Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, nëntor 20, 2005

Reuters: Negociatat per statusin e Kosoves mbyllen brenda qershorit 2006. Marreveshja: “Pavaresi e mbikqyrur” nen garancine e nderkombetareve

Ora: 21:30
Nga Elona Mamushi

PRISHTINE (19 Nentor) -Negociatat e statusit te Kosoves mund te mbyllen brenda qershorit te vitit 2006 me nje marreveshje per “pavaresi te mbikqyrur” te garantuar nga komuniteti nderkombetar. Burime diplomatike te cituara nga agjencia e lajmeve Reuters u shprehen se kjo forme pavaresie nenkupton qe prezenca e monitoruesve te Bashkimit Europian te ngarkuar per te kontrolluar respektimin e te drejtave te minorances serbe nga qeveria e Prishtines, do te jete vazhdimesi e prezences disavjecare te trupave paqeruajtese te NATO-s.

Nderkaq qeveria e Malit te Zi beri me dije sot se eshte e gatshme te shtyje referendumin per pavaresi nga Serbia e parashikuar per t’u mbajtur ne muajin prill 2006 nese i rikerkohet nga Bashkimi Europian ne pritje te perfundimeve te negociatave per statusin e Kosoves. (/Balkanweb)