Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 01, 2005

Postuar nga iliricum 6@aol.com

Prof. Dr. Mehdi Hyseni 2005-10-31 17:31:11 | Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message. | Hotmail has replaced this image to help protect your privacy. Click 'Show images once or Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.
"Babomania" antibashkim kundër ribashkimit - amanetit të baballarëve të Shqipërisë Etnike

Teza e ndërruar "kompromisi i madh-fisinik" antibashkim i Shqipërisë Etnike për "altarin e evropës" e Ismail Kadares, nuk është akt, as vendim i miratuar historik, as i legalizuar i shqiptarëve të kosovës, as të Shqipërisë Etnike, por është opinion personal i tij, që bie ndesh me amanetin historik të baballarëve tanë të Shqipërisë Etnike, të cilët na e kanë lënë të pavdekshëm këtë amanet: " njësimin, tërësinë dhe pavarësinë e Shqipërisë Etnike, tri sende këto, që po i kërkojmë edhe ne sot. Ne nuk po lypim kurrgjë që nuk është e shqiptarëve.ne po lypim kthimin e tokave që na janë grabitur nga Kongresi I Berlinit(1878) dhe nga Konferenca E Londrës(1913). ne po lypim pavarësinë e tërësinë e t0kave të shqipërisë etnike dhe njohjne e të drejtave të shqiptarëve për bashkim." (të drejtat e Shqipërisë Etnike, 2001, f.196-197). Duke marrë për bazë këtë amanet të shenjtë kombëtar atdhetar e patriotik të baballarëve tanë, kështu kanë vepruar dhe kontribuar edhe mendjendriturit atdhetarë e patriotë të penës dhe të pushkës, siç janë : Abdyl, Sami E Naim Frashëri, Vaso Pashë Shkodrani, At Gjergj Fishta, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Azem Bejta., Adem, Hamzë E Shaban Jashari etj. Rruga dhe vepra e tyre e ndritshme patriotike atdhetare ishte drejtë dhe e justifikueshme si ndaj stërgjyshërëve të tyre, si ndaj ribashkimit të Shqipërisë Etnike, ashtu edhe ndaj berzave të rinj, të cilët e kanë detyrë mbi detyra që me devotshmëri ta ndejkin atë rrugë të drejtë dhe të shenjtë të bashkimit gjithëkombëtar, sepse nuk ka alternativë tjetër veç rrugës së gabuar që quhet antibashkim i "babomanisë". Mirëpo, në çdo aspekt (historik, kombëtar, ndërkombëtar dhe shtetëror) antibashkimi është rruga fatale për shqiptarët dhe për Shqipërinë Etnike, sepse nuk përputhet me interesat jetike të kombit dhe të shtetit etnik shqiptar. Justifikimi i argumentuar moral (por jo "moral i dyfishtë", siç ka nënvizuar pa të drejtë, I. Kadare) e shkencor: " baballarët tanë, shqiptarët e katër (4) vilajeteve të Kosovës, të Shkodrës, të Janinës e të Manastirit kanë lypur dhe kanë luftuar për pavarësi e tërësi jo të katundit, të fisit, të krahinës, por për pavarësi e tërësi të tokave të mbarë Shqipërisë së katër vilajeteve, të mbarë Shqipërisë etnike, për liri dhe pavarësi të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, fisi e krahine." (po aty, f.184).
Sa më sipër, propagandimi dhe justifikimi për qëllime të ulta subjective personale a grupore të ANTIBASHKIMIT si antitezë vrastare e RIBASHKIMIT në esenecë përbën dhe, njëkohësisht riaktualizon "vijën e demarkacionit që ndante dhe, përherë ndanë patriotët nga renegatët, parimorët nga oportunistët, militantët nga indiferentët." ( Çështje të pavarësisë shqiptare, 1997, f.39).

* * *

- Askush nuk e gëzon atë të drejtë, që t'ia atribuojë ose t"ia imponojë "tekat e tij" personale dhe arbitrare popullit shqiptar të Shqipërisë Etnike kinëse për rujatjen a për "puthjen demokratike" të ndonjë "altari të Evropës" (për t'ua bërë qejfin diplomacisë së dikurshme kolonialiste (sot,demokratike- integruese) evropiane, e cila, edhe sot (në fillimshekullin XXI) vetëm popullin shqiptar në Ballkan e mban "peng" të kolonializmit dhe të gjenocidit serbo-sllav, që nga viti 1878?!

- Vallë, për këtë "ALTAR TË EVROPËS", shqiptarët, duhet të detyrohen që edhe në shekullin XXI, të "abstenojnë" nga e drejta e tyre historike dhe legjitime e shkolonizimit, e drejtë kjo që nënkupton vetëvendosjen, pavarësimin dhe ribashkimin e tërësishëm të shqiptarëve në një shtet të vetëm kombëtar, ashtu siç është rasti me krijimin dhe me ekzistimin e shteteve të tjera nacionale të popujve të tjerë në Ballkan.

- Vërtet, nëse shqiptarët duan ta prekin sa më parë të jetë e mundur "altarin" civilizues, demokratik dhe integrues të Evropës, ata së pari, edhe me ndihmën e saj, duhet të çlirohen nga zixhirët e robërisë kolonialiste shekullore serbosllave, duke fituar lirinë, pavarësinë dhe ribashkimin e tyre në kuadrin e ALTARIT GJITHËKOMBËTAR TË RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE, e pastaj të zënë "ngjitjen e shkallëve" drejt "altarit të Evropës". Ndryshe, nëse shqiptarët përfillin tezën antibashkim, të proklamuar nga Ismail Kadare, ata kurrë nuk do ta kenë fatin që ta prekin a ta puthin ndonjë "altar" të ëndërruar qoftë në kuptimin e ngushtë(gjithënacional), qoftë në kuptimin e gjerë (evro-ndërkombëtar).

- Ndryshe nga teza antibashkim e Ismail Kadares, unë konsideroj se interesi nacional i ribashkimit gjithëshqiptar në Ballkan, duhet të jetë i pranishëm në të gjitha agjendat dhe skemat e negociatave ballkaniko-evropiano-ndërkombëtare. Kjo është domosdoshmëri dhe detyrë parësore e diplomacisë dhe e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë, si dhe të të gjithë shqiptarëve. Në favor të idesë dhe të konceptit të lirisë, vetëvendojes, të pavarësisë dhe të ribashkimit të Shqipërisë Etnike, do t"ia rikujtojë Ismail Kadares këta dy shembuj karakteristikë nga historia e diplomacisë amerikane: - I pari, " Të gjitha kombet dhe të gjithë popujt janë të lirë të vetëqeverisin siç u pëlqen atyre...". Kështu ka deklaruar zyrtarisht ish-presidenti amerikan, Hari Truman me rastin e inaugruimit të tij, më 20 janar 1947.(Citat i cituar në "Diplomacia" të autorit Henry Kissinger, 1999, f.621; - I dyti, gjithashtu, sipas deklaratës inaugurese të ish-presidentit amerikan Xhon F. Kenedi ( 20 Janar 1961):" Le ta dijë çdo vend, që na do të mirën apo të keqen, se ne do të bëjmë çdo sakrificë, do të mbajmë çdo barrë, do të përballojmë çdo vështirësi, do të përkrahim çdo mik, do të kundërshtojmë çdo armik për të siguruar ekzisetncën dhe fitoren e lirisë." (Henry Kissinger, Diplomacia, 1999, f.622).

Prandaj, po në këtë frymë përmbajtësore të dy mesazheve të cituara të ish-presidentëve të SHBA-së, po shprehem edhe unë në favor të mbështjes së çështjes së lirisë, pavaraësisë dhe ribashkimit të Shqipërisë Etnike, ( pavarësisht nga meditimet dhe sugjerimet politike e diplomatike moralizuese, përkatësisht nga konstatimet konkluduese të Isamil Kadares, se "shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë hequr dorë nga çdo ide e bashkimit"), të mos mashtrohet askush me lakmi grabitçare, sepse shqiptarët nuk kanë lidhur kurrfarë marrëveshjeje ZHBASHKIMI ( sepse ky është vetëm "mjegullim" i çastit i diplomacisë së papërmbajtur të autorit të tezës në fjalë), por le ta dijnë dhe, seriozisht le ta marrin parasysh, edhe amriqtë kolonialist serbosllavë të Ballkanit, si dhe miqtë e tyre tradicionalë, se shqiptarët kurrë nuk do të heqin dorë nga çlirimi, shkolonizimi, rikthimi dhe ribashkimi i territoreve të Shqipërisë Etnike.

* * *

Në të vërtetë, Ismail Kadare qëndrimin e tij përcaktues, se është për një "kompromis të madh" me Serbinë në dëm të bashkimit shqiptar, e ka thënë në formë shumë të vrazhdtë dhe të pasaktë, në vetën e tretë shumës, duke ua atribuar shqiptarëve (të Kosovës dhe të Shqipërisë) këtë tezë të pavërtetë të hipokrizisë së tij politike dhe diplomatike, të "sintetizuar" kësisoj: "... Fakti që shqiptarët si në Shqipëri, si në Kosovë, janë tërhequr nga çdo ide për t'u bashkuar Kosova me Shqipërinë, dhe këtë e kanë bërë sinqerisht, në mënyrë të ndershme, pa dredhi, me moral të dyfishtë, por e kanë bërë drejtpërdrejt, ky është një kompromis i madh.... E megjithatë, shqiptarët të ndërgjegjshëm, duke ditur se kjo gjë e ndërlikon jashtëzakonisht historinë e Ballkanit dhe të Evropës, se kjo gjë është gati e pamundur në kushtet e sotme, ata në mënyrë të tillë, pra të ndershme dhe fisnike e bënë këtë flijim në altarin e Evropës dhe po e perseris, kjo duhet çmuar. Pra, kjo histori e shqiptarëve në prag të statusit, ka filluar me një kompromis." ("Zeri i Amerikës", 25.10.2005; "Shekulli",27.10.2005)).

Kjo tezë e sofistikuar e "kompromisit të madh" ANTIBASHKIM e Ismail Kadares, është sajuar në mënyrë tejet të përsosur të "tekonologjisë së lartë diplomatike", kosmopolite dhe propagandistike në përmasa ndërkombëtare, për të shënuar ndonjë poenë pozitiv në bilancin e pasivës së përgjithshme të diplomacisë së kungullit të Besnik Mustafajt për t'i "bindur" faktorët dhe qendrat e vendosjes së politikës evro-ndërkombëtare, se "shqiptarët kanë hequr dorë nga çdo ide e bashkimit të tyre". Ky konstatim është një e pavërtetë e madhe, e deklaruar nga Ismail Kadare në Intervistën e cituar të "Zërit të Amerikës", 25.10.2005, si dy ditë më pas (27.10 2005) në gazetën "Shekulli" të Tiranës. Sepse, së pari, nuk është e vërtetë, as që mbahet mendë se ndonjëherë të ketë ndodhur në historinë e hidhur të shqiptarëve (përmes ndonjë plebishiti apo kuvendi kombëtar shqiptar), që ata, pavarësisht se cilës trevë a skaj të Shqipërisë Etnike i kanë takuar, dhe i takojnë edhe sot e kësaj dite, të jenë deklaruar kolektivisht kundër idesë së bashkimit gjithëkombëtar shqiptar. Së dyti, gjithashtu, edhe sot (në 16-vjetshin e fundit: 1990 - 2005), para bërjes së Sesionit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (24 teteor 2005 në Nju-Jork) për fillimin e negociatave lidhur me përcakltimin e statusit politik të Kosovës, nuk është regjistruar asnjë deklaratë me karakter kolektiv gjithëpopullor se "shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës " janë deklaruar botërisht para Evropës dhe para bashkësisë ndërkombëtare, se nuk duan bashkim kombëtar, për hir të arritjes së kompromisit politik të zgjidhjes së statusit të Kosovës "në altarin e Evropës"(!?)- Kjo nuk është e vërtetë, sepse nuk ka ndodhur diç e tillë as ndër shqiptarët në Shqipëri, as në Kosovë, por ka ndodhur e kundërta-ripërsëritja racionale dhe vizionale e kërkesës së së drejtë dhe të pavdekshme historike dhe kombëtare gjithëshqiptare për RIBASHKIMIN E SHQIPËRISË ETNIKE!


Fundja, si në kuptimin historik, gjeopolitik, strategjik, ashtu edhe në atë demokratik dhe integrues, "altari i Evropës" nuk ka më nevojë për ripacifikimin dhe risakrfikimin e mëtejmë të territorit etnik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, sepse ajo Evropë në Kongresin e Berlinit (1878) dhe në Konfrencën e Ambasadorëve të Londrës (1913) (pa i pyetur fare shqiptarët-stërgjyshërit dhe gjyshërit e mi dhe të Isamil Kadares) tanimë e ka realizuar këtë tezë të vjetër të Ismail Kadares. Mirëpo, kjo as historikisht, as etnikisht, as ligjërisht, as demokratikisht, as moralisht e as praktikisht nuk nënkupton se shqiptarët, që atëherë " e kanë harxhuar" të drejtën e kredibilitetit të tyre për ribashkim gjithëkombëtar brenda kufijve natyrorë të Shqipërisë Etnike.

Prandaj, "kompromisi antibashkim", siç është shprehur Ismail Kadare nuk është kurrfarë "fakti fisnik" i shprehur, as i argumentuar i shqiptarëve as dje, as sot, as kurrë në historinë e tyre, sepse kjo do të thoshte dy herë vetëvrasje dhe vetëmohim për ta dhe për Shqipërinë Etnike, por ky është vetëm fakt, qëndrim dhe koncept sugjerues i gabueshëm personal i Ismail Kadares. Është vetëm përsërtije e një teze steretipe, antihistorike, amorale dhe antiligjore të diplomacisë së Evropës së dikurshme kolonialiste, që në mënyrë të hidhur, të përkujton një pajdrejtësi të madhe ndaj RIBASHKIMIT të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, të cilën, edhe sot pas 100 vjetësh, në emër të "kompromisit të madh-antibashkim", Ismail Kadare po orvatet t'ua "njohë si meritë të jashtëzakonshme dhe fisnike" shqiptarëve, të cilët, në të vërtetë, kurrënjëherë nuk kanë qenë mbështetës (as në kuptimin doktrinar, as në atë praktik) të parullës armiqësore antibashkim shqiptar, por janë viktimë e drejtpërdrejt e saj, sepse, edhe sot në fillimshekullin XXI (viti 2005) janë të copëtuar, të kolonizuar dhe të zhbashkuar në katër shtetet fqinje imperialiste sllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe FYROMI). Pra, të jemi të sinqertë dhe qartë (duke e shikuar në sy të vërtetën tragjike të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, jo interesat stratregjike, ekonomike dhe tregtare të politikave dhe të diplomacive të armiqve të tyre si në kuptim të ngushtë rajonal, ashtu edhe në atë të gjerë evro-ndërkombëtar, që edhe sot, në erën globale dhe të transicionit ekonomik, demokratik e integrues kanë dalë me "tezën antibashkim" shqiptar, si një nga "kushtet kryesore" për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës gjatë bisedimeve të ardhshme me Serbinë kolonizatore dhe me palën e tretë evro-ndërkombëtare), se as "shqiptarët e Kosovës, as të Shqipërisë" nuk janë deklaruar, as nuk kanë nënshkruar kurrfarë traktati shqiptar-shqiptar kundër bashkimit të tyre, ashtu siç ka pohuar Ismail Kadare përmes intervistës së theksuar, duke ua atribuuar atyre këtë "akt fisnik", pa kurrfarë nevoje, pa kurrfarë arsye, dhe pa asnjë argument të qëndrueshëm dhe të pranueshëm qoftë mbi bazën e së drejtës historike, morale, demokratike, vendore dhe të së drejtës ndërkombëtare. "Aktin fisnik" për "kompromisin antibashkim", duhet kuptuar vetëm si qëndrim dhe akt personal (në vetën e parë njëjës) subjektiv të Ismail Kadares, dhe jo të shqiptarëve as të Kosovës e as të Shqipërisë, sepse për tezën sugjeruese antibashkim të Ismail Kadares, si shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe ata të Shqipërisë nuk iu kujtohet se ndonjëherë në historinë e tyre ta kenë pasur "objekt shqyrtimi", me qëllim që të përshëndeteshin përgjithmonë nga "çdo ide e bashkimit" të tyre, siç është shprehur kuturu Ismail Kadare për opinionin publik ndërkombëtar.

Shkurt e shqip, as shqiptarët e Kosovës, as të Shqipërisë, as të Malit të Zi, as të Maqedonisë nuk kanë "gisht" në sajimin e tezës antibashkim të Ismail Kadares. Prandaj, kjo, edhe nuk mund t'u referohet shqiptarëve të Kosovës, as të Shqipërisë, sepse ata deri më sot, kurrë nuk kanë pohuar, as votuar (qoftë në kuptimin vendor a ndërkombëtar) për të përligjur tezën antibashkim të Ismail Kadares me gjithë gjenocidin dhe hollokaustin shekullor serbo-sllav, që ka rënë mbi kurrizin dhe territoret e tyre (1878-2005), të ndihmuar m'u nga kjo Evropë e dikurshme dhe e sotshme. Kjo tezë antibashkim është aq "diplomamtike", aq "vizionare" dhe aq "kombëtare", ashtu sikurse "teza origjinale" e diplomacisë së kungullit-"pavarësi e kushtëzuar për Kosovën" e Besnik Mustafaj (ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Mirëpo, edhe pse këto dy teza janë të papranueshme për interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve, ekziston ky dallim mes tyre: Sipas Besnik Mustafajt, Kosovës, duhet imponuar "pavarësia e kushtëzuar". Mirëpo, B. Mustafaj këtë tezë e mbron dhe e sugjeron vetëm në emër të vet personal dhe të qeverisë zyrtare të Tiranës (e cila deri tash nuk e ka kundërshtuar, duke e hudhur poshtë tezën antipavarësi të plotë Kosovës së "kryediplomatit" B. Mustafaj) e jo në emër të "shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës", ashtu siç e ka pohuar dhe "jusitifikuar" tezën antibashkim, autori i saj, Ismail Kadare.

Megjithatë, duhet të nënvizojmë se, është në frymën demokratike dhe njerëzore që Ismail Kadare e ka shprehur opinionin e vet lidhur me kompromisin e theksuar "antibashkim" (me shpresë se në këtë mënyrë të simuluar diplomatike, do të ndikonte pozitivisht si tek oponentët qeveritarë serbomëdhenj, ashtu edhe në relacione ndërkombëtare lidhur arritijen e statusit të pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, bindja dhe opinioni im është se, ky sondazh diplomatik i Ismail Kadares, do të ndikojë negativisht, duke qenë se sipas tij, "shqiptarët e paskanë sakrifikuar çdo ide të bashkimit", atëherë si kolonizatorët serbomalazezë, ashtu edhe Evropa , do ta kenë më lehtë, që në emër të "altarit" antibashkim, Kosovës t'ia këpusin, të paktën "Mitorivcën Veriore" me minierën e saj "Trepça"), por nuk ka pasur të drejtë, që atë t'ua atribuojë shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, se gjoja ata "paskanë absetnuar" nga "çdo ide e bashkimit". Kjo, vërtet, nuk është aspak e ndershme, aspak e qëlluar as në kuptimin e "marketingut të lart diplomatik" ndërkombëtar, as në atë kombëtar, sepse populli shqiptar (as i kolonizuar, as i pakolonizuar në hapësirat e Shqipërisë Etnike) kurrë nuk e ka pohuar as në teori, as në praktikë tezën=ANTIBASHKIM, por me shekuj e edhe sot e ka provuar të kundërtën=bashkimin gjithëkombëtar shqiptar në kuadrin e shtëpisë së Shqipërisë Etnike, pavarësisht nga krijimi dhe mbretërimi i kushteve dhe i rrethanave në konstelacionin e marrëdhënieve politike evro-ndërkombëtare.

Meqë, sot, sipas "kompromist të madh-antibashkim" të Ismail Kadares "nuk qenkanë kushtet dhe rrethanat e përshtatshme" për bashkimin e shqiptarëve, atëherë as Ismail Kadare, as Alfred Moisu, as Bensik Mustafaj e askush tjetër, veç gjithë kombit shqiptar në Ballkan, nuk e ka atë të drejtë sovrane, demokratike, etike, profesionale dhe politike, që në emër të tij, të dalë para botës, dhe të deklarojë në mënyrë paushale, se "shqiptarët janë kundër bashkimit të tyre". Një gjë të tillë mund ta ketë bërë vetëm populli shqiptar si tërësi unike, e assesi individët, grupet, partitë, klubet..., etj.(pavarësisht nga aftësitë dhe kompetencat e tyre profesionale, ekonomike, politike e diplomatike brenda ose jashtë Shqipërisë Etnike) sepse asnjëri prej tyre nuk e gëzon të drejtën e monopolit mbi popullin shqiptar, as mbi Shqipërinë Etnike.

Edhe një sqarim lidhur me fenoimenin e antibashkimit të Ismail Kadares, pse në draftet preliminare të BE-së, të OKB-së...,etj. figuron klauzola se "Kosova nuk mund të bashkohet me Shqipërinë", këtë as shqiptarët e Kosovës, as të Shqipërisë nuk e kanë konfirmuar, as nuk e kanë nënshkruar, e as që do ta pohojnë, e as që do ta nënshkruajnë ndonjëherë këtë "dokument ndërkombëtar", sepse, si dje, edhe sot është kundër interesave vitale të lirisë, të vetëvendosjes, të pavarësisë, të zhvillimit dhe të bashkimit të kombit dhe të shtetit etnik shqiptar në Ballkan. Natyrisht, ekziston rreziku potencial, që Evropa edhe bashkësia ndërkombëtare për hir të interesave të tyre gjeostrategjike, ekonomike, tregtare, ushtarake etj., edhe për një kohë të paparashikuar të injorojë dhe bllokojë çështjen e ribashkimit të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, këtë qëndrim dhe politikë të huaj-antibashkim, shqiptarët me asnjë kusht nuk duhet ta mbështesin as ta nënshkruajnë vetë (antibashkimi mund t'iu imponohet, ashtu siç iu është imponuar këtu 100 vjet më parë nëpër kongrese dhe konferenca ndërkombëtare evropiane (1878; 1913; 1919; 1945 etj.), por shqiptarët nuk duhet ta pohojnë, as ta nënshkruajnë, as ta pranojnë kurrë, por, duhet të qëndrojnë stoikisht të patundur, duke insistuar përjetësisht në çështjen madhore të bashkimit, ashtu siç kanë luftuar dhe vepruar që nga periudha e ndritshme dhe e lavdishme kombëtare shqiptare e Skënder Beut, Abdyl Frashërit dhe e Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit..., Adem Jashari etj. për liri, për pavarësi si dhe për bashkim gjithëkombëtar shqiptar, sepse pa bashkim, ardhmëria e shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike, do të jetë e zymtë , e pasigurt dhe e paperspektivë në krahasim me popujt dhe me shtetet e tjera në Ballkan.

Duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë shqiptarët, se një popull pa territor të vetin, ai edhe nuk mund jetë popull i mirëfilltë. Si rrjedhim, shqiptarët nuk kanë fare nevojë, që të radhitën si aleatë në anën e armiqëve të ribashkimit të tyre dhe të Shqipërisë Etnike. Kështu, duhet të ketë vepruar me zgjuarësi dhe me vendosmëri, edhe shkenca, edhe politika, edhe propaganda e edhe diplomacia shqiptare. Ndryshe, nëse në mënyrë të vullnetshme dhe "fisnike" sipas "parimit të moralit të dyfishtë" shqiptarët e miratojnë antibashkimin në emër të "një kompromisi të madh politik" (ashtu, siç ka deklaruar korifeu ynë i letrave shqipe, Isamail Kadare) për t'i balancuar dhe bilancuar interesat e ndryshme të armiqve kolonialistë dhe militaristë shekullorë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, në vend bashkimit të detyrueshëm dhe shpëtimtar të qenies shqiptare, atëherë shqiptarëve nuk u mbetet rrugë tjetër veç "pranimit" të opcionit alternativ-bashkim në kuadrin e një federate të njësuar "serbo-malazeze-maqedone-greke", të drejtuar nga tryeza të ndryshme të Bashkimit Evropian (ku shqiptarët sërish do të "mbivotoheshin" dhe do të ndodheshin nën kudhrën dhe çekanin e kolonializimit dhe të hegjomonizmit të pamposhtur serbosllav në hapësirat e Shqipërisë Etnike). Vërtet, ky do të ishte "kompromisi i madh" në "altarin e Evropës", i cili do ta shkatërronte për jetë të jetëve konceptin, idenë dhe aspirtaën e ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkanin e dallgëzuar përherë nga "fantazma" e pavarësisë së Kosovës-Shqipërisë Etnike.