Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, nëntor 26, 2005

Le Monde” publikon skandalin: Kosove, nje “Guantanamo” e vogel ne bazen e NATO

Ora: 20:30
Nga: E.M

PARIS (25 Nentor)-Gazeta franceze “Le Monde” e ka hapur numrin e sotem te saj me rrefimin e Komisarit te Keshilllit te Europes per te Drejtat e Njeriut Alvaro Gil Robles per viziten e tij ne shtator te vitit 2002 te Campit “Bondsteel” ne Ferizaj, nje qytet ne jug te Kosoves.

Ndersa pyetjet rreth ekzistences se burgjeve sekrete te CIA-s ne Europe, shumefishohen, Komisari per te Drejtat e Njeriut, Robles, shkruan mes te tjerash gazeta, “kujton per here te pare çfare ka pare me syte e tij" ne nje vend deri tani pak te diskutuar rreth burgosjeve jashtegjyqesore, ne kuader te luftes kunder Al Kaedes”.

Ne kampin Bondsteel, kishte rreth 6000 mije ushtarake amerikane. Baza, nje vend i shtrire ne 300 hektare ne jug te kryeqytetit te Kosoves dhe e administruar teresisht nga amerikanet, eshte qendra kryesore e burgosjes e cila perdoret nga KFOR, perfaqesia e NATO-s ne Kosove qe prej vitit 1999.

Zona e destinuar per burgim, nga rrefimi i Robles, te kujton ne miniature bazen ushtarake te Guantanamos. “Baraka te vogla prej druri, te cilat ishin te rrethura me tela me gjemba. Kam pare nga 15-20 te burgosur te mbyllur ne keto shtepi te vogla druri, te gjithe te veshur me tuta portokalli si te burgosurit e Guantanamos”. Te burgosurit nuk ishin lidhur me zinxhir, disa prej tyre lexonin Kuranin.

Robles kujton se kishte mbetur i shokuar dhe kishte kerkuar prishjen e ketij burgu dhe ndryshimin e rregullave dhe pretendon se kishte marre premtimet per realizimin e kerkesave te tij. Tashme pas dyshimeve te ngritura per burgje sekrete te CIA-s Ne Evrope, Komisari pyet nese baza eshte perdorur ne kuadrin e 'kembimit' te te burgosurve me avione te CIA-s, apo ka fshehur a fsheh vende sekrete burgimi, juridiksionit te te cilit i referohet burgu i KFOR-it qe ndodhet ne kamp.

Gazeta nxjerr ne pah qe ne vitin 2002 ne Campin Bondsteel ashtu si dhe ne Guantanamo “ te burgosurit nuk kishin te drejten e nje avokati”, nuk ekzistonte “procedura gjyqesore” dhe prejardhja e te burgosurve ishte e paqarte. Midis te burgosurve qe Gil Robles pâ, ishin dhe 4 burra afrikanoveriore, te cilet ishin arrestuar ne kufirin me Maqedonine.

Komisari per te Drejtat e Njeriut ne KE kerkoi te vizitonte burgun e bazes pasi u vu ne dijeni te arresteve jashtegjyqesore qe njerezit e kontigjentit te NATO-s kishin bere dhe u shoqerua nga komandanti i at’hershem i kontigjentit, gjenerali francez, Marcel Valentin.

Ne raportin e tij Gil Robles i kushtoi shume pak hapesire vizites se tij ne kampin Bondsteel, por sot me ngritjen e shume dyshimeve te burgjeve sekrete te CIA-s, dhe qartesia e dukshme e transferimeve te te burgosurve e bene komisionerin te shohe ate episod me tjeter sy. “ Nuk mund te vendos lidhje midis ketyre informacioneve dhe Kampit Bondseel sepse nuk disponoj te dhena konkrete rreth ceshtjes” tha ai per “La Monde”. Megjithate Robles e quan te nevojshme te disponoje “shpjegime per kete baze ne Kosove, ashtu si dhe per cdo vend apo burg tjeter te dyshuar” ne Europe. (ANSA/Balkanweb)