Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, nëntor 20, 2005

Një ekspozitë - Plot debate
Evolucioni i njeriut sipas teorisë së Darvinit
Evolucioni i njeriut sipas teorisë së Darvinit

Shoqëruar prej debatesh të nxehta sot (19.11.05) në Muzeun Amerikan të Historisë së Natyrës në Nju-Jork hapet një ekspozitë për Çarls Darvinin dhe teorinë e tij të evolucionit. Ekspozita "Darwin" që është hapur në muzeun më të njohur amerikan të shkencave të natyrës paraqet me një sërë eksponatesh jetën dhe veprën e biologut britanik.

Përveç përshkrimit të teorisë së evolucionit të Darvinit në muzeum vizitorët kanë mundësi të njihen edhe idetë e kundërshtatëve të tij. Sidomos në SHBA grupet e të krishterëve fundamentalistë kanë kohë që kërkojnë që nëpër shkolla në vend të teorisë së evolucionit të mësohet koncepti i ashtuquajtur "Intelligent Design". Në thelb të këtij koncepti është ideja se jeta është krijuar përmes një force të mbinatyrshme dhe jo përmes seleksionimit dhe mutacioneve. Para disa javësh autoritetet e Kansas vendosën që koncepti "Intelligent Design" të jetë pjesë e mësimit në shkollat e këtij shteti federal.

Edhe pse ekspozita në radhë të parë i kushtohet teorisë së evolucionit të Darvinit, në të bëhen përpjekje për t'u shpjeguar vizitorëve se teoritë shkencore dhe jo-shkencore, apo teoritë e bazuara tek feja në lidhje me lindjen dhe zhvillimin e jetës në tokë duhen parë në një raport përndarjeje plotësuese me njëra-tjetrën.

Ndër eksponatet interesante të muzeut përveç objekteve personale të Darvinit bëjnë pjesë edhe një sërë kafshësh dhe speciesh që kishte zbuluar Darvini në ishujt Galapagos dhe që vazhdojnë të jenë ende të gjalla. Le të kujtojmë se vetëm para disa ditësh njëra nga këto specie që Darvini kishte gjetur në ishujt Galapagos, breshka Herriet, festoi 175-vjetorin, në një kopsht zoologjik në Australi. Ekspozita "Darwini" do të qëndrojë e hapur deri më 29. maj 2006.