Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, nëntor 20, 2005

Lajme ditore

LAJME



BEOGRAD
Shefja e Qendrës Koordinuese serbe për Kosovën, Sanda Rashkoviq – Iviq tha se në bisedimet për statusin e Kosovës, Serbia angazhohet për respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe pa cënueshmërinë e kufijve. Këtë koment ajo e bëri në një takim të shoqatës për kulturë kombëtare dhe çështje shoqërore në Beograd.

BEOGRAD
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha se Marrëveshja e Dejtonit ka arritur synimin e saj parësor për ndërtimin e paqes në Bosnje. Sipas tij, Bosnja u bë "shoqëri shumë etnike, ku tre komunitetet janë të hapur ndaj njëri tjetrit, jo vetëm për bashkëpunim politik, por edhe ekonomik". Tadiq gjithashtu tha se Serbia do të kundërshtojë çfardo tendence për ndryshimin e njëanshëm të Marrëveshjes.

PEKIN
Presidenti Shteteve të Bashkuara George Bush, i bëri thirrje Kinës që të garantojë më shumë të drejta për qytetasrët e saj.
"Është e rëndësishme që në Kinë të shtohen të drejtat sociale, politike dhe fetare. Ne inkurajojmë Kinën që të vazhdojë tranzicionin historik për më shumë liri", tha Bush, pas takimit në Pekin me presidentin e Kinës Hu Jintao.
Në takim u diskutua edhe për çështjen e Tajvanit.
"I rikonfirmova presidentit Bush se qeveria e Kinës është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Tajvan, por nuk do të tolerojmë në asnjë mënyrë, të ashtuquajturën, pavarësi të Tajvanit" tha Jintao.
Ndërkohë, Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice shprehi shqetësimin e Uashingtonit rreth raporteve për masat ndaj disidentëve në Kinë, në prag të vizitës së Bushit.

TOKIO
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin filloi vizitën e parë në 5 vitet e fundit në Japoni. Kryeministri i Japonisë Junichiro Koizumi, në prag të vizitës, tha se pret bisedime konstruktive dhe miqësore, madje edhe rreth mosmarrëveshjeve territoriale ndërmjet dy vendeve për 4 ishuj në Paqësor.

BAGDAD
Zyrtarët thanë se "votimi i veçantë" për zgjedhjet parlamentare në Irak, do të fillojë me 12 dhjetor. Në këtë votim do të përfshihen pacientët nëpër spitale, forcat e sigurisë dhe të burgosurit. Pjesa tjetër e qytetarëve do të votojë me 15 dhjetor.
Masat e sigurisë për votimet do të shtohen dhe zyrtarët shpresojnë që në këto zgjedhje do të marrin pjesë edhe pjesëtarët e komunitetit të arabëve synni.

KAIRO
Në 9 krahina të Egjiptit po zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare. Ndërkohë, sipas raporteve nga Egjipti, policia ka arrestuar 200 persona në prag të votimeve, të cilët besohet se janë anëtarë të "Vëllazërisë myslimane" në Egjipt.
Rezultatet e votimeve pritet të publikohen nesër.

KANDAHAR
1 punëtor indian dhe 3 afganë u rrëmbyen në pjesën jugore të Afganistanit. Zyrtarët thanë se të dyshuar për rrëmbimin janë kryengritësit talebanë dhe kanë filluar hetimet për rastin.

MOSKË
8 pasagjerë dhe anëtari e bordit besohet se kanë humbur jetën nga rrëzimi i një aeroplani në Rusi. Zyrtarët thanë se aeroplani po fluturonte në linjën Voroneh – Moskë.

NUREMBERG
Në qytetin gjerman Nuremberg sot shënohet 60 vjetori i fillimit të gjyqit ndaj liderëve nazi - gjermanë, të cilët u gjykuan për krimet e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas një vit gjykimi, 11 të akuzuar u patën dënuar me vdekje.