Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 01, 2005

Qendra informative e Kosoves informon

Botohet vepra komplete e Ibrahim Rugovës, e cila më 4 nëntor do të
promovohet edhe në Tiranë

Prishtinë, 31 tetor 2005 /TN /QIK - Këto ditë doli nga shtypi kompleti i
veprave në tetë vëllime të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, në botim
të shtëpisë botuese "Faik Konica" në Prishtina. Promovimi i veprës komplete
letrare të Ibrahim Rugovës do të bëhet më 4 nëntor në Tiranë, në kuadër të
Panairit të librit që fillon më 1 nëntor.

Ndërkaq të shtunën drejtuesi i shtëpisë botuese "Fak Konica" Nazmi Rrahmani
ia dorëzoi kompletin e parë të këtyre veprave Presidentit Ibrahim Rugova, të
cilin e ka falënderuar atë dhe mini strin e Kulturës, Astrit Haraçia, që e
kanë ndihmuar dhe sponsoruar botimin e kompletit të veprave të tij.

Presidenti Rugova tha se Nazmi Rrahmani vazhdon punën e tij në botimin e
veprave të rëndësishme në shtëpinë e re "Faik Konica" të veprave kapitale
dhe e falënderoi atë që është kujtuar të bëjë një komplet të veprave të mia.
"Mund të them se Nazmi Rrahmani është një hero i librit shqiptar të Kosovës.

Ne të gjithë dimë për krijimtarinë që ka bërë në shtëpinë botuese 'Rilindja'
dhe po ashtu ne duhet t'i ndihmojmë shtëpitë botuese që të botojnë vepra të
rëndësishme, sidomos në këtë rast dëshiroj të theksoj se duhet të botohen
veprat e klasikes shqiptare, të shqiptarëve tanë të vjetër, pastaj atyre të
Rilindjes dhe të brezave të tjerë që i ka botuar njëherë 'Rilindja' e që
mungojnë tash në tregun e librit shqiptar në përgjithësi", tha me atë rast
Presidenti Rugova.

"Këto janë disa nga veprat e mia që z. Rrahmani dhe minist ria kanë menduar
të bëjnë këtë komplet, që kryesisht janë të fushës së studimeve dhe të
kritikës, dy janë edhe nga fusha e aktivitetit tim në lëvizjen tonë edhe në
aktivitetin politik. Mund t'ju them se kam hyrë në këtë punë me lëvizjen
tonë për liri dhe për pavarësi për të mbrojtur njerëzit, popullin dhe për të
mbrojtur librin dhe shkrimin tonë", u shpreh z.Rugova.

Ai tha se krahas punëve politike e shtetërore, ka gjetur kohë të përgatisë
një surprizë, një botim interesant që ka të bëjë sidomos me traditën tonë
antike, bëri të ditur Presidenti Rugova.

Drejtori i shtëpisë botuese "Faik Konica", Nazmi Rrahmani, i cili është
përkujdesur për kompletin e librave të Ibrahim Rugovës, tha se ky është një
moment solemn - i daljes nga shtypi të ekzemplarëve të parë të veprës në
tetë vëllime të Dr. Ibrahim Rugovës.

Ai tha se që nga shkrimet e para të botuara në revistat e kohës para afro
dyzet vjetësh e më vonë me botimin e libri t të parë, "Prekje lirike" më
1971, Dr. Ibrahim Rugova tërhoqi vëmendjen e lexuesve dhe të kritikës
shqiptare për trajtimin i ri të thelluar dhe të argumentuar ndaj problemeve
e fenomeneve letrare në letërsinë shqipe dhe atë botërore, duke hyrë sa më
thellë në njohjen e trashëgimisë shpirtrore, nacionale e të njëjtën kohë,
duke pasur një hapje ndaj kulturave të tjera dhe të modernitetit të tyre.

"E veçanta e këtij botimi është mënyra e trajtimit të letërsisë, që fillon
me brezin e Ibrahim Rugovës. Është kjo koha kur letërsia shikohej dhe
perceptohej me kritere më moderne dhe me kërkesa më të reja e më të
avancuara dhe që ka lënë gjurmë jo vetëm në letërsinë te ne, por kjo mënyrë
e shkrimit edhe në botën e jashtme ka qenë mbizotëruese dhe me ndikim",
thotë Nazmi Rrahmani.

"Kjo bëri që vepra e Ibrahim Rugovës të jetë e çmuar dhe e kërkuar gjatë
tërë kësaj periudhe, prandaj me të drejtë autori i parathënies të këtij
botim i, Dr. Sabri Hamiti, thotë se vepra e madhe dhe e ndërligjshme kritike
e Ibrahim Rugovës e ka bërë autorin njërin ndër mendimtarët më të mëdhenj
bashkëkohorë shqiptarë për letërsi, por në tekstin socio-kulturor e bën
Ibrahim Rugovën që nga njeriu meditant të kalojë në njëri militant. I pari i
përket domenit të kritikes, ndërsa i dyti domenit të veprimtarisë
nacionale", tha shkrimtari Rrahmani.

Sipas tij, veprat e Ibrahim Rugovës kanë pasur fatin e shumë librave të
tjerë gjatë një periudhe të caktuar në Kosovë. "Dihet se në kohët e vështira
nëpër të cilat kaloi populli ynë, edhe libri kishte fatin e tij. Shumë nga
librat e botuar në një periudhë të mëhershme u nxorën nga biblioteka dhe u
asgjësuan.

Një numër i tyre u dogj së bashku me bibliotekat ku ishin, prandaj sot në
përgjithësi ndihet mungesë e shumë veprave të botuara me parë", tha
Rrahmani. Ai e falënderoi autorin që pranoi që veprën e vet t'ia lërë për
botim shrëp isë botuese "Faik Konica".

"E falënderoj autorin e parathënies, Ministrinë e Kulturës që mbështeti
financiarishl dhe të gjithë ata qe morën pjesë në përgatitjen e realizimin e
këtij projekti, tha zoti Rrahmani.