Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, nëntor 20, 2005

Milloshevici nuk do te mund te tallet me Gjykaten tone

Nga Karla Del PONTE

Me duhet t'i pergjigjem editorialit te djeshem te Gianni Riotta-s te publikuar tek "Corriere della Sera". Jo vetem e jo thjesht ngaqe nuk jam fare dakord me disa prej opinioneve te shprehura, por edhe per te shpjeguar se si pjesa me e madhe e fakteve, mbi te cilat ngrihen opinione te tilla, jane praktikisht te rreme.

Procesi penal kunder Sllobodan Milloshevicit eshte domosdo kompleks, dhe nuk mund te ishte ndryshe nje proces qe synon te hedhe drite mbi pergjegjesite lidhur me "dhunimin me te eger qe u eshte bere te drejtave te njeriut qysh prej Luftes se Dyte Boterore". Eshte nje proces kompleks per vete te pandehurin, ish-Presidentin e nje shteti, dhe per akuzat e renda qe rendojne mbi te, mes te cilave ajo e planifikimit dhe e komandimit te gjenocidit ndaj myslimaneve te Bosnjes. Eshte pra nje proces i gjate dhe i veshtire mbi krime te kryera ne harkun e nje dhjetevjecari, jane me qindra deshmitare, mijera faqe dokumentesh, dhjetra audienca debatesh.

Dhe keshtu, nuk me rezulton i vertete afermacioni, sipas te cilit "procesi i bere terkuze" vjen prej faktit qe akuza kunder ish-Presidentit serb "eshte shume e copetuar", dhe qe elementet e kesaj akuze "i sillen verdalle ceshtjes pa u fokusuar tek krimet kryesore". Perkundrazi, akuza kunder Milloshevicit eshte nje rindertim i kujdesshem dhe i perpikte i tragjedise humanitare se pashoqe qe, fillimisht ne Kroaci (1991-1992), pastaj ne Bosnje (1992-1995) dhe ne fund ne Kosove (1999), ka per autor kryesor Sllobodan Milloshevicin. Akuza ka 66 elemente, te cilat permbledhin gjenocidin ne Bosnje-Hercegovine, krimet kunder njerezimit e krimet e luftes te kryera ne Kroaci e Kosove, e te cilat evidentojne vende e njerez, rrefejne per viktimat e per xhelatet, rrefejne gjithashtu per mizorite qe tronditen ish-Jugosllavine e qe lane pa mend gjithe komunitetin nderkombetar.

Puna e kesaj prokurorie nuk matet e nuk mund te matet vetem e thjesht me denimet e dhena, me vitet e burgut per te pandehurin apo me shpejtesine, me te cilen merren keto vendime. Prokuroria nuk punon vetem me synimin qe, pergjegjesit e ketyre mizorive te kryera te shkojne ne gjyq, te hetohen e te denohen, por - e mbi te gjitha - per viktimat e mizorive te tilla. Keto viktima duhet te kene zerin e tyre, duhet te jene - moralisht e simbolikisht, kuptohet - te shperblyer per dhunen qe kane pesuar. Eshte ky nje borxh qe u ka komuniteti nderkombetar, i cili nga ana e vet e ka shnderruar kete borxh ne mandat per prokurorine e Gjykates nderkombetare per ish-Jugosllavine. Dhe zyra e prokurorise punon dite per dite duke patur ne mendje viktimat. Nuk eshte se po perqendrohemi mbi "krimet kryesore", por po hedhim drite mbi te gjithe tragjedine.

Sa per krahasimin me gjykaten ushtarake te Nurembergut dhe me forma te tjera te represionit gjyqesor ndaj krimeve nderkombetare, ai eshte nje krahasim genjyes. Me Gjykaten Penale Nderkombetare mbi ish-Jugosllavine, OKB-ja, me nje fjale i gjithe komuniteti nderkombetar, kane krijuar per here te pare nje strukture komplekse e qartazi te nyjetuar, e cila ka per detyre te ndjeke e hetoje krimet kunder njerezimit, krimet e luftes e gjenocidin. Dhe eshte pikerisht ky kompleksitet normativ e procesual qe karakterizon kete organizate gjykimi. Zgjatja ne kohe e proceseve ne krahasim me ato te mbajtura pas luftes, nuk eshte simptome e ndonje "sindrome kafkiane", por prove serioziteti, besueshmerie e transparence nga ana e aparatit te Gjykates. Na vjen keq te konstatojme, qe flitet ende shume pak mbi Gjykaten Penale Nderkombetare, dhe - kur flitet - behet ne menyre aproksimative. Sic u perpoqa te sqaroja ketu, procesi kunder Sllobodan Milloshevicit nuk eshte as "rreng", as "farse".

(Marre nga "Corriere della Sera")