Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 29, 2005

Qeveria kërkon rishikim të gjendjes në shëndetësi


Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është vlerësuar i domosdoshëm rishikimi të gjendjes në shëndetësisë të Kosovës, pasi gjendje aktuale paraqitet e pakënaqshme në shumë segmente. Për këtë është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të përgatis raportet e detajuara të punës dhe propozimet konkrete për zgjidhjen e çështjeve problematike.Në mbledhjen e sotme u bisedua edhe për çështjen e raporteve njëvjeçare të ministrive të qeverisë, në të cilat do të evidentohen të arriturat dhe përmbushja e planeve të punës në harkun kohor njëvjeçar.
Më pas, qeveria ka miratuar Projektligjin për Konfliktet Administrative i cili rregullon marrëdhëniet në kontestet administrative midis organeve të administratës, palëve dhe Gjykatës Supreme. Konflikti administrativ zgjidhet nga Gjykata Supreme e Kosovës ose nga gjykata kompetente e paraparë me ligj të veçantë. Projektligji për Konfliktet Administrative është i harmonizuar me legjislacionin e BE-së. Ndërsa, lidhur me djegien e flamurit të presidentit, Qeveria e Kosovës ka konstatuar se një formë e këtillë e reagimit është e papranueshme. Qeveria do të angazhohet që çështja e simboleve shtetërore të Kosovës të rregullohet, në kohën e duhur në Kuvendin e Kosovës.