Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, nëntor 24, 2005

Nuk ka vend për panik nga gripi i shpezëve, thonë zyrtarë të Qeverisë



Kohë më parë siq kemi shkruar në web faqet tona(Floart dhe Flori-Press)Institucionet e Kosovës kanë marrë të gjitha masat për të parandaluar rreziqet që mund të sjellë gripi i shpezëve, thanë zyrtarët e lartë të Qeverisë, duke shtuar se nuk ka vend për panik.
Dr Naser Rugova, këshilltar për shëndetësi i Kryeministrit Kosumi, para disa ditësh gazetarit të Qendreës informative të Kosovës (QIK) i tha se fatmirësisht Kosova deri më tash nuk është prekur nga asnjë rast i gripit të shpezëve, ndërsa që Qeveria ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje nga shfaqja eventuale e gripit të njohur si avio influenca, virusi i të cilit rrezikon të shfaqet nga shpezët te njerëzit.

Sipas dr.Rugovës, Qeveria, përkatësisht dy ministritë e saj, ajo e Bujqësisë dhe ajo e Shëndetësisë, në bashkëpunim me agjencitë përkatëse dhe Institutin e Shëndetit Publik, ka krijuar të gjithë mekanizmat në shkallë vendi, dhe varësisht nga lëvizjet në shtetet në rajon, do të ndërmerren edhe hapa të tjerë në shkallë vendi". Njëherit ai bëri thirrje që të mos krijohet panik.

Tomë Hajdaraj, zëvendësministër i Bujqësisë, para disa ditësh tha se të gjitha masat janë ndërmarrë konform ligjeve në Kosovë, dhe se ka angazhuar të gjithë ekspertët e nevojshëm për parandalimin e përhapjes së gripit të shpezëve.
Hajdaraj bëri këto ditë të ditur se që nga mbrëmë është urdhëruar ndalimi i importit të çdo lloj artkulli ushqimor të produktit të shpezëve, që vjen nga vendet në rajon dhe nga çdo vend që nuk është anëtar i BE-së, ndërsa do të ketë rikontroll të këtyre ushqimeve që është futur në vend. Por në rast nevoje, zëvendësministri Hajdaraj tha se vendi është përgatitur edhe për shkallën e tretë, në rast të shfaqjes së gripit.

Ministria e Bujqësisë, tha Hajdaraj , ka kërkuar jo vetëm dezinfetkimin në pikat kufitare aktuale, por edhe në tri pikat kufitare me Serbinë, që pritet të ndodhë mënjeherë.
Ai tha se shfaqja e gripit mund të vërtetohe në laboratorin përkatës në Kosovë, falë një donacioni të USAID-it.

Zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë Dr. Astrit Ajeti, gjithashtu patë thenë se tashmë është krijuar grupi i ekspertëve, pas shfaqjes së gripit në Rumani e Turqi. Ai në këtë kontekst reflektoi edhe ndaj përhapjes së papritur të insekteve në Kosovë, duke njoftuar se analizat e tyre kanë rezultuar negative dhe ato konsiderohen tashmë të ngordhura.

Shkenctari i njoftun kosovarë -Prof. dr.Isuf Dedushaj, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, i bëri thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen pasi, me paraqitjen e gripit në Rumani e Turqi, shkalla e vigjilencës është nivelin më të lartë, por që qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të njoftojnë autoritetet më të afërta, për çdo rast të vërejtur të shpezëve të ngordhura.

Ai tha se shkenca ende është në tentativë për të përfituar vaksinën për luftimin e gripit të shpezëve, ndërsa për virusin human, tashmë janë krijuar katër lloje të vaksinave dhe se Kosova ka siguruar sasinë e nevojshme. Prof. Dedushaj sqaroi se ky lloj grip nuk përhapet nga njeriu te njeriu, por sipas tij rreziku vjen nga mundësia e ndryshimit të strukturës së virusit, dhe si i tillë mund të jetë fatal për njerëzimin.
Flori Bruqi