Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, nëntor 27, 2005

Nje In memoriam me rastin e pervjetorit te vdekjes se pedagogut dhe patriotit te shquar shqiptar Prof.dr.Jusuf Rexhepi.

Me respekt Gani Bajraktari Ass.Prof.Gani Bajraktari, MD, PhD, F.E.S.C.

Head of Second Division of Cardiology Internal Medicine Clinic University Clinical Center of Kosova "Mother Teresa", p.n., Prishtina, Kosovo

e-mail:
ganibaj@hotmail.com; ganibajraktari@yahoo.co.uk

Phone: ++ 381 38 500 600 (ex.3576) Mobile: ++ 377 44 355 666



In Memoriam

Prof.dr.Jusuf Rexhepi

(15.06.1922 – 28.11.2004)

Njëzetetë Nëntori është festa më e dashur për shqiptarët, është festë e shumëfishtë. Kjo datë ka sjellë gëzime në familjet e shqiptarëve; ka sjellë festë edhe atëherë kur ajo ka qenë e ndaluar të festohej. Kjo nuk ngjau më 28 nëntor të vitit të kaluar. Njëzetetetë nëntori i vitit 2004 solli dhimbje dhe pikëllim në shumë familje shqiptare në të gjitha trojet e sotme, të copëtuara, shqiptare. Në këtë ditë feste, festa më e dashur e Tij, u nda fizikisht nga ne profesori dhe atdhetari i shquar shqiptar, Prof.dr.Jusuf Rexhepi.

Prof.dr.Jusuf Rexhepi u lind ne Tetovë, më 15 qershor të vitit 1922. Në vendlindje ka vijuar mësimet në shkollën fillore dhe gjimnazin ne gjuhën serbokroate në Jugosllavinë e atëhershme monarkiste. Ka mbaruar maturën më 1942 në gjimnazin Sami Frashëri në Prishtinë.

Studimet e mjekësisë i filloi gjatë luftës se dytë botërore ne Itali (Bari), i vazhdoi ne Vjene dhe diplomoi, pas lufte, në Beograd.

Pasi punoi një kohë si mjek i praktikës së përgjithshme ne vendlindje, në Tetovë, shkoi në Shkup për të specializuar Mjekësinë Interne dhe si mjek specialist vazhdoi të shërbejë në Tetovë. Në ndërkohë në Beograd i kreu studimet postdiplomike ne lëmin e kardiologjisë.

Ne vitin 1973 në Fakultetin e porsahapur të Mjekësisë ne Prishtine emërohet ligjërues për lëndën e Mjekësinë Interne. Atje përgatiti dhe mbrojti tezen e doktoraturës me titull “Studimet epidemiologjike mbi faktorët e rrezikut te sëmundjeve koronare te punëtoret industrial te Kosovës.”

Profesor ordinar për lëndën Mjekësia Interne është emëruar ne vitin 1985 dhe përveç punimeve shkencore përpiloi dhe botoi tekstin universitar: “Ekzaminimi klinik i sëmundjeve te brendshme”. Teksti në fjalë doli nga shtypi në vitin 1984.

Përveç detyrës si ligjërues, gjer në pensionim ka kryer detyrën e Kryeshefit të Kardiologjisë në Klinikën Interne dhe Shefit të katedrës për Mjekësi Interne.

Portreti mjekësor, pedagogjik dhe kolegial i Prof.Jusufit, do të jenë udhërrëfyes për ne dhe gjeneratat që vijnë.

Gani Bajraktari

(Autori i shkrimit të këtij In memoriami është mjek kardiolog, asistent i lëndës Mjekësi Interne, Fakulteti i Mjekësisë Prishtinë, doktor i shkencave të mjekësisë)