundjen e IA, duke filluar nga zogjte 24 oresh, ne te gjithe stabilimentet, si dhe ne zonat rurale rreth tyre. Ne kontrollin e semundjes rendesi ka evitimi i kontaktit me shpendet e eger, te cilet jane edhe bartesit dhe transportuesit kryesore te semundjes.

Me antigjenin e importuar nga Holanda u testuan gjate vitit 2005 rreth 600 serume dhe te gjitha rezultuan negative. Nga Instituti i Kerkimeve Veterinare vazhdon kontrolli i perditshem e gjendjes ne vend dhe rezuletatet paraqiten ne nje garfik, i cili shperndahet ne te gjitha institucionet dhe shoqatat e interesuara si dhe ne media. Nga ky grafik vihet re se gjendja ne vendin tone paraqitet krejtesisht e sigurte. Behen rregullisht analiza te kujdeshme dhe sistemtika ne ndermarrje te tilla te medha si "Floryhen", "Aiba" e te tjera dhe ne asnje rast nuk eshte vene re ndonje dukuri shqetesuese. Keshtu qe tregtimi i mishit, vezeve dhe i produkteve te tjera te ketyre kompanive eshte dicka me se normale dhe konsumatori mund t'u drejtohet ketyre prodhimeve si edhe me pare, pa asnje merak e shqetesim.

Virusi i gripit te shpendeve, H5N1, kercenues per njerezit


Gripi i shpendeve, qe ka alarmuar gjithe vendet e Bashkimit Evropian, nuk kercenon vetem zogjte, por dhe njerezit. Sipas shkencetareve te huaj, ky virus eshte nje infeksion qe shkaktohet nga viruse te gripit normalisht tipik per to. Keto lloje virusesh hasen ne menyre te natyrshme mes shpendeve . Shpendet e egra i mbartin ato ne zorret e tyre, por zakonisht nuk semuren prej tyre. Megjithate gripi i shpendeve eshte shume ngjites mes shpendeve dhe disa shpende shtepijake si pulat, patat dhe pulat e detit semuren rende prej tij dhe ngordhin. Kjo semundje e cila per here te pare u identifikua ne Itali me teper se 100 vjet me pare, haset ne te gjithe boten. Zakonisht keto viruse nuk e infektojne njeriun, megjithate qe prej vitin 1997 ka pasur disa raste njerezish te infektuar. Infeksioni i pare i dokumentuar i njerezve me nje virus te gripit te shpendeve ndodhi ne Hong Kong ne vitin 1997, kur shtami i H5N1 shkaktoi semundje te rende respiratore ne 18 persona, prej te cileve 6 vdiqen. Infeksioni i njerezve koincidoi me nje epidemi te gripit te shpendeve shume patogjenike e shkaktuar nga i njejti shtam i popullates se pulave ne Hong Kong. Studime te shumta te atij shperthimi percaktuan se kontakti i ngushte me pulat e infektuara ishte burimi i infeksionit njerezor. Studimet e nivelit gjenetik percaktuan se virusi kishte kapercyer direkt nga shpendet tek njerezit. Dhe per kete aspket ekzistojne dhe raste shqetesuese. Nje 11 vjecare tajlandeze qe u infektua me 2 shtator 2004, kishte kontakt ditor me pulat, por duke vdekur ajo ia transmetoi H5N1, nenes dhe tezes, qe nuk kishin patur te benin me shpendet. Nje tjeter rast i ngjashem ka ndodhur ne nje lagje te pasur te Xhakartes, Indonezi, ndersa me i fresketi ne delten e lumit Mekong ne Vietnam, dhe ky i fundit jo me heret se java e dyte e gushtit 2005, kur u infektua e gjithe familja.

Frika nga virusi, vleresime te ndryshme ne Evrope

Ekspertet shprehen te frikesuar se virusi mund te jete mesuar te transmetohet tek njerezit, dhe konfirmimi i ketij transmetimi, per ta eshte fillimi i nje makthi. Prandaj dhe OBSH-ja ka dhene udhezime te qarta, qe cdo rast i gripit te shpendeve te pikaset sa me shpejt dhe te izolohet. Aq me teper kjo ne Azine Juglindore, por dhe ne Kine e Rusi. Sepse ne mungese te vaksinave te mjaftueshme, kryesore eshte izolimi i rasteve, mobilizimi total dhe organizimi efikas. Ne vendet e Bashkimit Evropian ka vleresime te ndryshme per rrezikun e nje epidemie tek pulat. Vetem Hollanda ka nxjerre nje urdherese qe synon shmangien e nje shperthimi te epidemise . Aty rritesit e pulave duhet ti mbajne ato ne hapesira te mbyllura per te shmangur nje kontakt te mundshem me zogjte migrues. Gjermania ka pergatitur nje urdherese te ngjashme po prapeseprape do ta fuse ne fuqi nese shfaqet nje shperthim. Ne Britani autoritetet flasin per nje risk te vogel te infektimit. Danimarka vetem se i ka bere nje thirrje te pergjithshme rritesve te pulave qe te jene vigjilent.



Shteti nuk merr persiper shperndarjen e vaksinave kunder Gripit të shpendeve
Shteti rekomandon blerjen e vaksines se gripit, por nuk merr persiper mbulimin e popullsise, si pasoje e kostos se larte te saj.

Ne çdo farmaci mund te gjesh kete doze nga e cila perfiton aftesi mbrojtese dhe rezistence me te mire ndaj gripit te shpendeve.

Organet e shendetesise kane bere perllogaritjet lidhur me dozat e nevojshme ne rast te shperthimit te ndonje epidemie dhe pse Shqiperia figuron e paprekur nga virusi vdekjeprures H5N1, i cili ka mberthyer shume vende te botes.


Virusi i gripit te shpendeve rrethon Shqiperine, mungojne 600 mije doza

Shqiperia eshte rrethuar nga kercenimi i gripit te pulave. Mbas Rumanise dhe Turqise edhe Greqia tashme ka hyre ne "karantine". Ne Maqedoni eshte shpallur alarmi, por ende nuk jane percaktuar raste konkrete te infektimit, ndersa dyshime serioze per pranine e gripit, jane ngritur dhe ne Bullgari. E gjithe kjo situate e renduar ne Ballkan, ka bere te domosdoshme edhe shpalljen e alarmit ne Shqiperi. Instituti i Shendetit Publik ne Tirane ka treguar dje permasat e situates emergjente ne vend. ISHP ka kerkuar blerjen e vaksines antivirale si nje operacion qe ka nevoje emergjente te kryhet. Instituti i Shendetit Publik ka kerkuar nga Organizata Boterore e Shendeteise 100 mije doza te medikamentit te quajtur oseltamivir, si mase parandaluese nese ne vendin tone shfaqet virusi i gripit te shpendeve. Sipas drejtoreshes se ketij instituti, Silva Bino, aktualisht vendi yne eshte i paster nga virusi H5N1, identifikuar is virusi i gripit te shpendeve.

Nderkohe edhe Komisioni Evropian u ka kerkuar vendeve anetare qe te ndjekin rekomandimet e Organizates Boterore te Shendetesise, te cilat kane percaktuar se niveli minimal i dozave antivirale te jete ne masen 25 per qind te popullates. Sipas zyrtareve te Komisionit Evropian per mbrojtjen e konsumatorit jo te gjithe vendet kane stokun e nevojshem te antivirusit. Ne rastin e Shqiperise, per te respektuar kete kufi do te nevojiteshin rreth 700 mije doza te tilla. Por sipas shefes se Institutit te Shendetit Publik, Sivla Bino, Shqiperia ka mundur te siguroje vetem nje sasi prej 100 mije dozash te oseltamavirit, qe do te thote vetem 3 per qind e numrit te nevojshem. Kjo sasi antiviralesh eshte siguruar nga pjesa e stokut te Organizates Boterore te Shendetesise. Ende nuk eshte e qarte sesi do te garantohet pjesa tjeter e sasise se vaksinave antivirale per te plotesuar kuotet e rekomanduar nga OBSH.

Kontrollet

Instituti i Kerkimeve Veterinare ka deklaruar se kontrollet e deri tanishme ne te gjitha pularite e vendit, flasin per nje situate te qete dhe pa asnje simptome te gripit te shpendeve. Kontrollet e deritanishme kane pasur si synim pularite, fermat si dhe lagunat, te cilat mendohet se mund te jene vatrat e mundshme te shperthimit te infeksionit. "E vetmja menyre e infektimit nga virusi eshte kontakti me sekrecionet e shpendeve, ndersa menyrat e tjera si konsumimi i mishit te ngrire te pulave apo i vezeve, nuk perbejne asnje rrezik per shendetin"-pohon Bino.

Ballkani ne panik

Nderkohe situata ne Ballkan eshte bere problematike, ndersa zyrtaret e Komisionit Europian deklaruan dje se edhe Kroacia duhet te kryeje sa me shpejt analizat per virusin e rrezikshem. Zyrtaret e shendetesise ne Itali thane se mberritja e virusit ne vend mund te jete ceshtje ditesh, pas evidentimit te nje rasti te semundjes ne Greqi. Greqia dhe Italia jane ne te njejten gjeresi gjeografike dhe nese shpendet migratore kane mberritur ne Greqi, atehere disa prej tyre mund te kene arritur edhe ne Itali, pasi trajektorja shkon nga veriu drejt jugut. Megjithate, specialistet jane perpjekur te qetesojne publikun, ndersa ken bere thirrje per pergatitjen e tyre per cdo rast.


Masakër e panevojshme afër Kakavijës


Groposen të gjalla pulat e bllokuara pesë ditë më parë në Kakavijë. Edhe pse analizat e kryera nga ekspertët në Athinë e Tiranë për 3360 pulat kanë rezultuar krejt të rregullta dhe kanë dëshmuar se pulat nuk ishin mbartëse të virusit të gripit të shpendëve, ato janë groposura të gjalla. Ngarkesa me pula ishte porositur përpara se në Athinë të shfaqeshin rastet e pulave të infektuara dhe për këtë shkak, sipas autoriteteve greke ato ishin të lejueshme për konsum. Në harkun kohor nga porosia deri në ardhjen e tyre në Kakavijë, ndodhi që Greqia hyri në listën e vendeve nga të cilat ndalohej importi i pulave. Dhe kështu, autoritetet shqiptare zgjodhën rrugën më të shkurtër, atë të qenit brenda. Ndonëse sipas ekspertëve, pulat bllokuara pesë ditë më parë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, kanë qenë të pastra biologjikisht, ato u asgjesuan “me një urdhër të ministrit Gjana”. Punëtorët që i hodhën ato në gropën e madhe të hapur ishin pa asnjë mjet mbrojtjës, ata nuk kishin as maska në fytyrë dhe as doreza, çka është një fakt më shumë që verifikon se pulat nuk ishin të infektuara. Si të tilla, me më tepër ndjenjë përgjegjësie, ato mund të kishin “shërbyer” si menu në tryezën e varfër të familjeve shqiptare.

Urdhri
Sipas kryeveterinerit të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Shamet Lagji, i cili ishte dje i pranishëm në procesin e groposjes së shpendëve, “urdhri për asgjësimin e shpendëve të gjalla ka mbërritur mbrëmjen e së martës pranë autoriteteve veterinare të Kakavijës, nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit”. Pas pesë ditësh qëndrimi në parkingun e Kakavijës, maunia në të cilën ndodheshin 3360 shpendë, pula dhe gjela të racës “broiler”, të blera në Greqi e që do të tregtoheshin për mish në vendin tonë, u dërgua në fshatin Radat, pranë rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë, ku dhe u krye groposja e ngarkesës së saj.

Groposja
Ishte me të vërtetë një procesion makabër, ajo që ndodhi dje pasdite në afërsi të fshatit Radat. Autoritetet veterinare që kishin marrë urdhrin e ekzekutimit të shpendëve, kanë zgjedhur si vendin më të përshtatshëm për këtë punë, një pjesë të fushës pranë këtij fshati, rreth 100 metër larg rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Asgjësimi i shpendëve është kryer me anë të groposjes, proces ky që ka nisur që në mëngjesin e djeshëm, për të përfunduar në orët e vona të mbrëmjes, ndërkohë që të gjithë shpendët kanë qenë të gjallë. Shpendë që kakarisin, punëtorë, arka dhe natyrisht përsëri shpendë që fluturonin duke u përpjekur t’i shpëtonin rënies në gropë, specialistë të veterinarisë, pronari i firmës që me keqardhje ndiqte çdo moment shfaqjen makabre ka qenë panorama e kësaj “shfaqjeje” disi të pazakontë që na turpëroi sërish me mënyrën shqiptare të zgjidhjes së problemeve.

Gjendet grip shpezësh në Greqi, dyshime në Kroaci, masa në Rumani.

OBSH-ja paralajmëron se po injorohet origjina, Azia. Autoritetet në Rumani kanë konfirmuar se gripi i shpendëve është gjetur tani në një rajon të tretë në Deltën e Danubit. Nuk dihet ende nëse rastet më të fundit janë shkaktuar nga virusi me mundësi vdekjeprurëse H5N1, por mostrat e zogjve të infektuar janë dërguar në Britani për analiza. Autoritetet vazhdojnë përpjekjet për të identifikuar e izoluar fshatrat e prekura nga gripi i shpendëve. Ata janë përqëndruar së pari në rajonin e deltës së Danubit, por ka edhe një zonë tampon në shtetet fqinje. Në rajonin më të madh moçalor të Evropës jetojnë vetëm 12-13 mijë njerëz. Por gati të gjithë ata kanë shpendë shtëpiakë - pula, rosa e pata.



LAGUNAT MBETEN ME TE RREZIKUARAT NGA VIRUSI I SHPENDEVE


PER KETE ARSYE INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK KA NISUR KONTROLLET NE LAGUNAT E ADRIATIKUT,KUNE-VAIN DHE DIVJAKE. RREZIK TE LARTE SIPAS OBSH PARAQESIN EDHE ZONAT PERGJATE LIQENIT TE OHRIT. KONTROLLI SYNON JO VETEM LAGUNAT POR EDHE FERMAT PASI SHPENDET MIGRATORE MUND TE KENE PASUR KONTAKT ME TO.

NDERKOHE NE BERAT SPECIALISTE TE DREJTORISE SE BUJQESISE KANE NISUR KONTROLLET NE TE GJITHA FERMAT DHE SHTEPITE KU MBAHEN SHPENDE. PAS ANALIZAVE TE KRYERA DERI TANI NUK KA REZULTUAR ASNJE RAST I PREKUR ME VIRUSIN VDJEKJEPRURESNE SHQIPERI NUK KA MBERRITUR ENDE GRIPI I SHPEZEVE



INSTITUTI I VETERINARISE DUKE QETESUAR KONSUMATORET KA DEKLARUAR SE TE GJITHA ANALIZAT E SHPENDEVE KANE DALE NEGATIVE.NE LABORATORIN E TIRANES ESHTE EKZAMINUAR SOT SHPENDI QE U GJET I NGORDHUR DJE NE FSHATIN TOPOJE TE FIERIT.SPECIALISTET DEKLAROJNE SE SHPENDIT I ESHTE GJETUR NJE SACME NE KOKE SI PASOJE E SE CILES KA NGORDHUR.SIPAS TYRE NUK KA ASNJE SHENJE TE GRIPIT VDEKJEPRURES NE SHPENDET E VENDIT.



Alarm per gripin e shpendeve dhe ne Narte

Alarmi per gripin e shpendeve ka mberritur dhe ne Shqiperi, pas ngordhjes se 200 pulave ne fshatin Vernik te Korces.

Dyshimet e para flasin per semundjen e pulave pseudo-pestin, kurse analizat e hollesishme jane duke u kryer ne Tirane ne Institurin e Kerkimeve Veterinare.

Specialiste te departamentit te virustologjise shprehen se, perhapja e shpendeve te prekur nga pseudopesti do te ishte e rrezikshme.

Por nderkohe, alarmi per mberritjen e virusit vdekjeprures H5N1 eshte dhene nga specialsitet dhe banore te zones se Nartes, ku ndodhet dhe nje nder laguant me te medha ne vend.

Laguna e Nartes eshte vendpritje per nje numer te madhe shpendesh shtegtare gjate stines se dimrit.

Gjendet i ngordhur nje shpend shtegtar

Dyshimet per mberritjen e virusit te shpendeve ne Shqiperi sa vijne dhe shtohen, pas rastit
me te fundit, te ngordhjes se nje shpendi shtegtar dje ne lagunen e Semanit ne qytetin e
Fierit.

Sipas analizave paraprake te veterinereve lokale, shpendi nuk eshte i infektuar nga virusi vdekjeprures H5N1, ndonese nuk eshte prejashtuar krejtesisht kjo mundesi.

Nderkaq, specialistet pritet te bejne nje ekspertize te dyte, pasi kane marre kampione te shpendt te ngordhur, per te zbuluar shkakun e vertete te ngordhjes se shpendit shtegtar.



Librazhd: Ngordhja e pulave nuk eshte shkaktuar nga virusi H5N1



Pulat e ngordhura ne disa fshatra te Librazhdit dy ditet e fundit nuk kane qene bartese te virusit te shpendeve.

Ky ka qene konstatimi i eksperteve te ministrise se bujqesise, sipas te cileve, ngordhja e shpendeve ka ardhur si pasoje e nje virusi theter, qe vjen nga mosvaksinimi i tyre dhe qe nuk kalon tek njeriu.

Deri ne keto momente, vendi yne rezulton te mos jete bartes i virusit vdekjeprures H5N1, nderkohe qe jane marre te gjitha masat per parandalimin dhe izolimin e plote te tij.


Ngordhin 200 gjela deti ne Llakatund te Vlores, shtohet frika per gripin e shpendeve


Ministria e Bujqesise njofton se 200 gjela deti kane ngordhur ne Llakatund te Vlores.

Frika e perhapjes se gripit te shpendeve dhe ne Shqiperi pas ketij rasti sa vjen dhe shtohet, nderkohe qe i gjithe rajoni eshte prekur nga virusi vdekjeprures H5N1.

Aanalizat paraprake te ekspertve te Ministrise se Bujqesise nuk flasin per pranine e virusit H5N1.

Burimeve nga kjo ministri, shprehen se ngordhja e 200 gjelave, nuk ka ardhur si pasoje e gripit të shpendeve, apo ndonjë srmundjeje tjeter infektive, por mund te kete ardhur si pasoje e asfiksise.