Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, nëntor 24, 2005

NGJAN EDHE KJO...



E dehur në avjon, mundohet të hapë derën për të pirë duhan

Fjodor Zotaj

Doli në gjyq në një gjykatë të Brisbane, në Australi, një turiste franceze me fobinë për të fluturuar, ku në gjendje të dehur për të pirë një cigare u mundua të hapte derën e pasagjerëve të një avjoni gjatë kohës së fluturimit. 34 vjeçarja e kaloi gjithë këtë vetëm duke paguar një gjobë prej 1000 dollarësh, pasi pranoi fajin për vënien në rrezik të sigurisë të avjonit.
Sipas dëshmive të prezantuara në sallën e gjyqit, gruaja gjendej me burrin e saj në një udhëtim më shoqërinë ajrore Cathay Pacific nga Hong Kong-u në Brisbane të shtunën që kaloi kur u pa të drejtohej në një nga dyert e sigurisë me një cigare dhe një çakmak në dorë. Para se të ndizte cigaren tentoi që të hapte derën e sigurisë. Një nga stjuardesat ndërhyri menjëherë duke ulur gruan në vendin e saj dhe duke e ruajtur deri në uljen e avjonit.