Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 08, 2005

Materjal i huazuar nga www.rruzull.net

Histori e shkurtër e farmacisë tek bota Islame


FarmaceutikëFarmacia në botën islame si një profesion i ndarë nga mjekësia është paraqitur në fillim të shekujve tre/nëntë. Këta shekuj nuk paraqesin vetëm krijimin dhe hapjen e shumë farmacive private në Bagdad por edhe në vende të tjera myslimane.

Shumica e farmacistëve të cilët i menaxhonin ato farmaci ishin të përgatitur mirë dhe me njohuri të mjaftueshme në krijimin e medikamenteve të ndryshme mjekësore.
Spitalet shtetërore gjithashtu kishin barnatoret e tyre ku përgatiteshin shumë medikamente mjekësore, në laboratorë punoheshin shurupe, yndyra, pudra dhe preparate të tjera mjekuese në një numër shumë të madh.
Farmacistët dhe barnatoret e tyre periodikisht inspektoheshin nga zyrtarët e qeverisë, këta zyrtarë kontrollonin gjendjen e barnatoreve, të barërave dhe kushteve të tjera të cilat lypseshin për farmacinë.

Zhvillimi i profesionit të farmacisë në Islam – katër shekuj përpara se farmacia të marrë vend në vendet e Europës – ishte rezultat i tre faktorëve kryesorë: dëshira e madhe për hulumtimin e drogave dhe lëvizja e tyre në treg; maturia profesionale, dhe përgjegjësia intelektuale për farmaci kualitative.

Shekujt tre/nëntë janë dëshmi të lëvizjeve të mëdha të shkencave të ndryshme, në këtë rast edhe të farmacisë. Në farmaci, manuali materia medica dhe instruksionet e ndryshme për farmacistët kanë qenë në numër të shumtë, por janë veçuar disa punime shumë me rëndësi të autorëve myslimanë.

Kontribut në farmacinë islame në shekujt tre/nëntë ka dhënë fizikani Yahann b.Masaëayh, biri i një farmacisti. Në librin e tij për përbërësit aromatikë Masaëayh ka dhënë detaje për trembëdhjetë përbërës aromatikë, për metodat e përbërjes së tyre fizike dhe efektet farmakologjike.
Libri i ibn. Masaëayh-t «al-Mushajjar al-Kabir » etablohet si një enciklopedi mjekësore për sëmundjet dhe shërimin e tyre me barëra dhe dieta.

Formulari i parë farmaceutik i shkruar në Arabisht është nga al-Aqrabadhin tly Sabur b. Sahl (v.255/869). Në këtë formular ai jep pjesët e recetës, metodat dhe teknikën e lidhjes së tyre, aktet farmakologjike, dozën, dhe pjesën për administratë. Formulari është i organizuar në bazë të formës së preparatit mjekues i cili jepet, p.sh. tableta, pudra, yndyra, shurupe etj.
Vendet si Lindja e mesme, Greqia dhe Roma shumë herë kanë kopjuar këtë formular farmaceutik.

Kemi edhe libra të tjerë të famshëm që kanë dhënë kontributin e tyre në farmaci. Mund të marrim mësuesin Ya'qub b. Ishaq al-Kind i cili ishte një kritik shumë i madh i alkimistëve.

Farmacia islame ishte edhe një këshilluese dhe kontribuuese në shkencat farmaceutike të zhvilluara në vendet Greko-Romake.



Albinot Maloku
Brunilda Noka

Roli i teknologjisë moderne-informative në Farmaci


FarmaceutikëShëndeti është një kompleks , me të cilin duhet të merren e tërë shoqëria, e jo vetëm një pjesë e saj.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Marrëdhënia farmacist-pacient, është një faktor kyç dhe permanent që përshkon etikën farmaceutike. Ky faktor është i një rëndësie të veçantë, i cili ka një gjenezë mjaft ekspansive. Mirëpo, kjo marëdhënie nëpër kohëra është ndryshuar, pra dita-ditës është avancuar.

Pacienti gjithmonë ka luajtur rolin e kërkuesit të informatave, ndërsa farmacisti ka qenë gjithmonë dhënës informatash. Komplementariteti i shkëmbimit të informatave në mes farmacistit dhe pacientit tani ka pësuar një ndryshim të madh duke iu falënderuar teknologjisë bashkëkohore të komunikimit. Pacientët tani janë më të informuar rreth edukimit shëndetësor, ngase janë në kontakt me informacionet. Ata duan sa më shumë tu largohen mundimeve dhe rutinës për të arritur deri tek informacioni korrekt dhe i besueshëm. Prandaj, kjo ka sjell një erë me specifitet të veçantë në marrëdhëniet farmacist-pacient.
Tani kur ne po jetojmë në një kohë të teknologjisë bashkëkohore të komunikimit, duhet ti përshtatemi këtij trendi. Ky trend është reflektuar dukshëm edhe në farmaci, i cili ka bërë që farmacistët të përballen me situata në të cilat pacientët ua “kthejnë shpinën”, ngase nuk janë të kënaqur me tretmanin dhe nuk dëshirojnë të humbin kohë dhe të holla.

Pra, tani situata ka ndryshuar, ngase edhe farmacistit i nevoitet informacioni i pacientit. Këtu nuk bëhet fjalë për shumë informacione, por në esencë flitet për marrjen e informatave në një mënyrë tjetër, pra kjo është mënyra kompjuterike. Kjo teknologji po luan një rol të rëndësishëm edhe në farmaci, si në çdo aspekt tjetër human, dhe ka bërë që kjo erë informimi të indikohet edhe në vendin tonë.
Shëndeti është një kompleks , me të cilin duhet të merren e tërë shoqëria, e jo vetëm një pjesë e saj.

I famshmi Hipokrat, në veprën e të cilit betohen të gjithë punonjësit shëndetësor, ka thënë: “Jeta është e shkurtër, ndërsa arti i të mjekuarit është i përhershëm”. Në këtë art të mjekimit rol primar po luan edhe teknologjia moderne e komunikimit, të cilën edhe në Kosovë duhet ta praktikojmë.
Informimi objektiv për barin dhe mënyrën e marrjes është pjesë racionale dhe efikase për shërimin e pacientit. Po shikuam historinë e farmacisë mund të vërejmë se çfarë roli ka luajtur informacioni në pregatitjen e preparateve mjekuese nga produktet bimore, deri tek format moderne farmaceutike (tabletat, drazhet, kapsulat, ampulat etj.).

Si në çdo vend tjetër të botës, edhe në Kosovë duhet ta instalojmë sistemin modern teknologjik nëpër qendrat tona farmaceutike dhe barnatoret, të cilat kanë një përgjegjësi të madhe për shëndetin e popullit. Softweret e tillë janë mirë të punuar dhe këta përcjellin nevojat reale të punës në sistemin farmaceutik. Këta softwer janë të përshtatur mirë në një bashkësi integrale programimi të përbër me:
- sistemin e dhënies së recetës sipas rregullës GPP;
- programin mbi mënyrën e pregatitjes së barërave galene dhe magjistrale;
- programin mbi përcjelljen e marrjeve dhe shpenzimeve të barërave;
- programin e operatorit financiar dhe të shënimeve.
Duke iu falënderuar internetit ky sistem mund të përdoret mirë duke krijuar një rrjet kontinual të komunikimit mjaft të mirë në mes të barnatoreve dhe qendrave më të larta farmaceutike në vend. Me këtë sistem pune edhe pacienti do të vjen më shpejt deri te informacioni dhe marrëdhëniet farmacist-pacient do të ishin më të lehta, të shpejta, jo shumë të kushtueshme dhe mjaft efikase.

autorët:
Albinot Maloku
Donjeta Hoxha
Veçimi i Farmacisë nga Mjekësia


FarmaceutikëDuke filluar 5000 vjet më parë, popujt e lashtë të Kinës, Indisë, Mesopotamisë, Izraelit dhe Egjiptit nga të cilët morën njohuri edhe grekët, romakët, arabët si dhe të gjithë popujt e tjerë të botës, dy lëmitë : farmacinë dhe mjekësinë i konsideronin si një lëmi unikate e punës, të cilën e quanin mjekësi.

Mirëpo, nevoja për separacion shkencor ka ekzistuar qysh në kohërat e lashta, duke pasur parasysh dallimin në mes të mjekimit dhe përgaditjes së barnava kurative për pacientët. Në Mesopotaminë e lashtë vetëm ka ekzistuar një separim i posaçëm mjekësor, kështu ata për mjekun përdornin emrin Asipu, për kirurgun – Asu, kurse për farmacistin-Pasisu.
Pasisu bënte përgatitjen e barnave shëruese, duke njohur forma të ndryshme farmaceutike, po aq edhe të lehta për përgatitje, si : yndyrnat dhe format e tjera farmaceutike.

Këtë kohë historia e vlerësoi si kohën më përparimtare në nivelin e farmacisë dhe mjekësisë, si shkencë në përgjithësi.

Kurse, në Egjiptin e lashtë përveç mjekëve-farmacistëve, përmendej edhe personi, i cili merrej me përgatitjen e formave farmaceutike yndyrore, të cilin e quanin-Myrepsoi.

Edhe në Greqi përmendej mjeku-farmacisti, i cili i shkollonte gjeneratat e reja nëpër shkollat mjekësore. Përparimet e mëdha të shkencave që u arritën në Greqi dhe Romë influencuan në masë të madhe në përgatitjen cilësore dhe sasiore të barnave në përgjithësi, e ky pasqyron një satisfakcion për kohën.

Pas ekzagjerimit të shkencave mjekësore, ishte e pamundur që një njeri njëkohësisht të merrej edhe me mjekim edhe më përgatitjen e formave farmaceutike, prandaj kjo jo vetëm që ishte një ngarkesë e madhe, por në anën tjetër ishte njëri prej faktorëve shumë dominant në separacionin e detyrave të mjekut dhe farmacistit, në mënyrë që të rritet efikasiteti ndaj pacientëve.

Njëri prej faktorëve që influencoi në ndarjen e farmacisë nga mjekësia ishte dukuria e shtimit të njohurive mbi mënyrat e mjekimit dhe përgatitjes së barnave, pastaj pamundësia e arritjes në kohë të caktuar e mjekut-farmacistit në kryerjen e detyrave dhe punëve, me qëllim që të plotësohen kërkesat e pacientit dhe ai të ndahet i kënaqur.

Rolin kryesor dhe vendimtar të ndarjes së farmacisë nga mjekësia e luajti shkolla e mjekësisë në Salernë, qytet në jug të Italisë. Shkolla u themelua qysh në vitin 1811 dhe veprimtaria e saj zhvillohej sidomos gjatë shekujve XI deri kah mesi i shekullit XIII.

Kolegiumi ligjërues i kësaj shkolle solli një ligj, i cili rregullonte shkencat mjekësore dhe rregullat e praktikimit të tyre. Ky ligj është i njohur me emrin Edikti i Salernës. Edikti rregullonte punët, marëdhëniet, detyrat dhe obligimet e mjekut dhe farmacistit.


Edikti përcaktonte këto rregulla:

• Mjeku duhej të kishte barnatoren e vet, ai t’i jepte barnat dhe gjithmonë duhej të ishte në kontakt me farmacistin.
• Nuk guxonte që personi i njejtë të merrej edhe me mjekim edhe me përgatitjen e barnave.
• Duhej që rreptësisht të shmangej abuzimi i barnave, e këtë mund t’a realizonin mjeku dhe farmacisti.
• Farmacisti gjthmonë duhej të përgadiste barna vetëm sipas përshkrimeve shkencore, i cili kontrollohej nga personat përgjegjës (kontrollori komunal). Nëse rastësiht farmacisti gjatë punës së tij nuk bazohej në përshkrimet e duhura shkencore dhe kontrollori nuk e paraqiste këtë rast para organeve përgjegjëse, ata të dy dënoheshin, por kontrollori mund të dënohej edhe me vdekje.
• Për hapjen e barnatores farmacisti duhej pa tjetër të merrte me shkrim dokumentin nga organet kompetente, që lejonte hapjen e barnatores.
• Farmacisti ka qenë i detyruar që barërat t’i përgatis sipas përshkrimeve të parapara (forma curiae), të cilat më vonë u identifikuan në farmakope pak më moderne. Në fillim ato quheshin Auditorium Nicolai, si dhe Auditorium Mesua, e më pas Farmakope Kombëtare.
• Shitja e barnave bëhej sipas çmimeve standarde (Texa Medicamentum).
• Farmacistëve ju është ndaluar shitja e drogave, përveq në rast se ato përdoreshin për përgatitjen e formave farmaceutike.

Në këtë mënyrë është formuar Edikti i Salernës dhe ka mbetur si ligj i ndarjes së farmacisë nga mejkësia, të cilat deri atëher kanë qenë të cilësuara si një shkencë e vetme.

Kjo ishte ndarja definitive e farmacisë nga mjekësia.

Farmacia si profesion paraqet hallkën më të rëndësishme të shkencave mjekësore nga vetë fakti, nga se në vete përfshin një fusion këshillash dhe informacionesh mbi çështjen e përgatitjes dhe furnizimit të konsumatorëve me barna dhe mjete të ndryshme mjekësore, duke siguruar në parësi higjienë për një shëndet të mire dhe lehtë të kurueshëm.


Autorët:
Albinot Maloku / stud.ph
&
Donjeta Hoxha / tek.ph

Shoqatat Farmaceutike, domethënia dhe roli i tyre


FarmaceutikëFarmacia është një profesion me përgjegjësi të madhe, ndoshta posedon përgjegjësinë e të gjitha profesioneve shëndetësore....

Shoqatat farmaceutike formohen me qëllim të realizimit të interesave të përbashkëta profesionale, të cilat janë të definuara mirë profesionalisht.
Shoqatat farmaceutike duhet të jenë në shërbim të profesionit në përgjithësi dhe në shërbim të anëtarëve të vet, por në raporte të ndryshme me qeverinë, prodhuesit, depot farmaceutike, fondacionet shëndetësore, spitalet, profesionet e tjera mjekësore dhe paramjekësore, organizatat e pacientëve etj.
Parim themelor i shoqatës është që anëtarëve të vet t’u japë këshilla, informacione dhe shërbime të tjera në mënyrë që t’u lehtësojë punën dhe t’u ndihmojë në zgjedhjen e problemeve ekonomike, shoqërore dhe rregullativave të ndryshme, të cilat shërbejnë për një punë sa më të mirë të farmacistit në barnatore.
Shoqata nëpërmjet publikimit të revistave shkencore, web faqeve, organizimeve të seminareve, kollokjumeve dhe aktiviteteve të ndryshme bën informimin e anëtarëve të vet. Poashtu, shoqata duhet të formojë edhe bazën e shënimeve për anëtarët.
Shoqatat farmaceutike dhe shoqëria civile në përgjithësi duhet të jenë "komplementare" njëra me tjetrën. Komplementariteti i mundëson shoqatës të bëjë përcjelljen e ndryshimeve që mund të paraqiten në shoqëri. Nëse vjen deri te parregullsia si pasojë e shërbimeve të gabuara farmaceutike, atëherë shoqata nëpërmjet anëtarëve të vet ndihmon në mënyrë profesionale në rregullimin e ndryshimeve të paraqitura.
Shoqata luan një rol të rëndësishëm edhe në mbrojtjen e interesave të veta, ajo duhet të ushtrojë veprim jopolitik, por në anën tjetër duhet të formojë hapësirë bashkëpunimi me qeverinë dhe sjellësit e ligjeve.
Shoqatat janë demokratike dhe me organizim ligjor, kanë statutin, i cili merret me qëllimet dhe rregullat e shoqatës. Shoqata farmaceutike është e obliguar të krijojë bashkëpunim me profesionet e tjera shëndetësore, organizatat e pacientëve, si dhe me klientët e shërbimeve farmaceutike.
Modeli i shoqatave është i ndryshëm, p.sh. regjional, grup i interesit (mund të jenë: drejtorët e barnatoreve, farmacistët e barnatoreve private, farmacistët e punësuar në fabrika, farmacistët e spitaleve etj.). Modeli më i zakonshëm është ai i "Shoqatave Qendrore". Organi më i lartë i vendosjes është kuvendi, ndërsa trupi punues është kryetari, këshilli zgjedhor etj.
Shoqatat farmaceutike dhe oda farmaceutike duhet të kenë marrëdhënje të posaçme ndërmjet veti. Mirëpo, kjo marrëdhënje nuk guxon të jetë konkurente , por ajo duhet të jetë komplementare. Siç e cekëm më lartë , kemi disa lloje të modeleve të shoqatave, ku në botë shumica prej tyre janë krijuar me karakter kombëtar, vullnetar, shoqata joprofitabile. Modeli i tillë është i pranishëm në Slloveni, Kroaci, Holandë, Francë, Kanada etj., por kemi edhe rastin e veçantë, e kjo është Shoqata Mbretërore e Britanisë së Madhe, në të cilën anëtarësimi është obligativ.
Shumica e vendeve të Europës kanë shoqatën farmaceutike kombëtare dhe odën farmaceutike. Të gjitha shoqatat farmaceutike në botë ndërtojnë bashkimin e tyre. Bashkimi global ndërkombëtar është FEDERATA NDËRKOMBËTARE E FARMACISTËVE (FIP). FIP përfaqëson më shumë se një milion shoqata farmaceutike të 97 vendeve nga mbarë bota.
Farmacia është një profesion me përgjegjësi të madhe, ndoshta posedon përgjegjësinë e të gjitha profesioneve shëndetësore, duke u bazuar në vetë faktin se paraqet stacionin e fundit të hallkës së profesioneve të tjera shëndetësore, ose mund të themi se paraqet edhe shkallën finale të kontrollit të përgjithshëm mjekësor.
Vendet që nuk e kanë shoqatën e tyre farmaceutike, nuk kanë përparim dhe rritje profesionale në lëminë e shkencës së farmacisë dhe në promovimin e magjistrave të farmacisë.


Autoret:
Albinot Maloku / stud.ph
Donjeta Hoxha / tek.ph