Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 29, 2005

"NEW YORK TIMES" SHKRUAN PER LIBRIN E KADARESE

Gazeta amerikane "New York Times" ka botuar nje shkrim per librin e ri te shkrimtarit Ismail Kadare "Trashegimtari". Kritiku letrar Ricard Eder, shkruan se ngjarjet e Trashegimtarit, i shkojne per shtat stilit te Kadarese, nje universi te ankthit qe ai ka krijuar gjate viteve, sa qe shpesh duket sikur ai vete me ato qe shkruan i jep jete. Kadareja e ben misterin me te mistershem, deri ne ate pike ku nuk ka me rendesi te pyetet pse apo kush, aty ku koha ben ecejake mes te shkuares dhe se ardhmes, thote kritiku. Ai thote se vetem Kafka, ka eksploruar nje territor te tille. Romani Trashegimtari del per shitje ne SHBA ne muajin shkurt.

F.B