Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, nëntor 25, 2005

Shkrimtari dhe publicisti i njoftun boteror Vasil Qesari i shkruan leter te hapur revisten gjermane "Iliria"

O TEMPORA, O MORES !

Zoti kryeredaktor i revistes "Iliria" ne Gjermani,

Kam mbetur i befasuar dhe njekohesisht shume i revoltuar nga botimi ne faqet e revistes suaj, te nje shkrimi kaq fyes mbi personin tim. Me vjen shume keq qe ne nje reviste te tille, e cila mban emrin e larte dhe te ndritur "Iliria", botohen shkrime te tille plot shpifje dhe akuza nga me te uletat, shkrime te cilat here - here, shfaqen e bejne pjese ne rubrikat e nje pjese te caktuar te shtypit shqiptar te cilin, me te drejte shkrimtari yne i shquar Ismal Kadare e quan"shtyp i zi".

Pike sa pari, sipas rregullit me elementar te shtypit te vertete dhe korrekt, botimi i nje shkrimi te tille shkel gjithe rregullat elementare te nje shtypi serioz e per me teper patriotik, duke i sherbyer keshtu dizinformimit tendencioz, shpifjeve, ofendimeve, logjikes primitive te hakmarrjes si edhe te akuzave te tjera me te uleta, dale nga pena e nje njeriu pa etiken me elementare te dikujt qe pretendon te "shkruaje" publicistike. Se dyti, po te marrim rastin me te keq, nje shkrim i tille i zi mbushur plot mllefe dhe akuza te uleta, edhe ne se eshte derguar prej vete autorit apo nje personi tjeter, nuk duhej botuar pa u verifikuar. Verifikimi i shkrimeve te kesaj natyre ( edhe pse shkrimi ne fjale del jashte logjikes me minimale te nje organi serioz ) duhej te ishte "alfa" e punes suaj e, une, nuk besoj se eshte ne metoden e punes suaj te botoni çka u bie ne dore. Ne se ju do te ndiqnint rruge tjeter, pra te kunderten e kesaj, revista juaj pa dyshim qe do te kthehej ne nje fletushke rrugesh e cila do te lexohej natyrisht vetem prej rrugaçesh e njerezish pa skrupull. E se treti, kur ju vendosni te botoni nje shkrim te tille, duhet te dini se kush eshte akuzuesi dhe i akuzuari, pra autori i shkrimit dhe personi qe poshterohet. Duhet te dini pra, gjeresisht dhe objektivisht se, kush jane Enver Memisha dhe Vasil Qesari. Une jam i sigurte, zoti kryeredaktor se ju dhe koleget tuaj, ne rastin konkret, nuk njihni as njerin e as tjetrin...

Nje shkrim i tille i turpshem, mendoj se nuk e nderon aspak revisten tuaj e cila, nder te tjera ka ne programin e saj bashkimin e diaspores shqiptare pa dallime bindjesh politike si edhe frymezimin e saj me ideale te pastra atdhetare e demokratike. Nje reviste, te cilen une e kam lexuar dhe e lexoj vazhdimisht me kujdes dhe interesim te veçante. Ne keto rrethana, nuk di se ç'emer mund t'i vihet kesaj ngjarje e cila pa dyshim qe mua me ka tronditur mjaft. A eshte ligesi, hakmarrje, mediokritet, banalitet, keqdashje apo mungese principesh elementare profesionale? Nje gjest i tille i pazakonte, flagrant dhe aspak i ndershem eshte i denje vetem per nje gje: per t'u çuar drejet e ne Portat e Drejtesise, por duke ditur pikerisht qe kjo drejtesi nuk egziston, ju me dashje apo pa dashje ( ? ) jeni bere zedhenes te fjalorit banal te nje personi mjaft te dyshimte e ngaterresar, nje personi anonim i cili arriti kulmin e "lavdise" se tij, pikerisht ne kohet me te erreta te ketyre dhjete vjeteve te fundit.

Se fundi, do ta thoja se nuk eshte ne nderin tuaj e as ne traditen e "konfrerise"gazetareske, qe ju te botoni shkrime te tilla plot shpifje e mllefe ekstremiste personale, te cilat fyejne rende dhe ne menyre publike jeten dhe personalitetin civil te nje njeriu e ne rastin konkret, te nje kolegu tuaj shqiptar, nje gazetari i cili prej vitesh eshte anetar i Shoqates Profesioniste te Gazetareve Franceze, punonjes i France 3 Televizion si edhe publicist i njohur ne vendin e vet. Nderkohe qe ne faqet e revistes suaj, flitet e shkruhet per ideale te vyrtuteshme, fisnike, te larta e te pasterta kombetare, ky shkrim s'ben gje tjeter veç te kunderten. Idealet e nje kombi s'mund te behen kurre te tilla, po qe se mbeshteten mbi fyrejen, perçarjen, shpifjen dhe shtypjen pa te drejte te personalitetit te nje shqiptari kushdo qofte ai...

Vasil Qesari
France

Shenim: Revista "Iliria " e cila botohet ne Gjermani, ka ne krye te saj moton "Bashkimi i te gjithe trojeve shqiptare", nderkohe qe autori i reagimit te mesiperme eshte anetar i kryesise se LSHB ( Lidhja Shqiptare ne Bote ) si edhe perfaqesues i saj per Francen. LSHB eshte organizate shqiptare me e madhe gjer tani e njohur e cila aspiron e punon per te njejtin ideal ( ?! ). Quo vadis, shqiptar ?... O Tempora, o Mores ! "




www.simbad-detari.com

From : Simbad Detari
Reply-To : vasilq@yahoo.fr
Sent : Thursday, November 24, 2005 9:33 PM
To : Detari Simbad
Subject : "Quo vadis" shqiptar ?!...