Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, nëntor 24, 2005

Nga Flori Bruqi :Lajme për virusin H5-N1

Inspektoret sanitarë të MSH së Kosovës janë në nivelin e duhur në mbrojtjen e shëndetit të njeriut.-

Qeveria e Kosovës kohë më parë ka emëruar “Shtabin Emergjent” drejtor i të cilit në kuadër të MSHP është Drejtori- ish ushtaraku i njoftun BISLIM ZYRAPI.

Në nivelin e SHEK janë emëruar dhe Shtabet tjera emergjente në nivel të 7 Qarqeve dhe 33 Komunave të Kosovës.

Siq dihet deri më tash nga Buxheti i Konsiliduar i Qeverisë së Kosovës i janë ndarë rreth 400.000 €uro MBPZHRK,shumën kjo simbolike e cila pothuaj është tjetërsuar më blerjen e ca mjetëve teknike më çmime enorme nga kjo ministri.Të hollat e premtuara rreth 2,200.000 €uro për MSHK (për 100.000 vaksina kundër gripit si dhe për preparatet dezinfektuese –higjenike ) asë që po flitët në qarqet shëndetësore në nivelin e Ministrisë së shëndetësisë. Nese ipen këto mjete financiare kësaj ministrije duhet të dihet mirë se cila dorë do ti menagjojë se mund të ndodhë që TENDEROMANET e kësaj ministrije mund ti mbushin xhepat e tyre që kanë mbetë të zbrazët deri më tash...Apo mund të ndodhë që të blihen preparate dezinfektuese të stervjetruara vetëm e vetëm të fitojnë në sasi dhe për cilësine e këtyre preparteve asë të mos flasim.Një gjë të tillë e bënë 2-3 Tenderomanë të mësuar të MBPZHRK,kur në këtë ministri sollën mjete për” parandalimin “ e virusit dhe shpenzuan pothuaj tërë buxhetin më maska ,rroba... dhe i mbushën xhepat e vet më €uro ,thotë një burim i yni në ketë ministri.

Poashtu,nga lajmët që posedojmë nga tereni asnjë nga Spitalet,Institutet shëndetësore ,Shtëpitë e Shëndetit etj. anë e kënd Kosovës nuk janë furnizuar më preparte dezinfektuese higjenike dhe më vaksina kundër virusit të tipit avian ...

Do të ishte e udhës që në në përcaktimin e preparateve kundër kësaj sëmurje të rrezikshme të merrnin pjesë ekspertët shëndetësorë si fjala vjenë prof.dr.isuf Dedushaj,Prof.dr.Muharrem Bajrami,prof.dr.Ilir Tolaj,prof.dr.Naser Ramadani,prof.dr.Sali Ahmeti e ndonjë tjetër e jo ndonjë PROKURUES ndërkombëtar apo vendor i tipit Dr.Hanu Vuori(MSHK) apo Jorge Giligan(UNOPS)

të cilët më vetëdije të plotë dhe pa therrë në këmbë shkatërruan Buxhetin e Konsiliduar të Kosovës( blenë barna të dyshimta ,nëpërmes agjensionit UNOPS –Ministri e Shendëtësisë së Kosovës më disa PROKURUES të kësaj MINISTRIJE ) i mbushen xhepat më euro,mbushën depon në MAZGIT ,u pasuruan për vedi dhe tash herifat thonë se PREPARATEVE ju ka skaduar afati !...Përgjegjsia në bisht të sorrës! Dihen emrat e atyre që janë aprovues të këtyre tendereve të DYSHIMTË dhe PROKURORI nuk e dijë pse heshtë.Pse heshtë MSHK,kur akoma shumë FUNKSIONARË të kësaj ministrije janë aprovues dhe LIKUIDUES të TENDEREVE TË DYSHIMTË më barna të skaduara,të dyshimta të MISIONFARMES,DR PANOVSKIT,IDA-së etj...Ata u pasuruan (ndërkombëtarët dhe kombëtarët)kurse Spitalet tona nuk kanë barëra në Farmacitë e tyre për mjekimin e POPULLIT të vet të varfër ...,për çka autori i këtyre rreshtave ka akuzuar me mera dhe mbiemra bartësit(vjedhësit) haptas në mjetët informative të Kosovës dhe në shumë ueb site ndërkombëtarë...Do të ishte e udhës që MSH prof. Sadik Idriz,z.ministri dr.Astrit Ajeti,sekretari permanent dr.Pleurat Sejdiu ,të dijnë mirë se kujt po ia besojnë detyren (blerjen –TENDERUESE të vaksinave,dezinfekcioneve etj),sepse ,më këta PROKURUES që i kanë në këto institucione shëndetësore do të pësojnë jo vetëm institucionet që këta i DREJTOJNË ,por do të pëson edhe vetë POPULLI – i sëmuri, shkruan për agjensionin “Flori –Press”,autori Mr.sc.Flori Bruqi.

Kina ka ftuar specialistė tė OBSH-sė tė vijnė nė Kinė pėr bashkėpunim nė fokusin e parandalimit e tė mjekimit tė gripit tė shpendėve

Ministria e Shėndetėsisė e Kinės bėri tė ditur mė 6 nėntor 2005 se deri tani raportuar raportimin pėr 3 raste tė pneumonisė sė mushkėrive, tė shkaktuar nga faktorė tė paqartė. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė njeriu tė infektohet nga gripi i shpendėve tė tipit H5N1. Shkaqet e sakta e sėmundjes do tė caktohen pas kontrollit tė mėtejshėm nė laborator. Ministria e Shėndetėsisė e Kinės i ka paraqitur njė ftesė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė dhe shpreson se kjo organizatė do tė dėrgojė specialistė nė Kinė pėr hetimin e shkaqeve tė sėmundjes. Do tė dėgjoni tani reportazhin e hollėsishėm.

Mė 27 tetor 2005, Ministria e Shėndetėsisė e Kinės mori njė raport, ku vihej nė dukje se nė distriktin Xiangtan, nė jug tė provincės Hunan, ku ra kohėt e fundit epidemia e gripit tė shpendėve tė tipit H5N1, dy fėmijė u pėrcaktuan si bartės tė pneumonisė sė mushkėrive nga shkaqe jo tė sakta dhe njėri prej tyre vdiq nė spital. Mė 6 nėntor, Ministria e Shėndetėsisė e Kinės bėri tė ditur gjithashtu se njė mėsues i distriktit Xiangtan u infektua me tė njejtėn simptomė tė pneumonisė sė mushkėrive pa shkaqe tė sakta. Kėshtu nė Kinė duken 3 raste tė pneumonisė sė mushkėrive nga shkaqe tė papėrcaktuara mirė, ndėrsa para kėtyre, nė Kinė nuk ka patur njoftime pėr infektimin e njeriut nga gripi i shpendėve.

Pasi njoftimit tė kėtyre 3 rasteve, Ministria e Shėndetėsisė e Kinės i alarmoj nė kohė Organizata Botėrore tė Shėndetėsisė pėr gjendjen e hollėsishme dhe masat qė Kina ka marrė pėr parandalim dhe mjekim. Pėr tu sqaruar shkaqet e sėmundjes, Ministria e Shėndetėsisė ftoi specialistė tė OBSH-sė tė vijnė nė Kinė pėr zhvillimin e punėve hetuese. Gjatė intervistės pėr korrespondentin e Radios sė Jashtme tė Kinės, njė funksionar i shtypit i Zyrės sė OBSH-sė nė Kinė, z. Wadia tha:

"Lidhur me dėrgimin e specialistėve nė Kinė, po konsultohemi me palėn kineze dhe do tė kemi hollėsira konkrete nė ditėt e ardhshme. Bashkėpunimi midis nesh do tė pėrfshijė kontrollin e gripit tė shpendėve nė laborator, hetimin e epidemive, forcimin e aftėsisė parandaluese, etj."

Aktualisht, Ministria e Shėndetėsisė e Kinės ka dėrguar njė grup specialistėsh nė provincėn Hunan pėr vėzhgimin dhe mjekimin e tė prekurėve nga pneumonia e mushkėrive. Mėsohet se ndėr 192 persona qė pranuan vėzhgimin mjekėsor, nuk ėshtė zbuluar ndonjė dukuri e jashtėzakonshme.

Pas ardhjes sė vjeshtės sė kėtij viti, nė Kinė ndodhėn 4 raste tė epidemisė sė gripit tė shpendėve. Ministria e Bujqėsisė e Kinės dhe administratat lokale kanė marrė njė sėrė masash tė ngutshme kontrolluese dhe e vunė nėn kontroll me efikasitet gjendjen e epidemisė. Megjithatė, prapėseprapė Kina ndodhet nė gjendjen e gadishmėrisė sė lartė pėr parandalimin e kontrollimin e gripit tė shpendėve. Liderėt kinezė kanė thirrur disa mbledhje pėr zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese. Nė zonat ku ndodhi epidemia e grpit tė shpendėve, janė vrarė dhe janė trajtuar nė mėnyrė mjekėsore tė gjitha shpendėt shtėpiakė nė njė sferė me rreze prej 3 kilometrash. Qysh nga 7 nėntori, nė Pekin ėshtė ndėrprerė tregtia e shit-blerjes sė shpendėve tė gjalla.

Funksionari i OBSH-sė Wadia tha se masat parandaluese dhe mjeksore tė Kinės janė tė forta. Ai tha:

"Nė Kinė, qendra e pėrkrah parandalimin dhe mjekimin e gripit tė shpendėve si nė anėn politike ashtu dhe financiare. Edhe administratat lokale kanė marrė masa efikase dhe ėshtė frenuar shpejt epidemia e gripit tė shpendėve nė disa zona. Por si njė vend i madh, nuk ėshtė e mundur qė nė tė gjitha krahinat e Kinės tė harxhohet e njejta forcė nė kėtė fushė dhe veēanėrisht fshati kinez ndodhet pėrpara sfidave tė mėdha. OBSH-ja ėshtė gati t'i japė ndihmė Kinės nė kėtė drejtim."(Flori-Press)

U hap mbledhja globale e parandalimit dhe mjekimit të gripit të shpendëve

Në Gjenevë kohë më parë u mbajtë për 2 ditë mbledhja globale e parandalimit dhe mjekimit të gripit të shpendëve e organizuar bashkarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, FAO-ja, Organizata Botërore e Shëndetësisë së Kafshëve dhe Banka Botërore. Mbledhja do të diskutojë gjendjen epidemike të gripit të shpendëve, parandalimin e përhapjes së gripit të shpendëve ndër njerëz, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar etj.

Në këtë mbledhje morën pjesë funksionarë, specialistë të mbi 80 vendeve, përfaqësues të organizatave përkatëse ndërkombëtare dhe të kompanive të famshme të prodhimit të ilaçeve. Sfondi i kësaj mbledhjeje është që në disa vende aziatike janë dukur pandërprerë raste të reja të njerëzve të prekur nga gripi i shpendëve; virusi i gripit të shpendëve vazhdon të përhapet në Azi dhe Evropë, deri tani vetëm në Afrikë dhe në Oqeani nuk janë zbuluar gjendje epidemike të gripit të shpendëve; me ardhjen e dimrit, shumë zogj shtegtarë fluturojnë drejt jugut duke kërcënuar Afrikën, ndërkohë që Afrika është pjesa më e dobët në sistemin global të parandalimit të gripit të shpendëve.

Më 4 nëntor, konferenca e 7-të afrikane në rang ministrash bujqësorë diskutoi për herë të parë problemin e gripit të shpendëve. Konferenca ishte e mendimit se detyra e parë e vendeve afrikane është përsosja e sistemit kontrollues të gripit të shpendëve. Më 4 nëntor, Banka Botërore shpalli se do të japë 300 deri 500 milionë dollarë për të ndihmuar vendet e varfra në parandalimin dhe mjekimin e gripit të shpendëve. Ndihma ndaj Afrikës dhe vendeve të tjera të varfra për parandalimin dhe mjekimin e gripit të shpendëve do të jetë një nga temat kryesore të kësaj mbledhjeje globale të parandalimit dhe mjekimit të gripit të shpendëve.

Një temë tjetër e rëndësishme e kësaj mbledhjeje është përdorimi efektiv i kapitaleve në parandalimin dhe mjekimin e gripit të shpendëve. Ditët e fundit, sekretari i përgjithshëm i FAO-së Diouf tha se për shkak se gripi i shpendëve është një sëmundje e shtazave, duhet të kontrollohet së pari përhapja e tij ndër kafshë. Tani komuniteti ndërkombëtar i kushton vëmendje vetëm ndikimit të gripit të shpendëve mbi shëndetin e njerëzve, por problemi i mos-përsosjes së sistemit të veterinerëve në shumë vende të varfra nuk ka tërhequr vëmendjen e duhur. Prandaj komuniteti ndërkombëtar dhe vendet e prekura nga kjo epidemi duhet të shtojnë më shumë kapitalet në këtë fushë.

Tani mungesa e koordinimit në studimin dhe prodhimin e vaksinës kundër virusit të gripit të shpendëve është problemi i tretë që duhet të diskutohet për t'u zgjidhur në këtë mbledhje. Për arsye se prodhimi i ilaçeve kundër virusit bëhet me leje, vëllimi i prodhimit të tyre është i kufizuar dhe çmimet janë të larta. Mbledhja do ta diskutojë problemin e dhënies së lejes për të zgjeruar vëllimin e prodhimit të ilaçeve dhe për të ulur çmimet.

Për të përballuar përhapjen e mundshme të gripit të shpendëve në mbarë botën, vendet e ndryshme duhet të krijojnë sistemin e bashkëpunimit ndërkombëtar me besim dhe përkrahje reciproke. Në fushën e epidemisë, vendet e ndryshme duhet të informojnë plotësisht, drejtësisht dhe në kohë komunitetin ndërkombëtar dhe shtetasit e vendeve përkatëse për të mbrojtur rendin normal shoqëror. Por njëkohësisht vendet e ndryshme duhet të shmangin edhe masat e tepërta mbrojtëse për të siguruar tregtinë dhe shkëmbimet normale ndërkombëtare. (Floart)

ANGLIA URDHËRON QË VAKSINAT TË PËRDOREN RACIONALISHT

Sipas agjensisë së lajmëve REUTERS,Anglia ka urdhëruar mjekët të martën(21 nëntor 2005) të kufizojnë vaksinimë kundër gripit vetëm për personat mbi mosh[n 65-vjeqare dhe grupet tjera të ndjeshme,pasi frika për përhapjen e gripit të shpezëve ka rritur kërkesat për rezervat emergjente.

Departamenti i shëndetësisë u tha mjekëve familjarë se ka porositur furnizime shtesë të vaksinave dhe dezinfektuesve nga kompania BORER CHEMIE AG Zvicër dhe se është duke negocuar për më shumë më fabrikën Roche,por mund të mos i marrë,për arsye të kërkesës së shtuar për vaksinat kundër gripit.Njerëzit janë shumë të merakosur për epideminë e gripit,njoftoi një zëdhenëse e departamentit të shëndetësisë,njofton REUTERS.

Intervista

Janë 380 vajza dhe 178 djem në konviktet e shkollës Pedagogjike në Berat. Rreth 100 prej tyre kanë shenjat e gripit. Megjithatë, sipas Binos, ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me grip të mirëfilltë

Flet Silva Bino, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik: Pse u vendos mbyllja e godinës

Gripi kyç konviktin në Berat

Mbyllet për 1 javë shkolla Pedagogjike. 100 të prekur

Gripi “kyç” konviktin e shkollës Pedagogjike të Beratit. Rreziku i epidemisë ka detyruar specialistët e Instiututit të Shëndetit Publik t´i vënë drynin godinës me 550 nxënës. Një grup specialistësh nga ISHP-ja kanë vendosur dje mbylljen e konviktit. Nxënësit janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërsa godina do të jetë e mbyllur për një javë.

“Pushimet” e paparashikuara të nxënësve të Pedagogjikes në Berat i detyrohen situatës gripale në konvikt. “Janë 20 për qind e nxënësve që shfaqin shenja gripi. Për këtë arsye, u vendos mbyllja e konviktit”, thotë Silva Bino, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik. Janë 380 vajza dhe 178 djem në konviktet e shkollës Pedagogjike në Berat. Rreth 100 prej tyre kanë shenjat e gripit. Megjithatë, sipas Binos, ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me grip të mirëfilltë. Në një intervistë për “Panorama”, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik tregon pse u vendos mbyllja e konviktit si dhe situatën reale të gripit në Shqipëri.

Një grup i Institutit të Shëndetit Publik është dërguar në Berat. Cila është situata atje?
“Për herë të parë gjatë gjithë kësaj kohe që ne prisnim raste gripi, një ekip i ISHP-së u dërgua në Berat, ku patëm një sinjalizim për një situatë gripale në konviktin e shkollës Pedagogjike. Grupi i Institutit të Shëndetit Publik ka parë situatën atje për të vendosur për masat që duhen marrë. Sot ekipi i specialistëve kthehet nga Berati”.

Çfarë kanë vendosur specialistët?
“Specialistët në terren kanë vendosur të mbyllin konviktin e shkollës Pedagogjike për shkak të situatës gripale atje. Kjo bëhet, pasi numri i të prekurve rezulton rreth 20 për qind e konviktit dhe ata e kanë parë të arsyeshme mbylljen e konviktit.

Bëhet fjalë për epidemi gripi?
“Këto masa merren në mënyrë që të kufizohet kontakti për të shmangur kështu ndonjë epidemi. Dua të sqaroj se deri tani nuk e dimë në bëhet fjalë për grip të mirëfilltë. Na rezulton që ka viroza respiratore. Ende nuk dihet në është virus gripi apo jo”.

Për sa kohë do të qëndrojë i mbyllur konvikti?
“Do të qëndrojë i mbyllur për një javë. Ndërkohë nxënësit janë kthyer në shtëpi që sot, në mënyrë që të kufizohen kontaktet”.

Cila është situata gripale aktualisht?
“Deri tani nuk kemi pasur asnjë rast izolimi të virusit të gripit. Eshtë një situatë e çuditshme në fakt, pasi gripi qarkulloi para disa kohësh në Evropë, por ne nuk u prekëm. Tani situata është qetësuar edhe atje dhe ne deri tani nuk kemi asnjë ndryshim në situatën gripale. Aktualisht ka shkaktarë të viruseve respiratore (adenoviruse), por jo grip”.

A keni pasur sinjalizime të tjera ku keni dërguar ekip?
“Ky është rasti i parë kur kemi dërguar ekip. Një sinjalizim nga Vlora nuk ishte i vërtetë dhe për këtë nuk patëm nevojë as të dërgonim ekip”.

Çfarë gripi qarkullon aktualisht?
“Këtë vit pritej gripi i tipit B, më tepër se ai i tipit A. Në Evropë ka qarkulluar gripi Viktoria, por ne nuk kemi shënuar asnjë rast izolimi të viruseve të gripit”.

A pritet një valë gripi në Shqipëri?
“Normalisht ka kohën. Duhej të kishim një valë gripi, por çuditërisht kjo gjë nuk po ndodh. Nga të dhënat që kemi si Institut, nuk rezulton se aktualisht ka një shtim rastesh, megjithatë gripi është i pritshëm”.

Gripi
Bino: Nuk ka epidemi në Vlorë

Tiranë - Ekipi i parë i Institutit të Shëndetëit Publik është dërguar në Berat. Pas sinjalizimeve, ka rezultuar se nuk ka pasur epidemi gripi në Vlorë. Madje për këtë nuk është dërguar as ekipi i ISHP-së. “Nuk ka epidemi gripi në Vlorë. Ne si Institut nuk kemi dërguar asnjë ekip në Vlorë, pasi nuk ishte nevoja. E konfirmuam me telefon se nuk ka asnjë problem”, thotë drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino. Pas shkrimeve të disa të përditshmeve për epidemi gripi në një repart ushtarak në Vlorë, Bino sqaron se nuk është aspak e vërtetë. “Eshtë një spekulim”, thotë drejtoresha e ISHP-së. Edhe drejtoresha e spitalit të Vlorës, Marika Çakërri, e ka hedhur poshtë këtë lajm. Sipas saj, nuk ka epidemi në repartin ushtarak. Të njëjtën gjë pohuan dje edhe krerët e repartit ushtarak në Vlorë.

Situata ditë pas dite në shkollën “Kristo Isak”
Drejtori i shkollës: Do të pezullojmë mësimin

BERAT – Shkolla pedagogjike e bujqësore “Kristo Isak” do të pezullojë mësimin sipas udhëzimit të Institutit të Shëndetit Publik. Drejtori i shkollës pohon se shkolla do të mbyllet nëse situata situata do të vazhdojë të jetë shqetësuese. “Dy ditë më parë ishin 18 vajza me shenjat e gripit, temperaturë, dhimbje koke. Ato u izoluan menjëherë”, tregon drejtori Rauf Tabaku. 18 vajzat e para me shenja gripi në shkollën Pedagogjike janë vendosur në dhoma të veçanta. Megjithatë kjo nuk e ka ndalur “shpërthimin” e rasteve. Një ditë më vonë janë shfaqur edhe 13 raste të tjera. Kësaj radhe edhe djem. Megjithatë rastet më të shumta me këto simptoma ishin vajza. “Në këtë situatë, ne njoftuam menjëherë drjetorinë arsimore të rrethit dhe Drejtorinë e Shëndetit Parësor”, thotë Tabaku. Fill pas njoftimit është nisur një grup nga Instituti i Shëndetit Publik për të parë nga afër situatën. Nga inspektimet në konvikt, grupi i specialistëve vendosi mbylljen e konviktit. Megjithatë sipas drejtorit Tabaku, gjithçka do të vendoset sot. “Nëse do të shihet e arsyeshme mbyllja e konviktit nga drejtuesit e Institutit të Shëndetit Publik, ne patjetër që do ta ndërpresim mësimin deri në normalizimin e situatës”, thotë Tabaku. Megjithatë sipas tij, problemi nuk është aq shqetësues. “Nxënësit e sëmurë janë vizituar dhe trajtuar me mediamente nga mjekët dhe është bërë edhe veçimi i të prekurve”, thotë drejtori i shkollës. Sakaq një pjesë e mirë e vajzave të konviktit janë nisur nëpër shtëpitë e tyre pasi numri është rritur ndjeshëm edhe gjatë ditës së djeshme. Pjesa më e madhe e konviktorëve janë nga rrethinat e Beratit. Nga 60 vajza me shenja gripi, pjesa më e madhe tashmë kanë lënë konviktin.(huazuar nga Gazeta Panorama)

Gripi i shpendėve mund tė shkaktojė vdekjen e 150 milionė njerėzve

Zyrtari i OKB-sė i ngarkuar pėr koordinimin e reagimit botėror ndaj gripit tė shpendėve ka parashikuar njė epidemi tė sėmundjes qė mund tė shkatojė vdekjen e rreth 150 milion vetėve. David Nabarro paralajėroi se epidemia mund tė shpėrthejė nė ēdo kohė dhe kishte mundėsi tė shkaktohej nga transformimi i virusit tė gripit tė shpendėve nė mėnyrė tė tillė qė tė lejojė pėrhapjen e shpejtė nė mesin e njerėzve. "Pasojat pėr njerėzit, nėse pėrhapet epidemia, do tė jenė tė jashtėzakonshme dhe do tė dėmtojnė rėndė familjet dhe komunitetet kudo," tha zoti Nabarro duke shtuar se numri i vdekjeve do tė varet nga ajo se sa tė pėrgatitura do tė jenė qeveritė pėr epideminė. "Kėrkesa mė e rėndėsishme ėshtė angazhimi politik i udhėheqėsve tanė pėr tė bėrė diēka lidhur me kėtė, sepse ata duhet t'i kėrkojnė disa pjesėve tė komunitetit qė tė jenė tė gatshėm," tha ai. "A jemi gati politikisht tė pėrballim njė epidemi botėrore tė gripit tė shpendėve dhe a jemi gati teknikisht dhe institucionalisht pėr kėtė?" ngre pyetjen zoti Nabarro. Ai tha se gripi i shpendėve ishte gjetur tashmė nė shpendė mėrgimtarė qė kalonin kontinentet dhe mund tė shkaktojė epidemi nė vende nė Afrikė e Lindjen e Mesme qė nuk janė tė pėrgatitura pėr kėtė(Flori-Press)

H5-N1 më i rrezikshëm se SARS

Zyrtarë mjeksorë kanë paralajmëruar se bota është afër një epidemie të fuqishme infektuese e cila është një përzierje e influncës së shpezëve dhe gripit. Autoritet kanë bërë të ditur se të prekur nga kjo epidemi do të jenë njerëzit dhe jo shtazët siq është menduar më parë.

"Ne jemi duke e hulumtuar por nuk e dimë se kur do të ndodhë" ka thënë një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë(WHO) "Nëse ndodhë, do të jetë më i rrezikshëm se SARS" bëjnë të ditur zyrtarët

Shkaku se pse është më i rrezikshëm se SARS është se H5-N1 është virus i cili transmetohet sikurse gripi i zakonshëm kurse SARS ishte gjysëm transmetues.

Virusi i influenzes Avian (virusi tip H5-N)1 tashmë ka mbytur 64 persona në Tailandë , Vietnam etj këtë vit, derisa SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome) ka mbytur 774 dhe ka infektuar afër 8000 persona kryesisht në Azi në vitin 2003.

Të dy epidemitë kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme ekonomike në rajon. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se gripi i shpezëve i përzier me gripin e njerëzve mund të shpërndahet shpejtë dhe të shkaktojë afro 7 milion vdekje. Azia është vendi më i rrezikuar nga virusi i tipit H5-N1 dhe për këtë arsye është krijuar Asociacioni i Popujve të Azisë Jug-Lindore (The Association of Southeast Asian NationS-ASEAN), ku bëjnë pjesë Malejzia, Indonezia, Filipinet, Tailanda, Vietnami, Brunei, Kamboxhia, Laos dhe Myanmar(Floart)

Zyrtarët thonë se në Kosovë ende nuk ka grip të shpezëve



Gripi i Shpezëve

Ministria e Bujqësisë dhe Shërbimi Veterinar dhe i Ushqimit përmes një kumtese ka deklaruar se me vëmendje po e përcjell situatën epidemiologjike të gripit të shpendëve (Avian Influenza) dhe se mbi bazë të vlerësimeve dhe analizave të bëra deri tani, është konstatuar se gjendja e shpendëve në Kosovë është plotësisht nën kontroll dhe masat e ndërmarra deri tani me urdhëresat të caktuara, janë duke dhënë efektet e veta.

Agjencioni Veterinar dhe i Ushqimit i Kosovës njofton se në bazë të rezultateve të analizave të fundit, në Kosovë nuk ka shenja të gripit të shpendëve. Agjencioni Veterinar ka marrë rezultatet e analizave edhe të 21 rasteve të fundit, pas të cilave ka bërë këtë konstatim.


Mr.sc.Flori Bruqi