Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 29, 2005

Ne Tirane u mbajte konferca e aleateve ushtarake

Koalicioni ushtarak antiterror i mbledhi ne Tirane 30 udheheqes te larte politike dhe ushtarake te NATO-s, pak jave perpara zgjedhjeve ne Irak.
Mes tyre dhe dy njerezit me te fuqishem ne hierarkine boterore ushtarake, John Abizaid komandanti i komandes qendrore amerikane dhe George Casey kreu ushtarak i forcave aleate ne Irak.

Ne nje konferece per shtyp pak ore para ikjes nga Tirana, ne prezence te presidentit te vendit Alfred Moisiu, Abizaid tha se vendet e koalicionit kane nevoje per nje shtyse ne mardheniet e ardhshme.

John Abizaid tha se qellimi i konferences ne kryeqytetin shqiptar ishte percaktimi per te ardhmen i nje qendrimi te qarte te koalicionit, ne luften kunder terrorrizmit.

"Shtetet e Bashkuara jane te interesuara te rindertojne marredheniet me shtetet aleate.

E dime qe per te arritur suksese duhet nje koalicion shume i gjere,e une se bashku me gjeneral Keisin jemi ketu per ta ndertuar ate koalicion", u shpreh Abizad.

Ndekorhe presidenti Moisiu ka deklaruar se nuk eshte me e nevojshme shtimi i trupave paqeruajtese shqiptare ne Irak, por e la te hapur mundesine, ne varesi te kerkesave dhe zhvillimieve te mevonshme. Kreu i komandes se forcave te koalicionit gjeneral Goerge W Casey, ka prezantuar gjendjen ushtarake ne Irak, duke falenderuar dhe Shqiperine per prezencen e saj ne koalicion, por ai ka mohuar egzistencen e nje plani perfundimtar te terheqjes se trupave nga ky vend.

Mbajtja e konferences ne kryeqytetin shqiptar, angazhoi shume forca te ushtrise, policise madje dhe agjente ne terren te sherbimeve sekrete shqiptare.

Pas refuzimit, per arsye sigurie, te disa vendeve aleate per mbajtjen e konferences te nivelit te larte ushtarak ne shtetet e tyre, mes te cilave dhe Italia eshte vendosur qe konferenca te mbahet ne Tirane.

Siguria ishte parimore pasi Al Kaeda dhe Bin Laden kane vene shperblim 10 kilogram flori per vrasjen e dy ushtarakeve te larte amerikane, Abizaid dhe Casei, qe drejtuan kete konference.

Per ekzekutimin e Abizaid, ne nje mesazh audio te dates 7 maj 2004, Ossama bin Laden ka vene si shperblim dhjete kilogram flori, si kunderpergjigjie per shperblimin qe shtettet e bashkuar kishin vene per te dhe bashkepuntoret e tij.

F.B