Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, nëntor 02, 2005

Post.Kol Shkodrani-SHBA

Janë 191 vepra që konkurrojnë në konkursin mbarëkombëtar të letërsisë “Penda e Artë 2005”

Ministria e Turizmit, Rinisë dhe Sporteve shpall listën e veprave të paraqitura për konkursin Kombëtar “Penda e artë dhe penda e argjendë 2005”. Më 20 shtator të këtij viti, Kjo ministri, shpalli një ndër konkurset më të rëndësishëm në fushën e letërsisë shqipe. Sipas traditës, edhe këtë vit Ministria e Kulturës, Turizmit Rinisë dhe Sporteve ftoi të gjithë botuesit të të gjitha gjinive të paraqesin veprat e tyre. Data e fundit e paraqitjes së këtyre veprave ka qenë data 15 tetor. Në konkursin kombëtar të letërsisë “ Penda e Artë dhe e Argjendë 2005 “ u paraqitën për konkurrim gjithsej 191 vepra. Nga këto 63 vepra janë në gjininë e prozës, 46 në gjininë e poezisë, 20 vepra i përkasin fushës së studimit, 21 vepra janë të përkthyera nga literatura e huaj në gjuhën shqipe, dy vepra janë nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, 27 vepra i përkasin letërsisë për fëmijë dhe 12 vepra janë skualifikuar për arsye se nuk plotësonin parametrat e përcaktuara për konkurrim. Veprat që do të vazhdojnë konkurrimin janë gjithsej 179. Çmimet në këtë konkurs janë të kategorive të ndryshme: prozë, poezi, kritikë, ese, studim, përkthim nga gjuha shqipe në të huaj si dhe një çmim të posaçëm për letërsinë për fëmijë. Pjesëmarrës në konkurs janë emra të njohur me një kontribut të madh në historinë e letrave shqipe dhe të të gjitha zhanreve. Ndër të tjerë, në listën e pjesëmarrësve renditen Shaban Sinani, Arben Duka, Viron Kona etj. Krahas emrave të mëdhenj renditen edhe autorë e botues të rinj dhe ka edhe nga ata që janë për herë të parë pjesëmarrës në të tilla kompeticione. 2005-a është i nënti vit që organizohet konkursi mbarëkombëtar “Penda e Artë dhe e Argjendë”. Hera e parë e zhvillimit të këtij konkursi daton në vitin 1998.

Veprat e paraqitura për konkursin kombëtar të letërsisë
“Penda e artë dhe penda e argjendë 2005 “

PROZA
1. Visar Zhiti, Perëndia mbrapsht dhe e dashura. Roman
2. Bashkim Hoxha, Sakrifica. Roman
3. Elvira Dones, Më pas heshtja. Roman
4. Flutura Açka, Kryqi i harresës. Roman
5. Mehmet Kraja Edhe të çmendurit fluturojnë. Roman
6. Eqerem Canaj Ethet e gjakut. Roman
7. Skifter Këlliçi,Tirani ngrihet nga varri. Roman
8. Shpëtim Myshketa, Ditari i një regjizori. Roman
9. Shefki Karadaku, Sagë mbretërore. Roman
10. Shefkije Islamaj, Mos më thuaj se më kë parë ëndërr. Roman
11. Balil Gjini,Mulliri që bluante trëndafilë. Roman
12. Bashkim Çuçi, As i gjallë dhe as i vdekur. Roman
13. Nikolla Spathari, Djemtë e dikurshëm. Roman
14. Ilir I. Grazhdani, 3 km, Varreza J.L.e Makinave Roman
15. Agron Tufa, Fabula rasa Roman
16. Gaqo Bushaka, Kollovar në Tiranë Roman
17. Ilir Papa, Tajfun& Tanga Roman
18. Lekë Tasi,Korridori me vetratë Roman
19. Tasi Proko, Qyteti pa dashuri Roman
20. Salvador Gjeçi, Margaritari i një çmendine Roman
21. Myzafer R. Berberi, Ndodh dhe kështu Roman
22.Vladimir Shyti, Kur triumfon dashuria Roman
23. Meri Lalaj, Dashuri e ndaluar Roman
24. Halit Shamata, Dy dorëshkrime Roman
25. Petraq Zoto, Genta Roman
26. Ridvan Dibra, Kumte dashurie Roman
27. Ramiz Gjini, Rrëketë Roman
28. Vullnet Mato, Damkosja e engjëjve Roman
29. Sami Repishti, Nën hijen e Rozafës Kujtime
30. Petrit Palushi, Përroi i Andrrës Roman
31. Agim Hamiti, Enigma e një brenge Roman
32. Ilo Bodeci, Qëndresa Roman
33. Skënder Drini, Nata është grua Roman
34. Mirela Sula, Pasion i pjesëtuar Roman
35. Sulejman Mato, Vizitor në parajsë Tregime
36. Teuta Dhimarko, Kthina e çudirave Tregime
37. Neshat Tozaj, Liria e tjetrit Novela.
38. Kostandin Vogli, Ura e prishur Tregime&novela
39. Maks Velo, Klubi Karavasta Roman
40. Uran Butka, Humbja nuk është mbarimi Tregime
41. Eqerem Canaj, Belita Novela
42. Shadan Stërmasi, Tri netë pa gjumë Tregime
43. Bahri Myftari, Lavdia e të marrëve Tregime&Novela
44. Skënder Temali, Studentaj e Bolonjës Novelë
45. Hektor Veshi, Derte divorci tregime
46. Vasil Premçi, Lamtumirë, babuin Tregime&Novela
47. Nuredin Boriçi, Thomausti dhe kapelet Dramë
48. Albert Z. Xholi, Vajza misterioze Tregime & skica
49. Ridvan Dibra, Letra nga Provinca Tregime & parabola
50. Andon Andoni, Nusja Tregime
51. Paulin Selimi, Vizita e ujkut plak Humor& Satirë
52. Andrea Pepi, Ishte viti 1943 Novelë
53. Xhavit Shtylla, Pengu i marrëzisë Tregime
54. Mitro Çela, Haberet e Mitros Tregime humoristike
55. Filip Çakuli, Ndërhyrje tek Njutoni Tregime humoristike
56. Filip Çakuli, Kur qeshim me politikanët 2 Tregime humoristike
57. Jorma Maria Loci, Lista e fundit Tregime& Novela
58. Eris Rusi, Dashuri me një të panjohur Tregime
59. Bardhyl Ajazi, Zonja Meli dhe e bija Tregime
60. Anastas Kondo, Vrasësi i vdekjes Tregime&Novela
61. Vera Isaku, Qëllime të mira Kujtime
62. Henrik Gjoni, Simfonia e fundit në ishullin Simon Roman
63. Miranda Haxhia, E verdha e korrikut Tregime.

POEZIA
1. Arian Leka, Strabizëm.
2. Skënder Rusi, Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra.
3. Ferik Ferra, Nata e vdekjes së dytë.
4. Bardhosh Xhelaj , Romuzet e pleqërisë.
5. Bardhosh Xhelaj , Gomari kërkon nuse. ( Fabula ).
6. Bardhosh Xhelaj , Epopeja e rrufjanëve.
7. Bardhosh Xhelaj , Çamëri zonjë vilajeti.
8. Muhamet Derri, Kodoshët.
9. Ina Xhaferri, Thau o lotë.
10. Arqile Pilkati, Gjerdan me margaritarë.
11. Izet Shehu, Mbi qerpikë ç’lodhet agu.
12. Idajet Jahaj, Kafe me qiell.
13. Koçi Petriti, Album i lirikave.
14. Evis Qaja, Buzëqeshja ironike e një shekulli.
15. Rexhina Tosku, Fytyra e ditëve të mia.
16. Denisa Haxhiraj, Për dashurinë.
17. Qebir Hoxha, Mbret poet apo cironë.
18. Alket Çani, Shtrati i Prokrustit.
19. Kolec Traboini, Nokturn.
20. Dritan Osmani, Endje ( Poezi & Prozë).
21. Arben Duka, Kristale të thyera.
22. Osman E. Buzo, Në qiellin pa faj ( Çelsëron Planeti )
23. Martin Cukalla, Magji Marsi akuarel.
24. Romeo Çollaku, Kumbaraja e kohës.
25. Qazim D. Shehu, Pikëllim i Yjeve.
26. Suzana Zisi, E bardha është pak.
27. Shkëlzen Logu , Udhëve me stuhi.
28. Hekuran Zhiti, Kryengritje shqiptare në parajsë.
29. Izet Duraku, Vezullim heshtash.
30. Petraq Risto, Lojë Shahu në shekullin XXI.
31. Faslli Haliti, Iku.
32. Arben Shehu, Shekulli në hipotenuzë.
33. Sokrat Habilaj, Të kasha thënë për lotin.
34. Gjokë Beci, Qiell e dhe.
35. Flurans Ilia Flurka, Zogjtë qiellit i mungojnë në veri.
36. Griselda Abazaj, Copëra të thyera fjalësh.
37. Maria ( Fitret ) Sulçe, Tempulli hyjnor.
38. Grigor Gjirgja, Hijet drejt Evropës.
39. Enrieta Sina, Unë , Ti, Deti.
40. Ymer Nurka, Kuvendi i qenve. (Fabula ).
41. Ymer Nurka, Marshi i lukunisë (Fabula ).
42. Ymer Nurka, Zbori i kafshëve zbatharake ( Fabula ).
43. Ali Podrimja, Ishullli Albania.
44. Petraq Ballabani, Ethe që i dua.
45. Flutura Boçi, Jetë blu ( Poezi & Prozë )
46. Gazmend Krasniqi, Vingilli sipas djallit ( Poezi, Ese, Intervista )

STUDIMI
1. Ali Xhiku. Letërsia Shqipe si Polifoni Studim.
2. Tefik Çaushi, Shkrimtari përballë krimit me të vdekurit dhe të gjallët e Kadaresë Eseistikë.
3.Toni Çobani, Variacione me fjalën komb Eseistikë.
4.Kujtim Dashi, Thellësia e Thjeshtësisë,
poeti dhe njeriu Ndoc Gjetja Monografi.
5. Elham Pasha, Vokopola nga Arbëria në ditët tona Monografi.
6. Ilia Lëngu, Alkimia e fjalës, Eseistikë.
7. Fatime Kulli, Uragani i Meteorëve, Monografi.
8. Aleksandër Meksi, Arkitektura e kishave të Shqipërisë ( Shekujt VII – XV ) , Studim.
9. Gjokë Dabaj, Shestani Vol. 1-2. Studim.
10. Ridvan Dibra, Dekalogu i turpit, Eseistikë.
11. Fatmir Alimani , Katër K., Eseistikë.
12. Agron Tufa, Janusi Qindfytyrësh, Eseistikë.
13. Nuri Plaku, Qyteti pa statuja, Eseistikë.
14. Moikom Zeqo, Grishja e Florimontit, Eseistikë.
15. Behar Gjoka, Proza e Kutelit, Studim.
16. Klara Kodra, Dramaturgjia e arbëreshëve të Italisë në periudhën e Rilindjes, Monografi.
17. Mihallaq Strati , Proverba të krahasuara ( Italisht, Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Gjermanisht, Rusisht, Latinisht, Shqip, Greqishte e re, Greqishte e vjetër, Bullgarisht, Serbisht, Rumanisht e Turqisht. ), Studim.
18. Ardian Vehbiu, Zhargonet e Kombit, Eseistikë.
19. Shaban Sinani , Beratinus, Monografi.
20. Ardian Marashi, Albert Kamy Njeriu, Mendimtari, Artisti, Studim

VEPRA TË PËRKTHYERA NGA GJUHA E HUAJ NË SHQIP
1. Honore Dë Balzak At Gorioi përktheu Valbona Veliu, Roman
2. Danjill Harms, Iluzione optike përktheu Agron Tufa, Tregime
3. Jurij Llotman, Kultura dhe bumi përktheu Agron Tufa, Studim
4. A.P. Çehov, Rrëfimi i zonjës NN përktheu Myzejen Shapllo, Tregime
5. Umberto Eco Baudolino përktheu Mirela Papa, Roman
6. Vitaliano Brankati, Antonioja i bukur përktheu Donika Omari, Roman
7. Pol Elyar, E kaltër toka përktheu Ilia Lëngu, Poezi
8. Henri Michaux, Një kokë del nga muri përktheu Alket Çani, Poema në Prozë
9. Amanda Haight Ana Ahmatova, një shtegtim poetik përktheu Meri Lalaj, Studim
10. Kahlil Gibran, I Çmenduri, Endacaku, Flatrat e thyera. përktheu Taulant Hatia, Triptik.
11. Wilbur Smith Bijtë e Nilit përktheu Çlirim Mukli, Roman.
12. Danielle Steel Dy jetë përktheu Çlirim Xhunga, Roman
13. Edgar Allan Poe Vrasjet në rrugën morg përkhteu Fatos Omari, Tregime
14. Edgar Allan Poe Ti je fajtori përktheu Fatos Omari, Tregime
15. Antologji Poetike përkhteu Aleko Ballauri
16. Antologji Poetike përktheu Aleko Ballauri
17. Jostein Gaarder, Vajza e drejtorit të cirkut përktheu Ermir Pulaha, Roman
18. Jostein Gaarder, Bota e Sofies përktheu Ermir Pulaha, Roman
19. Josif Brodskij, Stacioni në shkretëtirë përktheu Agron Tufa, Poezi
20. Aleksis Kivi Shtatë Vëllezërit përktheu Afrim Koçi, Roman
21. Përralla popullore Mbi kafshët përktheu Bedri Dedja, Përralla

VEPRAT TËPËRKTHYERA NGA SHQIPJA NË GJUHËN E HUAJ
1. Ilia Lëngu Ils N’etainent pas freres et pourtant Albanie 1943 – 1944. Autor: Neshat Tozaj.
2. Ramon Sançes Vepra e plotë.

LETËRSIA PËR FËMIJË
1. Bedri Dedja, Kallëzimet e gjyshes pastërtore, Tregime.
2. Kostandin Vogli, 55 Gjëegjëza, Gjëegjëza.
3. Sokol Jakova, Shokë të pandarë Tregime.
4. Astrit Bishqemi, Kronikë me tank, Roman.
5. Lili U. Gogu, Strehëza e ngrohtë, Roman.
6. Thanas Jorgji, Peshkatarë si ne Roman.
7. Thanas Jorgji, Gjahtarë si ne Roman.
8. Viron Kona Drithërimat e yjeve Roman.
9. Viron Kona Dardi në gadishullin e vetëtimave Tregime.
10. Tatjana Kurtiqi Dhelpra dhe laraska Përrallë.
11. Flamur Topi Miqtë e padukshëm Tregime&Novela.
12. Xhahid Bushati Gabimi i diellit Përralla.
13. Shkëlzen Zalli Treni me gaztorë Vjersha, fabula, gjëegjëza.
14. Fran Ukcama Gjurmët e lotit Roman.
15. Bardhosh Xhelaj Legjenda e arës së florinjtë Tregime.
16. Jakov Milaj Rrëfenja historike Tregime.
17. Vangjush Saro Rrëfime nga shkolla ime Tregime.
18. Dionis Bubani Aventurat e Çapaçulit në Amerikë Tregime.
19. Myzejen Konduri, Dritëbukura, Përralla.
20. Hamdi Meça, Alpinisti i qiellit, Poezi.
21. Hamdi Meça Jam shqiptar, Poezi.
22. Hamdi Meça, Gjithë të mirat, Përralla.
23. Hamdi Meça, Xhani i vogël, Tregime.
24. Hamdi Meça, Një çudi në qiell, Tregime.
25. Hamdi Meça, Xhipi i lagjes, Tregime.
26. Hamdi Meça, Stërnipi i Skënderbeut ,Tregime.
27. Hamdi Meça, Çudirat e gjyshit Gon, T regime.

VEPRA TË SKUALIFIKUARA
1. Vera Hoxha Isaku, Në Biaritz rri fati. Poezi, Botim 2002.
2. Entela Safeti Kasi, Në këtë muzg pikëllimi. Poezi. Botim 2005.
3. Marsida Muhaj, Qyteti i dashurisë. Poezi, Botim 2005
4. Timo Flloko, Robi i Manive. Poezi. Botim 2003.
5. Ilir Balili, Pengu i fjalës. Poezi. Botim 2003.
6. Mihallaq Qilleri, Engjëjt e viteve të vështira. Roman Botim 2003.
7. Albana Hodo, Velloja e bardhë. Roman, Botim 2005.
8. Çobo Skënderi, Dashuri të ngrira. Roman. Botim 2005.
9. Petraq Kote, Ngjarje ndër Muzakë. Tregime Botim 2005. 10. Karl Meiner Biri i Xhunglës, Përrallë, Botim 2003 përktheu Xhevair Lleshi.
11. Zhulieta Demi, Shqetësimi im Tregime Botim 2003.
12. Mijëvjeçari i ri miqësisë heleno – shqiptare, përmbledhje, intervistash dhe opinionesh nga figura të ndryshme të artit, kulturës, politikës, gazetarisë, sportit etj.

Fatos Kongoli, fituesi i çmimit “Penda e artë dhe penda e argjendë 2004 “

Fituesi i edicionit të kaluar të konkursit “Penda e Artë dhe e Argjendtë” është fituar nga shkrimtari i mirënjohur, Fatos Kongoli. Romani me të cilin Kongoli fitoi çmimin e parë në këtë konkurs të madh mban titullin “Lëkura e Qenit” i cili është botuar edhe në Sllovaki. “Penda e Artë” është çmim që i jepet një shkrimtari për një krijimtari të mirë, por edhe për karrierën e gjatë e të pasur. Pikërisht ishte ky një vlerësim që iu bë Fatos Kongolit me marrjen e këtij çmimi të madh. Por para tij, shkrimtari është vlerësuar edhe tri herë të tjera fitues i “Pendës së Artë” me tri romane të ciklit “Burgjet e kujtesës”. Romanet e tij shquhen si të vlerësuara nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani e Sllovaki, është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë, dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit “Velia” (2000). Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika” 2002.



marre nga web-siti i Radio Fokus i Tetoves




© www.traboini.com