Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, nëntor 17, 2005

Nga Shkodra në Nju Jork me këngën thellë në zemër
-- nga Beqir Sina, New York Beqir Sina
Midtown Manhattan NY : Fredrik Ndoci, i cili, ka lindur në një ndër qytetet më të lashta shqiptare, qytetin më të madh të kulturës së civilizuar -Shkodrën(Shkodër), e quajtur Scutari, prej Ilirëve, erdhi dje në Nju Jork, me një album muzikor krejt të ri. Ndoci, i cili, ka vite që ka emmigruar në perendim, e filloi jetën e tij artistike nga vendlindja Shkodra. Shkodra, ka qënë kryeqyteti i qyterimit shqiptar, i krijuar në Shekullin e 4-të para Krishtit, ura që lidhi dy kulturat midis oksidentit e orientit . Ai pasi qëndroj disa vjet në Itali, ku edhe ushtrojë aktivitetin e tij, u përqendrua dhe jeton e punon në SHBA-s. Përkatësisht në një nga qyetet amerikanë, Nju Jork-un, që duket se ka shumë ngjashmëri për nga multikultura dhe indetiteti i tij, me Shkodrën tonë, Metropolin më të madh shqiptar, të artit - kulturës, historisë e traditës së bukur shqiptare.
Album nga Frederik Ndoci
Gjë çka "terthorazi" e pranon dhe vetë këgëtari Fredrik Ndoci, kur na tha se: "E ndjejë veten si shqiptar edhe këtu në këtë vend - qëndrën e gjithë botës Nju Jork-un. Një emocion dhe kënaqësi, kjo, që ka dasht për t'u ndjerë e qenë edhe më shumë para 15-vjetëve, por, megjithatë prapë jamë krenar që i'a arrita kësaj dite dhe ne shqiptarët të jetojmë e punojmë në këtë qyetet më i madhi i botës". Kam parasyshë tani vështërsit që ka artisti shqiptar të arrijë format dhe shkallët e artit perendimorë, nivelit e këtij qyterimi. Çdo emocion, për mua ka edhe një emocion tjetër, i cili, janë shqiptarët, kudo që më ndjekën në koncerte dhe evenimente të tjera. Ku janë shqiptarët e ndjej veten si në shtëpin time, edhe pse jemi kaq larg Shqipërisë, shprehet Ndoci.
Të premten më 11 nëntor, në njërën prej mjedisve të një ndërtese shumëkatëshe "Panny Lane Building", midis rrugës 3- Ave. - dhe 2 Ave. -. kompania "Blue November Records" me producent dhe editor George A. Gesner, u dha një kënaqësi të veqantë një grupi të zgjedhur artistësh, në Nju Jork, kur pormovoi njërën prej CD-ve më të mira të këngëtarit të njohur shkodran, në Amerikë, Frederik Ndocit. " Është një kënaqësi e madhe të jetosh këto momenete kaq shkëlqyeshme midis kësaj shoqërie, artistësh, këngëtarësh e producetësh të njohur dhe të prezantosh punën e afro tre vjetëve, të këngëtarit Fredrik Ndoci, në përmovimin e kësaj CD-je të titulluar "Canterina,", thotë producenti dhe organizatori i këtij promovimi z. Geoge A. Gesner, njëhereshit pronari i kompanis "Blue November Records", duke prezantuar me tituj çdo njerin prej pjesmarrësve.
Në këtë mbrëmje njujorkase, rruga e albumit të këngëtarit shkodran janë të "derdhura" në CD-në e katërt "Canterina". janë e ardhmja me shpresa e zhgënjime, ëndërra e ringritja si këngëtar, i të disa zhandrrve të muzikës, në gjashtë lloje gjuhësh. Ato janë udhëtimet e gjata njëmijëditëshe muzikore, të njërit prej këngëtarve më të mirë shqiptarë në Amerikë, shkodranit të Amerikës, Fredrik Ndocit.
"Dita e sotme, për mua është më shumë se një pormovim i një CD-je, flet për gazetën tonë, Frederik Ndoci, pasi pormovimi po bëhet, në një mjedis të një qyteti që shkelqen nga shumëlloshmërija e dritave, e ndërtesave gjigande, i cili është qëndra e artit e kulturës botërore. Pormovimi bëhet në mes artisësh e figurash të njohura të muzikës e artit në qytet dhe jashtë tij. Përmovimi bëhet në mes artistësh e këngëtarësh e muzikanë shqiptar në Amerikë, adhurues dhe miq të mijë shqiptar, në Amerikë. Ndërsa emocioni më i madh, th ai, është kurorizimi i punës sime e cila ka mundin e djerës e më se një mijë ditëve, deri në realizimin e doubel CD-s "Canterina,". E cila, vijon Ndoci, është e veqantë për nga larmishmëria, ku aty futen të gjitha zhandrret për nga forma dhe nga përmbajtja ka disa tema dhe disa gjuhë si: në anglisht, spanisht, italisht e shqip. Të gjitha zhandrret janë në: Pop, Klasik, Romantik, Disko, Romanc e formuar në stile e forma.
Për here të parë unë kam pas këtë rast, pasi kamë shumë CD-i, dhe kaseta e video kaseta të tregoj më shumë se jamë shqiptar. Kjo është CD-ja e katërt dhe më e mira, e cila hap rrugën e së ardhmes në këtë lëmi. Kjo CD-i është edhe drita e një dritarje tjetër. Çdo artistë e sheh veten në një "kala", ku që nga andje u "thërret" edhe të tjerëve "ejani më shihni mua". Çdo artistë është si "fjorde" ku sejcila duket më e bukura. Edhe çdo njeri artist, me një mënyrë apo tjetër, di t'a thotë mirë fjalën tij edhe pse rolet janë të ndryshme dhe konkurenca është e fort. Sa më shumë artista të ketë, aq më shumë rriten vlerat e rëndësia e artit" përfundon këngëtari nga Shkodra në Nju Jork, Fredrik Ndoci
CD-ija "Canterina,", projekti i së cilës, ka në brendësi më shumë se dy vjet punë, të gjatë e të kujdesëshme, u promovua në Manhattan, në mesin e një ambjenti moderrn ku morën pjesë , këngëtar, muzikan, artistë , piktorë, poetë e shkrimtar, producentë, gazetar miq, shok e adhurues të këngëtarit shkodran tash me banim të përherëshëme në SHBA-s, Frederik Ndoci. Promovimi u zhvillua mes "zhurmës" së muzikës, bisedave rreth muzikës e artit, intervistave me gazetarët, bliceve të aparateve, humorit të këndëshëm dhe të një ushqimi tradicional, ku gatimi shqiptar ishte më i preferuar nga amerikanët. Në kët aspekt, u tha se ishte kontaktuar me gushinjer e specialist nga e gjithë bota që punojnë në Nju Jork.
Muzikani Raif Hyseni, ka ardhur s'bashku me këngëtaren e njohur Merita Halili të urojnë kolegun e tyre. Mes gëzimit e emocioneve , Raifi, thotë së është më të vërtet gëzim i madh, kur merr pjesë në pormovimin një CD-je të një këngëtari ndër më të mirët, sot, shqiptar edhe këtu në Amerikë, si Frederik Ndoci, që me vokalin e tij të magjeps. Atë që këngën shqiptare, motivin e saj e ka shëndërruar në urë lidhëse midis audiencës amerikane, latine e tjer. CD-ja "Canterina," është një vepër, një realizim profesional, në brendësi me autor dhe muzikan të shquar ku edhe unë kamë luajtur një pjesë në fizarmonik. Si adhurues, e si miq, në pormovim në mes të dhjetrave pjesmarrësve, morën pjesë edhe pedagogët Qemal e Kozeta Zylo me të bijën, këngëtarë, instrumentistë, piktor, shkrimtar, poet, shqiptar, si dhe media shqiptare në Nju Jork. Plotë, dashuri e respekt shumë afër në përmovimin e CD-së së re, qe edhe ajo që i ka qëndruar pranë në të gjitha kohërat më të vështira prej vitit 1998 deri me sot Aida. Aida, është gruaja e tij e martuar me celebrim më 3 tetor 1999.
Disk 1
1- Malague Saerosana
2- Anche Senza Di Te
3- Corazon de Cristal
4- El Dichoso Soy Yo
5- Caruso Medley
6- Musica
7- Bizet's Pearls
8- Falling in Love Again
9- Piano on a Moon
10- Canterina
11- The Crying Field
12- Return to Me
Disk 2
1- Zonja Shkoder
2- Glass Heart
3- All the Love in the World
4- Mavara Glalia
5- La Danza
Produced by George A. Gesner(GAG Order Productions)
Co-Producer/Sound Designer : Harold Stephan(Magik Music)
Mixed Music by Miklos Malek
Assistant Producer/Guitar Arrangements: Ben Butler
Engineers: Harold Stephan, Steve Skimer, Miklos Malek,Kevin Bents, Mark Kondriacki, Matt Boytton, Nik Chinbouksas, Richard Kerr, Steve Gillialand, Jim Barabaro.
Recording Studios: Magik Musik(NYC) dhe shumë kompani të tjera muzikore.
Mastred by Tom Coyne at Sterling Sound (NYC)
Graphic Design/Art Direction: Gabrielle Gewirtz
Photography by Fadil Berisha
Lidhur me firmën e CD-së, Frederik Doci dhe Ndoci, ka edhe një sqarim interesant për lexuesin : Në një material biografik botur së fundi, mbi jetën dhe veprimtarinë e këngëatrit Fredrik Ndoci, thuhet se Avokati George Stein, përpiloi në favor të artistit pikat e kontratës, më të cilën, duhesh të firmosnin për diskun e ri. U vunë firmat. Propozimi i parë ishte Frederik Doci pa "N". George shpjegoi: "Se askush në botë nuk të njeh. Në Itali njihesh, si "Frederik" pa ndonjë mbiemer. Në Spanjë po ashtu, si "Federikos", ndërsa në Amerikë, ka shumë këngëtarë me emrin "Frederik". Ne na intereson tregu. Në treg, nuk ka sukses emri me dy bashkëtingëllore "nd". Kështu që bota sot e tutje do të njohë me emrin FREDERIK DOCI."


Postuar nga:
From :
Sent : Thursday, November 17, 2005 4:58 PM
To : floribruqi@hotmail.com
Subject : nga beqir sina nyc