Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, nëntor 19, 2005

Nga Kolec Traboini-Boston


Duke lexuar nje shkrim per Festen e Flamurit ne Conecticat me lindi pyetja:
me sa e kane kuoten ata qe e organizojne diten e Pavaresise se Shqiperise ne East Hartford te CT, se keta tonet ne Boston ( nen kryesine e AANOs qe dikur i binte buzukut grek ne diten e Flamurit) e kane marre seriozisht dhe e kane ngritur kuoten e flamurit ne 75 dollare per person...Jam shume kurioz te di edhe se.... deri ne cfare lartesie (tavani) ka vajtur cmimi i Festes se Flamurit ne Komunitetin Shqiptar ne USA dhe si eshte prognoza per festat e ardhshme.
E sa per sponsor, ju lumte atyre bisnesmeneve te East Hartfordit, se keta tonet, cfare perfshijne rrethinat e Bostonit jane sponsor( thone 4 shoqata) jo per te dhene por per te marre....
Dikur ne Pier Four beheshin festat me 35 dollare, mirepo ajo koha ka ikur e i ndjeri atdhetar Anthoni Athanas ka vdekur...Tani kane dale ca atdhetar te rinj me disintiv qe po ja ngrijne lart e me lart cmimin e flamurit...
Dhe vini vesh, Anthoni Athanas ka lene porosi tek trashigimtaret e vet qe shqiptareve tu jepet lokali Pier Four vetem me shpenzimet e ushqimit (37 $ )e pa asnje fitim( sic u organizua mbremja per 600 vjetorin e lindjes se Gjergj Kastriotit Skenderbeut, me 29 tetor 2005 me nisiativen e studiuesit te njohur Thanas Gjika), mirepo keta zogjt e rinj te AANO-s nuk pranojne ta bejne ne Pier Four sepse duan qe paraja tu dale e tu teproje. Mire e kane...per para Kadiu e vertit ters sherihane, edhe sikur njeqind flamuj ne dore ti mbaje.
Urojme qe vitin tjeter me Flamur Kombetar ne dore te kapim Qindeshin....
Ka shkruar nje novele Ernest Koliqi. A ja dini titullin? Eshte fare i thjeshte: Tregtare flamujsh...

Kol Shkodrani
Boston