Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, nëntor 24, 2005

Lajme të pasditës për virusin Influenza avian(H5-N1)


Në Kinë u krijua një gjendje e re e epidemisë së gripit të shpendëve

Agjencia Hsinhua njoftoi se Ministria e Bujqësisë e Kinës publikoi më 23 nëntor se ra epidemia e gripit të shpendëve e shkallës së lartë në qytetin Miquan të rajonit autonom të Singkiang Ujkurit, në Kinën veri-perëndimore.

Pas rënies së epidemisë, Ministria e Bujqësisë dërgoi menjëherë grupin e specialistëve për drejtimin e punëve parandaluese dhe kontrolluese në zonën e prekur nga epidemia. Edhe administrata e rajonit të Singkiang Ujkurit po e trajton sipas projektit të rasteve urgjente gjendjen epidemike. Aktualisht, sektorët veterinarë të Singkiangut kanë asgjësuar 84 mijë shpendë shtëpiakë në një sferë me rreze 3 kilometra rreth qendrës së kësaj epidemie të re. (Wang Lei)

Zv-kryeministri kinez Hui Liangyu: Duhet të forcohet sipas ligjit puna e parandalimit të gripit të shpendëve

Sipas njoftimeve të Agjencisë Kineze të Lajmeve Sinhua, më 22 nëntor, zv-kryeministri kinez Hui Liangyu tha në Pekin se sektorët përkatës duhet të zbatojnë në mënyrë të gjithanëshme "Rregulloret për përballimin urgjent të epidemive të rënda të kafshëve", që është publikuara një ditë më parë dhe të forcojnë sipas ligjit parandalimin e epidemive të rënda të kafshëve si të gripit të shpendëve të rrezikut të madh.

Më 20 nëntor, Kina publikoi "Rregulloret për përballimin urgjent të epidemive të rënda të kafshëve", në të cilat janë bërë përcaktime të qarta mbi përgatitjen e përballimit urgjent, kontrollin, raportimin dhe publikimin e epidemive të rënda të kafshëve. (Du)

Janë hyrë në procesin e posaçëm të shqyrtimit të miratimit vaksinat për mjekimin e kinezëve të infektuar nga gripi i shpendëve

Sipas gazetës Xinjing, të 19 nëntorit, korrespondenti mësoi nga Drejtoria Administrative Shtetërore e Ilaçeve dhe Ushqimeve se janë hyrë në procesin e posaçëm të shqyrtimit të miratimit vaksinat për mjekimin e kinezëve të infektuar nga gripi i shpendëve, kështu që do të pakësohet koha e praktikimit të këtyre ilaçeve.

Siç mësohet, sipas rregullave përkatëse të publikuara ditët e fundit nga kjo drejtori, kur ndodhin incidente të shëndetësisë publike, ose kur ekziston mundësinë e këtyre incidenteve, kjo drejtori do të zhvillojë verifikime të posaçme për ilaçet që mund të përdoren në raste të tillë.

Siç mësohet, për disa ilaçe të tjera dhe aparate mjeksore për mjekimin e njerëzve të infektuar nga gripi i shpendëve ngritet një verifikim i mëtejshëm. (U Sen)

Po zhvillohen punët për parandalimin e gripit të shpendëve

Sipas njoftimit të Agjencisë Kineze të Lajmeve Hsinhua, më 20 nëntor, mësohet nga Ministria e Bujqësisë e Kinës se në Pekin, në provincat Henan dhe Shenxi etj, po zhvillohen punët për parandalim të gripit të shpendëve.

Siç mësohet, Pekini ka marrë masa të tilla për të parandaluar gripin e shpendëve, si moslejimin e rrites së shpendëve të gjallë në qytet, ndalimin e tregtisë së shpendëve të gjallë dhe zhvillimin e kontrollit dhe të karantinës ndaj shpendëve dhe produkteve përkatëse që të importohen në Pekin.

Provinca Henan zbatoi menjëherë projektin e parandalimit të gripit të shpendëve dhe sistemin e njoftimit ditor, për gripin e shpendëve. Gjithashtu, kjo provincë ka krijuar edhe më shumë se 40 stacione karantine për kafshët, duke forcuar dezinfektim ndaj makinave dhe kontrollin ndaj shpendëve dhe produkteve përkatëse që trasportohen midis provincave të ndryshme. (U Sen)

Ata që kanë kontaktuar me të sëmurët e infektuar nga gripi i shpendëve janë shëndoshë

Sipas njoftimit të Agjencisë Kineze të Lajmeve Hsinhua, në provincat Hunan dhe Anhui, ata që kanë kontaktuar me të sëmurët e infektuar nga gripi i shpendëve, tani në përgjithësi janë shëndoshë.

Në rrethin Xiangtan të provincës Hunan, deri më 17 nëntor pasdite, 152 njerëz që kanë kontaktuar me të sëmurë të infektuar nga gripi i shpendëve janë në përgjithësi shëndoshë. Sektorët përkatës po marrin masa për të forcuar kontrollin.

Në rrethin Zongyang të provincës Anhui, deri më 17 nëntor pasdite, kanë përfunduar vëzhgimet mjekësore të 22 njerëz që kanë kontaktuar me të sëmurë të infektuar nga gripi i shpendëve. Deri tani ata janë shëndoshë (U Sen)

U zbulua përsëri në Rumani një rast i gripit të shpendëve

Sipas njoftimit të Agjencisë Kineze të Lajmeve Hsinhua, më 14 nëntor, ministri i bujqësisë i Rumanisë Gheorge Flutur deklaroi se në mbrëmjen e 13 nëntorit, në një fshat të rrethit Tulcea u zbuluan 4 pula të ngodhura nga gripi i shpendëve.

Fluturi u shpreh se palët përkatëse i kanë marrë masa për dezinfektimin e këtij fshati dhe kanë agresuar këtu 1700 shpendë shtëpiake. Qeveria do t'ua kompensojë fshtarëve, shpendët që u agresoi. (U Sen)


Kina mori masa të mëtejshme për forcimin e parandalimit dhe kontrollit të gripit të shpendëve

Agjencia Hsinhua njoftoi se më 9 nëntori, laboratori shtetëror i Kinës për gripin e shpendëve bëri diagnozën e dy fshatrave të provincës Liaoning të Kinës veri-lindore, ku ndodhi epidemia e gripit të shpendëve të shkallës së lart të tipit H5N1. Administratat e niveleve të ndryshme të Kinës dhe sekretorët përkatës, si ministria e bujqësisë, drejtoria e fluturimeve ajrore civile, etj., kanë marrë aktivisht masat për forcimin e parandalimit dhe kontrollit të gripit të shpendëve.

Sipas një njoftimi tjetër, Kina përfundoi kërkimet para-klinike për vaksinën në njerëz kundër gripit të shpendëve dhe tani pritet miratimi për hyrjen në fazën e eksperimentit të saj klinik. (Wang Lei)

Kina do të forcojë parandalimin e gripit të shpendëve

Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi se Kina do të forcojë parandalimin e gripit të shpendëve dhe do të shtojë zonat e vaksinimit.

Ministri i bujqësisë i Kinës Du Qinglin tha më 9 nëntor në një mbledhje urgjente të organizuar në Pekin se krahinat e ndryshme të mbarë vendit duhet të zbatojnë politikat e shtetit për vaksinimin e shpendëve, duke i vaksinuar shpendët me vaksina efikase.

Du Qinglin u kërkoi krahinave të ndryshme të vlerësojnë dhe të kontrollojnë konkretisht vaksinat për të siguruar cilësinë e tyre dhe njëkohësisht të forcojnë prodhimin e transportin e vaksinave, duke i shpërndarë ato në mënyrë të arsyeshme. ( Zhai)


Në Kinë nuk është zbuluar ndonjë rast njeriu të prekur nga virusi i gripit të shpendëve i shkallës së lartë

Korrespondentët e Radios së Jashtme të Kinës njoftuan se veteneri i parë shtetëror i Kinës, Jia Youling tha më 28 tetor në Pekin se pas ardhjes së vjeshtës, në secilën prej tri provincave të Kinës, në Mongolinë e Brendshme, Anhui dhe Hunan ku ndodhi epidemia e gripit të shpendëve të shkallës së lartë e tipit H5N1, deri tani nuk është zbuluar asnjë rast i prekjes së njeriut prej këtij virusi.

Jia Youling tha se këto tri provinca kanë marrë një sërë masash urgjente të kontrollit. Tashmë, është zhdukur epidemia në këto tri provinca janë zbuluar pika të re epidemije. (Wang Lei)

Pergatiti lajmet e pasdites moderatori:F.Bruqi